
Nuk ndalet 'kriza' e Euros dhe Dollarit, mësoni se ç'po ndodh me monedhat e tjera të huaja

Rudina Hajdari pranon takimet me Agron Nezën, zbulon se çfarë është diskutuar mes tyre

Tragjedia e Gërdecit/ Gazetari ngre dyshimet e forta: Fatmir Mediu mund të dalë si i përdorur

Pritet kthesa e motit! Acari dhe i ftohti "mbërtheu" vendin, zbuloni se çfarë nga pret sot

Jo vetëm pagesa për hotele luksoze, zbulohet vila që Ahmetaj përfitoi nga Klodian Zoto

Gazetari Hoxha ngre tonet: Mjerë kush shkon atje, ferri është mbi tokë!

Skandali Inceneratorëve/ Pagesat për Arben Ahmetajn nga Klodian Zoto, ish prokurori zbardh detaje të forta: Indicie të rëndësishme...

Artan Hoxha ka një mesazh për kryeministrin Rama: Armiku i brendshëm është më i rrezikshëm se ai i jashtëm


E dimë që në kapitalizëm gjithçka është biznes, në këtë kohë kur vetë sistemi edkonomiko-shoqëror po tronditet rëndë dhe po iu tregon njerëzve se ka ardhur koha që të ndryshojë. E dimë që edhe ajri paguhet, edhe jeta blihet,edhe Hëna po privatizohet!Por që të paguash për të hyrë në shtëpinë tënde, kurrë nuk na kishte shkuar ndërmend! Është qeveria e Edi Ramës ajo që nxjerr urdhëra , akte nënligjore dhe propozon e miraton me shumicë votash ligje të pabesueshme: të paguash që të hysh në shtëpinë tënde!Kështu po ndodh në Divjakë ku del edhe një lloj ministreje që deklamon me krenari të ashpër, se është ashtu e është kështu dhe ndaj banorët duhet të paguajnë që të kalojnë traun, për të hyrë në Divjakën e tyre! Kështu ndodhi edhe me deputetët shqiptarë të Kosovës shqiptare që paguan që të ngrihej trau për të hyrë në vendin e tyre,Shqipëri, ditën e 27 nëntorit 2022. Nuk është vendi të kritikojmë përsëri të mëdhenjtë e Europës "shakaxheshë" dhe të Amerikës vetëm interesaxhije dhe sundimtare mospërfillëse, që një komb siç jemi ne, na kanë ndarë në gjashtë shtete. Kjo do kohë që të vejë në vendin që i takon. Është fjala që të mbrohemi me forcat tona dhe të shtrëngojmë rradhët tona e jo të vëmë trarë e binarë, dyer e blindazhe, euro e dollarë për të hyrë e për të dalë në shtëpitë tona e të njëri-tjetrit.Është skandal i pa parë ndonjëherë! Data 28 nëntor është dita e Flamurit dhe shokët në vënd që të na urojnë "Gëzuar festën e pavarësisë" na urojnë "Paguaj traun që të hysh në shtëpinë tënde!"Nuk mjaftojnë pagesat e çmendura për naftën(kur dihet që Shqipëria noton mbi naftë), për energjinë elektrike, kur dihet botërisht që prodhojmë më tepër se sa harxhojmë , për perimet duke nisur nga portokalli e molla që dihet se tek ne hidhen në përrua, nga buka që po ia hedhin fajin luftës në Ukrainë etj,etj- por na shtojnë edhe pagesën e traut!? Hipokrizi, mashtrim i hapur, gënjeshtra me brirë dëgjojmë çdo ditë. Të krijohet përshtypja që vetëm administrata shtetërore di,merr vesh nga dynjaja kurse banorët e tjerë, pleq e plaka, edhe ata të rinj që janë atdhetarë e punojnë këtu, janë sylesh e nuk dinë gjë nga kjo botë! Nuk ka as transparencë e as seriozitet, në pazaret që bëhen prej qeveritarëve dhe bizneseve të mëdha për të mjelë popullin e varfër.Disa raste qeveritarë të veçantë kalojnë edhe në tallje kur vjen fjala për pagesa të ndryshme, siç është ajo e fashës së 800 kilovatëve, jo bie shi e jo fryn erë, duhet kursyer tek lavatriçja e te dushi deri te kollarja e burrave, etj. etj. Duket haptazi që në aparatin shtetëror të tanishëm sundon mashtrimi,paaftësia, keqdashja,militantizmi dhe jemi shumë larg asaj që kërkojmë :të sundojë aftësia, profesionalizmi dhe dëshira e mirë për të bërë Shqipërinë një vend të mrekullueshëm.Kjo prirje, që ne banorët shqiptarë të paguajmë tërëçka është shqiptare, ka pasoja të rënda edhe në xhep por sidomos në psikologjinë tonë shoqërore. Nuk do të jetë çudi që, po vijoi kështu, do të vijë një ditë që bosi, arab, bangladeshas apo filipinas të na thotë:"paguaj se nuk mund të hysh këtu në këtë lulishte të Durrësit se e kam unë në pronësi!" Kjo praktikë qeveritare duhet të hiqet dhe qeveria me organet e saj financiare e policore të forcojë kërkesat ndaj të huajve që të paguajnë sa më shumë ndaj nesh, e së dyti ndaj shfrytëzuesve vendas të pangopur nga pasuritë që janë vënë në mënyrë të paligjshme.
Më të lexuarat


Autonomia Spitalore, një goditje kundër kujdesit mjekësor cilësor në spitalet publike

Albanofobia ballkanike

Në çmendinën e çmendurive...

Morali i politikës dhe morali i shqiptarit duhen kuptuar mirë nga ju, politikanë !

“Superpuna”, superfshesa dhe pastrimi i Kosovës!

Drejtësia e sotme e dështuar, duhet referendumi i Berishës për të korrigjuar!

Tashmë, shpresat e ardhjes në pushtet janë tek e dashura e zhgënjyer e McGonigal!

Albin Kurti është i përkohshëm, Kosova është e përjetshme!

Kur përpiqen të të kryqëzojnë...

Basha, McGonigal, ish-Sigurimi i Shtetit dhe “tollovia” 32-vjeçare!
