BREAKING NEWS

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra
x
BREAKING NEWS

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fillojnë ditët e “tmerrit”  për Shkëlzenin
x
BREAKING NEWS

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali Berishën, prokurorët gati kërkesën për t’i kërkuar Kuvendit autorizimin që çon në pranga ish-kryeministrin

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali
x
BREAKING NEWS

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga përfitimi i kontratave Bunkart 1, Bunkart 2, deri tek falja me firmën e kryeministrit për 20 vite prona publike me 1 euro qira, zba...

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e
x
BREAKING NEWS

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve,
x
BREAKING NEWS

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet
x
BREAKING NEWS

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit
x

Opinion / Editorial

Pakti Rama-Meloni, ne nuk jemi lagje e Brukselit ku na thërrasin për ndihmë

Pakti Rama-Meloni, ne nuk jemi lagje e Brukselit ku na thërrasin për

Njëherë e një kohë në mediat belge shkruhej “ Ku hyjnë shqiptarët zbret qetësia”. E fillova kështu këtë shkrim sepse të gjithë e mbajnë mend lagjen e famshme “Malembek” të Brukselit për të cilën u shkruajtën shumë shkrime dhe u vizonuan shumë emisione televizive. Në këtë lagje ku ligjin e bënte mafia marokene nuk guxonte të ndërhynte policia. Në luftën për zonat e influencës bandat e krimit shqiptar u përballën me bandat e krimit marokenë, siç dihet ato ishin më të dhunshme, por edhe më racistet siç shkruante shtypi i Brukselit. Kjo famë u instrumentalizua me mjeshtri nga media belge, sa që për çdo përplasje mes bandash imazhi i bandave shqiptare paraqitej me shumë seç ishte në realitet. Bandat shqiptare u shfaqën në rrugët e “Malembekut” si shpëtimtarë dhe fama në media e kish bërë të vetën. U tmerruan taksistët marokenë aq sa i pyesnin klientët : “Se mos jeni nga Albania ?” . U deshën dhe mediat angleze që përdorën të njëjtën metodë me “moton se po e përmende shqiptarin nuk ka nevojë për ligj”. Anglezët inteligjent e filluan me lajme e filma kundër shqiptarëve ndonëse disa halle të tyret me krimin internacional i zgjidhën me “Gogolin e krimit shqiptar”. Imazhi i shqiptarëve filloi sërish të marr rokopujën edhe në Amerikë, kur bandat shqiptare u bën pjesë e Hollivudit. E ndërkohë na afrohet një marrëveshje mes Italisë dhe Shqipërisë për çështje emigrantësh nga Maroku. Unë nuk i heq asnjë pikë arsyes, se ngjarjet e ambasadave dhe ikja e shqiptarëve me anije, ishte pjesë e agjenturave të huaja që shfrytëzuan mirë varfërinë dhe absurdin e izolimit të Shqipërisë komuniste. Ajo Shqipëri që ishte ndonëse e harruar nga perëndimi, kujtojmë këtu Ramiz Alinë i cili në takimin e tij me ish sekretarin e shtetit Italian ai i thotë atij italianit se- “Pse nuk e hodhët shikimin nga Shqipëria, ndonëse ajo ishte e shkëputur nga lindja”. Italiani u përgjigj: “Ne nuk donim të krijonim xhelozi me rusët”, çka dmth nuk duhet të ngjallnim interesin e rusëve. E më se e kuptueshme ngelet thënia e Andreotit, “Italia nuk është RAI” e ne shqiptarët naiv që shkulnim qimet e kokës për çdo gjë që dëgjonim e shikonim nga tv Italian deri me thënien “Bukë e ullinj e RTM”  andej nga vitet 1986-90. Nuk më harrohen disa ish miq të mi, që folën në gjuhë të huaj kundër Shqipërisë komuniste në tv italiane e gjermane, a thua se gjetën Eldoradon në perëndim dhe kur u kthyen pas tre vjetësh ishin bërë më të majtë se “Enveristët e komunistët”, sepse punonin nga 12 orë në ditë dhe gratë e tyre nuk lanë banjo e “bythë pleqsh e plakash”, pa larë. Mediat italiane, greke evropiane u sollën me një racizëm cinik me refugjatët shqiptarë si askush tjetër në botë, e këtë borxh nuk mund ta harrojmë kollaj ne shqiptarët. E kush ne ? Populli më paqësor në Evropë e në botë ndonëse na kishin hyrë tërë jetën e jetës në hak. Po këta nuk ia dinë për nder Shqipërisë së varfër e cila vuri interesat e Evropës përpara interesave të saj, kur u shkëput nga Kina komuniste. Sot në Evropë do të flitej gjuha kinezçe, po qe se ne nuk do të mendonim për fabrikat e tekstileve dhe fasonerive në Itali dhe Francë edhe sot kudo në botë nga industria e kibernetikës. Dhe gati nuk u shtrimë përtokë në mitingjet tona për të pritur perëndimin i cili çfarë nuk na premtoj veçse ne të hapeshim. E pranuam pluralizmin, e çfarë nuk pranuam për hir të hyrjes në familjen evropiane ne shqiptarët? Zoti kryeministër mos e përdor termin mirënjohje se është i gabuar e në vend të gabuar ore lum miku. Ka vende e momente të tjera të cilat duhet t’ia kthejnë monedhën e mirënjohjes Italisë. Ne e sakrifikuam ëndrrën tonë perëndimore me shumë dhimbje në komunizëm dhe në demokraci me Italinë. Merr e shiko numrin e shqiptarëve të dënuar në Itali dhe në vendet perëndimore. Shiko gjyqet ndërkombëtare që po humbet shteti shqiptar me tipat si “Beketi” edhe do të kuptosh se interesat dhe vetëm interesat e përfaqësojnë një shtet e jo nocionet morale. Faik Konica që ti e ke për model e shkruan qartë e saktë “Shqiptarit ia shfrytëzojnë shpesh të huajt fjalën e dhënë, apo Besën” dhe ai bëhet copë për atë të shkretën fjalë “Bukë e kripë e zemër të bardhë”. Ne nuk ka asnjë zot a individ, apo grup që të na e ç’njërrosi virtytet tona të mikpritjes e bujarisë edhe ti i yni je, këtë duhet ta dinë marokenët të cilët në hallin e tyre e me shpresën për një jetë më të mirë të na mirëkuptojnë ashtu siç jemi. Me huqet e zakonet tona të mira, apo të këqija. Akuariumi i civilizimeve ndodhet në vende të tjera e ju duhet të na mirëkuptoni si njerëz që kemi shumë gjëra të përbashkëta dhe me histori të ngjashme. Përtej debateve politike të cilat nuk e kanë indin njerëzor aq primar në gjenetikën e tyre të nderuar marokenë ne duam të jemi thjesht njerëz me norma dhe ligje ku na është afruar një marrëveshje nga një palë tjetër me të cilën kemi ndarë shumë pjesë të historisë. Dëshirojmë të komunikojmë ndryshe në këto situata, pa asnjë ksenofobi ndaj kujtdo dhe pa asnjë përvojë, por me ndërgjegjen e një populli që u gjendet të tjerëve në vështirësi.