BREAKING NEWS

Sa do bjerë ekonomia pas krizës së COVID-19? Rama i befason të gjithë me përgjigjen e tij

Sa do bjerë ekonomia pas krizës së COVID-19? Rama i befason
x

Opinion / Editorial

"Paladinët" kundër censurës si "urithë korifenjtë" e autocensurës!

"Paladinët" kundër censurës si "urithë

Në botën e lirë, por dhe atë që quhet gjysmë e lirë, në kohën e sotme, në momentin e rrjeteve sociale, deformimit filozofik të lirisë, mungesës së etikës, por dhe zhgarravinës mediatike, nuk është problemi më i madh censura, se sa marrëzia dhe imponimi autocensurës. Shqipëria vërtet që nuk është një demokraci funksionale moderne dhe e përkorë, por ajo nuk ka qenë kurrë e tillë dhe për më tepër, ishte një marrëzi ideologjike nga më të ndyrat politikisht e mediatikisht në kontinent. Unë jam fëmijë një gazetari, që ajo kohë dhe pse brenda regjimit, e dënoi se nuk pranonte dot të "vërtetën" e shkruajtur, të një regjimi të krimbur gënjeshtrash. Po pra po, gënjenin dhe veten, me realizimet e tyre idiote sidomos në fundin dramatik bark bosh dhe trup rreckosur në krahasim me gjithë botën. Por dhe në atë kohë censure dhe marrëzie ideologjike e propagande jashtë njerëzores, ajo që u edukua fatkeqësisht ishte mënyra më e qartë për të kaluar, mbikaluar dhe mbijetuar që nuk ka asnjë ndryshim me të sotmen dhe që quhet- autocensurë. Çfarë ka ndodhur këta tridhjetë vite medemek demokraci në konceptin censurë dhe autocensurë? Asgjë më shumë se sa vazhdimi tragjik i "folkpolitik idesë" së një shërbimi mediatik dhe autocensure për të sipër kaluar dhe mbijetuar në tashmë jo vetëm politikën e ditës, por dhe lidhjen morboze të saj financiare e partiake. Kjo vijueshmëri ka prodhuar dy segmente "gazetar ideje" tragjikomike, që janë pasuesit e atij regjimi dhe krijimi i oborrtarëve të rinj, të cilët janë akoma dhe më shërbëtorë pushtetesh se sa vetë trashëgimtarët realë në ADN. Pushtetet e lirive të cunguara të shitura si demokraci, morën nga zgafellet "kokëtulë qoshe qoshe me ballë të gungave prehistorike" për ti bërë pastaj lavazh njerëzve çdo natë në TV dhe si shërbim politik, por dhe si rikrijim të autocensurës akoma më keq se sa nën regjim. Më keq, sepse sot nuk "shpallet lufta e klasave" por nën të, vepron po njësoj, në sajë të krijimit të partive që kanë punësimin në shtet dhe devijimin normal të medias nga e vërteta jashtë interesit të rrogës apo pagës dhe gazetarit që është profesion i lirë. Të organizmave rudimentarë gazetaresk si shoqata që në fakt "militojnë me njëri-tjetrin me fletë lavdërimi", por që nuk kanë kurrfarë peshë ligjore dhe profesionale në tregun e madh dhe të gjerë të profesionit dhe të kulturës të shtypit të lirë në Shqipëri. Në këto kushte janë krijuar "paladinët" kundër censurës (si propagandë post diktaturë), të cilët janë transformuar prej kohësh nga kjo situatë trashëguese e diktaturës në "urith korifenjtë" e autocensurës më të keqe që ka pasur ndonjëherë një vend që është në rrugë demokracie. Këta soj paladinësh ose "trup rojesh" mediatikë të së dikurshmes, me fytyrë të sotme demokracie dhe me fjalë të sotme lirie vetëm si sipërfaqe, janë pothuaj njësoj si "paladinët" e censurës dje! Kanë bllokuar median dhe pse e shumtë, por atë qendroren në sajë të marrëdhënies "dashurore" moroze me politikën. Bëjnë sikur janë ndarë në kampe politike dhe luajnë mes tyre me qëllimin për të mbyllur tregun e lirë të shtypit dhe të vërtetën tjetër, jashtë partive dhe sundimit të tyre politik dhe financiar në Shqipëri. E këta janë "paladinët" e fjalës së lirë, që kanë "monopolin" dhe lejen, për të qenë njerëzit e lirisë së fjalës në Shqipëri. Kur në fakt mbarojnë interesat e një klase politike nga më të rëndomtat filozofikisht dhe më të korruptuarat ekonomikisht. Duke luajtur "lirinë" në sajë të ballafaqimit të tyre në studio dhe paksa në gazetë, por duke mos lejuar depërtimin real të fjalës, opinionit dhe lirisë së mendimit politik të ri jashtë establishmentit të sotëm majtas dhe djathtas. Paguhen mirë dhe mbahen me pekule të dala nga marrëzia korruptive politike prej tridhjetë vitesh. Të tillë "paladinë shoqërues së politikës deri tani" janë njerëzit që unë i quaj - urithë korifenj të autocensurës. Individë që nuk thonë atë që mendojnë sepse kanë interesin e jetës së tyre të lumtur në mbërritjen e politikës së krahut që kanë ose ndërrojnë sipas kohës dhe urdhrave. Të tillë "urithë autocensure" i kanë imponuar shoqërisë një vetëcensurim idiot me delirin e tyre të së thënës në interes dhe jo të vërtetës që truri njeriut ka aty për aty. Ose më qartë asaj të vërtete që ju thotë ose ju kërkon politika sipër kokës së tyre. Këta soj delirantësh e marrin mendimin e tyre nga koka dhe nuk e nxjerrin nga goja, por e çojnë deri në zorrën qorre dhe pastaj nga aty me erën e qelbur të saj, e ringjisin lart për ta nxjerrë pikërisht nga goja. Prandaj dhe mendimi i tyre vjen erë të qelbur dhe që ka vetëm një model – autocensurën. Kurse për ta shitur e shesin për liri fjale dhe mendimi, që dikush e quan dhe të kualifikuar. E këtu të vjen pikërisht për të vjellë nga ky model deliri i mungesës së kolonës vertebrale në media dhe sidomos gazetarinë e vërtetë dhe të drejtpërdrejtë, e cila vuan nga të tillë tipa shërbëtorë (nganjëherë krejt kot të ekzaltuar) të politikës së korruptuar prej vitesh në të gjithë pushtetet deri tani. Rreshtimi në dy palë dhe përballë mes partive sipas aleancave nuk është shtyp i lirë dhe as liri shtypi dhe as demokraci. Në fakt është "pluralizëm" që brenda ka autocensurën dhe për të tjerët imponon censurën e ndalimit absurd, sepse janë pjesë e rëndësisë ekonomike që bën shtypin pjesë të manovrave të politikës dhe modelit të saj sundues mbi të tjerët. "Nuk ka roje garde ose paladinë" më të mirë, përkundër lirisë së vërtetë, se sa të tillë krijesa të këtij tranzicioni korruptiv në Shqipëri. Ndoshta nuk është faji i tyre. Ndoshta është faji i një shoqërie, e cila vazhdon me hijet e së kaluarës dhe akoma më shumë me marrëzitë e sotme, që i përdorin këto hije si elementë të demokracisë dhe për më tepër në shtyp ose media. Ndoshta nuk dinë dhe ndryshe, sepse e kuptojnë se liria e vërtetë apo profesionalizmi në liri të shtypit i lë pa punë, pa "bukë" në tregun e së vërtetës normale. Prandaj i binden pikërisht tregut që është dhe që komandohet nga politika në dy krahët me interesat e saj ekonomike. Por sot ka sigurisht një shpëtim. Ka një moment të madh lirie personale me rrjetet dhe botën virtuale, mediatike drejt globales në shpërndarje të lirë. Metodat e mëdha të rrjeteve për tu bllokuar diku dhe liruar diku, janë tashmë të njohura, por fjala e lirë shkruhet dhe thuhet. Ato janë bërë tashmë dhe konkurrenca sëbashku me median që përballet përditë me të vërtetën e qartë dhe që establishmentet nuk e duan - një shtyp i lirë i vërtetë. Goditet ky shtyp nga "fake news" apo "fake opinion" nga vjedhja dhe përçudnimi moral, por në fund, gjithçka pjesë e lirisë morale dhe etike triumfon. E këtë nuk mund ta ndalë askush.