BREAKING NEWS

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra
x
BREAKING NEWS

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fillojnë ditët e “tmerrit”  për Shkëlzenin
x
BREAKING NEWS

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali Berishën, prokurorët gati kërkesën për t’i kërkuar Kuvendit autorizimin që çon në pranga ish-kryeministrin

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali
x
BREAKING NEWS

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga përfitimi i kontratave Bunkart 1, Bunkart 2, deri tek falja me firmën e kryeministrit për 20 vite prona publike me 1 euro qira, zba...

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e
x
BREAKING NEWS

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve,
x
BREAKING NEWS

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet
x
BREAKING NEWS

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit
x

Opinion / Editorial

Pamjet e politikanëve në SPAK, tashmë janë normalitet

Pamjet e politikanëve në SPAK, tashmë janë normalitet

Nëse ka një arritje të vërtetë Reforma në Drejtësi, janë padyshim pamjet apo parakalimet që bëjnë politikanët shqiptarë të niveleve të larta përpara dyerve të SPAK. Pamjet me të cilat opinioni publik shqiptar nuk është mësuar në 33 vite pluralizëm. Pothuajse çdo ditë, apo çdo javë ka ndonjë politikan që paraqitet në zyrat e SPAK dhe, kjo tani është kthyer në një ritual të zakonshëm. Përpara këtyre pamjeve sigurisht që ka reagime dhe ndjesi të ndryshme. Të gjendur me një panoramë të re të pamësuar më parë, edhe ndjesitë që ato përcjellin dhe përjetohen nga qytetarët shqiptarë janë të ndryshme. Disa lumturohen, disa hidhërohen, disa e bekojnë SPAK, ndërsa disa të tjerë e mallkojnë. Por ama, me këto pamje do të duhen të mësohen. Tashmë hetimi i politikanëve të nivelit të lartë në Shqipëri është kthyer në një normalitet dhe ky padyshim që është një lajm i mirë. Këto pamje, pra hetimi i zyrtarëve të lartë nga drejtësia, janë ngjarje normale në vendet dhe në botën demokratike ku ne aspirojmë të bëhemi pjesë, prandaj shoqëritë atje, kanë një reagim më të matur, apo më të ftohtë në të tilla raste. Sepse jeta ekonomike, sociale apo kulturore nuk varet dhe as nuk ndalon nëse politikanë të rëndësishëm hetohen apo dënohen. Ndryshe nga shoqëria shqiptare, ku çdo gjë varet nga politika, apo më keq akoma, nga disa personazhe që kanë diktuar jetën politike shqiptare për dekada. Sigurisht në vendet demokratike nuk ka një shpeshtësi të hetimeve ndaj politikës siç po ndodh në Shqipëri, por edhe ky fenomen ka shpjegimet e veta. E para sepse hetimet e sotshme ndaj politikës po ndodhin në këto nivele për arsye të mungesës 33-vjeçare të tyre. Me sa duket, ka ardhur momenti. Kemi kaluar nga një ekstrem në ekstremin tjetër. Nga zero hetime, në shumë hetime. Dhe e dyta, sepse dihet që politika shqiptare dhe ajo ballkanike në përgjithësi mban më shumë mëkate mbi supe se sa ajo e vendeve demokratike europiane dhe përtej saj. E megjithatë, të hetohesh nga drejtësia nuk do të thotë aspak se je i fajshëm deri sa të shpallesh i tillë nga të gjitha shkallët e drejtësisë dhe me një proces të rregullt gjyqësor, ashtu sikurse Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë përcakton. Prandaj momenti që ka ardhur, pra hetimi i politikanëve të fuqishëm, nuk duhet ta bëjë aspak opinionin publik të paduruar për drejtësi dhe të nxisë drejtësinë në një revansh ndaj politikës të pakontrolluar. Momenti ku jemi sot kërkon maturi dhe qetësi nga të gjithë aktorët dhe faktorët, nëse vërtetë duhet të instalojmë një drejtësi të pavarur dhe në shërbim të shoqërisë shqiptare, siç ndodh në çdo vend demokratik. Në këtë pikë ku ka ardhur drejtësia shqiptare, sidomos ajo e SPAK, mund të thuhet se është modeli i tretë i drejtësisë në 33 vite pluralizëm. Në fillim të viteve 90-të, Shqipëria ka pasur një drejtësi që përdorej kryesisht për të luftuar kundërshtarët politikë. Në vitet 2000 kemi pasur një marrëveshje të gjerë të klasës politike, ku askush nuk hetohej, nga asnjëra palë. Aq e vërtetë është kjo sa për 15 apo 20 vite me radhë askush nga politikanët e rëndësishëm nuk është dënuar apo hetuar. Ndërsa sot, ne, kemi të bëjmë me një drejtësi ku të gjithë mund të hetohen. Nuk ka rëndësi se çfarë posti kanë mbajtur apo kanë aktualisht. Dhe ky model nuk ka dyshim që nuk i pëlqen klasës politike në Shqipëri, pavarësisht se hera-herës ndonjë krah merr meritat e Reformës në Drejtësi. Është e qartë se ky model i ri që kemi të bëjmë sot është një imponim që erdhi nga aleatët ndërkombëtar të vendit tonë. Askush, asnjë politikan, nuk do të votonte një reformë, e cila, pastaj do të hetonte ata vetë. Edhe nëse e kanë votuar me 140 vota në parlament, e kanë bërë me detyrim, ose me shpresën se rrugës do të mund t’ia hedhin. Por më kot shpresojnë!