BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Pamundësia për t’u bërë shpresë e shqiptarëve!

Pamundësia për t’u bërë shpresë e

Pas qartësimit të "një vrime në ujë" në protestën e thirrur të opozitës, do të vinte dhe "alternativa" e famshme e djegies së mandateve! Ishte paralajmëruar në të vërtetë! Ishte "elaboruar", sepse edhe brenda lidershipit, por sidomos te një pjesë jo e madhe e elektoratit të kryesisht PD-së, ka mbetur si një model i fundit i përballjes politike në Shqipëri! Tani ka mbetur si përballje e fundit, pse Rama dhe mazhoranca, janë sikundër ato akuzojnë "kriminelë, të korruptuar, të kapur në vjedhje, mafiozë" dhe duhet që pikërisht me to të bëhet një bashkëqeverisje, apo se kjo opozitë, ky lidership, nuk është shpresa e shqiptarëve kjo sigurisht duhet të bëhet e qartë! Në fakt me datën 16 shkurt u pa një tablo më se "alla shqiptare folklorike dhe butaforike" dhe më se anti integrim dhe më se jo demokratike, e cila shëmton jo vetëm karakterin politik të pikërisht klasës politike në tërësi, por dhe shoqërisë që i mban mbi shpinë! Ishte protestë folklorike, sepse grupi i sulmit, i cili me sa duket donte të hynte në Kryeministri të merrte "kalanë e Edi Ramës" nuk mundi! Folklorike se në konceptet e njeriut akoma numër një (SB) të PD-së, Kryeministria është "pronë e Kryeministrit" dhe jo e shqiptarëve! Ai (Berisha) e kujton kullë ngujimi Kryeministrinë, ose për më tepër kullë me frengji ku mbrohet me armë! Marrëzi të tilla ka bërë dhe grupi i sulmit të PS-së në datën 21 janar! Ku Berisha në "mbrojtje të kullës kështjellë kryeministri" nga ku pastaj "në mbrojtje e sipër qëlloi dhe nuk vrau ato që mbase vërtetë kërkonin ti merrnin kalanë, por katër njerëz të pa fajshëm që vetëm po protestonin paqësisht! Kurse Ramës i thonë frikacak, pse nuk pranoi këtë marrëzi si skenar kullash dhe kalashë mesjetare "si instalacion" modern "alla doktor" në kohë! E provoi dhe me Nanon (doktori) që iku sigurisht për të mos dhënë jetën përballë mesjetarëve që sulmojnë Kryeministrinë se kujtojnë se ishte e Nanos në saj të ideve folklorike dhe mesjetare të liderit të madh demokrat Sali Berisha! Kurse Lulzimi!? Po ai sigurisht nuk është folk, por turbo folk që padyshim ndryshon me orkestracion tjetër dhe këngëtare të tjerë! Ai e di se Kryeministria nuk është kështjellë as kullë, por duke qenë se është arsimuar në Holandë, mbase e ngatërron me "Mullinjtë me Erë" dhe në fund të fundit, provon ti bëjë nder Servantesit, por nuk e luan dot rolin e Don Kishotit dhe zbret në rolin e Sanços! Nga ana tjetër, butaforia ishin karriget dhe "rregulli" aspak shqiptar, aspak shoqëror i joni, me disiplinën e kotë (si në diktaturë) dhe pikërisht butaforike në Vlorë! Një lider europian nuk vepron kështu, kur turbo folku politik ka shfaqe në Tiranë! Shkurt nuk ja merr shfaqen në të njëjtën ditë! E dini pse? Sepse nuk është zakon i demokracisë! Nuk ka mënyra të tilla demokracia! Ajo nuk është "vrastare shfaqje" e as konkurrente në shoë-un absurd të primitivizmit në protestën përballë kur është sidomos e dhunshme! Shfaqa nisi e mbaroi te përballje demokratike e policisë, e cila nuk rreh me qëllim, nuk vret dhe nuk ka zakonin e dikurshëm të urdhërit Berishian, por të protokolleve mbi përballjen e protestës qoftë dhe e dhunshme! Pastaj fjalët idiote mbi "lëndët helmuese" janë bashibozuk-llëqet e njerëzve delirantë politikë dhe ndonjëri ushtarak politik deri në lëkurën e tyre të trashë si shollë! Mbas protestës erdhi dhe "idea e re" e lëshimit të mandateve!

Realisht çfarë do të thotë kjo "lënie mandati"! E para, do të thotë se nuk e ndjejnë përgjegjësinë e përfaqësuesit të popullit! Nuk ju bën përshtypje! E dyta, nuk ndajnë dot veprimin demokratik nga ethet e ardhjes në pushtet! Por e treta dhe më e rëndësishmja është "pamundësia për të qenë shpresë e shqiptarëve"!?! Askush nuk mohon fajet dhe gabimet e mëdha në qeverisjen e sotme! Askush dhe deri vetë brenda mazhorancës e dinë si fajin e arrogancës dhe gabimin e madh të largimit nga një e majtë, e cila duhet të mos kryente asnjë faj të PD-së dhe Berishës e Bashës, por në të kundërtën, të krijonte bindjen se është shumë larg tyre! Sot është e vërtetë që nuk kemi një të majtë inspiruese dhe për më tepër qeverisje e cila rrezaton "mëshirë e dashuri për ata poshtë" dhe kujdes e konstruktivitet me ata lart! Sot dega "Rilindje" e PS-së tregon ashpërsi dhe fëmijëri kapitaliste, me një organigramë absurde xhahilësh drejtimi, që shumica nuk kanë aspak rekorde politike dhe administrative pozitive në jetën e tyre!

Përballë tyre duhet të ishte një opozitë që jepte shpresë, që nuk mbante mbi kurriz fajet e Berishës dhe Bashës bashkë dikur! Duhet të ishte një opozitë e cila nuk ka nevojë për dhunë as protestë masive partie, por alternatvë politike dhe ekonomike e protestë masive popullore pa pjesëmarrjen e vetë politikanëve! Mbi bazën e saj, lidershipi politik opozitar që nuk ngutet për pushtet do të krijonte pastaj shpresën për shoqërinë shqiptare, për të rinjtë, për pleqtë dhe për gratë!

Djegia e mandateve është humbja e rëndomtë e alternativës dhe mos besimit jo vetëm në shoqëri por dhe në vetë brendinë e partisë se "nuk janë shpresë alternative" e kjo deri në sytë e ndërkombëtarëve! Turbofolku "sulmo Kryeministrinë dhe ik me bisht në shalë" mbasi ke thënë se Rama ikën me datën 17, janë primitivizma anemikë demokracie! Janë bërë të pa besueshëm dhe për militantët e gjorë, por janë tashmë të pa pranueshëm për shoqërinë që nuk do qeverisjen e Ramës, por që nuk pranon më as marrëzitë opozitare të një dore lidershipi të kompromentuar dhe disa prej tyre "subjekt i qartë" i drejtësisë së SPAK dhe BKH! Nuk duan ta kuptojnë se "kur i thonë Ramës dhe partisë së tij jeni kriminelë dhe pastaj kërkojnë të bashkëpunojnë në qeverisje për të bërë zgjedhje të lira dhe të ndershme" shoqëria nuk i honeps dot më! Sepse e kupton qartë se duan pushtet dhe nuk janë alternativë! Ranë dakord dhe herën tjetër të bëjnë bashkëqeverisje dhe sërish thonë "na vodhën vota dhe i blenë votat"!

Mund ti djegin mandatet, por askund në botën e qytetëruar kjo nuk shpallet si alternativë! Po, ju drejtohen militantëve afër tyre për ti mbajtur me "gajret", por alternativë për popullin votues nuk janë! Tani turbo folku thotë se "është mesazhi i qytetarëve" të djegin mandatet! Po ku ka më "apelim" më të bukur të popullit se sa kaq! Njësoj si në kohën e ish babait politik të Sali Berishës ose Enver Hoxhës që thoshin kur donin t’ja fusnin popullit parullën: çfarë do populli bën partia! Edhe këtyre "populli" ju shkon në zyrat e ngrohta dhe çerdhe intrigash e marrëzive politike e ju thotë: digjni mandatet!

Kurse në demokraci populli ta jep mandatin që të përfaqësosh deri në fund në kuvend, të bësh politikë dhe luftë politike atje, të shfaqësh alternativë politike atje dhe jo me "kolateral" djegien e mandatit të tij!? Shkurt për fat të keq të shoqërisë dhe shqiptarëve, opozita shqiptare përballë Edi Ramës dhe mazhorancës rilindase e ka të pamundur të jetë shpresë e shoqërisë dhe fajin e ka plotësisht vetë!

Nga Besi BEKTESHI