BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Pandemia e virusit  u dha "leksion" politikanëve se çfarë  ata duhet të mësojnë  nga mjekët

Pandemia e virusit  u dha "leksion" politikanëve se

Pandemia që ka prekur dhe kërcënuar botën po i jep leksione politikës dhe kapitalizmit se ata duhet të ndryshojnë agresivitetin. Politika të bëhet më e ndjeshme dhe më e përgjegjshme dhe jo vetëm për të synuar pushtet e privilegje për veten e saj; dhe kapitalizmi të bëhet më social dhe human dhe jo vetëm për të fituar e shtuar pasurinë e vet.

Jo vetëm liria dhe e drejta për të jetuar por edhe ekonomia, siguria, shëndeti dhe mirëqenia  janë të drejta universale për njeriun. Askush nuk duhet të vuajë urie, varfërie, etje as nuk duhet t’i mungojë strehimi,  kujdesi për shëndetin,  arsimimin dhe mirëqenien.

Politika dhe kapitalizmi duhet të mësojnë nga humanizmi dhe sakrifica e mjekëve te cilët  bëjnë sot për të shpëtuar jetët njerëzore pa dallim statusi politik, shoqëror dhe ekonomik. Ky është leksioni i  madh që po  japin sot mjekësia, mjekët, infermierët dhe gjithë ata të cilët janë në ballë të frontit për ta mposhtur virusin dhe për të shpëtuar jetët njerëzore.

Politika duhet të kthjellohet dhe të mendojë për një çast, jo vetëm të thotë se mjekët janë heronj, por duhet të shpërblehet mundi dhe sakrifica e përditshme e tyre, dhe jo p.sh. si në Shqipëri ku mjekët dhe infermierët punojnë në kushte aspak komode dhe paguhen tepër pak, marrin rroga shumë të vogla kur puna e tyre është më fisnikja dhe humane, në përballje me rreziqe infektimi dhe rrezikim të shëndetit të tyre.  Puna dhe shërbimi i mjekut  është shumë herë më humane dhe më e dinjitetshme  se ajo e deputetëve, pushtetarëve, prokurorëve, gjyqtarëve dhe ministrave e drejtorëve të cilët marrin rroga shumë e shumë më të larta se rroga e mjekut. Këtë duhet ta ketë parasysh politika e qeveria shqiptare dhe jo të kujtohet për mjekët  vetëm kur bien fatkeqësi dhe epidemi. Edhe qytetarët shqiptarë duhet të edukohen dhe të respektojnë punën dhe shërbimin e mjekut se askush tjetër si ata ashtu si edhe cdo ditë në punën e tyre, por sidomos sot ata po përballen guximshëm kundër epidemisë që kërcënon jetën e tyre.

Sot kudo në botë po duartrokiten mjekët dhe infermierët për punën dhe sakrificën e tyre. Nuk është e mjaftueshme vetëm duartrokitje për mjekët ne këto ditë pandemie, por duhet respekt përgjithmonë ndaj tyre, se nuk meritojnë  më shumë respekt e duartrokitje artistët, as futbollistët dhe as këngëtarët që pasurohen me miliona dollarë e euro.

Bota është përfshirë dhe është nën kërcënimin e pandemisë së koronavirusit. Politika dhe kapitalizmi të mësojë nga natyra humane e mjekësisë dhe nga puna e mjekut, ta vlerësojnë  rëndësinë e kujdesit shëndetësor si një e drejtë që u takon të gjithë njerëzve pa dallim ngjyre, race, gjuhe dhe gjendje sociale dhe ekonomike.

Sot pushteti, fuqia dhe shpresa e besimi i njerëzve si kurrë më parë i janë drejtuar dhe i besojnë mjekësisë, mjekëve, infermierëve dhe të gjithë personelit që sakrifikojnë për mbrojtjen dhe shpëtimi e jetëve njerëzorë. Sot njerëzit por edhe politika e bosët e koorporatat  e miliarderëve po i quajnë mjekët heronj. Por ata kanë qenë edhe më parë heronj dhe jo vetëm sot. Dhe nuk duhet që nesër pas kalimit të pandemisë,  nuk duhet që të mos t’i quajmë ata heronj dhe nuk duhet ta harrojmë heroizmin e tyre. Politika e pushteti sot janë shumë të dobët dhe janë të neveritshëm kur dalin në plan të parë propagandistik, kur politikës dhe pushtetit u takon që të flasin e të duken më pak , dhe t’i lënë vendin shkencës, mjekësisë, mjekëve dhe specialistëve dhe  t’u binden dhe të vihen nën urdhrat dhe nën shërbimin e mjekësisë.

Ajo politikë dhe ato shtete të cilat kanë punuar si shërbëtor dhe në shërbim të popullit koronavirusi nuk i gjeti të pa përgatitura. Natyra e egër e fitimit kapitalist sot kur koronavirusi nuk njeh status pasurie e pushteti duket sikur përkohësisht përballë rrezikut, ashtu si politika e pushteti, edhe kapitalizmi grabitqar është bërë më i butë dhe më human. Papritmas politika dhe pushteti, shtetet kapitaliste dhe kapitalizmi agresiv u bënë më të dhimshëm dhe më social.

Pangopësia kapitaliste e etur për fitime tani kur është ndërprerë dhe pakësuar puna ata nuk po fitojnë ashtu sikur dëshironte uria e tyre për fitim. Por kjo le të shërbejë që ata ta kuptojnë se pasurinë e fitojnë nga puna e të tjerëve. Pa punën e të tjerëve kapitalizmi falimenton. Pandemia le të shërbejë që politika,  koorporatat dhe kapitalizmi global të reflektojnë dhe ta ndryshojnë natyrën e egër kapitaliste të shfrytëzimit të punës e djersës së të tjerëve. Kapitalizmi  dhe politika globale  të kujtohen për varfërinë, urinë dhe papunësinë si dhe për dëmet rrënimtare e të pariparushme që i kanë shkaktuar planetit dhe pasurive e burimeve jetësore të ti.