BREAKING NEWS

Yuri Kim jep lajmin e rëndësishëm: Kemi një marrëveshje, topi është në fushën e Lulzim Bashës

Yuri Kim jep lajmin e rëndësishëm: Kemi një
x

Opinion / Editorial

Pandemia, gjysmë tirania dhe ligjet "alla Orban" pa ide si do rinisë ekonomia!?

Pandemia, gjysmë tirania dhe ligjet "alla Orban" pa ide si do

Një nga marrëzitë e kohës së Pandemisë është sistemi i frikës i ngritur në kalimin e tij në mënyrë që shoqëria të ketë njëkohësisht dy pandemi: atë të koronavirusit dhe atë të frikës shoqërore! Shpikja në botë dhe përdorimi te ne i "batutës" të distancim social në vend të modelit "distancim fizik" ka si qëllim shprishjen e idesë mbi lirinë dhe komunikimin e lirë, për arsyen e mbrojtjes ( ashtuquajtur) nga Covid 19 kur ato që duhet të kishin sistem mjekësor, sistem imunologjik, teste sieriologjike dhe tamponë, por dhe vaksinë të garantuar - nuk i kanë, sepse kanë qenë të korruptuar! Sidomos në Shqipëri palosja mbi marrëzinë "distancim social" dhe të terminologjisë "jemi në gjendje lufte" përbën pastaj dhe dëshirën e madhe të një lidershipi unikal që kërkon pushtet dhe absolutizëm, duke bërë serf mbi pandeminë e lindur në Kinë dhe përdorur atje në një "lockdown" absolut tipik tiranik për tu përhapur në Lombardi, Spanjë dhe vrarë moshat në gjetjen pa përgatitur të sistemeve mjekësore, por pa prekur Pekinin apo Shangain dhe vetë Kinën! E kjo është shumë e dyshimtë në mos qoftë kriminale! Sigurisht që duhet të kishim një distancim fizik dhe duhej bërë e unë jam krejtësisht dakort, por ne nuk kemi as specialistë, as politikanë, as arkitektë të së nesërmes e për më tepër, kemi sipër kokave tona vetëm një njeri që merr "solo" ( të emëruarit e tij në Komitetin Teknik të Ekspertëve nuk ka zotësinë e ndryshimit të mendjes artistit kryeministër)  vendime dhe një opozitë si gjithmonë të pafuqishme, që ka tradhtuar dhe në kohë pandemie kuvendin, duke e lënë vendin realisht në një gjysmë tirani vendimmarrëse! Duke u marrë me trutë e Sali Berishës që nuk mendon në asnjë moment për shoqërinë që e ka shkatërruar në 97-tën, me firmat piramidale dhe vrarë në Gërdec e 21 janar - kjo opozitë ka lëshuar demokracinë! Kështu që i vetmi që mbetet si alternativë është një "folkpiktorpolitik" dhe arrogant i llastuar si Edi Rama, të cilit tani i ka shkuar mendja të bëjë "babain e shqiptarëve" dhe të vetmen që ai di si formë dhe përmbajtje është izolimi si dikur gjirokastriti famshëm që do ti mbronte nga armiku i jashtëm! Sepse vetëm duke i izoluar dhe shpallur armiq por dhe tradhëtar ato që thyejnë urdhrat e tij - mund të mbrohej nga pikërisht armiku i huaj!? Edhe sot po ashtu, vetëm duke u izoluar, duke mos lëvizur, duke pasur frikë deri në palcë, duke mos u takuar, duke mos parë diellin, duke mos jetuar e ngushtuar kërkesat e jetës deri në majmënëri jetësore dhe duke mos u konsideruar njerëz të lirë - mbrohemi nga koronavirusi! Pa shpjeguar asnjë ide si dilet nga ky makth, duke mos qetësuar njëherë të vetme në fjalën etij prej "babai" zemrat e njerëzve që shikojnë se në Shqipëri kanë vdekur jo nga koronavirusi mbi 600 veta për kohën e izolimit dhe vetëm 22 të shpallur nga Covid 19-ta!? Kur po fillon mungesa e plotë e komunikimit në punë dhe mungesa e plotë e shoqërisë që vlerëson sëmundjen, por mbi të gjithë vlerëson jetën dhe nuk i ngre sistem frike dhe lapidar vdekjes! Kur Gjermania nuk e la kurrë punën dhe që vdekjet i ka, por ka mënyrën e vetë kontrollit mbi aftësinë e shoqërisë që edhe aty ka tendencën të lëvizë! Ku në asnjë prej shteteve të Europës nuk janë detyruar shtetasit që qëndrojnë të mbyllur pothuaj dy ditë fare pa dalë fare nga shtëpia dhe këtë e ka bërë Edi Rama me "frymëzimin" e tij të mbrojtjes së shoqërisë duke lënë mbas kufirit një javë dhe shtetasit shqiptar me pasaportë shqiptare! "Babai i shqiptarëve" që i di kaq shumë shqiptarët sa i lë jashtë kufirit!? Idetë e lockdown-it na vinë nga fatkeqësia e Italisë e cila u gjend në mënyrë absurde nën sistemin e saj të marrë fund shëndetësor, e që jo vetëm mori masa me vonesë, por ngriti sëmundjen pikë së pari në spitale dhe azile pleqsh! "Babai Rama" nxori blindat në rrugë për të përballë shtetasit e tij brenda dhe jo armikun jashtë dhe kjo është një marrëzi e cila sigurisht ka përballë një opozitë të shitur dhe të blerë, sepse normalisht të nxjerrësh blindat pa kuptim, kur askush nuk po të bën asgjë - do të thotë të tregohesh një arrogant që njerëzit nuk të binden dhe ti ju tregon dhëmbët kot! Po kot, sepse prap nuk do ti binden biles as në qendër të Tiranës dhe as kudo në Shqipëri! Nuk i binden se është i padrejtë me ndarjen e shoqërisë si në kohë të tollonit nën diktaturë! Po me kohë të daljes jashtë dhe përdorimin e makinave, duke prishur dhe punë të madhe ekonomisë! Padrejtësi dhe në marrjen i vetëm i vendimeve ekonomike në harxhime dhe financa që askush tashmë nuk i di saktësisht si e qysh?! Tani mbasi ka nxjerrë të burgosurit ordiner nga burgu kërkon të shpallë armiq të popullit dhe vendit e me anën e grupit të tij parlamentar dhe të frikësuarve injorantë do që të krijojë dhe shtetin e pandemisë së frikës! Orban në Hungari, e ka krijuar duke i detyruar atje të votojnë për urdhrat e tij, të cilat do të jenë pa kufizim me rastin e pandemisë dhe ai tashmë do të jap urdhrat që demokracia të shkojë deri në fund të këmbëve! Kështu kërkon të bëjë me ndihmën dhe të Sali Berishës dhe Lulzim Bashës që janë larguar për interesat e tyre nga kuvendi dhe Edi Rama! Ai do që të shpallë vepër penale pse - ke dalë në rrugë pa lejen e tij! E sigurisht pandemia Edi Ramës nuk ka për ti mbaruar deri sa ai të ketë kohë për pushtetin e tij! Ai e mbyll dhe e hap Pandeminë ( me Komitetin e tij Teknik të Ekspertëve) sa herë ti ketë qejfi dhe sigurisht do ti trembë me burgun e aprovuar nga Taulant Balla dhe Rilindja, por dhe tashmë të degraduarit e demokracisë në Partinë Socialiste dhe i pari Pandeli Majko ose studenti i dhjetorit për fatkeqësi të Shqipërisë dhe vetë PS-së! Jam i bindur që do të votojnë se ju duhet për sundim kjo marrëzi e cila do të kthejë këtë vend në një burg të përgjithshëm me arsyen e mbrojtjes së jetës së njerëzve nga gripi që vret me "miliona vetë" po të mos jetë Edi Rama! Po kështu po propagandojnë se po të mos ishte Rama- në Shqipëri nuk do kishte vend për varre!  Me ligjin e kthimit në çështje penale dhe dënimit me burg sigurisht nuk synohet bllokimi i gangsterit dhe grabitësi i partisë, as anëtari i saj dhe as militanti i Rilindjes, por as dhe anëtarët e PD-së dhe LSI-së por njerëzit që kanë kuptuar se çfarë korruptokracie kanë mbi krye! Ata do të rrezikojnë për bukën e gojës dhe do të mbajnë frymën me lëmoshën që do tju jap - qeveria! Ai burgu i njerëzve të lirisë dhe punës por dhe të demokracisë është që të largohet dhe ajo pak demokraci që ka mbetur në Shqipëri! Kjo në një kohë që Europa nuk e ka mendjen dhe që USA ka problem e të mëdha si brenda saj dhe me Kosovën! Ky ligj do të ndërsejë shqiptarët kundra shqiptarëve, duke krijuar një mini luftë klasash, duke akuzuar njerëzit që kanë kuptuar se çfarë burgu politik po përgatitet si tradhtarë dhe vrasës, si "shpërndarës së Koronës" kur Korona në fakt ka tre muaj që ka ardhur në Shqipëri dhe kur shteti shqiptar nuk bën dot as teste e para se nuk do dhe e dyta se e di rezultatin dhe imunitetin e tufës! Jemi në Europë, sepse mund të propozonin dhe ndonjë veprim si Duterte në idetë e tij kriminale me vrasje në rrugë! Prandaj mbajnë dhe popullin nën sistem frike me ndihmën dhe të televizioneve ndërtuar nga mafia dhe kanë ngritur pandeminë e frikës duke mos dhënë asnjë ide dhe asnjë model si dilet dhe çfarë do të bëhet për ekonominë! Kjo po përgatitet dhe kam frikë se do të zbatohet duke kaluar kështu dhe kohën e padrejtësisë shoqërore Berisha!