BREAKING NEWS

Gjykata Kushtetuese merr vendimin për zgjedhjet lokale të 30 qershorit

Gjykata Kushtetuese merr vendimin për zgjedhjet lokale të 30 qershorit
x
BREAKING NEWS

A do ketë heqje totale të masave? Brataj jep informacionin e rëndësishëm dhe tregon çfarë pritet: Kemi frikë nga…

A do ketë heqje totale të masave? Brataj jep informacionin e
x
BREAKING NEWS

Si asnjëherë më parë, publikohen shifrat e fundit të Covid-19

Si asnjëherë më parë, publikohen shifrat e fundit të
x
BREAKING NEWS

Vjen lajmi i mirë! Mund të shkoni vetëm me pasaportë, një tjetër shtet evropian heq të gjitha kufizimet me Shqipërinë duke filluar nga nesër

Vjen lajmi i mirë! Mund të shkoni vetëm me pasaportë,
x
BREAKING NEWS

KQZ jep lajmin e keq për Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin

KQZ jep lajmin e keq për Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet/ Gjykata Kushtetuese i jep goditjen e fortë Qeverisë

Zgjedhjet/ Gjykata Kushtetuese i jep goditjen e fortë Qeverisë
x
BREAKING NEWS

“Boll më me shtirje”/ Ambasadorja Yuri Kim flet me tone të ashpra dhe jep ultimatumin e prerë: Çoni përpara Reformën në Drejtësi! Nëse s’tregoni guxim...

“Boll më me shtirje”/ Ambasadorja Yuri Kim flet me tone të
x
BREAKING NEWS

Debat për temat e nxehta që po zhvillohen me dyer të mbyllura/ Pritet vendimi për zgjedhjet lokale të 2019, përfaqësuesja e qeverisë kërkon pezullimin e çështjes. Cili është verdikti i Gjykatës Kushtetuese?

Debat për temat e nxehta që po zhvillohen me dyer të mbyllura/
x

Opinion / Editorial

Panelistët të njëjtën melodi edhe pse populli me votë foli!

Panelistët të njëjtën melodi edhe pse populli me votë

Në 25 prill, shqiptarët votuan. Tani rezultatet njihen nga të gjithë. Edhe pse pretendimet e opozitës dhe liderëve të saj kërkojnë të krijojnë idenë se ata fituan po nuk i la masakra zgjedhore të korrnin frytet e votës popullore nga partia shtet dhe u vodhën si të ishin domate të serave diellore të fermerëve. Realisht, vota nuk u prek. Vullneti i sovranit u hodh në kutitë e votimit nga Vermoshi në Konispol dhe certifikimi i rezultateve u vulos nga qeveria e zgjedhjeve, KQZ, KZAZ, QV në të cilët komisionerë të rreptë, instruktuar më së miri, të gjithë besnikë të partive politike. Zhurma nuk është asnjëherë aleate e atij që humbet. Dhe vlera e saj është pothuaj zero. Është alibia pa sens, shashkë sa për të hedhur lumin, kryehumbësi dhe për të krijuar iluzionin tek militantët se ne fituam, po ah ah, ata të pabesët, hajdutët na i vodhën, na shkrehën, na mbytën. Vullneti ishte në kuti deri në mesnatë, po seç ngjau dhe gjithçka u tret dhe u përmbys. Kjo është legjenda urbane, deklaratat pa sens, fakte e prova të PD –AN. Vetëm pak ditë kanë kaluar nga ditëzgjedhjet, 25 prill dhe gjithçka është e freskët. Kujtesa popullore ende nuk është ftohur, është e gjallë pasi ka memorizuar gjithë procedurat e votimit dhe asnjëri nuk mashtrohet me deklarata bajate të liderëve të opozitës, skalioneve të dyta e të treta, ndihmësve, zëdhënësve të panumërt që më shumë duket se bëjnë prestidigjitatorin e fallxhorin, parashikuesin. Llogaritë e tyre, partisë që përfaqësojnë. Siç është bërë publike, asnjë vërejtje dhe kontestim me shkrim, siç e kërkon Kodi Zgjedhor nuk ka në procesverbalet e mbylljes së votimit nga QV dhe KZAZ. Vetëm këto janë prova nëse do kishte që mund të vihet në lëvizje procesi dhe të bëhet përmbysje, jo lutjet për të kërkuar nga policia e prokuroria hetim sikur të jenë vegla të opozitës. Edhe për këto raste, jo totale, po për qendra të veçanta votimi. Asgjë nuk ka në proces. Askush nuk ka futur duart dhe nuk ka bërë pisë zgjedhjet. Edhe vetë opozita, ata që sot u fryjnë borive të masakrës zgjedhore, ditëzgjedhjet i shpallën, ditë që meritonte dhjetë me yll dhe pas zgjedhjeve, jo vetëm që ylli u shua dhe avulloi, po edhe vetë dita u mohua sikur të mos ishin bërë fare zgjedhje. Në përfundim të një fushate rezultatet ndahen në dy pjesë. Njëra, fituesi, tjetra humbësi. Prej këtej, njëra palë është mazhoranca, tjetra do qëndrojë në opozitë, dy anë të demokracisë, ku asnjëra nuk bën pa tjetrën. Të dyja kanë peshë në ecurinë e zhvillimin e vendit. Një popull i tërë nuk mund të manipulohet. Vullnetin nuk mund ta tjetërsojë askush. Nuk ka forcë që e ndal ndryshimin kur është frymë, vërshim kur është real. Çdo përpjekje për ta bërë pis procesin zgjedhor, është një mëkat që e paguan e tërë shoqëria shqiptare. Nuk duam të bëjmë paralelizëm, po edhe në pranimin e humbjes ka një çmim dhe prej këtej vjen edhe vlerësimi për dinjitetin e humbësit dhe fituesit, duke i ndarë, humbës me integritet, kandidat për fitues dhe humbës pa moral, dredharak, vetëm për të ruajtur pozicionin në krye të partisë që e ka çuar nga humbja në humbje dhe si zhvillimet e këtyre ditëve nga opozita dhe Basha me detashmentin e vet që tensionojnë më kot situatën postzgjedhore. Dhe Basha në vijim të presingut për zgjedhjet arrin deri në Alikomik kur thotë se do e arrestojë Edi Ramën e Tom Doshin. Deri tani e dinim, vetëm kryetar as që e njihnim se ka edhe target për gjyqtar, që të vret, të ndalon, të arreston dhe në fund edhe të mohon. Mbikëqyrësit e zgjedhjeve, kanë pranuar deri tani të gjitha akuzat e paprovuara, dosjet voluminoze me akuza dhe të pavërteta të opozitës, po nuk mund të bëhen palë me të pasi cili do ishte kuptimi i demokracisë nëse do bëheshin të gjithë njëlloj? Si do reagonte fituesi dhe sovrani që deri tani e trajtojnë si të ishte një bashkësi amorfe, pa mend, pa logjikë, pa kujtesë që nuk ka as dinjitet a as pavarësi. Kjo sjellje flet për deficite demokracie dhe braktisje të së vërtetës. Njëherësh është premisë shumë e gabuar për të arritur që të bësh popullin më vete, të të votojë në zgjedhjet e radhës. Në këtë kuadër mes një grupi kritikësh ndaj Lulzim Bashës, themelues të PD-së, ish-funksionarë dhe disa të tjerëve deputetë aktualë, mbështetës që bëjnë tellallin dhe mbrojnë kryetarin apo të njohur si përkrahës pa kushte të Bashës, janë duke zhvilluar duele me hidh e prit mes njëri-tjetrit pa arritur asgjë. Për zgjedhjet deshi fati që kontrolli ishte i shumëfishtë dhe nuk u zbatua skema për komisionerë teknike. Nëse do ishte kështu, atëherë bota do mësonte se revolucioni opozitar do ishte shumëdimensional i paparë. Për herë të parë, kujdesi i vëzhguesve, vëmendja e posaçme e ambasadorëve në vendin tonë nuk iu ndanë procesit, duke e kontrolluar imtësisht me vëmendje, më rigoroz se vetë komisionerët tanë. Kjo mbikëqyrje nuk u bë për kuriozitet as për të informuar qendrat dhe kryeqytetet e shteteve që përfaqësojnë. Ishte zonja Yuri Kim ambasadore e SHBA, Soreka i BE-së e dhjetra të tjerë, anglezë, gjermanë, italianë që i ndiqnin minutë pas minute në çdo cep zgjedhjet, tërë procesin, duke marrë informacion nga terreni në kohë reale. Ishte vullneti i tyre që pas një ndjekjeje dhe kontroll maratonë për të shmangur çdo konfuzion, ata njoftuan në kohë reale kancelaritë e tyre, duke garantuar seriozitet dhe drejtësi për përfundimin e zgjedhjeve të zhvilluara në vendin tonë. Ka qenë kjo një nga arsyet që agjensitë më prestigjioze dhe liderët e Europës dhe SHBA-së, njohën rezultatin, konfirmuan fituesin duke lavdëruar e uruar për katër vitet e ardhshme. Politika në këtë zallamahi të përpjekjeve për të zhbërë zgjedhjet nuk është vetëm. Ka në vijë të parë një duzinë analistësh, panelistësh, opinionistësh që shërbejnë si mburojë e politikanëve. Opinionistë që kanë mbirë nëpër studio dhe shumë herë qëndrojnë pasivë, ndërsa skifterët mes tyre në mbrojtje të Lulzim Bashës, janë gati të flakin tutje dinjitetin personal e profesional dhe t`i bashkohen korit që këndojnë të njëjtat këngë dhe u bien daulleve me një ritëm. Edhe pse populli, sovrani që citojnë çdo minutë analistët e mëdhenj, ata që dinë gjithçka dhe janë gati të ballafaqohen me deformuesit e votës popullore, si të ishte kasaphanë edhe një stuhi elektorale për të vjedhur fitoren, duke numëruar detaje që si hyjnë askujt në punë. Panelistët e që dalin çdo mbrëmje në ekranet e televizioneve, tjerrin fantazinë dhe bëjnë pisë Shqipërinë sikur këtu jetojnë alienë dhe jo qytetarët e respektuar shqiptarë, të cilët vërtetë orientohen nga puna dhe mbështetën programet realiste dhe jo premtime e angazhimet tipike të politikë Sudeve e Xhaferit që bënin sikur paratë rriteshin në pemë. Hap një televizion këto ditë post zgjedhore, menjëherë të përplasen në fytyrë analistët e shumëditur. Ajo që të çuditë është fakti se këtë analistë, duke qenë palë dhe të njëanshëm që kanë luajtur shumë herë këshilltarin e gabuar, duke dezinformuar dhe imponuar idetë e veta, sikur të ishin të gjithë lexues falli për të parë filxhanin. Edhe pse në Shqipëri u zhvilluan zgjedhje. Edhe pse u konfirmua fituesi. Edhe pse tanimë gjithçka mbetet për t`u sistemuar dhe pas disa muajve të rinisë legjislatura e re dhe në sallën e demokracisë të hyjnë deputetët e rinj i bien fyellit në të njëjtën vrimë, këndojnë me të njëjtën melodi. Përdorin të njëjtat argumenta, thonë broçkulla që askush nuk i përtyp. Edhe militantët e tipit “Ujku i Cërrikut” apo ata që janë gati të shtrihen në sheshe kuptojnë se është vetëm një procedurë që kërkon të ballafaqohet për t`u dhënë fund insinuatave të demokratëve dhe gjithë opozitarëve se ata nuk fituan pasi pushteti deformoi vullnetin e popullit!? Në këtë rrafsh vijojnë të tjerrin histori dhe të bëjnë fantazi. Të hedhin në tregun kombëtar ca shashka dhe të mbjellin sa më shumë mosbesim, duke thënë se, PD ishte forcë e parë e paparë. Se ata, socialistët delenxhi ishin të lodhur. Se makineria e Lulzim Bashës ishte superstar që do e çonte Bashën dhe koalicionistët në pushtet. Unë,- thotë një panelist që qëndron në të njëjtën karrige që herë vjen me borsalinë, e nesër me kasketë, ndonjëherë kokë zbathur, deklaron: Nuk është e mundur që shqiptarët të votojnë Ramën. Unë nuk e besoj këtë rezultat sikur është ai që përcakton cili fiton dhe kush humbet. Po nuk është i vetmi. Të tjerë panelistë vazhdojnë në të njëjtin refren. Panelistët marrin përsipër të bëjnë llogari fuqinë e shqiptarëve që rëndom ata e cilësojnë popull që vendos. Po kur populli vendos nisin dhe fyejnë popullin. Dikush thotë se është turp që nuk u votua Basha. Dhe vijon gara e opinionistëve e analistëve të ulur rreth një paneli, duke u bërë shpëlarje truri shqiptarëve. Edhe pse nuk kemi lexuar prej shumë nga ata asnjë rresht në shtyp apo një deklaratë para opinionit qytetar edhe pse fyhen e kacafyten me palët në studion këta analistë- opinionistë, panelistë kërkojnë t`i shërbejnë Bashës dhe kryetarëve të partive në koalicion për t’u bërë të dobishëm për ata që i paguajnë e u kërkojnë llogari pse nuk shanë me nënë e babë, pse nuk bërtitën e ulëritën, pse nuk i kapën për gryke kundërshtarët. Të gjithë kritizerët, ata që nuk kanë vlerësuar asgjë në këto tetë vite, vijojnë të ecin në të njëjtën korsi. Të flasin në emër të popullit. Të bëjnë gjithologun. Të trajtojnë politikën si lopë që pret ta mjelin, t’u japin kurajo mbështetësve të opozitës. Po nuk mbeten këtu penalistë-analist-opinionistët. Ata janë tërë kohës në ekrane. Flasin, flasin, deklarojnë, deklarojnë, po në fund asgjë nuk provojnë. Ideja fiks se mazhoranca vodhi votat. Se Edi Rama ka instaluar regjimin e mafies. Se Rama është autokrat, mik i Erdoganit dhe nuk po na fut në BE dhe për të gjitha këto nuk merret informacioni i nevojshëm, përdoren slogane për të luftuar palën përballë. Cilido që dëgjon apo shikon televizionin habitet me logjikën e panelistëve. Me fjalorin poshtërues e denigrues. Me sharjet dhe fyerjet e kundërshtarëve politikë. Dhe këta analisto-penalistë, bëjnë sikur e terë bota rrotullohet rreth tyre se në Shqipëri nuk janë bërë zgjedhje po pritet të ribëhen se kërkojnë anulim loje dhe fitore në tavolinë! Më keq se kaq nuk mund të bënin analistët e panelistët për opozitën!