Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Papa nuk dorëhiqet, nëse ia kërkon religjioni tjetër përballë!

Postuar: 22/05/2019 - 07:13

"Akademizmi opinionist" i të djathtës të sotme shqiptare, shkon deri te krahasimi i një diçkaje që ndodh njëherë në 1000 vjet si dorëheqje e një Pape, me dorëheqjet e një Kryeministri të një shteti laik, që nuk mund të ketë konklavë dhe që nuk e ka Kryeministrin të përjetshëm kur zgjidhjet sikundër mund të jetë Papa! Por krahasimet, sistemet e referimit nga pjesa e madhe e shtypit apo editorialistëve, analistëve që "Rama nuk i paska blerë ose ju thotë kazan, e që në fakt janë shumë e shumë më tepër se sa ata që i dalin zot Ramës" janë në mënyrë lapidare jo vetëm jashtë kontekstit dhe përmbajtjes, por dhe marrëzi krahasimore deri në delir! Ka ndodhur që ka pasur dhe dy Papë (Avinjoni) dhe padyshim luftra dhe gjakderdhje për pikërisht njeriun e jashtëzakonshëm të katolicizmit apo kishës romane ose më qartë, të "arqipeshkëvit të Romës"! Por çfarë lidhje ka një Papë me një Kryeministër!? Sepse Papa, "i kupolones" ose Shenjtëria e Tij, nuk ka pluralizëm besimi, nuk ka zgjedhje mes ideve të ndryshme mbi Krishtin, Doktrinën, Biblën! Nuk kemi të bëjmë me besimin në shumë zota! Kemi të bëjmë në "monoteizëm"! Në të vërtetë Kisha Romane apo Katolicizmi, ka më shumë se dy mijë vjet që jeton në shenjtërinë e saj botërore, jo në saj të ekzistencës brenda saj të rrymave, alternativave në besim dhe për më tepër besimit kundër! Jooooooo?! Në këtë pikë Kisha Botërore është mendje hapur dhe në vijim modernizimi, por dhe sigurisht një model jo pluralist në zbatim dhe institucion! Përdorimi politik në krahasim mes Papa Benedikti XVI si dorëheqje nga "Ministeri Petrin" dhe dorëheqjes së (munguar) Kryeministrit Rama, është thjesht një koklavitje dhe përdëllitje e një zmadhimi deri në fantazmagori pa lidhje, me funksionet dhe logjikat e dy posteve në fjalë! Papa Benedikti XVI në pretencën e tij në latinisht të cilën po e jap në italisht tha kështu

Dopo aver ripetutamente esaminato la mia coscienza davanti a Dio, sono pervenuto alla certezza che le mie forze, per l’età avanzata, non sono più adatte per esercitare in modo adeguato il ministero petrino... Per questo, ben consapevole della gravità di questo atto, con piena libertà, dichiaro di rinunciare al ministero di Vescovo di Roma, Suçessore di San Pietro, a me affidato per mano dei Cardinali .....

Pra sigurisht, një dorëheqje e jashtëzakonshme, por që merret me ndërgjegje për pa mundësi fizike, të moshës etj! Në të vërtetë Papa, zgjidhet njëherë dhe vdes në atë poltronë, e cila është e Shën Pjetrit në fillim të Kishës Romane! Pra ai realisht heq dorë, por në të vërtetë njëherë zgjidhet dhe është i përjetshëm me kuptimin - sa të jetë gjallë! Çfarë lidhje ka kjo me një Kryeministër të zgjedhshëm, që nuk mund të rrijë në poltronë pa pikërisht votat popullore që bëjnë shumicë në atë post!? Si mund të vendosësh shenja të tilla krahasimi dhe si mund të barazosh demokracinë me "rregullat kanonike të paluajtshme" dhe të pandryshueshme të Kishës Botërore!? Çfarë lidhje ka Kryeministri i çdo shteti me Papën, përveç se ky i fundit është kryetar i një shteti që nuk ka pluralizëm, nuk ka zgjedhje pluraliste dhe nuk ka zbatim të demokracisë në banorët e tij, sepse nuk është ndërtuar në mënyrë të tillë! Një Papë i shkëlqyer si Benedikti XVI, bëri një veprim madhështor si dorëheqje, por që këtë veprim nuk ja kërkoi - religjioni tjetër përballë? Po pra, nuk ja kërkuan as "Protestantët", as "Orthodoksët", as "Muslimanët" akoma më mirë besimi Islam, as "Budistët" dhe as ndonjë lloj tjetër religjioni që sigurisht nuk futet në rregullat e Kishës Botërore Romane e cila ka sipër saj Papën e Romës! Jo vetëm që ata nuk ja kërkojnë, pra besimi tjetër, idea tjetër, por edhe sikur t’ja kërkonin, një Papë nuk jep dorëheqjen kurrë në bazë të kësaj kërkese dhe këtij ultimatumi! Biles historia njeh dhe marrëzi të tilla lufte mes papatit dhe monarkive të ndryshme, por dhe besimit tjetër e sigurisht askush nuk i ka apeluar apo pyetur!

Kryeministrit Rama dorëheqjen po ja kërkon opozita në pluralizëm! Pra idea tjetër! "Konklavi" jonë pluralist nuk ka vetëm - hahaha "kardinalë socialistë, por dhe demokratë!? Krahasimet e tilla janë marrëzi letraro politike për propagandë, por nuk kanë kurrfarë përmbajtje dhe realisht logjikë mbi "dorëheqjet dhe largimet nga posti"! Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama vërtetë është një katolik, por nuk është Papë?! Nuk është i përjetshëm - kur zgjidhet nga populli i tij në shumicë si parti politike, ose ide e ndryshme nga të tjerët përballë dhe vendos qeverinë nga kuvendi duke u dekretuar nga Presidenti! Shembull për t’u marrë është Papa në dorëheqjen që të krahasohet me Ramën!? Po, ju duket si shembull atyre që në vend të merren me fajet në qeverisjet si të tyre dhe të sotmet, në vend që të merren me shtetin, në mos respekt të pronës, ligjeve dhe mos kontrollit të territorit si të tyre dikur dhe pothuaj ashtu dhe sot, duan të vijnë në pushtet me anën e "imitimit të dorëheqjes së Papa Ratzinger" a thua se Lulzimi është Papa Bergoglio! Po bëj shaka, por kjo marrëzi, është një realitet ideor të një pjesë e të djathtës! Po kjo është të ikësh nga ky vend natën pa hënë, i cili si qeverisje të nesërme mund të ketë të tillë mitomanë dhe njerëz të mos pranimit të pluralizmit në themel! Kur krahasojnë "Papatin" me shtetin demokratik i cili mund të jetë plot me gabime, por ka ide të ndryshme dhe parti të ndryshme, do të thotë se nuk duan të kuptojnë se çfarë do të thotë demokraci! Papa vendoset me vota, por nuk ikën me vota? Rama ose Kryeministrat e shteteve demokratike ikin me vota dhe jo pse "do opozita" që ai të iki! Si me urdhër, ultimatume dhe me protesta thellësisht politike! E deklamojnë një dorëheqje Pape ose një "Ati të Shenjtë" si një shembull për Ramën! Po kjo nuk ka as të ndenjura, as moral dhe as logjikë, por në frymën alogjike të jashtëzakonshme që ka përfshirë politikën shqiptare në 360 gradë dhe kjo duhej shkruar për ti mbushur mendjen njerëzve që "Papa ikën dhe Edi nuk ikën"! Kushedi nesër mund të justifikojnë dhe "molotovët" apo dhe shkrimet e tilla si gjëra të shenjta dhe moralisht të përtypshme si shembuj mesjete dhe për kohët kur Vatikani sigurisht ka pasur problemet e tij. Por kurrsesi nuk është rasti, as për krahasim akademik, as letrar dhe as politiko-religjionar, sepse padyshim nuk kanë asnjë lidhje normale me dy institucionet dhe akoma më shumë njerëzit në pikërisht krahasim! 

Nga Besi BEKTESHI

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/08/2019 - 08:03

Nuk ka e si mos të ngjallë indinjatë dhe revoltë të brendshme te njerëzit e ndershëm, jo vetëm atdhetarët e vërtetë e bij të denjë të Nënës Shqipëri, nga të katër anët e trojeve tona, por edhe te organizma të ndryshëm

Postuar: 25/08/2019 - 08:01

Oratori i shkëlqyer, luftëtari trim dhe Hero i Popullit Memo Meto, kur është pyetur se ç’ës

Postuar: 25/08/2019 - 07:58

Një udhëtim drejt humnerës.

Postuar: 25/08/2019 - 07:56

Po po, e dogjën malin e Shëngjinit me qëllim dhe sigurisht te ne është absolutisht epidemi kjo ll

Postuar: 24/08/2019 - 07:51

Studio më e freskët televizive me moderator Çim Pekën nuk kishte si të çelte siparin ndryshe, veç

Postuar: 24/08/2019 - 07:49

Një fushatë malinje dhe ç’kombëtarizuese po vazhdon prej kohësh me ulje ngritjet e saj nga

Postuar: 24/08/2019 - 07:48

Çdo vit e më shumë shtohet një nga fatkeqësitë kombëtare akoma e pa marrë seriozisht jo vetëm nga