BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

"Paqja në Ukraine, përtej të marrosurve nga ambiciet e përgjakshme" !

"Paqja në Ukraine, përtej të marrosurve nga ambiciet e

Në përgjigje të interesit publik nga kapaciteti i Ekspertit për çështjet e Sigurisë Kombëtare, Rajonit dhe NATO-s, po paraqes një përmbledhje të përditësuar me disa mesazhe strategjike rreth dinamikës në fushëbetejën e Ukrainës, por jo vetëm: Së pari, mobilizimi i 300 mijë rezervistëve, e çmoj si: "konfirmim zyrtar të dështimit me turp të ofensivës neonaziste të Rusisë për të arritur objektivat strategjike, ndaj integritetit territorial të një vendi sovran (Ukrainës) duke sfiduar edhe rendin global të sigurisë» ! E thënë më qartë, mbas 7 muajsh, makineria ushtarake e Kremlinit jo vetëm ka mbetur e rraskapitur në baltën e përgjakur me rreth 80 mijë ushtarak/qytetarë Rus të vrarë si dhe ka humbur me turp iniciativën strategjike në fushbetejë, por përditë e më shumë po diskreditohet në përballjen me fuqinë ushtarake, vlerat demokratike, solidaritetin e botës së qytetëruar dhe interesat gjeopolitike të Aleancës Transatlantike (USA/NATO/BE). Së dyti, është mbjell një makth i ricikluar nga mendjet e ndryshkura: "Nëse Putini do shtypë, apo jo butonin e kuq të armëve bërthamore, për t’i bërë gjëmën e madhe njerëzimit”, përgjigja relaksuese edhe për “Putinistët e thekur dhe kokat e nxehta” mbetet një JO e fortë. Pra, kjo nuk ka për të ndodhur, pasi nëse do guxonte, Rusia do merrte shpagimin e merituar nga USA/NATO si dhe Putinistët do të ndëshkoheshin si edhe nazistët: “për krime kundër njerëzimit” nga institucionet e botës së qytetëruar" ! Po ashtu, ende besoj që elitat mëndje hapura dhe gjenerata e re e Rusisë kurrësesi nuk do të lejojnë që kombi i tyre të damkoset përjetësisht si një Shtet Terrorist. Në mënyrë shumë të vendosur, kjo ishte edhe përgjigja dhe mesazhet e Presidentit të ShBA (Kampionit të lirisë dhe Gardianit të paqes në botë), gjatë fjalimit historik në OKB, drejtuar Putinit, Kim Jongut, Teheranit, si dhe kujdo tjetër diktatori të dalldisur nga paranoja e luftrave të përgjakshme si dhe oshilacionet që u burojnë nga fuqia e mbi Pushtetit. Së treti, ndërsa dalldisjen e Presidentit Vu?i? për sa: "prag Luftë e re Botërore për të rivendosur kufijtë shtetërore si dhe trimërimin me (mos) njohjet dhe integritetin territorial të Kosovës", për më me tepër në realitetin aktual të prezencës së fuqisë ushtarake (KFOR) si dhe të dështimit turpëruese të Rusisë në Ukrainë, i konsideroj në mos qesharake, si thikë mbas shpine për marrëveshjet dhe negociatat si dhe oshilacione të këshilltarit të Millosheviçit famëkeq, të cilat jo vetëm nuk trembin kërkënd, aq më pak fuqinë e sprovuar (1999!) të NATO-s dhe nuk i shërbejnë kërkujt, por e minojnë rëndë axhendën e udhëtimit të Serbisë drejt BE dhe vlerave Euroatlantike! Së katërti, e përsëris edhe më fortë se bashkë me dështimin turpëruese për pushtimin e Ukrainës, Rusia po/do të humbas edhe peshën gjeopolitike në mbarë Botën, Detin e Zi, në Ballkan, Mesdhe, etj. Për pasojë, (me/pa Vuçiçin e sëmurë dhe kapur nga paranojat e luftrave të përgjakshme), edhe roli i Serbisë do të ulet në Rajon, çka do të shërbejë si një rrethanë e fortë gjeostrategjike për 4 vendet (Greqia, Rumania, Spanja dhe Sllovakia) për ta njohur zyrtarisht dhe për t’i hapur rrugë procesit të anëtarësimit të Kosovës në NATO por edhe si një kambanë alarmi për të zhvilluar Masat e Mirëbesimit Reciprok (CSBM) mes vendeve te Rajonit në dobi të stabilitetit demokratik, mirëqenies dhe besimit të qytetarëve në axhendën e integrimit në BE. Në shtesë, si ekspert i fushës, do i këshilloja faktorët shtetërorë dhe politik të Tiranës dhe Prishtinës Zyrtare që: “humbja e luftës dhe kolapsi i “Rusisë si Superfuqi”, për pasojë edhe e peshës së Serbisë në Rajon e çmoj si një rrethanë të artë gjeopolitike në dobi të faktorizimit të R.Sh në tavolinat e vendimmarrjeve të mëdha (me SHBA & UN/NATO/BE) për të mbrojtur dhe zhvilluar interesat mbarë Kombëtare në Rajon, Mesdhe, etj si dhe në dobi të paqes, stabilitetit dhe axhendën e integrimit Euroatlantik të vendeve të Ballkanit Perëndimor”! Ndërsa si mesazh të fundit, sigurisht jo nga rëndësia: "asnjë grosh fare nuk vlejnë privatizimi politik dhe propaganda bolshevike e të gjithë Pushtetshmeve” por vetëm dashuria, nderimi dhe përulësia ndaj vendit, vizion afatgjatë dhe përkushtimi dhe përgjegjësia e lartë shtetërore ndaj interesave Kombëtare; “besimi dhe bekimi” ndaj partneritetit strategjik me SHBA, NATO-n, etj.