BREAKING NEWS

Partia Demokratike në zi, ndërron jetë funksionari demokrat, deputetja ndan lajmin e hidhur (EMRI+FOTO)

Partia Demokratike në zi, ndërron jetë funksionari demokrat,
x
BREAKING NEWS

Ja planet e dhunshme të Berishës për të marrë PD, skenar si në 1998 për të sulmuar selinë dhe larguar me forcë Bashën

Ja planet e dhunshme të Berishës për të marrë PD,
x
BREAKING NEWS

Ish-këshilltari i nxjerr të fshehtat Berishës, Grid Rroji: Franca po mbështet në prapavijë Saliun në luftën me SHBA, bashkë me Metën synojnë trazira

Ish-këshilltari i nxjerr të fshehtat Berishës, Grid Rroji: Franca
x
BREAKING NEWS

Rama fton Bashën të ulen në tryezë për vetingun në politikë, tregohet i gatshëm të dëshmojë në Komisionin Hetimor për 25 prillin

Rama fton Bashën të ulen në tryezë për vetingun në
x

Opinion / Editorial

Parada e gjyqtarëve me “Rolex” dhe çantat e luksit!

Parada e gjyqtarëve me “Rolex” dhe çantat e luksit!

Gjyqtarë të kamur përballë me popull të varfër. Kontrasti duket edhe më i thellë sot kur gjithandej flitet për krizë energjitike dhe shtrenjtim të jetesës për shkak të rritjes së çmimeve të mallrave dhe produkteve të përditshme. Shumë prej qytetarëve janë të pezmatuar me sytë nga qeveria dhe plani i saj antikrizë. Si do zgjidhen? Kur dhe cilat prej çmimeve do të rimbursohen? Po gjyqtarët dhe prokurorët zor se i prek kriza. Ata janë të koracuar dhe me parzmore çeliku. Kriza është për shtresat poshtë në nënkatet e shoqërisë. Shtresat në nevojë. Pensionistët dhe ata me ndihmë ekonomike që mezi presin fundmuajin. Po punonjësit e sistemit të drejtësisë nuk duan t`ia dinë. Këtë konkluzion arrin nëse ndalesh fare pak në fotoalbumin e publikuar nga salla, ku ishin mbledhur gjyqtarët për zgjedhjen e përfaqësuesve të KLGJ pas mbarimit të mandatit të tre gjyqtarëve mes gjashtë kandidatëve në garë për votim për të qenë pjesë e këtij Këshilli të Lartë Gjyqësor për vitet që vijnë. Deri tani, vetting, organizuar në zbatim të reformës në drejtësi, ka nxjerrë jashtë sistemit dhe ka përjashtuar shumë gjyqtarë e prokurorë, shumica prej të cilëve janë larguar pas verifikimit të hollësishëm me objektivitet, larg skemave artificiale apo anësive, siç ka qënë në praktikën e marrjes së vendimeve sa herë përball togave të zeza, kanë qënë njerëzit e drejtësisë në kohën kur për ta kompetente për masa disiplinore, ishte Gjykata e Lartë që përkon para fillimit të reformës në drejtësi. Kontrollet rigoroze, të hollësishme me objektivitet dhe shumëdimensionale kanë arritur në konkluzionin se gjyqtarë e prokurorë nuk justifikonin pasurinë. Numri i atyre që për këtë shkak nuk janë sot pjesë e trupës së sistemit të drejtësisë nuk është i vogël. Numri i tyre është i konsiderueshëm. Këtë fat patën, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë dhe në shkallët e tjera të gjyqësorit. Të gjitha këto përfundime kanë çuar në vendimmarrje me përjashtim të gjyqtarëve, të cilët edhe pse me përvojë shumëvjeçare gjatë karrierës së tyre e kanë shkelur ligjin dhe etikën me të dyja këmbët, duke i veshur sistemit të drejtësisë kostumin dhe pelerinën e shëmtuar të korrupsionit përmes moszbatimit të ligjit në dhënien e drejtësisë. Me këto largime, vërtet është pastruar sistemi nga individë me precedentë, të korruptuar, pasuruar nga mundësia e dhënies së vendimeve,shumë prej tyre nisur, jo nga ligji dhe korrektesa apo ndershmëria, po nga fitimi në kurriz të së drejtës së qytetarit dhe dhënies së vendimeve subjketive. Me këto përjashtime sistemi sikur ka nisur të marrë frymë edhe pse shumica e të larguarve i janë kthyer profesionit të avokatit, duke dalë në këtë mënyrë nga dera për t’u kthyer po brenda sistemit edhe pse në një formë tjetër nga dritarja tanimë si avokat. Avokati është individi që bën lidhjen mes personave në gjykim dhe trupës gjykuese dhe kjo nuk është etike pasi ndëshkimi për korrupsion dhe mungesën e profesionalizmi apo pasurimit të padrejtë, duke vjedhur e bërë korrupsion po të njëjtëve individ u jepet e drejta të paraqiten në sallat e gjyqit, këtë herë, jo nën pelerinë e gjyqtarit apo prokurorit, po si mbrojtës ligjor të qytetarëve në çështje gjyqësore. Ky është nonsens pasi të njëjtët individë të ndëshkuar, janë ricikluar edhe pse jo më si persona zyrtarë të akuzës apo të trupave të gjyqësorit, po si avokatë mbrojtës. Në realitet ata që nuk plotësojnë kriteret për të qenë gjyqtarë apo prokurorë do ishte më etike të qëndronin për disa vite larg sistemit dhe më pas përmes testimit dhe konkurrimit të rifuteshin qoftë edhe si avokatë. Dihet se avokati është profesion shumë i rëndësishëm, i cili ka detyrimin ligjor të mbrojë qytetarin gjatë hetimit apo gjykimit. Vetingu është shoqëruar me pezullime dhe largime përgjithnjë nga sistemi i drejtësisë. Jo pak prej të larguarve janë edhe objekt i gjykatave. Këto largime kanë pakësuar në maksimum numrin e gjyqtarëve, duke e rrudhur në atë masë trupën gjyqësore sa ka detyruar organet e qeverisë së drejtësisë të hartojnë një platformë shpëtimi, duke eliminuar një numër të lartë gjykatash në rrethe dhe përqendrimin e Gjykatës së Apelit në një të vetme, duke e barazuar si numër me Kushtetuesen dhe Gjykatën e Lartë. Përqendrim ky që si zgjidhje përdhunshëm për mungesën e gjyqtarëve të larguar dhe do vështirësojë maksimalisht shërbimet ndaj qytetarëve, të cilët për një rekurs a gjyq në Gjykatën e Apelit do i duhet të bëjë një javë llogari dhe dhjetëra mijëra lekë shpenzime për të shkuar në super gjykatën e përqëndruar të Apelit në Tiranë, precedent i provuar edhe në vitet e para dhe të dështuar me sukses. Në vend të shërbimit, atje ku janë qytetarët, do ketë një përqendrim vërtet absurd të palogjikshëm që do e largojë drejtësinë nga qytetari, të cilët duhet ta mendojnë mirë para se t`u drejtohen gjykatave pasi drejtësia do jetë për ta një tmerr i vërtetë për ta arritur atje ku do instalohen trupat gjyqësorë dhe kuptohet mundi dhe shpenzimet për një gjyq në tri shkallët e gjyqësorit sa do i kushtojë qytetarit një gjyq deri në përfundim të vendimit të formës së prerë? Po le të kthehemi tek mbledhja e gjyqtarëve për zgjedhjet në KLGJ. Më shumë se portretizimi i individëve, kualitetet dhe profesionalizmi, origjina nga vijnë dhe çfarë përfaqësojnë, të ndalemi tek pamja e jashtme e tyre, aksesorët që mbajnë ndër duar, orët e shtrenjta dhe çantat firmato të luksit varur në krahaqafë, të cilat parakaluan në pasarelën e atyre që japin drejtësi. Pa marrë përsipër të bëjmë llogari për një orë Rolex apo markave të tjera të përzgjedhura, disa prej tyre të personalizuara sikur të jenë porositur nga sheikët e drejtësisë, konkluzioni është i qartë. Edhe pse përditë nga drejtësia për mos justifikim të pasurisë dhe burimeve të pamjaftueshme për të pasur troje, ndërtesa, shtëpi të dyta e të treta në plazhe, në vendet më të përzgjedhura, llogari bankare në katër e pesë banka sipas konkluzioneve të dhëna nga organet e vettingut, kjo e orëve me çmime të çmendura dhe çantave e veshjeve shik, flasin për kamje dhe nivele superiore pasurish të njerëzve të drejtësisë. Këtë luks, jemi të sigurtë e kanë zili edhe biznesmenët e fuqishëm që qarkullojnë miliona euro, jo se nuk kanë mundësi financiare pasi ata sigurojnë të ardhura në muaj sa shumëfishi i pagave vjetore të gjyqtarëve, po duke qënë njerëz praktik nuk ia lejojnë vetes luksin për të harxhuar për tangërllik kaq shumë për një aksesor që tek e fundit, është vetëm për të treguar kohën. Sot janë qindra mundësi me fare pak harxhime të njihesh me kohën ditore përmes telefonave apo orëve të zakonshme. Se çdo orë e mat kohën ekzaktësisht dhe e plotëson qëllimin e mbajtjes së saj. Kur orët blihen me mijëra dollarë, kur për një orë marke të shtrenjtë, harxhohet sa paga e njëqind qytetarëve që paguhen me ndihmë ekonomike apo sa dhjetëra pensione, atëherë merr fund qëllimi i tyre primar i matjes së kohës dhe del në plan të parë luksi, përpjekja për t`u ekspozuar, gara se cili mban në kyçin e dorës, orën më trendi, shkëlqimin vezullues të fushës dhe akrepave lyer me arë apo gurëve të çmuar në rrethin e saj të florinjtë. Këto ora u ngjajnë atyre makinave VIP që mbajnë njerëzit e botës së errët të cilët i veshin fenerët e parë me gurë zvarovksi. Ora është vetëm orë përsa i përket qëllimit primar, është vetëm për matjen e kohës. Për t`u orientuar për orën që shkon në shkolla. Në punë. Ne takime a mbledhje. Në xhiro. Në gjykatë për gjyqin e radhës për të udhëtuar me tragete apo autobus e aeroplan. Të gjitha orët mbahen për një qëllim dhe prej tyre merren të njëjtat përfundime. Kjo ndodh edhe kur është e çmueshme edhe kur kushton pesë euro. Po si mundet që një gjyqtar që ka në dorë jetën e qytetarit që ka peshë në dhënien e vendimeve që është i gjithëfuqishëm të mbajë në atë dorë që nënshkruan vendime deri në burgim të përjetshëm që mund të konfiskojë pasuri shumë milionëshe, të mbajë një orë i thënçin me vlerë sa një akullore? Këtë nuk do ia lejonte vetes asnjë prej gjyqtarëve sepse dyshe do i binte prestigji dhe do i dukej vetja një i pabukës! Dhe këtu nis gara dhe të gjithë përfshihen në vrapimin maratonë për të blerë orë të shtrenjta që shkojnë deri në pagën vjetore të një zyrtari të rangjeve të larta. Pas gjyqtarëve burra nuk mbeten edhe zonjat gjyqtare. Ato veç orëve të shtrenjta i shtojnë pajisjeve të luksit edhe çantat me çmime të kripura. Dhe cilat marka preferojnë kjo u duk gjatë mbledhjes në sallën e madhe, ku u votuan kolegët e tyre për organin e KLGJ-ës. Secila prej tyre mbante ndër duar dhe në tavolinë, lloj-lloj çantash që kushtojnë mijëra euro. Që zonjat gjyqtare të mbajnë çanta firmato dhe zotërinjtë gjyqtarë, ora super të shtrenjta, ashtu siç u dukën në sallën e mbledhjes përzgjedhëse nuk ka asgjë të keqe. Mbajtja e pajisjeve të shtrenjta dhe të bukura është etike dhe vlerë. Nuk ka asnjë individ të mos donte të kishte mundësinë e mbajtjes së orëve të shtrenjta dhe çantave modele të fundit plot stil e sharm. Po kur sigurimi i tyre nuk justifikohet me pagat që merë gjyqtari, atëherë, kjo lë vend për interpretime dhe akuza se nuk janë blerë në rrugë normale as me para xhepi. Njerëzit e drejtësisë mund të thonë: Ç’kanë me orët tona këta shkarravitësit? Pse me orët e çantat e gjyqtarëve do merren? A nuk kanë të drejtë ata të vishen bukur dhe me gusto?! Të mbajnë çanta luksi dhe orë të shtrenjta? Kjo është e drejta e gjithësecilit që të mbajë veshje dhe aksesor të kushtueshme pasi janë me estetike dhe më të bukura. Këtu e qortueshme është mënyra e sigurimit të tyre se deri sot të gjithë ata që janë larguar nga sistemi kur është folur për pasuritë e vënë gjatë këtyre viteve nuk i justifikojnë dot, argumentojnë se janë ora të përfituara nga baballarët dhe gjyshërit vjehrri dhe vjehrra, trashëgimi, të përfituar siç nga llotot. Se kështu ngjajnë që njerëzit tanë të drejtësisë janë të varfër po me gjyshër e baballarë e gra me pasuri të madhe. Dhe janë ata që i kanë financuar si për blerje trojesh dhe ndërtesash edhe për aksesor të shtrenjtë, si orë e çanta luksi, rripa, byzylykë, shtëpi apo hotele e pallate. Po pastaj të kamurit e drejtësisë, sapo ndeshin me ligjin, nisin vakancat ilegale, siç veproi së fundi edhe ish-kreu i akuzës së Republikës, Adriatik Llala që nuk i gjendet adresa dhe është në kërkim ndërkombëtar. Mënyrën e blerjes së orëve dhe çantave milionëshe dhe burimin e parave duam të theksojmë, jo shijet dhe gustot e njerëzve të drejtësisë. Ato janë thjeshtë personale nuk na takon t’i komentojmë!