BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Paradoks shqiptar: një Parti Demokratike me prirje terroriste

Paradoks shqiptar: një Parti Demokratike me prirje terroriste

(me rastin e 2 prillit 1991)

Një parti vlerësohet, jo vetëm nga parullat e deklaratat e saj, jo vetëm nga sjelljet, qëndrimet që mban ndaj ngjarjeve të caktuara e veprimeve që kryen vetë ajo.

Jo vetëm nga forcat përbërëse të kësaj partie që përfaqësojnë shtresa të caktuara shoqërore, por më kryesorja është se çfarë produkti prodhon në shoqëri-konstruktiv. Ndërtues me prirje progresive për shoqërinë apo destruktive, shkatërruese, mohuese me prirje regresive duke krijuar një sistem antivlerash nëpërmjet një drejtimi autokrat, antidemokratik, anarkist dhe autoritaristë për të realizuar synimet e veta.

Nën këtë prizëm është parë në këtë pjesë veprimtaria e partisë së demokratikëve të vetëshpallur dhe secili le të gjykojë pastaj se çfarë "elementësh demokratike" ka në gjithë veprimtarinë e kësaj partie qysh nga krijimi i saj e deri më sot. Janë disa ngjarje kruciale të njohura prej të gjithëve që konfirmojnë tezën e dhunës për marrjen dhe mbajtjen e pushtetit me dhunë nëpërmjet tmerrit të përhapur tek njerëzit që ata të silleshin siç donte Sali-UI dhe Partia e Demokratikasve. Janë ngjarje që tregojnë prirjen terroriste të tij dhe partisë së tij,ku fillesën e ka më 2 prill 1991....

..... Si Raishtagu gjerman....

Siç dihet zgjedhjet e para pluraliste u bënë më 22 mars 1991 ku i fitoi partia e punës. Opozita e tërbuar dhe e paduruar për ardhjen në pushtet pas katër vjetësh, nuk ju përmbajt lojës demokratike sepse nuk ishte realisht demokratike. I duhej me çdo kusht pushteti për të realizuar synimet e Amanetit. Kjo kishte rëndësi. Në djall demokracia, por popullit si t'ia bëjmë popullit që të na votojë ne.

Nuk mund të presim katër vjet, atëherë duhej një Kurban si djegia e Raishtagut nga Hitleri që akuzoi komunistët për të fituar zgjedhjet nëpërmjet tmerrit që përhapi me burgosjet, rrahjet, internimet e pushkatimet e komunistëve. Dhe "Arturo Ui" i yni, Sali-Ui e gjeti kurbanin, në qytetin më antikomunist, Shkodrën organizoi vrasjet e 2 prillit 1991, 11 ditë pas fitores së zgjedhjeve. Dhe akuzoi PPSH për vrasjen e tyre, por populli qytetar shkodran nuk e hëngri këtë koqe ulliri për një revoltë popullore.

Kjo ngjarje tashmë pavarësisht se nuk është gjykuar drejt, logjika t'a thotë se fitimtarët nuk kishin arsye të krijonin incidente aq më tepër në Shkodër dhe aq më tepër ndaj një opozite agresive si ajo e PD, e cila njihej për dhunën e shantazhin psikologjik që ushtronte në çdo sjellje, qëndrim apo veprim të kryer prej saj, që në ditët e para të krijimit. Me këtë alibi, arriti të përsëriste zgjedhjet në 22 mars 1992, kohë e mjaftueshme kjo për të përhapur tmerrin në popull se po nuk na votuat ne, përplasje e luftë do ketë. Dhe populli ua dha votën me bindjen, "hajt t'i provojmë edhe një herë këta të shohim se ç'do të na katranosin".

Dhe PD e "fitoi" pushtetin. Ky pushtet duhej mbajtur me çdo mënyrë e mjet. I inspiruar nga teza e Leninit; Tmerroi njerëzit që të të binden ty! Përdori të njëjtën strategji dhe mjete për zbatimin e saj.

Shkatërroi ushtrinë nga frika e ndonjë "puçi ushtarak". Për këtë ngarkoi të ndjerin Zhulali që e kreu detyrën me devotshmëri "demokratike". Nga ana tjetër, caktoi Agim Shehun për të krijuar policinë sekrete dhe të ndjerin islamik, Gazidede për të organizuar SHIK-un sipas modelit të Sigurimit të Shetit. Nxori ligjin 24\1 për "persekutimin" e socialistëve. Filloi heqjen nga puna të specialistëve të fushave të ndryshme dhe i zevëndësoi me militantë mediokër, drejtësinë e mbushi me "plepistë" duke e "pushtuar" përfundimisht edhe sistemin e drejtësisë.

Mbylli fabrikat, uzinat, shkatërroi institucione që kishin vlera të atilla që me një menaxhim racional e konservim të tyre mund të ruheshin e të përdoreshin më vonë. Por synimi ishte që njerëzit në pamundësi punësimi të merrnin arratinë. Ashtu siç edhe ndodhi nga "sytë këmbët" me varka, akade', anije, kamiona e çdo mjet tjetër duke dhënë mesazhin e "ustallarët", nëpërmjet këtij imazhi se; "ja ky ishte sistemi komunist, kështu i katandisi njerëzit".

Prandaj o burra në emër të "antikomunizmit" të vjedhim, të vrasim, të shkatërrojmë duke e quajtur një të drejtë morale të tyre se e shpëtuan popullin nga diktatura. Të gjitha këto u realizuan "tinëzisht", gjithnjë nën psikologjinë e terrorit duke përhapur tmerr e pasiguri tek njerëzit nëpërmjet deklaratave e thirrjeve kërcënuese, mitingjeve të dhunshme, përdorimin e mjeteve të forta për përleshje deri tek kallashët e tritolët.

Këto masa i tmerruan njerëzit dhe shumë socialistë e progresistë, ushtarakë dhe njerëz te arsimuar, specialistë të fushave të ndryshme, akademikë, profesorë, mjekë, inxhinierë me vlera në punën e tyre, të pushuar nga puna e të hedhur në mes të katër rrugëve morën arratinë. Ky ishte eksodi i parë i trurit i detyruar nga "porgrami" berishian. "Tokat e xanuna", me kurse gjashtëmujore zevëndësuan vendet bosh në dikastere, institucione, zyra e pozicione që as në ëndërr nuk se mund t'u shkonte mendja se do vinte dita që këta militantë idiotë e mediokër do të drejtonin shtetin me ligjin e " deleve dhe të kecave".

Nëse me të vërtetë kishte aspirata demokratike Sali-UI dhe partia e tij, me një parlament ku kishte shumicën absolute të votave mund të kishte miratuar çdo ligj dhe reformë që do t'i shërbente demokratizimit të vendit, ndërtimit të shtetit të së drejtës, institucioneve të qëndrueshme të shtetit të pakakapshme nga politika, arsim të ri demokratik publik, si aset kombëtar që garanton të ardhmen e një gjenerate të re, elitë të re politike dhe intelektuale etj.

Kush e pengonte? Por nuk ishte ky synimi por Amaneti.

Prandaj edhe ligjin 7501 të tokave nuk deshi t'a abrogonte por u a la shqiptarëve ferr nëpër këmbë që të grinden, përplasen e të vriten siç ndodh në të vërtetë. Ky ligj ngelet për Shqipërinë "thembra e Akilit", për destabilizim dhe moszhvillim të saj... Sjellje, qëndrime e veprime të tilla që detyrimisht çuan në krijimin e një sistemi antivlerash e zëmëruan popullin dhe duke parë marrëzinë e tyre, populli i tha ndal Saliut në zgjedhjet lokale 26 korrik 1992. Ndal edhe në miratimin e Kushtetutës "mbretërore", që ishte i sigurt se do e fitonte Saliu.

Tashmë zemërimi i kaloi në tërbim, madje në çmenduri duke ndjerë se do të humbiste zgjedhjet e përgjithshme të 26 majit 1996, kishte organizuar manipulimin dhe vjedhjen e tyre më spektakolare, të cilën opozita socialiste e denoncoi dhe doli nga zgjedhjet. Dhe terrorizmi arriti kulmin me 97 dhe 21 janarin ..por për çudi ..asnjë ndëshkim .. Dhe vazhdon ende terrorizmi psikologjik nga " qytetari digital" - përbindëshi i Shqipërisë - "mallkimi më biblik" i historisë sonë .