Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Paradokset e trefishta të 13-të tetorit

Postuar: 23/07/2019 - 07:16

Propozimi i Presidentit Ilir Meta për zgjedhje të trefishta në 13 tetor është njëherësh edhe paradoks i trefishtë. E trumbetuar si dita magjike, çelësi për ti zgjidhur të gjitha në 24 orë në fakt është strategji për ti bërë të gjitha lesh e li. Pas dekreteve seriale dhe çdekretimit të 30 qershorit, terrorin e organizuar kundër një fushate zgjedhore, me pretekstin se ishte nul dhe propagandës se do bëhej kasaphanë e përplasje civile mes palëve, sikur Shqipëria ishte në prag lufte dhe kur asgjë nga këto nuk u provua nga parashikimet ogurzeza, nisi një lojë tjetër për ta thelluar edhe më shumë krizën politike në vend. Sigurisht, Presidenti është i interesuar për paqe sociale dhe marrëveshje mes faktorëve politik. Po gjithçka e koncepton sipas stilit të vet, fillimisht duke bërë kokëfortin, siç deklaroi në një nga konferencat seriale, më parë duke deklaruar se do jepte edhe jetën në interes të zgjidhjes dhe mund të bënte edhe Alenden, më pas Avni Rustemin e Mic Sokolin. Së fundi Presidentit i drejtohet popullit përmes facebook me mesazhin që në 13 tetor të shkohet në tri palë zgjedhje. Pra tri palë zgjedhje në 12 orë. Në se i marrim me radhë tri zgjedhjet, shikojmë se në të tria zgjedhjet e propozuara, ka nga një paradoks të madh dhe të pamundshëm për tu kapërcyer. Jemi në mesin e legjislaturës dhe mazhoranca e konfirmuar në zgjedhjet e qershorit 2017- të, certifikuara dhe të njohura ndërkombëtarisht dhe të shpallura legjitime, parlamenti dhe qeveria kohë më parë pas bojkotit të opozitës dhe djegies së mandateve nga deputetët e saj nga SHBA dhe BE, kërkohet të ndërpritet kontrata dhunshëm, e njëanshme dhe tu thuhet shqiptarëve :Kaq me këtë mazhorancë! Të shkojmë në zgjedhje në 13 tetor. Meta kërkon tu thotë deputetëve të mazhorancës: Tani dorëzoni kartonët dhe dilni bashkë me opozitën rrugore se do fillojmë lojë të re. Boll qëndruat! Shkurt, ju shumica ikni zhdukuni! Po nëse ky është paradoksi numër një, pas tij vjen dyshi. Ende nuk janë konstituuar krybashkiakët e rinj. Nuk janë mbyllur tabelat e rezultateve dhe ky pushtet i dal nga zgjedhjet lokale konsiderohet i paqenë. Arsyeja se nuk mori pjesë opozita. Me këtë manovër kërkohet të flaket, të hidhet në kosh vullneti i më shumë se 800 mijë votuesve shqiptarë që iu përgjigjën ftesës për të shprehur vullnetin e tyre për të zgjedhur organet e qeverisjes vendore. Ende pa u ulur në karriget e bashkive, i hiqet vizë një pushtetit pa drejtuar asnjë ditë. Shkurt u thuhet shqiptarëve se 30 qershori ishte loja. Zgjedhjet legjitime janë ato të 13 tetorit. Çuditërisht është zgjedhur një ditë që në kalendarin horoskopik është si ditë tersi, e konstatoi edhe vetë Presidenti i cili do të kthejë në një ditë lapidare kur të zgjidhen si me magji tërë problematikat që sot ndeshen në politikën shqiptare, ku ai ka pjesën e luanit me qëndrimet dhe veprimet që ka ndërmarrë, duke dekretuar e çdekretuar, pa pëlqim të palëve. 30 qershorin e cila ka qenë një datë kushtetuese dhe e pranuar nga tërë faktori politik i vendit. Pikërisht thirrja për të parë 13 tetorin si ditë zgjedhjesh, lokale është paradoksi më i rëndë, atentati që u bëhet shqiptarëve dhe shkatërrimi i institucionit të zgjedhjeve. Ç`kuptim ka që sapo dolëm nga zgjedhjet, arbitri i fryn bilbilit, kërkon anulim loje dhe cakton ndeshje në një ditë tjetër, ku mundësia për të marrë pjesë të gjithë është zero? Apo për Presidentin tonë është e mjaftueshme që të konsiderohen ligjore zgjedhjet, mjafton që të marrin pjesë vetëm opozita? Nëse ndodh kështu, atëherë lind pyetja: Cili është ndryshim i farsës numër dy nga ajo që ai e pagëzoi farsa një e 30 qershorit? Ndryshon ngjyra apo meqë merr pjesë opozita është ok dhe kjo është legjitime? Po edhe më paradoksale është ftesa që i drejton Presidenti vet Presidentit për tu verifikuar nga vullneti i popullit. Edhe ai në 13 tetor kërkon të votohet në popull. Në këtë lojën me vetveten, pleksen shumë situata dhe dëshira, pamundësitë absolute, pasionet, përplasjet me kushtetutën, me traditën 30 vjeçare të zgjedhjes së presidentëve në Republikën e Shqipërisë, me faktin se edhe ai ka vetëm gjysmë mandati në drejtim të shtetit. Po nuk mbaron këtu paradoksi i zgjedhjeve presidenciale. I pari i vendit e njeh kushtetutën dhe e di shumë mirë se zgjedhja e presidentit bëhet nga parlamenti me tre raunde, siç është zgjedhur edhe vetë zoti Meta me votat e socialistëve, atyre që sot do ti dërgojë në rrugë të madhe. Atëherë si do bëhen zgjedhje nga populli me votë të drejtpërdrejtë kur nuk e lejon kushtetuta apo mos vallë nuk është problem shkelja e saj për interesa madhore që gjykon sot Presidenti ynë? Opozita rrugore për ti bërë qejfin Presidentit dhe për ti kthyer nderet që i ka bërë deri sot, si dhe faljen e pushtetit legjislativ, lokal dhe djegien e mandateve apo daljen në rrugë të madhe në betejë me institucionet i thonë, po, ne jemi gati të ndryshojmë kushtetutën. Po si do e realizojnë këtë të drejtë kur nuk janë më deputetë? Kjo zgjedhja e Presidentit nga populli në një republikë parlamentare është vërtetë kryeparadoksi presidencial në zgjidhjen që kërkon ti japin përmes zgjedhjeve të trefishta në 13 tetor. Zgjedhja e presidentit drejtpërdrejtë nga populli, jo vetëm është e pamundshme nga kushtetuta, po kjo do ishte edhe një ndryshim total i sistemit. Kushtetuta ka vetëm dy vjet që është ndryshuar dhe një ndryshim tjetër do të bënte rreckë kushtetutën, do ti ndryshonte themelet e saj. Si mundet të ndryshojë kushtetuta se do Meta për tu thënë shqiptarëve se unë jam nga ata burra që vë në dispozicion karrierën time dhe jam gati të sakrifikoj presidencën, vetëm që të zgjidhet kriza politike?! Nëse paradokset e dy zgjedhjeve, të përgjithshme e lokale edhe mund të përtypen, kjo e treta, ka vetëm një qëllim. Presidenti kërkon tu thotë shqiptarëve dhe atyre që kanë iniciuar shkarkimin nga parlamenti se, unë presidenti juaj, Ilir Meta, jam nga ata shtetar, i dinjitetshëm, largpamës që për interesa madhore vetësakrifikohem. Kot nuk deklaroi vetëm ditë më parë, se është Avni Rustem. Me këtë të zgjedhjes së presidentit në 13 tetor nga populli, vet Presidenti nuk është i sinqertë. Si lojë është brenda parametrave të strategjisë të gjithë kësaj kohe kur ai kërkon të bëj shpëtimtarin sipas mënyrës së vet. Po njëherësh është i bindur se pushteti i tij nuk preket në 13 tetor. Me këtë propozim arrihen të gjitha për Presidentin. Edhe pushtetet opozitës ia jep në sini, edhe veten e ruan në presidencë edhe mazhorancën e bën siktir. Pasi bën thirrje për ditën magjike që do i rregullojë të gjitha dhe do vendosi balancat në Shqipëri, pasi i jep opozitës gjithçka ka kërkuar me një skemë perfekte, atë që ka dashur ta marrë me dhunë, edhe mazhorancës i heq tërë pushtetet e votuara nga populli, Presidenti ynë i vesh tërë kësaj lëvizjeje radikale, kostumin e integrimit evropian. Presidenti nuk harron të deklarojë: Të kapim 13 tetorin magjik. Ti japim Shqipërisë qeverinë e re, pushtetin lokal të ri, presidentin nga populli për të shkuar në 17-18 tetor të sigurt për çeljen e negociatave!? Ndryshe Shqipërisë nuk do i çelen portat e BE-së. Ndaj mos ta lëmë të na iki 13 tetori. Në 13 zgjidhen të gjitha e tha Presidenti ynë, Shkëlqesia e Tij Ilir Meta. Pas ditës simbol, 13-të, është tepër vonë!

Nga Bardhyl Bejko

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 08/12/2019 - 07:54

Pas leximit të librit “Blloku” njerëz të fushës së letrave, mes të tjerave vunë në dukje sidomos faktin që libri lexohej me interes ngaqë ishte i shkruar mjaft bukur, pra të jepte një shije të mirë leximi.

Postuar: 08/12/2019 - 07:50

Në këto tri dekada që pas përmbysjes së sistemit komunist, për herë të parë ndodh një rokadë norm

Postuar: 08/12/2019 - 07:48

Tërmeti i 26 nëntorit krijoi jo pak viktima, trauma që zor se kanë për t’u harruar, por gji

Postuar: 07/12/2019 - 07:15

Është praktika më normale që një kryeministër dhe çdo qeveritar të takohet me qytetarët nga më i

Postuar: 07/12/2019 - 07:14

Kaluam një tragjedi të madhe, me humbje jetësh e materialesh, që nuk përshkruhen dhe as nuk harro

Postuar: 07/12/2019 - 07:12

Sipas vlerësimit nga shkencëtarët, në botë për çdo ditë ndodhin mijëra tërmete të intensiteteve t

Postuar: 07/12/2019 - 07:08

Vazhdon të rezultojë si një pyetje e rëndësishme ajo që tundon të gjithë: A mund të riparojnë dëm