BREAKING NEWS

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me
x
BREAKING NEWS

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën,
x
BREAKING NEWS

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për
x
BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x

Opinion / Editorial

Paradoksi i protestës, “Çfarë do populli bën partia!”

Paradoksi i protestës, “Çfarë do populli bën

Nga studio e emisionit “Opinion”, Monika Kryemadhi përsëriti disa herë se protestën e kishte thirrur populli dhe ata liderët politikë të subjekteve opozitare zbatonin vullnetin e tij. Pra qenë të ftuar ta udhëhiqnin. Ky është paradoksi më i madh që nuk besoj se do ta gjeni në asnjë kohë dhe në asnjë etapë të historisë. Qasja është nga e shkuara, sipas sloganit “Çfarë do populli bën partia! Pra një lëvizje nga poshtë – lartë, modeli i vijës së masave, ku gjithë dhuna dhe terrori justifikohej në emër të popullit. Nuk dihet se çfarë ka parasysh zonja Kryemadhi me “popull”, sa përqind ekskluzivisht. Nëse flet për anëtarësinë dhe militantët e saj mund të ishte edhe më konkrete. Sa për pjesën tjetër, nuk di se kush e ka autorizuar t’i përfaqësojë. Nëse ka bërë sondazh apo ndonjë referendum, mbi ç’kritere dhe objektiva? Se të njëjtin pretendim mund të ketë edhe PD-ja, dhe loja me shifra do zgjonte xhelozitë e palëve. As më shumë e as më pak, kjo është të flasësh qesim. Dhe në mungesë të këtij serioziteti, pyetjes së moderatorit Fevziu, se cili është qëllimi final i protestës, zonja në fjalë ju përgjigj “kapja e trenit të integrimit” (!) Kjo përngjan me përrallat e “një mijë e një netëve”. Një variant i “çekut të bardhë” në fillimet e pluralizmit, ku cilësohej se me fitoren e PD-së të mirat do vërshonin lumë. Në kushtet normale këtë vështirë se mund ta garantojë edhe mazhoranca e sotme deri në zgjedhjet e qershorit, sepse janë një sërë detyrash që duhen përmbushur, një sërë rrethanash që kanë të bëjnë jo vetëm me zhvillimin tonë të brendshëm, por edhe me gjeostrategjinë, prioritetet e BE-së. Pastaj të krijosh një precedent, ndryshim qeverish gjatë pikut, dhe te pretendosh integrimin bëhet dhe më absurde. Në atë panel u cilësua se protesta ka mbështetje ndërkombëtare, apo se disa prej shteteve kryesore te botës pavarësisht deklaratave në dukej të barazlarguara, kërkojnë “defakto” largimin e kësaj qeverie, apo specifikisht të Edi Ramës. Pra gjithë fokusi është tek një emër. Kësisoj apriori kryetarja e LSI-së, amnistoi veten, Lulzim Bashën dhe gjithkënd prej protagonistëve për të shkuarën problematike. Kur dihet se në mandatin e dytë (2009-2013) PD-ja e bëri baltë dhe për këtë mori një milion shuplaka prej shqiptarëve. Dhe vetë LSI-ja është partia më klienteliste, e njohur për akrobacitë e saj herë djathtas dhe herë majtas për të ndarë llokma pushteti. Shumica e politikanëve të sotëm të cilët kanë pasuri pafund, që përfliten për Offshore nuk mund të sinjifikohen kurrsesi me popullin. Me ata që vuajnë dhe sa mezi ja dalin të mbijetojnë, me ata që tek shikojnë një parlament gagarelësh shprehen se ky vend nuk mund të bëhet, me ata që janë dyndur me mijëra për të emigruar për t’i shpëtuar kësaj kolere që i ka zënë. Qetësia apostolike e disa prej këtyre protagonistëve të politikës së vjetër është tallja më e madhe që iu bëhet njerëzve të thjeshtë të këtij vendi. Lulzim Basha ishte një dështim i plotë në postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës dhe ta mendosh kryeministër do thotë të luash kukafshehti. Gjëja më e mirë dhe nderi më i madh që mund t’i bënin popullit këta lloj politikanësh do ishte të vetëlargoheshin nga skena dhe t’i hapnin rrugën një elite të re. Përndryshe le ta lënë të qetë, të tregohen empatikë. Përdorimi me kohë e pa kohë i nocionit “popull” thjesht për demagogji, për pazarin e radhës, apo ruajtur statuskuonë, është një dhunë në vetvete!

Nga Luan KURTI