Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Paranoja nga Mini-Shengeni Ballkanik

Postuar: 16/11/2019 - 07:19

Mini-Shengeni Ballkanik midis Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë ka krijuar insinuata të ndryshme, kryesisht në trevat shqipfolëse. Shihet si rikthim i Federatës Jugosllave, në rolin protagonist që simulohet kryesisht nga Franca dhe Rusia. Kjo sidomos pas dështimit në negociatat e hapjes së bisedimeve për anëtarësimin në Europë, si një lloj alternative gjersa BE-ja të zgjidhë problemet e saj të brendshme dhe me vendet skeptike. Më shumë se të vërteta, këto janë hamendësime, fobira, skepticizma, paranoja që as vetë artikuluesit nuk i besojnë seriozisht. Kosova dhe Mali i Zi nuk kanë pranuar apriori të bëhen pjesë e bisedimeve, me deduksione të bëra publike që dallojnë nga njëri-tjetri. Polemika më e fortë është midis liderit të Vetëvendosjes Albin Kurtit, që pritet të mandatohet kryeministër dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama. Albin Kurti e ka quajtur “hap të nxituar” këtë Samit ballkanik, diskriminues, duke shtuar edhe faktin e mosnjohjes prej Serbisë të shtetit të Kosovës, teksa Edi Rama e cilëson aktin si “vetëpërjashtues”. Në kohën kur flitet për globalizmin dhe hapjen e kufijve mes shteteve, kjo tollovi, farsë ballkanike dhe sidomos shqiptare është e pakuptimtë. Nëse do ecet me këtë lloj arsyetimi, me alibi, me qasje egocentriste të së shkuarës, integrimi në sensin më të gjerë të fjalës do mbetet në vendnumëro. Nëse liderët, pushtetet respektive, elitat politike do ishin më vizionare, ky lloj formati ballkanik duhej të ishte realizuar edhe më herët, pse jo para procesit të aderimit në UNION. 

Por mesa duket më tepër u ka leverdisur populizmi, votat, qëndrimi në pozicione të ngurta, për të ruajtur statuskuo-në; patriotizmi i rrejshëm dhe përdorimi i kartës së vjetëruar të nacionalizmit ekstrem. Vetë Albin Kurti i ka revizionuar qëndrimet e tij në lidhje me Bashkimin Kombëtar ende pa u certifikuar procesi i votimit. Dhe mirë ka bërë! Hyri në real politikë dhe me gjasë siguroi një bonus ndërkombëtar, sidomos amerikan. Pavarësisht rezultatit, mospërmbushjes së pritshmërive, vetë fakti që palët ulen në bisedime pa praninë e tutorëve, duhet përshëndetur. Nuk zhbëhen shekuj historie me një të rënë të lapsit apo me “urdhër të peshkut”. Rëndësi ka përmirësimi i klimës. Slogani duhet të jetë “Ecim përpara, por pa harruar të shkuarën”. Që nënkupton jo hakmarrjen, ujërat e lumit nuk kthehen mbrapsht, por nxjerrjen e mësimeve për të ardhmen. Dhe një fakt që duhet nënvizuar në këtë proces është se janë shtuar zërat e intelektualëve serbë që pranojnë se Kosova është e humbur dhe duhet pranuar realiteti i ri. Madje gjer në Parlament! Ajo që duhet të na preokupojë është fakti se jemi të konkurueshëm nga Serbia. Gjë që do të thotë se duhet të rrisim kapacitetet tona në çdo fushë. Hapja e kufijve, lëvizja e lirë e mallrave dhe kapitaleve do t’i shërbejë afrimitetit dhe prosperitetit të popujve tanë. Lipset të shërojmë kompleksin e inferioritetit, të heqim dorë nga cic-micet (ku i yti të nxjerr sytë); të gjejmë forca të përballemi me të tjerët me dinjitet dhe në çdo format.

Luan KURTI

 

 

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 07/12/2019 - 07:15

Është praktika më normale që një kryeministër dhe çdo qeveritar të takohet me qytetarët nga më i zakonshmi në një cep të Shqipërisë deri tek njerëzit e shquar, ata që kanë bërë emër me personalitetin, punën, idetë, zg

Postuar: 07/12/2019 - 07:14

Kaluam një tragjedi të madhe, me humbje jetësh e materialesh, që nuk përshkruhen dhe as nuk harro

Postuar: 07/12/2019 - 07:12

Sipas vlerësimit nga shkencëtarët, në botë për çdo ditë ndodhin mijëra tërmete të intensiteteve t

Postuar: 07/12/2019 - 07:08

Vazhdon të rezultojë si një pyetje e rëndësishme ajo që tundon të gjithë: A mund të riparojnë dëm

Postuar: 06/12/2019 - 07:13

Nuk e njoh së afërmi dhe nuk kam patur asnjë rast të vetëm për t’u takuar ballë për ballë m

Postuar: 06/12/2019 - 07:11

Tërmeti i fuqishëm i 26 Nëntorit që goditi Shqipërinë, me qendër në qytetin e Durrësit, mori shum

Postuar: 06/12/2019 - 07:09

Me thënë të drejtën sapo lexova lajmin “bombë” se Agron Tufa na qenkësh arratisur dhe