
Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali Berishën, prokurorët gati kërkesën për t’i kërkuar Kuvendit autorizimin që çon në pranga ish-kryeministrin

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga përfitimi i kontratave Bunkart 1, Bunkart 2, deri tek falja me firmën e kryeministrit për 20 vite prona publike me 1 euro qira, zba...

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK


Nuk po e kuptoja nga kishte marrë zjarr miku im Destan. Enda pa u takuar mirë në mes të bulevardit ''Dëshmorët e kombit '' ia dha breshërimës ; ''Parlamenti i menstruacioneve''....
- Ç'metonimie !?- shpreha i habitur.
- Metonimi thua ti, po pyet deputetin Braçe!?
- Për raportin e grave me ''menstruacione'' ta kisha fjalën dhe unë...
-Korrupsioni është bërë më zi se ''menstruacionet e grave''. Ndryshimi përbën vetëm ; dhimbja, depresionin, të cilat si heq deputeti, po trupi i përvuajtur i shoqërisë. I gjithë sistemi që po ve në dyshim ekzistencën sepse është kapur nga ngërçi i korrupsionit. Janë kthyer të enjtet e parlamentit në perioda që duhan të pastrojnë korrupsionit, por...
- Këtu qëndron dhe metonimia. Deputeti Braçe flet për ''raportin e menstruacionit'' të grave, por me njëherë të shkon mendja tek seancat parlamentare, të cilat nga sallat, kanë dalë nëpër skajpe të diskutojnë buxhetin e 2024, nga se deputetët janë të kapur nga ''mestracionet e korrupsionit''...
-Nga letërsia s'ja them, por si ekonomist me vrau veshin. Femiliteti pa dyshim i jep suporte civilizimit të një shoqërie. Kur dëgjon të vendoset në gojën e një deputeti si Braçe, i cili për kujdesin ndaj shëndetit të grave, përpiqet ta angazhojë dhe buxhetin e shtetit për të vendosur një zë të veçantë, siç është fondi për pagesën e raporteve të grave me menstruacione. Argumenti se një ligj të tillë e ka dhe Spanja, nuk ishte e nevojshme të sillej për sa kohë, e ka gjykuar deputeti ynë i cili edhe pse nuk shfaqet për të qënurit feminist, goditja e tij është me flurudhë. I shfaqur në skajp me figurë e zë, kujtoje se ishte ndonjë reklamë tiktoku për biznes, por kur në faqen e ekranit u shfaqën dhe figura të tjerë deputetësh të cilët diskutonin për buxhetin e qeverisë për 2024, atëhere të bënte t'i thërije mendjes sepse bëhej fjalë për harxhimin e taksave tona. Bara e sehirxhinjve, na binte ne popullit të thjeshtë se, përfaqësuesit tanë opozitarë bënin shoping, nga se mendjet e bëra avale, komisioni parlamentar i etikës, i kishte lënë jashtë parlamentit për dhjetë dit. Dhe s'ishin pak, por 23 deputetë rithemeluesa, të cilët në vend të diskutimeve në foltore mbi buxhetin kishin zgjedhur kariget e bëra lëmsh, të cilat me këmbë përpjetë të krijonin një shije vrastare. Mbase dhe për deputetin Braçe ishte arsyeja e këtyre skenave që kishte sjellë në memorie fjalën menstruacion dhe pastaj ''metonimia'', jote, e kishte çuar në menstruacionin e grave. Në fund të fundit, ligji do të ishte pa dallim, duke përfshirë gjithë gjininë e grave në vend ; ato të krahut të punës, administratës, por dhe deputetet e parlamentit. Ndoshta salla e boshatisur e parlamentit dhe të zhvilluarit të parlamentarizmës nga skajpi, i kishte krijuar lirshmëri mendimi, ndryshe nga se ndodhte me kohën e kronometruar të sallës, por edhe lëshuar të gjuhës më urof. S'kishte kryetare të tërhiqte vëmendje më e pakta dhe e shumta, komision i etikës për të dhënë pushim për të mbledhur mendjen. Në fund të fundit një sallë me 140 deputete, në një grusht vend, barrë është për buxhetin e shtetit. Askush se vret mendjen sepse është qari i kryetarëve të partive, për të mbushur listat dhe mos krijuar qejfmbetje, por salla e parlamentit, nga se ia fut njeri në hut e tjetri në kërcurit, për t'i mbledhur trutë e hallakatura, u jep nga një dhjet ''ditsh pushim''. Ndoshta këtu ka nevojë për një ligj i cili, të mundësojë kalimin në ''kemp'' të trurit të deputetëve që është zënë ''kaps'' nga ''mestracionet e korrupsionit'' dhe ai ka nevojë për ndërhyrje të shpejta të SPAK -ut, për të bërë katarsin e sistemit. Ndërsa me ligjin për mestracionet, nga raportet s'përjashtohen dhe deputetet që kështu shpëtojnë nga diktati i grave deputete '' ndaj burrave të kombit'' që për hir të vërtetës sikur u dridhet nga pak mustaku nga zëri kundërshtues i garave që pret drejt, pa iu dridhur qerpiku. Me një gur vriten dy zogj. Rehatohen gratë me raportet për ligësitë e periodave, por dhe foltores së parlamentit ec dhe t'i largohen karriget me këmbë përpjetë, nga burrat deputetë të rithemelimit të cilët, gjejnë mënyra për të demostruar forcën e muskujve, në mungesë të fuqisë argumentuese të mendimit. Për të qenë të vërtetë fjala e deputetit Braçe, nuk kaloi pa zë edhe pse nga skajpi. Ekranet e mbrëmjes e muarrën në diskutim përmes mjekes gjinekologe e cili në pyetjet nga gazetarët, nuk e shikonte të arsyeshme raportin, për faktin se farmacitë tani, kishin ilaçe që qetësonin periodat e grave, biles edhe në pyetjet e vetë grave nëpër rrugë ne emisioni ''Xhade'', opinionet ishin pro dhe kundra, por më të shumtat e shihnin si një pamundësi sepse, sillte mungesa të mëdha në punë. Imagjino, vetëm në arsim seç mund të sillte në mbarëvajtjen e shkollave. I shtruar në sallën e parlamentit mund të hajë diskutim. Deputetë të cilët kanë dalë, jo nga dyert, por nga dritaret e shkollave, me siguri do t'i këtë mbetur diçka nga figurat stilistike të 9 vjeçares, kështu që duke e parë, hollë- hollë propozimin e kolegut, mund të ngrenë kartonët e jeshil sepse në fund të fundit, është një zgjidhje e shkëlqyer, për t'i dhënë dorë shkarkesave në parlament të cilat, janë kthyer në perioda grash, duke zënë frymën foltores me karriget e hedhur si mullarë të ngrëna bari, që edhe me kaq, o gjë, në sytë e popullit, salla e parlamentit të duket si një gropë e zezë, ku lëvizin hienat në kërkim të gjahut, le pastaj të boshatiset edhe nga raportet e grave në kohë periodash, komisioni i etikës duhet të mbetet i mbledhur për t'i treguar udhët të paudhëve të parlamentit. E morr deputeti Braçe !? I bije pragut të dëgjojë dera, por me deputetë që i zgjedh populli dhe jo, me lista emërore të kryetarëve të cilët zgjedhin emra, të hurit e të litarit, dhe jo mendje të ndritura të kombit të cilave truri u punon për punë të mëdha, e jo lojëra deputetësh që as hipen e as ngiten. Bën mirë që të kërkosh një ligj që të nxjerrë jashtë ligjit mestracionet e korrupsionit të parlamentit, me qëllim të pastrohet tempulli i demokracisë nga ca koka të krisura që mendja u punon vetëm në ngritjen e shereve, për të hedhur gurin e fshehur të vërtetën e luftës ndaj hajdutërisë, me ca komisione të cilat në vend të pastrojnë, shtojnë periodat ''menstruale të deputetëve'' nën hetim për korrupsion,- s'kishte të ndalur miku, kur ekrani i shfaqur në një cep të bulevardit, solli pamjen më tragjike të deputetëve të rithemelimit të cilët në vend të uleshin për të diskutuar projekt buxhetin e 2024 siç ishte në programin e së hënës në parlament, përpiqeshin të merrnin peng seancën, duke u përgjëruar për demokracinë e munguar sepse nuk lejohen të ngrihen komisionet hetimorë parlamentare të vendosura në kushtetutë, kur dihet në 32 vite, seç ç'korrupsion galopant është prodhuar, edhe nga turbullirat e ujërave të drejtësisë nga hetimet sa për sy e faqe të parlamentit. Por ç't'i thuash deputetit Braçe për ligjin avangard, kur deputetët tanë duhan një ligj që t'i shoshitë mirë e mirë pa të trokasin në salla e parlamentit, se kështu e kanë kthyer parlamentin një han pa porta. Të kapur në panik nga SPAK-u, fshihen pas imunitetit të deputetit, a thua se parlamenti, është dera e kishës që fal mëkatet e korrupsionit, e pastron mestracionet e trurit të deputetëve e qeveritarëve të cilëve, miku i vetëm që u ka mbetur janë, karriget të cilat, i hedhin e presin nëpër sallë dhe ato, këmbë përpjetë se këmbë, përpjetë u qëndrojnë, po pa qenë në gjendje të ngrenë zërin për t'i shpëtuar nga korrupsioni i cili në dyert e SPAK-ut, nuk mund të dali nga zyrat e tij, pa i dhënë dënimit gjithkush ka ndyrë duart me taksat e popullit.
Më të lexuarat


Ku ka zë, s'është pa gjë

Nëpërmjet të dialogut, të korrigjimet politika shqiptare

Përse të shkruhen vetëm në anglisht

Disa pyetje për Saliun, Gazin dhe Ilirin

Henry Kissinger, si e pa politikën dhe diplomacinë përmes futbollit dhe Lojërave Olimpike...

Për demokracinë që duam, duhet të kontribuojmë të gjithë!

111 vjet shtet dhe 79 çlirim, por sot Shqipëria është pushtuar nga korrupsioni

Dy dhjetori, vazhdim i pazarit me mjete të tjera

Çmontimi i gjyqeve të montuar...

Dodona Plakë-Kolonja-Kamnik, qytet e qytetërim matriakal çel muzeun kombëtar zonja Elena Kocaqi, zë i fuqishëm pellazgjik i grave shqiptare
