BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Parlamenti i nxënësve ka ç`tu mësojë “baballarëve” të kombit!

Parlamenti i nxënësve ka ç`tu mësojë

Është bërë traditë tanimë edhe pse e re, parlamenti i nxënësve të Shqipërisë të ulet në sallën e kuvendit, jo thjeshtë simbolikisht. Nuk kanë shumë të përbashkët me deputetët e zgjedhur, “baballarët” e kombit, huazuar nga fjalori i viteve të shkuara, atëherë kur vendi ishte nën sundimin e mbretit apo edhe më pas. E përbashkëta e dy parlamenteve, atyre të rinisë shkollore dhe të votuarve me votën e popullit shqiptar, është vetëm salla ovale, kolltukët, podiumi, foltorja, lozhat e plateja. Janë edhe llapadarët, tavolinat dhe fonitë.

Gjithë të tjerat, mentaliteti, egërsia, fjalori, xhelozitë, janë të ndryshme. Diferencat? Nga mosha tek idetë e reja, mungesa e sherreve,urrejtjes, fyerjeve dhe tendencës së denigrimit të palëve. Rëndom, ata të vjetrit, bëjnë zhonglerin, shahen e fyhen në jo pak raste edhe rrihen, duke na dhënë shfaqjet më të shëmtuara para darke ose para gjumit që shërbejnë si tableta për të mos na zënë gjumi. Injektimi i mllefit dhe mbytja e shpresës, shoqëruar me akuza nga më të rëndat, fjalori vulgar dhe fyerjet pa fund, si dhe etiketimet për familjarët me ngjyrat më të zeza nga fillimi deri në fund, janë tipare që dominojnë parlamentin , atë të të rriturve. Në këto tri dekada, demokraci jemi skandalizuar nga shfaqjet që na jepen përditë. Nga koha kur parlamenti është i mbledhur non-stop dhe deputetët qëndrojnë në Tiranë të gatshëm për t`u rreshtuar ballë përballë në sherrin e radhës, duket sikur ndjekim sekuenca të filmave aksion. Pikërisht në këtë sallë, shumë rrallë dëgjon një fjalim që të bën për vete nga i cili mëson e nxjerr përfundime reale dhe me vlerë. Në vend të përcjelljes së mesazheve të shpresës dhe nxitjes së emocioneve pozitive deputetët, disa prej të cilëve kanë tri dekada që qëndrojnë stoik në atë sallë, përcillet fryma e përçarjes dhe denigrimit mes njëri- tjetrit, duke na dhënë shfaqjet më të shëmtuara të cilat nuk përcjellin asnjë mesazh pozitiv, veç ngjallin pesimizëm ekstrem. Nuk mbahet mend që deputetët të sillen me urtësi e dinjitet me kundërshtarët. Të flasë burrërisht, si intelektual. Edhe pse me grada shkencore me një barrë shkollë, sapo futen në atë sallë sikur zhvishen nga kostumi i kulturës dhe veshin këmishën e forcës. U duket mikrofoni grykë topi i gatshëm të gjuajë me plumbat e fjalëve të fjalorit më të zi që nuk dëgjohet në asnjë lagje periferike. Salla kthehet në ring, ku masin forcën sherrxhinjtë, gladiatorët me kostume firmato. Qytetarët shqiptarë, i vënë notën, jo kaluese të gjithë atyre që nuk argumentojnë, diskutojnë apo analizojnë, po shantazhojnë. Nuk u flasin shqiptarëve për ekonominë dhe zhvillimin, po për vjedhje, vrasje, shkatërrim, korrupsion, nxirje, për qeveri dhe ministra anti-europianë dhe i drejtohen palës kundërshtare sikur të jenë ushtarë ardhur nga vendet në luftë që duan të shqyejnë atë që kanë pranë. Të armatosur me fjalorin më të zi. Të prirur për të etiketuar kolegët si të ishin armiq, individ që nuk i shërbejnë Shqipërisë, nisin dhe fyejnë me rob shtëpie, duke u shndërruar nga burra e “baballarë” të kombit, individë të deleguar nga vota popullore në gladiatorë që kanë për detyrë të shkatërrojnë personalitetin e deputetëve që nuk janë në të njëjtën vath me ta. Po kjo është më e pakta. Në atë sallë kemi parë kur ka mbaruar logjika dhe fjala nuk ka vrarë sa duhet, është vënë në përdorim boja e zezë, mielli, topat e letrës janë kërcënuar për tu nxirë fytyrën më zi se këpuca. Kur nuk ka bërë punë, këto armët e lehta, janë vënë në përdorim shishet e ujit. Dhe kur këto nuk kanë dhënë frytet e kërkuara, janë përdorur grushtet e shkelmat. Më herët nuk kanë munguar edhe plumbat dhe plagosjet me armë pikërisht më atë sallë që rëndom konsiderohet, tempulli i demokracisë. Askush nuk kërkon që parlamenti të jetë me një kokë, të gjykojë me një mendje, të operojë me një ide. Atje janë deputetë nga forca të ndryshme politike, nga e majta deri tek ekstremi i djathtë dhe kjo është përzgjedhja e qytetarëve të cilët kanë të drejtën kushtuese që të delegojnë në Kuvend individët që pëlqejnë dhe besojnë se do sjellin ndryshimin, do luftojnë të sjellin në parlament zërin e qytetarëve. Sikur mos të mjaftonin tërë këto zullume, parlamenti i të rriturve ndizet në jo pak raste flakë sikur është skenë ku xhirohen filma horror. Për më tepër kur burrat dhe ”baballarët” e kombit nuk ndihen të plotësuar me kaq, marrin vendime drastike që t`iu kundërvihen me të gjitha armët nga molotovët e tymueset, mjetet piroteknike pse jo edhe armë për të shkulur nga vendi, jo vetëm karriget e deputetëve, po për të gllabëruar edhe vet godinën, simbol të demokracisë, parlamentin, organi më i lartë i pushtetit. Edhe pse deputetët tanë, ata të vjetrit e njohin shumë mirë këtë aksiomë pasi vet i kanë bërë dhe miratuar ligjet sapo marrin pak zjarr, nxehen kur nuk u plotësohen tekat. Denigrojnë me fjalor rruge, etiketime skandaloze, jo vetëm deputetët në sallë, po deri fëmijët e nipat e tyre, shajnë me “libër shtëpie”. Të denigrojnë me të gjitha format ata që janë në atë sallë që duhet të jenë shembull frymëzimi, pajtimi, uniteti kombëtar, progresist për të shpënë përpara Shqipërinë. Shumë rrallë dëgjon në atë sallë fjalime që të ngrenë peshë zemrat e shqiptarëve. Në çdo fjali ka fjalë si qelbësirat, hajdutët, autokratët, ta bëj fytyrën më të zeza se këpuca, ti je vemje, fashist, ballist, arrogant, pa shkollë, idiot, maskara, pa moral dhe sharjet e etiketimet janë pafundme, saqë nuk do mjaftonte një libër mijëra faqesh të rreshtoheshin dhe të kuptoheshin nga të gjithë. Kur nxehen “baballarët” e kombit, ata që pretendojnë të jenë ajka e shoqërisë, individë me dinjitet të pacenueshëm shpërthejnë portat e kuvendit, armatosen me të gjitha armët dhe ia nisin betejës për të shkulur nga rrënjët godinë simbol të demokracisë. Sapo mbyllin kapitullin e luftës fizike, menjëherë shfaqen si të moderuar, buzëqeshur, individ plot sharmë, burra e gra veshur firmato që betohen se do luftojnë të na shpien në BE brenda ditës. Thua se nuk janë ata grindavecët që pamë vetëm pak më parë. Ajo sallë ka parë edhe burra shumë të mençur , mendje ndritura, fjalët e të cilëve janë memorizuar në kujtesën popullore. Janë gdhendur në granit duke u shndërruar në emblema të qytetërimit të popullit. Mençuria e tyre mbetet e paharruar ashtu sikundër analizat e brilante fryma kombëtare dhe përparimit të Shqipërisë. Natyrisht, jo të gjithë deputetët e asaj salle ndër vite kanë qenë në të njëjtin standard. Ka shumë prej tyre që bëjnë diferencën. Po janë si pika e vesës që shkëlqen dhe shkrin sapo mbi të bien rrezet e diellit. Mes atyre që u peshonte fjala dhe nuk fyen kurrë renditen emra të mëdhenj, si Dritëro Agolli, profesor Servet Pëllumbi, Bashkim Kopliku, Pjetër Arbënori, Et`hem Ruka, Bare, Teodor Laco, Mimoza Hafizi, Lindita Nikolla, Vath Koreshi, Kico Blushi, Xhevat Lloshi, etj. Sa për deputetët sherrxhi, ata nuk ka listë t`i nxërë. Pikërisht, kjo ka bërë që me kuvendin shqiptarët janë mërzitur. Kanë marrëdhënie të akullta, i kanë fijet të këputura. Nuk i tërheq. Janë bërë indiferent. Jo se nuk kanë interesim, po nuk duan të futen në vorbullën e pesimizmit dhe trishtimit. Ky është kuvendi i burrave dhe grave që janë në atë sallë pasi janë votuar nga populli. Sapo kanë kapërcyer atë prag, shumica mendojnë veten korifej që janë atje për merita personale. Se jo rastësisht janë në atë sallë. Po se e meritojnë. Këto ditë në karriget e lëna bosh në një ditë pushimi, u ulën “parlamentarët” më të rinj. Janë parlamentarët që nuk hynë me votat e popullit. Nuk kanë bërë fushatë elektorale. Nuk kanë bredhur fshat më fshat e lagje më lagje. Nuk kanë përqafuar e puthur cilindo që i kanë kërkuar votën .

 

Është parlamenti i ri. Me parlamentarë nxënës të Shqipërisë. U mblodhën në sallën e Kuvendit. Janë fare të rinj, pa ngarkesa, pa thinja. Nuk janë akademikë, shkrimtarë me libra apo luftëtarë, armatosur me bojë, eksploziv, shishe uji e fishekë manovër. Nuk kanë nëpër duar lëndë helmuese apo gaz me ngjyrë. Nuk janë as qëndrestar, as guximtar, aq më pak të dalluar për sherre e fyerje. Janë brezi më i ri. Kanë mendje të freskët, shpirt të bukur. Formimi i tyre është shkenca dhe teknologjia, informatika dhe muzika. Janë të armatosur me ide reformatore dhe kanë koncept real për demokracinë dhe shoqërinë. Duan të jetojnë dhe punojnë këtu në atdheun e tyre. Të shkollohen shkëlqyeshëm. Mundësisht në universitetet më prestigjioze. Janë e ardhmja e këtij vendi. Në këtë takim të parë ishin nxënës parlamentarë nga legjislatura e re dhe ajo e kaluar. Ky është parlamenti i nxënësve. Çfarë kontrasti i jashtëzakonshëm mes tyre!

Ministrja Kushi dhe e zonja e shtëpisë, Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla. Legjislatura e kaluar e parlamentit të nxënësve kishte një vlerë të madhe për sa i përket bashkëpunimit me njëri-tjetrin, një element që fatkeqësisht në parlamentin e të rriturve mungon. Nxënësit e parlamentit të vjetër të nxënësve, shpalosën vlera. I njëjti bashkëpunim pritet edhe nga parlamentarët e rinj. Ka disa vlera që të rriturit ,ata deputetët e vërtetë duhet t’i mësojmë nga parlamentarët nxënës. Është pikërisht bashkëpunimi dhe harmonia që në parlamentin e të rriturve mungon tërësisht. Parlamenti i kaluar i nxënësve dha shumë ide për mësimin online, nismën “digjitalizo një nxënës”, luftën kundër bullizmit dhe fenomeneve sociale.

Parlamenti i nxënësve do bashkëpunoj ngushtë për luftën kundër fenomeneve negative, krimit, drogës, vrasjeve, dhunës. Parlamenti i nxënësve nuk pretendon të ketë menynë e “baballarëve” të kombit. Nuk do miratojnë ligje, as do përzgjedhin ministra. Nuk do formatojnë qeverinë, nuk do bëjë politikën e madhe, as të brendshme, as të jashtmen, por do reflektojë më shumë përfshirje dhe mbështetje, me qëllim identifikimin e rasteve në kohë sa më të shpejtë bashkë me mësuesit dhe me punonjësit psiko-socialë. Do jenë zëri i bashkëmoshatarëve të tyre kudo në Shqipëri. Do forcojnë marrëdhëniet mes njëri- tjetrit, do kërkojnë pedagogë sa më profesional, përmirësim të teksteve dhe kualifikim shkencor të pedagogëve dhe tërë trupës mësimore. Do luftojnë për forcimin e marrëdhënieve prind- mësues, përmirësim të maturës shtetërore, futjen e teknologjive dhe laboratorëve modernë. Këto nuk janë punë të vogla, janë me shumë vlerë. Dhe ata, deputetët e rritur duhet ti dëgjojnë të rinjtë, po duhet edhe të mësojnë të sillen me frymën e mirëkuptimit. Larg sherrit dhe urrejtjes, denigrimit dhe fyerjeve pa fund. Shumë mund të mësojnë “baballarët” e kombit nga fëmijët e tyre parlamentarët nxënës. Veç etikës dhe solidaritetit edhe mënyrës së komunikimit. Për kulturë, për mirësjellje, edukatë, le të mësojnë se në këtë parlamentin e nxënësve, 102 prej parlamentarëve, ose 73 për qind janë vajza. Për parlamentin e të rriturve ka qenë sfidë rritja e numrit të grave. Kjo është legjislatura e dytë e këtij parlamenti me 140 pjesëmarrës, i cili shërben si një organ këshillimor pranë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, me fokus pjesëmarrjen aktive në proceset e vendimmarrjes dhe rritjes së cilësisë në procesit arsimor. Ky është objektivi dhe thelbi i veprimtarisë së parlamentit të nxënësve. Po ajo që duam të nënvizojmë është: Parlamenti i nxënësve ka ç`tu mësoj “baballarëve” të kombit. Ata të mësojnë nga bijtë dhe bijat e tyre për t`u sjell ndryshe për të arritur së paku nivelin dhe kulturën e sjelljes së parlamentit të nxënësve!