
Thellohet tragjedia për familjen nga Vora, babain ia vrau gjyshi dhe nëna ndodhet në burg, aksidentohet për vdekje djali i Kudret Saliajt. Ishte duke udhëtuar me...

Aksident i rëndë! Makina përplas për vdekje djalin e Kudret Saliajt

"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit duan Big Brother-in, jo fantazitë e Saliut

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që shkriu së qeshuri studion (VIDEO)

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe Duçkën dhe ngre dyshime të forta: Doriani ka pasur një trajtim të veçantë në Kiev, më bënë përshtypje çantat…

"Kryeministri duhet të përballet me të vërtetën", Dash Shehi reagon për skandalin “McGonigal”: Rama duhet të japë dorëheqjen!

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë do të ndodhi me inflacionin gjatë vitit 2023

Parlamenti pse është shqetësuar, Presidentin për ta kufizuar, kur s’ka më shqiptarë për t’u dekoruar

Shkruar nga Prof. Dr. Ago Nezha 16 Janar 2023

Në Shqipëri, nuk është çudi, kur çdo ditë dëgjon nga një marrëzi, kjo s’përbën risi. Kemi dëgjuar që parlamenti është shqetësuar, se s’ka mbetur shqiptar pa u dekoruar dhe ka nxituar, një ligj ka hartuar, Presidentit të ri dekorimet për t’ia kufizuar. Ky lajm Presidentin e ka alarmuar. Kot është shqetësuar, se dhe kuotën që i është caktuar, s’ka për ta realizuar, se në Shqipëri shumë pak kanë ngelur pa u dekoruar. Të çudit fakti që parlamenti, s’ka punë tjetër po shqetësohet se sa dekorime do bëj Presidenti, se këtu “lulëzon” ekonomia e “shndrit shteti”, “shkëlqen” drejtësia e media thërret u bëftë “qameti’, tjetër çfarë mbeti ?!...Parlamentit tonë të “nderuar”, për një gjë jam duke e siguruar, mos e prish gjumin, mos të rri zgjuar, se sado të mundohet Presidenti për të dekoruar, shumë pak do bëj se kanë mbaruar, janë dekoruar nga Presidenti i kaluar. Parlamenti është futur në merak, e Presidentit Bega po i futet në hak, ky është një problem “serioz”, që mund ta zgjidhë vetëm kupola e drejtësisë, i famshmi SPAK. Presidenti Meta, kishte një filozofi, ku ka sasi ka dhe cilësi dhe s’la pa dekoruar njeri, që kishte teserën LSI, e miqësi, zot, si shpëtoi pa e ngrënë me sy. Këtë detyrë e kreu me nder, ishte shumë “korrekt” dhe shumë i prerë, veç për kundërshtarët villte vrer, duke u betuar në mitingje e takime, se me thika e sëpata do t’i pres me dorën time. Presidenti Meta, ka”merita të veçanta”, në çdo takim shpërndante dekorata, deri në vlerësimet më të larta. Këtë detyrë më mirë se kushdo President tjetër e kreu, duke thënë që unë jam si Skënderbeu,që kur kaloj tundet dheu. Foli e çfarë nuk foli, xhevahire nga goja nxori, unë jam si Mic Sokoli, nëpër tribuna premtoi, gënjeu e vodhi, e pa lagur doli. Syrit vigjilent të Presidentit Meta, i interesonte partia dhe kuleta, ndaj nuk ka munguar, për të dekoruar të paaftë e të patalentuar, që i janë bashkuar, qofshin këta dhe të korruptuar. Ai, i shpërbleu duke dhënë dekorata me lopata, për të kontribuar te Partia e Lirisë, që i ka sjellë “paqe”, “prosperitet” dhe “mirëqenie Shqipërisë”. U bë tellall, popullin shqiptar e ngriti në piedestal, si popull punëtor, i talentuar e patriot,që falna o zot, të tillë popull nuk gjen në botë. Këto merita, popullit ja zbuloi opozita, se mazhoranca fle gjumë, është në errësirë, s’ka drita. Më kujtohet, që edhe në socializëm, nga udhëheqja, populli me këto epitete lavdërohej. Nuk arrij të kuptoj shqetësimin e Presidentit Bega, që ktheu ligjin e Parlamentit për dekorime, se i ka sjellë atij kufizime. Po të më dëgjoj mua, të rrijë i qetë, se nuk e ka të lehtë, të gjejë kontingjente për dekorime, vështirë do ta ketë, boll i ka kuotat që ka miratuar i “shndritshmi” Parlament. Gjumi s’do ta zerë, do t’i duhet të trokasë derë më derë, të gjej ca pleq, ose të pres ata që s’kanë lerë, se janë bërë mjeshtra të mëdhenj buq, blegtor, kapter, guzhinjerë dhe kamerierë. Po të kërkoj të zbatojë parime, s’do ketë më dekorime, do dekorojë ato që janë jetime, se kanë mbetur vetëm thërrime. Presidenti Meta, në një mandat, bëri fushatë, poshtë e lartë, duke shëtitur lule më lule si bleta dhe dekoroi me mijëra veta. Presidenti Bega s’ka pse të jetë i shqetësuar, se shqiptarët të gjithë janë dekoruar, nga paraardhësit e tij të përkushtuar dhe ata që janë larguar i mbajnë dekoratat në qafë dhe në duar, duke u lavdëruar, si të privilegjuar, që vijnë nga një vend i “bekuar”.
Më të lexuarat


Jam i çuditur!

Anija e Edit vërtet fut ujë, por ajo e opozitës është fantazëm e pa flamur!

Të informoj, o kryetar, se e bëra copash fotografinë që me Edi Ramën kisha dalë!

Sekti “Rama” keqpërdor praktikën e akteve normative

Asosacioni, një handikap për politikën kosovare

Protesta e njerëzve që vetorganizohen dhe ajo e politikanëve që “organizojnë” partizanët!

U hoqën kamerat, oooheeejjj…!?

Java e gripit të Berishës për kurim në shtëpi dhe e Ramës nën hetim nga FBI!

Shtetin e Kosovës e themeloi Amerika, - dhe jo Albin Kurti

A kemi nevojë për një “mik” si BE-ja?
