
Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali Berishën, prokurorët gati kërkesën për t’i kërkuar Kuvendit autorizimin që çon në pranga ish-kryeministrin

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga përfitimi i kontratave Bunkart 1, Bunkart 2, deri tek falja me firmën e kryeministrit për 20 vite prona publike me 1 euro qira, zba...

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

Parlamenti që meriton urrejtjen dhe vetëm urrejtjen e qytetarëve

Shkruar nga Saba Lama 9 Nëntor 2023

Parlamenti është një organ i rëndësishëm institucional për çdo vend me regjim demokratik, pa të cilin nuk mund të kuptohet funksionimi i një shteti me një regjim të tillë. Në parlament merren vendime të rëndësishme, miratohen ligje që janë produkt i diskutimit dhe i mendimit plural të anëtarëve që përfaqësojnë atë, si dhe i procesit përmes votës së lirë të secilit prej anëtarëve për ligjet që miratohen. Sigurisht arritja e suksesit për një vend demokratik varet edhe nga mënyra se si funksionon klima e veprimtarisë së parlamentit dhe cilësia e anëtarëve që e përbëjnë atë, si dhe nga kauza që i preokupon anëtarët e parlamentit për zhvillimin e vendit të tij. Populli ynë në tranzicionin demokratik, vazhdimisht i ka drejtuar sytë dhe vëmendjen nga Parlamenti i tij, për të pritur mirëqenien e jetës në vend nisur nga problemet e përjetuara ndër vite, por ende nuk e ka parë progresin e nevojshëm, përkundrazi qytetari ynë ka dalë i zhgënjyer dhe i mashtruar prej parlamentarëve të tij, pavarësisht nga premtimet e bëra në diskutimet e radhës. Nëse do t’i referohemi panoramës së zhvillimeve në vendin tonë, ajo është e dhimbshme dhe mjerane. Të tilla janë :niveli i lartë i papunësisë, përkeqësimi i tejskajshëm i gjendjes ekonomike, indeksi i pagave të pensionistëve që për momentin është ende qesharak përballë ekonomisë së tregut në jetën e përditshme ( e këtu është fjala për kushtet më minimale të jetesës ), gjendja mjerane e sektorit të arsimit dhe shëndetësisë si dhe e sektorëve të tjerë të jetës në vendin tonë. Po kështu korrupsioni me përmasa galopante që ka përfshirë tashmë politikanë, qeveritar dhe drejtues të shtetit shqiptar dhe zyrtarë të tjerë të lartë të administratës shtetërore, si dhe pasuria e paparashikuar dhe marramendëse e këtyre shtetarëve dhe qeveritarëve e siguruar përmes vjedhjeve dhe grabitjeve me taksat e qytetarëve, ka thelluar dhe po thellon gjithnjë e më shumë varfërinë dhe nivelin e ulët të jetesës në vend. E kjo varfëri e përjetuar, tashmë është bërë shumë masive në jetën qytetare. Kjo që ndodh pa dyshim ka të bëjë me kauzën e parlamentarëve tanë, kauzë e cila ka qenë dhe vazhdon të jetë vetëm karriera dhe lakmia e tyre për pushtet, si dhe etja për t’u pasuruar duke vjedhur dhe grabitur taksat e qytetarëve shqiptar siç lartpërmendëm dhe jo për të menduar për mirëqenien e popullit dhe jetës në vendin tij. Edhe ngjarjet e dhunshme që kemi përjetuar para pak ditësh në parlamentin tonë(duke patur si aktorë elementë të përfaqësuar nga e djathta opozitare ), që u reflektuan me përmbysjen e karrigeve dhe hedhjen e lëndës tymuese dhe që ende tensionet dhe trazirat vazhdojnë të pasojnë njëra- tjetrën, kanë si rrjedhojë krijimin e kaosit dhe prishjen e klimës së veprimtarisë së punimeve të kuvendit në parlament. Ky skenar i ndodhur në jetën parlamentare nisur nga performanca që rrezatoi, padyshim do të thotë se në parlamentin shqiptar kemi të bëjmë me akte të rrugaçërisë si dhe të injorancës, që i reflektojnë elementë të caktuar në mënyrë të organizuar ( që i përkasin opozitës shqiptare të momentit ). Por për skenarët dhe aktet e dhunës që po reflekton opozita shqiptare e radhës, dua të nënvizoj se të tilla akte të papërmbajtura po përkojnë furishëm pas shpalljes “ non grata “ të z. Berisha nga Sh.B.A-ja. Ky fakt të bënte mendosh se dhuna për të cilën bëhet fjalë, mund të jetë e iniciuar nga vetë ish kryeministri Berisha( sepse dihet se ku fle lepuri, nisur nga zhvillimet e momentit ). Sigurisht aktet e dhunës që po përjetojmë në jetën parlamentare nga elementët që i manifestojnë, dëshmojnë qartë se ata nuk e meritojnë votëbesimin e dhënë nga populli për pozicionin ku ndodhen dhe misionin që kanë. Gjithashtu të tilla akte dhe sjellje, të bëjnë të kuptosh se kemi të bëjmë me elementë që duan destabilizim, rrëmujë dhe anarshi për plotësimin e interesave të tyre egoiste, dukuri të cilat kanë qenë gjithnjë prezente gjatë gjithë tranzicionit demokratik shqiptar në rrugën e reformave. Lidhur me aktet e dhunës të reflektuar nga opozita, midis të tjerash ajo ngren si shkak dhe motiv kryesor mohimin e të drejtave kushtetuese nga mazhoranca socialiste dhe pikërisht ka të bëjë me refuzimin, kufizimin dhe bllokimin e ngritjes së disa komisioneve hetimore parlamentare ( gjithsej 8 komisione të refuzuara për momentin }, dukuri kjo që ka agravuar situatën në pikën ku ndodhet për momentin në raportet pozitë-opozitë. Mendoj se opozita ka plotësisht të drejtë për refuzimin dhe kufizimin që i bëhet lidhur me ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare nisur nga roli që kanë,sepse ato janë mekanizma që ju mundësojnë deputetëve të ushtrojnë hetimin parlamentar ndaj zyrtarëve me imunitet. Komisionet hetimore, janë instrumenta parlamentar dhe një e drejtë që u njihen të gjithë krahëve politik dhe mjafton që ta kërkojnë të paktën 35 deputetë. Gjithashtu domosdoshmëria e funksionimit të tyre, ka të bëjë me nxjerrjen e përgjegjësisë ligjore, politike dhe administrative, si dhe me sjelljen e risisë së përmirësimeve ligjore në fushën e menaxhimit të parasë publike. Por dua të nënvizoj se opozita në kuadrin e të drejtës që i takon për ngritjen e komisioneve hetimore, gabon në mënyrën e zgjidhjes së kësaj të drejte të refuzuar dhe të kufizuar nga mazhoranca, pasi të drejtat legjitime nuk zgjidhen duke protestuar me rrugën e dhunës apo duke hipur mbi kangjella ( është fjala për 8 deputetët e përjashtuar nga punimet e kuvendit që hipën mbi kangjella dhe u futën nga dritaret për të vajtur te Kryesia e Kuvendit ), veprim i cili është vlerësuar edhe nga SPAK si një taktikë dhe strategji e opozitës për të acaruar situatën politike dhe kjo sigurisht vjen për atë që ka ndodhur në SPAK me thirrjen e Berishës (për problemin tashmë të njohur ). Praktikat e opozitës kanë dëshmuar se ajo kërkon të vijë në pushtet me çdo kusht duke përdorur të gjitha mjetet, por ajo duhet ta ketë më se të qartë se aktet e dhunës dhe të rrugaçërisë jo vetëm që nuk e forcojnë atë, por e dobësojnë akoma dhe shumë të ardhmen e saj, ndaj për arritjen e qëllimit që ka ( ardhjes në pushtet ), duhet të ketë kurdoherë si strategji të e saj luftën vetëm me mjete demokratike, përmes rrugës së propagandës dhe sjelljes së saj për t’i bindur qytetarët e vet se ata e meritojnë pushtetin dhe qeverisjen dhe janë më të mirë, krahasuar me mazhorancën e momentit. Lidhur me tensionet dhe ngjarjet trazuese që ndodhin në jetën parlamentare, mendoj se edhe mazhoranca e momentit ka përgjegjësinë e saj në drejtim të zbatimit të rregullave të kuvendit si dhe të plotësimit të disa të drejtave kushtetuese ndaj opozitës parlamentare. Gjithashtu mazhoranca në raport me opozitën, duhet të tregohet e mirësjelltë për të mos i dhënë shkas për irritim, pasi opozita nisur nga praktika, është e prirur për irritim dhe e gatshme për kryerjen e akteve të dhunës, aq më tepër nga humbja e pushtetit në zgjedhjet e radhës, por jo vetëm kaq por edhe nga përbërja e disa elementëve që ka opozita, si rrjedhojë e natyrës dhe e karakterit që kanë. Mazhoranca gjithashtu nisur nga zhvillimet e ndodhura, duhet të jetë e ndërgjegjshme se në momente të caktuara gjatë punimeve të parlamentit, përmes disa përfaqësuesve të saj ka raste që tregohet kryeneçe, madje edhe me sjellje të arrogancës dhe dëlirit, që bëhen shkas për acarimin e situatës dhe provokojnë opozitën për të ndërmarrë veprime të papërmbajtura, që krijojnë incidente dhe më pas kanë si rrjedhojë prishjen e klimës së punimeve të parlamentit. Mos harrojmë faktin tjetër të rëndësishëm se ky parlament me modelin dhe sjelljet që reflekton, thellon akoma dhe më shumë imazhin e keq te partneret tanë ndërkombëtar për frenimin dhe mosbesimin e integrimit dhe anëtarësimit të Shqipërisë në BE ( sepse dihet që kjo e fundit ka detyrat e caktuara të përmbushjes, për të merituar anëtarësimin në këtë organizëm të rëndësishëm). Në kuadrin e këtyre skenarëve të ndodhura e shoh të arsyeshme të shtrojmë edhe pyetjen : përse ndodhin të tilla skenarë ? Në këtë drejtim mendoj se ato janë rrjedhojë e prurjeve të kohës në tranzicion, që për momentin ka prodhuar dhe favorizuar më shumë elementin negativ dhe injorant, si dhe segmente të caktuara që kanë marrë pozita dhe pozicione të pamerituara nga votat e manipuluara dhe të pandershme në proceset zgjedhore. Të tillë elementë për interesat e tyre egoiste dhe pushtetarë e mbajnë peng zhvillimin dhe përparimin e vendit. Gjithashtu faktor tjetër ndikues është mungesa e përvojës demokratike si dhe e prezencës së mentalitetit komunist për të drejtuar me gjuhën e unit dhe të autoritarizmit të trashëguar nga koha e gjatë e regjimit të diktaturës komuniste. Një faktorë i tillë është ende i gjallë, që reflektohet si nga e krahu i së djathtës ashtu edhe nga e krahu i së majtës, nisur nga praktikat dhe mënyrat e qeverisjeve të radhës në këto 32 vite të jetës në tranzicion. Kjo klimë në mënyrën e të drejtuarit, ka si rrjedhojë edhe nivelin e Parlamentit ku tashmë ndodhet. Lidhur me mënyrën se si funksionon parlamenti ynë i sotëm me debatet e tij shterpë dhe pa produktivitet, dua të kujtoj thënien e filozofit të shquar Karl Marks kur bëri vlerësimin e parlamentit anglez në vitet e funksionimit të tij gjatë Revolucionit Borgjez Anglez në vitet ( 1642-1649 ). Për dobësinë e funksionimit të parlamentit për kohën që bëhet fjalë ai është shprehur : “ Ky parlament për diskutimet që bëhen dhe produktin që jep, i ngjanë një parlamenti të përbërë nga plaka llafazane “. Së fundi lidhur me incidentet dhe skenarët që ndodhin në parlamentin shqiptar,dua të theksoj, se ato nuk janë thjeshtë një rastësi, por skenarët e radhës që ndodhin në veprimtarinë e jetës parlamentare. Të tilla skenarë, për impaktin negativ që krijon në jetën qytetare,dhe për atë që prodhojnë parlamentarët tanë të momentit gjatë veprimtarisë e tyre, meritojnë urrejtjen dhe vetëm urrejtje nga qytetarët e këtij vendi, pasi ka në themel humbjen e shpresës dhe të besimit tek ata për mirëqenien dhe zhvillimin e vendit tonë edhe në të ardhmen.
Më të lexuarat


Ku ka zë, s'është pa gjë

Nëpërmjet të dialogut, të korrigjimet politika shqiptare

Përse të shkruhen vetëm në anglisht

Disa pyetje për Saliun, Gazin dhe Ilirin

Henry Kissinger, si e pa politikën dhe diplomacinë përmes futbollit dhe Lojërave Olimpike...

Për demokracinë që duam, duhet të kontribuojmë të gjithë!

111 vjet shtet dhe 79 çlirim, por sot Shqipëria është pushtuar nga korrupsioni

Dy dhjetori, vazhdim i pazarit me mjete të tjera

Çmontimi i gjyqeve të montuar...

Dodona Plakë-Kolonja-Kamnik, qytet e qytetërim matriakal çel muzeun kombëtar zonja Elena Kocaqi, zë i fuqishëm pellazgjik i grave shqiptare
