BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

"Partia Company" ose demokracia e munguar!

"Partia Company" ose demokracia e munguar!

Nuk u deshën më shumë se sa dhjetë vite që nga i famshmi 1991 që demokracia në Shqipëri të "zbulonte" thyerjen e vërtetë të saj ose krijimin e partive fabrikë, bankë, ndërmarrje! Po, të kthimit të partisë nga një grup njerëzish që kanë aksione politike të përbashkëta dhe me këto aksione ideale arrinin të zgjidhnin forume dhe lidership, në një "grup drejtues" aksionesh financiare, aferash bankaro-ndërtuese të ditura dhe të pa ditura, monopole biznesi të dukshëm dhe pa dukshëm, borde aksionere financiare, të komanduara nga trashëgimi politike që nuk kanë të bëjnë me demokracinë e brendshme në asnjë pikë të jetës së tyre! Sali Berisha i parë, ishte një person që imitoi PPSH-në si marrëzi sunduese e kontrolluese dhe këtij aksioni pothuaj idiot i shkoi deri diku dhe Nano, përjashto konceptet e tij shumë ndryshe nga Berisha mbi demokracinë?! Por Nano "shpiku" marrëzinë e futjes së biznesmenëve, të të pasurve në politikë! Pa kontroll moral, etik dhe financiar. E në kohë të tij, filloi ashpër transformimi i PSSH-së në një model partiak që po lidhte biznesin me politikën në mënyrë të pa zgjidhshme! Më pas, Berisha i dytë filloi kthimin përfundimtar të PD-së në "Parti Company" ku aksionet ishin sa nga biznesi dhe nga politika e pasuruar me korrupsion, në mënyrë më të paskrupullt! Berisha gjithmonë do të bënte njeriun e fortë dhe me biznesmenët, por tashmë partia e tij kishte dalë nga ajo tradicionalja! Ajo bazohej në favoret e miqve të pasur, të tenderave të miqve të pasur, të pasurimit të miqve politikë dhe të pasurisë mbi politikën e të pasurve! Partia Demokratike u nda në sektorët rajonalë të domeneve të njerëzve të pasur dhe të pasurisë si fabrikë e tillë në shoqërinë e korruptuar shqiptare! Sigurisht një njeriu sundimtar dhe pothuaj tiran si Berisha, kjo nuk mund ti pëlqente deri në fund, por tashmë procesi i "partisë company"dhe me rritjen e fëmijëve të tij kishte përfunduar së ndërtuari! Ai dhe po të donte nuk e ndalte dot, le që tashmë nuk kishte asnjë rrugë tjetër! Mandati i dytë i tij ishte një moment tragjik i përfundimit të partisë politike PD dhe transformimit të saj në "aziendë" apo fabrikë, apo në një kompani të vërtetë që kishte liderin maximus të plakur! Po po, biles dhe të lodhur nga disfatat dhe marrëzitë në qeverisjen e korruptuar, arrogante dhe budallaqe shpesh herë në gabime fatale! Në 2013-tën u vetërrëzua nga kalbja e përgjithshme, për ti lëshuar vendin një faze tjetër të vazhdimit të kthimit të partive në fabrika apo kompani ekonomiko-financiare!

Ky ishte momenti i ri i Edi Ramës për të transformuar përfundimisht PS-në në parti aziendë që tani në mandatin e dytë, po e vërteton përditë që nuk ka asnjë shans më, për të pasur një model partiak jashtë interesit financiar dhe jashtë interesit të biznesit të pasur, monopolist dhe politikanëve të superpasur, mbi monopolet e lejuara prej tyre! As që bëhet fjalë se LSI-ja ka qenë "pioniere" e vogël e kësaj skeme, që nuk ka nevojë shumë për vërtetim, sepse është e gjitha e implementuar skajshëm. Tanimë tre forcat e mëdha politike janë produkte biznesi dhe jo lirie dhe demokracie! Në fakt, asnjë forcë politike në Shqipëri nuk është produkt lirie dhe demokracie, por në fund të fundit, fillimi i dy prej partive ishte i tillë. Tashmë dy partitë e mëdha dhe e treta mbas tyre, kanë produktin e tyre politik 100% të bazuar në aksionet e tyre financiaro-ekonomike! Nuk ka asnjë shans që te këto parti të sundojë statuti, ligji demokratik i brendshëm! Nuk ka asnjë shans të ketë debat të hapur dhe të sinqertë! Nuk ka asnjë shans që te PD-PS-LSI të ketë demokraci të brendshme, sepse nuk ka forume të ndërtuara mbi këtë rregull! Në krye të partisë vjen grupimi dhe individi, që mbështet nga lobi kryesor apo ai i detyruar për të zgjedhur lidershipin, i cili është akoma më i pasur se sa lobi financiar vetë! Janë të paktë politikanët e lidershipeve të lartë që nuk kanë biznes të tyre prosperues në Shqipëri! Sa kontrollojnë partitë monopolet, aq dhe këto të fundit kontrollohen nga të pasurit e partisë që janë lidership politik! Qarku është i mbyllur dhe është e kotë të kërkosh ta çash këtë qark të mbyllur dhe të ruajtur me kujdes, sepse luan miliarda e miliarda euro, si një perandori e madhe financiare ekonomike! Fluiditeti mes biznesit të madh, monopoleve dhe plutokracisë të super pasur në Shqipëri, është diçka akoma më e vështirë se krimi i trafikut! Çdo kush mund të shkatërrojë po të jetë i vendosur budallenjtë e trafikut, por këta janë një sofistikim, i cili ka kapur banka dhe zyra, administratë dhe televizione, parti në pushtet dhe opozitë, lidershipe të mëdha dhe të vogla dhe që tashmë ka bërë miliarda në euro!

"Partia Compani" është demokracia e munguar e Shqipërisë! Kjo lloj partie e cila është i vetmi shembull i partive në Shqipëri dhe sidomos tre të mëdhave, ka trashëgimi, familjaritet, parentelë të afërt dhe sidomos sundim të njëshit, mbi institucionet e kolegjiale të partisë!

Territorin e ndajnë plotësisht sipas të pasurve kontribuentë të partisë dhe sipas evidencës financiare të lidershipit politik me aksione të mëdha te monopolet! Nuk ka shanse që të vendoset rendi! Nuk ka shanse të kalojë një reformë deri në fund! Nuk kalon, sepse partitë dhe lidershipet e tyre në parim nuk duan të ndryshojnë realitet! Të tilla monstra politiko-financiare, po prodhojnë bij e bija akoma më të sëmurë anti demokraci! Më të paskrupullt në fitim marramendës në kurriz të shoqërisë dhe akoma më injorantë! Tashmë "Partia Company" dhe lideri sipër si kreu i bordit të saj janë në kulmet e tyre në të gjitha partisë pozitë opozitë! Por ka një shpresë! Kur kanë kulmin e zhvillimit, ju afrohet dhe koha e degradimit dhe shkatërrimit! Ato kanë një cilësi! Hanë veten, shkatërrojnë njëri tjetrin, nuk krijojnë dot aleanca të treta dhe të katërta, sepse nuk i lejon më tregu i tillë! I bien ndesh me aksione njëri tjetrit dhe sigurisht nisin luftën e ashpër jo kaq shumë për pushtet, se sa atë për maxhorancë të "companisë"! Po të shikosh se ka interes dhe "biznesi politik ndërkombëtar" mund të thuhet se koha po afron dhe shfaqja "in prima fila" është e sigurtë!/ Nga Besi BEKTESHI