Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Partia Demokratike apo Partia Demagogjike!?

Postuar: 18/05/2019 - 07:32

Me lindjen e pluralizmit dhe daljen në skenë të Partisë Demokratike, shqiptarët menduan se lindi shpresa për ndryshime rrënjësore për të realizuar ëndrrat e vrara në sistemin socialist. Jo vetëm klasa e të persekutuarve, deklasuarve dhe e privuarve, por edhe e intelektualëve me ideale demokratike për lirinë e mendimit e veprimit dhe shpresëbesuarve për përfaqësimin në të 4 pushtetet sipas hierarkisë së vlerave. Kjo psikologji personale dhe entuziazëm politik më ka bërë që ta kujtoj fillimdemokracinë, që në zgjedhjet e para votova familjarisht për Partinë Demokratike, me shpresën se do sillte ndryshimin e madh që kishim ëndërruar e që u premtua nga kjo forcë politike.

Por kjo parti qysh në shpërgënj lindi si një parti demagogjike, që ndryshe premtoi e ndryshe veproi në realitetin e saj politik. Demagogjia dhe dyfytyrësia e saj u shfaq qysh në programet dhe angazhimet e aktorëve politik në partinë Demokratike. Në programin e saj themelor, për demagogji, si përfaqësuese e së djathtës, pronën ja njihte pronarit legjitim. Klasa e të persekutuarve dhe privuarve nga sistemi komunist, që duhet të ishte shtylla vertebrale e kësaj partie, u josh me disa thërrime në fillimet e demokracisë dhe pastaj u devijua, denigrua dhe u harrua sikur të mos kishte qenë kurrë. Gradualisht, lideri i saj uzurpator Sali Berisha, eliminoi kontributorët kryesorë, shtresën intelektuale dhe e ktheu në një parti klienteliste, nepotiste dhe krahinariste. Si mjeshtër i demagogjisë dhe gënjeshtrës, kurdoherë ka folur në emër të së vërtetës, që se ka përfaqësuar kurrë në asnjë aksion politik. Vazhdimisht ka folur për demokraci, për drejtësi, për hierarki vlerash dhe me këtë demagogji ka ruajtur karrigen duke bërë të kundërtën e asaj që ka premtuar dhe demonstruar. Themelin e demokracisë, që përfaqëson një forcë politike e djathtë, njohjen e pronës pronarit, e komprometoi dhe e mohoi, ndryshe nga gjithë vendet e Europës Lindore, miratoi ligjin fatkeq 7501, ku prona ju hoq pronarit legjitim dhe ju dha fshatarit që s’kishte asnjë kontribut dhe atribut shoqëror në atë pronë. Kjo ishte një fatkeqësi, që u kthye në tragjedi dhe që ka marrë shumë viktima dhe ka turbulluar demokracinë funksionale. Qysh në themelet e demokracisë lideri “demokrat” Sali Berisha, brenda forcës së tij politike instaloi autoritarizmin bajraktar, ndërsa ndaj opozitës së majtë aplikoi terrorin gjakatar. T’i bëjmë thirrje kujtesës popullore, kur Partia Demokratike gjatë qeverisjes së saj nuk lejonte protesta të opozitës së majtë në Sheshin “Skënderbej” dhe kush vepronte ndryshe, mbi ta do binte kamxhiku i policit, i militantit të djathtë, do gjakosej, tërhiqej zvarrë, do burgosej dhe do sakatosej si në kohën e fashizmit, politikanë, gazetarë e kundërshtarë politik. Dogji gazetën “Koha Jonë”, që ishte avangarda e shtypit të kohës dhe sot është gazeta “Koha Mona” dhe persekutoi gazetarët më në zë të saj. Për të krijuar terror psikologjik te e majta, burgosi liderin e saj Fatos Nanon dhe goditi e mënjanoi shtresën e të persekutuarve politikë, largoi gjithë intelektualët e majtë profesorë e shkencëtarë dhe i zëvendësoi me mediokër krahinarë. Shkatërroi institucionet arsimore, kulturore e shkencore, dogji uzina, fabrika, plantacione dhe asfiksoi drejtësinë duke përgatitur juristët e plepave me kurse gjashtë mujore. Mbolli frikën, pasigurinë, hajdutërinë dhe e ktheu pushtetin në një kuplara ku hynin e dilnin njerëzit e besuar të Berishës. Futi frymën e urrejtjes krahinore duke sulmuar Jugun me tanke, autoblinda e avion, përgjaku popullin duke e çuar në prag të luftës civile në vitet 1997, 98. Aplikoi vjedhjen e pasurisë e të votës.

Partisë demagogjike i është bashkangjitur dhe Monika, që s’rri dot pa karrige. Protestat i quajnë shpëtimtare dhe me parulla demagogjike dalin në emër të popullit të vuajtur e sfilitur, që të sjellin “lumturinë” e munguar nga pushteti i sotëm. Për të realizuar ëndrrën e tyre mbledhin anë e mban vendit bij të partisë për t’i vënë flakën Shqipërisë. Shpenzojnë paratë e “fëmijëve”, marrin “borxhe”, “sakrifikojnë”, që pushtetin ta fitojnë duke u paguar militantëve të tyre rrugën e bukën për disa vakte. Piknikët politikë të opozitës janë kthyer në një strategji afatgjatë me siglën: “ ja vdekje ja liri” për të ardhur në qeveri. Demagogjia e tyre ju ka errësuar sytë për të fituar pushtetin saqë anatemojnë dhe ndërkombëtarët si të majtët dhe të djathtët duke i quajtur tradhtarë, të korruptuar, të paorientuar, meqë ata e kanë dënuar në bllok veprimtarinë e tyre dhunuese, shkatërrimtare e barbare të opozitës. Që nga krijimi i Partisë Demokratike e deri më sot strategjia e tyre ka qenë demagogjia. Kanë premtuar, gënjyer, e mashtruar, por asgjë nuk kanë realizuar, e populli këto s’besoj t’i ketë harruar. “ Gënjeshtra i ngjan ortekut të dëborës: sa më tepër ta rrokullisësh, aq më e madhe bëhet”, thotë Luteri. Mashtruan me firmat piramidale se janë të pastra dhe ju vodhën djersën popullit. Sa herë kanë ardhur në pushtet kanë bërë premtime e marrë zotime se do bëjnë ndryshime drastike për të përmirësuar mirëqenien e popullit dhe janë larguar të dështuar. Për të mbajtur pushtetin me dhunë, siç duan ta marrin me dhunë, kanë prodhuar tragjedinë e viteve ’97, ’98, tragjedinë e Gërdecit, 21 Janarit dhe vazhdojnë me të njëjtën strategji edhe sot duke përdorur demagogji se duan të vendosin ndershmëri në sistemin zgjedhor që qenka cenuar në zgjedhjet e 2017. Po të bësh bilancin e veprimtarisë politike, që nga krijimi i Partisë Demokratike deri më sot, tregon se dinë të vrasin (rasti ’97, Gërdecit, 21 Janarit, pa ju hyrë gjemb në këmbë), dinë të vjedhin (që kulmon me rrugën e Kombit, 230 milionë euro të zhdukura, pa u ndëshkuar asnjë aktor) dinë të vulosin tradhtinë (marrëveshja e shitjes së detit, Greqisë, pa u penalizuar për këtë akt antikombëtar). Misioni shkatërrues i Shqipërisë prej partisë së shpresës, ende nuk ka mbaruar. U bë disa muaj që shëtisin nëpër Shqipëri, poshtë e lart duke hedhur baltë, të mbushur me demagogji premtojnë se do sigurojnë lirinë, do përmirësojnë ekonominë, do vendosin drejtësinë, do shëndoshin demokracinë, e plot sofizma të këtij lloji, që kush është miop mund t’i besojë, në rast se të kaluarën e tyre do ta harrojë. Për karrigen e pushtetit PD-ja, s’ka as fund as anë, ata dinë të përdorin tanke, autoblinda e aeroplanë. Këtë realitet duhet ta vlerësojë me nota të qeta mazhoranca dhe të gjej zgjidhje që i shërbejnë stabilitetit të vendit.

Duke jetuar në paqe me krimin permanent të një politike antidemokratike, kjo klasë politike e ashtuquajtur e djathtë e ka humbur identitetin e vet, ka dalë jashtë misionit të saj historik dhe ka ardhur koha të zëvendësohet me një forcë politike me ideale të vërteta demokratike. 

Nga Prof. Dr. Ago NEZHA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/06/2019 - 07:26

Nëse fushata e 30 qershorit për zgjedhjet në 61 njësitë e vetëqeverisjes vendore(bashkitë) duhej të shërbente për diçka, ia vlente të ishte një reflektim i menaxhimit të këtyre njësive për katër vitet 2015-2019, në ku

Postuar: 20/06/2019 - 07:25

Ngjarjet e sotme në Shqipëri, ku dhuna mbizotëron kudo në ambjentet politike shqiptare, të kujtoj

Postuar: 20/06/2019 - 07:23

Në vijim të revolucionit antidemokratik të ndër

Postuar: 20/06/2019 - 07:21

Presidenti anuloi datën e zgjedhjeve për hir të “unitetit” dhe “mbrojtjes së de

Postuar: 19/06/2019 - 07:24

Edi Rama është nga të pakët politikanë që e ka shoqëruar sherri dhe urrejtja gjatë tërë karrierës

Postuar: 19/06/2019 - 07:23

Ndoshta ne jemi ndër ato vende të pakta që nuk ditëm ta menaxhojmë si duhet demokracinë që e fitu

Postuar: 19/06/2019 - 07:22

Fillimisht do të dëshiroja të tërhiqja vëmendjen, se ideja dhe këmbëngulja e Presidentit Meta për