BREAKING NEWS

COVID-19/ 6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e fundit në Shqipëri, ja zonat "më të nxehta"

COVID-19/  6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e
x
BREAKING NEWS

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i përgjigjet Kurtit: Faleminderit

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i
x
BREAKING NEWS

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë për përjashtimin nga PD të Berishës dhe lëshon paralajmërimin e fortë: Këta të tre janë fatkeqësia më e madhe për çdo shqiptar!

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë
x
BREAKING NEWS

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të fillojmë përgatitjet për ...

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të
x
BREAKING NEWS

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen të gjitha takimet. Zbardhet njoftimi zyrtar

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen
x
BREAKING NEWS

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali Berishën: Ndodhet në vështirësi! Aq i fortë është ai, sa kur kishte përballë Ramiz Alinë...

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e fuqishëm për politikën shqiptare

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e
x
BREAKING NEWS

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan qeverinë “Rama 3”, ja kush abstenoi (EMRAT)

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan
x

Opinion / Editorial

Partia Demokratike me skemë të re, grisje votash dhe me daulle!

Partia Demokratike me skemë të re, grisje votash dhe me daulle!

Pas goditjes fatale me përjashtimin e Sali Berishës një kërkesë këmbëngulëse për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit dhe interesimit të SHBA për një politikë dhe Parlament të pastër, pa njolla dhe një fillim të ri të politikës shqiptare pas tre dekadave anarshi si dhe pushimeve të gjata dy vjeçare, PD dhe opozita hodhi hapin vendimtar, duke u kthyer në sallën e demokracisë. Të gjithë shqiptarët, si për ditë të parë ishin kureshtarë, duke ndjekur atë që do ndodhte dhe si do ta suportonte ish-kryeministri Sali Berisha largimin nga grupi parlamentar i PD. Pra shpalljen non grata këtë herë nga brenda shtëpisë. Si do ta kapërdinte pullën e kuqe pas shpalljes non grata nga DASH edhe nga partia që themeloi dhe drejtoi në tridhjetë vite që nga themelimi i saj. Ishte e parashikueshme ajo që do ndodhte. Dihej se Berisha nuk do ta kapërdinte kollaj golin që iu bë në minutë të fundit pa asnjë paralajmërim apo marrëveshje, debat, a diskutim. Basha i imponuar jo nga loja me PS-në dhe kryeministrin Edi Rama, siç përpiqet të argumentojë Berisha për mos të atakuar superfuqinë, po nga SHBA në minutë të fundit i rezervoi Berishës një vend në stol jashtë fushës së politikës. Që këtu nisi maratona e sherreve dhe beniamini ose biri i atit shpirtëror, atë që kryetari de jure deklaronte se nuk do ta vriste atin e shtrenjtë, më në fund kundër vullnetit dhe ndërgjegjes së tij, ia ktheu shpinën atij që e promovoi dhe e gradoi për shumë vite radhazi, kryetar bashkie në Tiranë, ministër i Jashtëm, ministri i Infrastrukturës dhe i dorëzoi partinë, duke e zgjedhur si me gogla në gara jo të barabarta dhe aspak transparente. Me këtë plagë të rëndë, tejshpuese në trupin e partisë dhe në mendjet e demokratëve të revoltuar, Lulzim Basha pati kohën që të këshillohej me kolegët e tij të grupit demokrat si ta niste ditën e parë në një eventi shumë serioz e të rëndësishëm, atë të votimit të parë të seancës së dytë të legjislaturës së re. Dhe vendimi u zbulua që në votën e parë të deputetit demokrat. Deri sot në këto tri dekada, vota ka pasur tre opsione. Pro. Kundër. Abstenim. Po e premtja e dhjetë shtatorit ruajti një risi të paparë dhe shqiptarët panë komedinë e radhës, atë të grisjes demonstrative të votës për kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, zonjën Lindita Nikolla. Për habinë e të gjithëve që gjendeshin në sallë, pjesa e mbetur, pasi ish-kryetari i PD, Berisha sapo u betua, la sallën dhe u largua në pritje të ndjekjes së skenës nga jashtë nga zyra e vet. Deputetët na aplikuan varantin e katërt të mënyrës së votimit, me hedhjen jashtë kutisë dhe grisjen e votës. Kjo nuk është ndonjë çudi, po realisht është një veprim që përqeshet edhe nga ata që votojnë për herë të parë dhe të tjerët që nuk kanë asnjë përgjegjësi për peshën e votës dhe shenjtërinë e saj në demokraci. Një parti që ka munguar për dy vite në sallën e Parlamentit dhe ka krijuar një mal me problematika në rrugëtimin e saj që vjen nga humbja fatale për të tretën herë në ndeshjen me kundërshtarët politikë, duke mbetur përsëri në opozitë me gjysmën e funksionarëve dhe veprimtarëve të larguar, me përdhunë nga gjiri i saj dhe krijimin e dhjetëra partive të tjera që i kanë marrë elektorat PD-së. E drejta dhe tradita, po edhe e ligjshmja dhe e rregullta, kushtetuese dhe sipas rregullores së funksionimit të Kuvendit do ishte, të hidhnin votën në kuti, ashtu siç veprojnë tërë qytetarët e përgjegjshëm nga skaji në skaj i Shqipërisë. Është puna e tyre nëse do votonin kundër, pro apo do abstenonin. Po meqenëse vota për kryetarin e Kuvendit, është fshehtë për të shpëtuar nderin e vet, PD vendosi të mos kryejë aktin më të shenjtë të demokracisë, atë të votës në kuti siç veprojnë tërë shoqëritë e qytetëruara, po që zgjedhin ta grisin dhe përmes mburrjeve, inatit dhe mllefit, duke i shpërndarë në platenë e sallës. Ky veprim ishte sa qesharak aq edhe komik. Vetëm strategji nuk mund të cilësosh këtë. Vetëm qëndrim parimor nuk mund ta klasifikosh. Aq i rëndë ishte veprimi i PD dhe deputetëve të saj, të cilët kishin marrë urdhër dhe ishin kurdisur si të ishin kukulla që mund të vepronin sipas një orkestrimi rigoroz, të parave i shtoi edhe një risi në stil të ri, e cila do mbetet për një kohë të gjatë në kujtesën dhe historikun e parlamentarizmit shqiptar. Po më shumë se veprim demonstrativ dhe shprehje mllefi dhe inati, ky veprim ishte për të mos lejuar rrjedhjen e votave nga deputetët e opozitës. Frika se dikush do shmangte votën do dilte jashtë orkestrës dhe do prishte melodinë, duke votuar kryetaren e re të Kuvendit, ishte arsyeja që PD mori këtë vendim ekstrem. Vota jashtë kutisë, është një mesazh që do mbahet mend shumë gjatë dhe do vrasë ndërgjegjen e çdo qytetari të Shqipërisë dhe do kthehet në mënyrë të re votimi në zgjedhjet e ardhshme vendore apo të përgjithshme, bile edhe brenda seksioneve dhe organizatave bazë të partive të ndryshme. Ky qëndrim i PD-së, natyrisht me urdhër nga Basha, flet më shumë se gjithçka. Partia që qëndroi dy vite jashtë sallës së demokracisë nuk është ndryshuar aspak. Mbetet po e njëjtë. Togu i letrave të grisura, hedhur me përdhunë mbi dyshemenë e Parlamentit, ishte një njollë e re turpi për autorët që e bënë këtë veprim që të kujtojnë grisjen e fletës së provimit të studentëve jo kalues kur mbeten në klasë për herë të dhjetë. Ishte një akt turpi që nuk i bën nder, jo vetëm deputetëve të opozitës, po as vetë vendit tonë që pretendon se është duke ndërtuar demokracinë funksionale. Edhe pas masës drastike që përzgjodhi PD dhe orientoi Lulzim Basha për të shpëtuar rrjedhjen e votës nga tradhtarët, kjo nuk u pengua, eksperimenti doli pa sukses. Dy prej deputetëve nga opozita dolën kundër direktivës së partisë dhe votuan për armiken e demokratëve zonjën Nikolla. Ata vepruan sipas ndërgjegjes së tyre. Dhe nuk mbetën në reshtin e partisë. Vepruan të pavarur dhe treguan se ende në këtë parti ka individ sovranë, jo si ata që mburren se do rivendosin sovranitetin e partisë dhe kanë mprehur shpatat për të shpartalluar drejtuesit e rinj të kësaj partie, po realisht të pavarur dhe të pjekur pasi para interesave inatçore të një grupi partiakësh militantë që dorës së shtrirë për bashkëpunim i përgjigjen me retorikë fyese dhe shkatërruese antidemokratike vënë parimet dhe Kushtetutën dhe votojnë kundër rrymës. Është një veprim që sfidon sjelljen enblok të opozitës. Është qëndrim parimor që flet se ende tek ne ka zëra ndryshe që nuk janë njehsuar me partinë dhe veprojnë sipas ndërgjegjes së tyre. Aq i pazakontë ishte veprimi i grisjes së fletëve të votimit dhe aq domethënëse mbledhja e tyre prej Ramës sikur të bënte pastrimin e qytetit duke i grumbulluar në një qeskë plastmasi si torba me fishekë dhe baltë e Dritëro Agollit marrë nga Devolli për ta çuar në Lidhjen e Shkrimtarëve sa edhe vetë Shkëlqesia e Tij Presidenti Ilir Meta e dënoi këtë lloj votimi dhe bëri më në fund thirrje për bashkëpunim dhe largim nga politika e konfliktit.

Po deputetët e PD-së meqenëse prej kohësh nuk kishin kapur votë me dorë, veç atyre të zgjedhjeve për deputet dhe kryetar të partisë u hanin duart për të grisur letra dhe shpërndarë si zogj të vrarë nëpër karriget e parlamentarëve, si dëshmi e urrejtjes, jo vetëm për kryetaren e re, po për tërë parlamentarizmin dhe vetë qeverinë që ende nuk ka nisur siparin e drejtimit në mandatin e ri. Meta e dënoi këtë akt, si një veprim barbarësh të kryer nga ata që e mbajnë veten si korifenj të demokracisë dhe debatit, politikanë të kalibrit që para qëllimeve partiake vënë demokracinë dhe Shqipërinë. Po deputetët e opozitës nuk mund të mbeteshin thjesht me grisjen e letrave që tek e fundit ishte vullneti i tyre politik i tjetërsuar dhe i pangjashëm me asnjë votim në atë sallë që nga koha e Parlamentit të monarkisë së mbretit Zog. Pas grisjes që nuk prodhoi shumë zhurmë dhe kënaqjes së syve të militantëve, duhej bërë edhe një akt tjetër. Dhe u zgjodh kthimi i tavolinave ku qëndrojnë deputetët për t`i shndëruar në daulle. Të dukej sikur binin daullet e shiut të kurdisura nga udhëheqja e partisë dhe këshilluar nga këshilltarët e zhurmshëm. Pas lodhjes dhe gjakosjes së duarve, duke i përplasur mbi syprinat e tavolinave si të nxirrnin ankthin dhe mllefin nga thellësia e shpirtit, demokratët u larguan nga salla e Kuvendit pasi mësuan se dy nga të tyret dolën nga rreshti dhe votuan kryetaren e re të Kuvendit. Dhe kështu në ditën e parë të Kuvendit të ri, PD, u prezantua me strategjinë më të re, me grisjen e fletëve të votimit dhe me tavolinat kthyer në daulle. Kështu nisi edhe kjo legjislaturë dhe deputetët e PD treguan se nuk ndryshojnë kurrë!