BREAKING NEWS

COVID-19/ 6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e fundit në Shqipëri, ja zonat "më të nxehta"

COVID-19/  6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e
x
BREAKING NEWS

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i përgjigjet Kurtit: Faleminderit

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i
x
BREAKING NEWS

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë për përjashtimin nga PD të Berishës dhe lëshon paralajmërimin e fortë: Këta të tre janë fatkeqësia më e madhe për çdo shqiptar!

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë
x
BREAKING NEWS

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të fillojmë përgatitjet për ...

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të
x
BREAKING NEWS

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen të gjitha takimet. Zbardhet njoftimi zyrtar

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen
x
BREAKING NEWS

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali Berishën: Ndodhet në vështirësi! Aq i fortë është ai, sa kur kishte përballë Ramiz Alinë...

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e fuqishëm për politikën shqiptare

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e
x
BREAKING NEWS

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan qeverinë “Rama 3”, ja kush abstenoi (EMRAT)

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan
x

Opinion / Editorial

Partia Demokratike ose me Berishën, ose me demokracinë dhe me SHBA-të

Partia Demokratike ose me Berishën, ose me demokracinë dhe me

Berisha nëse ua ke dashur të mirën ndonjëherë shqiptarëve është koha ta tregosh tani duke ikur dhe larguar nga politika që të iki pastaj edhe regjimi antikombëtar i Edi Ramës.Berisha largohu se e ke tradhtuar PD-në dhe të djathtën shqiptare, pasi nuk kishte si të ndodhte ndryshe sepse je mostra më e përsosur komuniste, si një komunist i devotshëm në diktaturë. Po nuk ike vetë do të të largojë detyrimisht demokracia dhe sidomos ligji dhe nuk do të të mbetej ndonjë pikë “lavdie” historike përveçse të një pakicë fanatikësh që kanë përfituar prej pushtetit tënd ashtu sikurse ka nostalgjikë edhe për diktatorin Enver Hoxha. Sali ke mbi supe zullume kombëtare. Ti nuk bëre ligj për lustracionin, as për ndëshkimin e krimeve të komunizmit, as nuk e integrove në politikë shtresën e disidencës antikomuniste. Ti bëre katrahurën kombëtare me pronat dhe me pasuritë kombëtare; ti nuk bëre kompensimin e shtresës së të persekutuarve për padrejtësitë e komunizmit dhe bëre më të keqen e madhe, atë se: instalove korrupsionin në sistem, bëre avokatinë dhe pandëshkueshmërinë e tij; ti kape drejtësinë, Partinë Demokratike dhe shtetin shqiptar. Pra, ti ke meritën e instalimit të të këqijave në demokraci dhe prandaj dhe SHBA-të të shpallën më në fund si person “non grata”. Dhe është mjaftueshëm ajo se kush jeni sipas cilësimit të asaj deklarate të DASH. Berisha duhet të ishe larguar që në vitin 1994, kur humbe Referendumin tënd për Kushtetutën; nuk ike atëherë, por nuk ike as në vitin 1997 kur prej papërgjegjshmërisë tënde u rrënua Shqipëria. Berisha ik se prej teje PD humbi thellë në vitin 2013. Berisha ik se prej teje qëndron në pushtet e keqja tjetër e madhe, Edi Rama, prej 3 mandatesh. Berisha ik, sepse mosikja jote po e mban Edi Ramën në pushtet, mosikja jote nuk lejon ikjen dhe ndëshkimin e Edi Ramës. Berisha ik se je shpallur person “non grata” nga SHBA-të. Berisha ik se je bërë një rrangallë politike e neveritshme. Berisha ik, tashmë i përket së shkuarës. Megjithëse largimi yt është shumë i vonuar si për Partinë Demokratike ashtu edhe për Shqipërinë, por më mirë vonë se kurrë. Berisha ik se askush nuk ka me nevojë për ty, as PD-ja, as Shqipëria, përkundrazi largimi yt do të shënohej në histori si më e mira që do të bëje në karrierën tënde politike të mbushur edhe me zullume. Bëje këtë të mirë në karrierën tënde politike dhe kjo e mirë e jotja do të ishte vetëlargimi. Mos vazhdo me kokëfortësi sepse sa më shumë vazhdon me kokëfortësinë tënde ajo të shpie në kundërkohë dhe aq më shumë do të rëndohesh dhe vetëm sa do bëhesh më shumë i neveritshëm publikisht, e madje do të të braktisin edhe ata të cilët sot duket sikur u vjen keq për ty. Ka nga ata si Fatbardh Kadilli që thotë të vërtetën dhe për atë se çfarë ka nevojë Partia Demokratike. PD-ja ka nevojë për reformim të thellë dhe reformim në Partinë Demokratike do të thotë largimi dhe ndarja e saj nga Berisha dhe nga berishizmi dhe këtë po e kërkojnë edhe SHBA-të. Tashmë para PD-së ka këto zgjedhje e zgjidhje: ose me Berishën dhe përgjithmonë në opozitë, ose pa Berishën dhe pa berishizmin dhe reformim e fitore të pushtetit. Ose me Berishën, ose me demokracinë dhe me SHBA-të. Prandaj Fatbardh Kadilli ka plotësisht të drejtë kur deklaron se: “Unë mendoj që PD nuk e ka kryer misionin. Një forcë politike ka krizat e saj. Kemi një lider të vjetër që nuk pranon të ikë. Çdo demokrat ka përgjegjësitë e tij, unë i ftova për të hequr monopolin e kryetarit. Unë nuk kam besuar se po mos kishim Berishën, apo Bashën, s’do kishim PD. Unë sfidoj monopolin e kryetarit. Ka shumë demokratë që mendojnë kështu. Ka plot demokratë që presin ndryshimin”, ka deklaruar Kadilli në studion e Abc News.