BREAKING NEWS

“Na presin 3 ditë të nxehta”, Lajda Porja parashikon si do të jetë moti në gjithë Shqipërinë dhe surprizat e papritura në fundjavë

“Na presin 3 ditë të nxehta”, Lajda Porja parashikon si do
x
BREAKING NEWS

Degradon keq situata/ Të rinjtë godasin njëri-tjetrin me thika, ka të plagosur dhe disa të arrestuar. Zbardhet shkaku pse nisi konflikti në mes të rrugës

Degradon keq situata/ Të rinjtë godasin njëri-tjetrin me thika,
x
BREAKING NEWS

PS përgatit ‘goditjen’ e fortë ndaj Sali Berishës, Taulant Balla del me njoftimin e jashtëzakonshëm dhe zbulon lëvizjen që do të bëjë Kuvendi në shtator: E papranueshme dhe absurde...(FOTO)

PS përgatit ‘goditjen’ e fortë ndaj Sali Berishës,
x
BREAKING NEWS

Ish-drejtuesi i Sigurimit të Shtetit, Bujar Hoxha: Në dosjen ‘Bomba’, ‘Merimanga’ e grupi i famshëm ‘Intelektuali’ të përfshirë dhe politikanë shqiptarë, ja çfarë di për rastin e Ilir Metës

Ish-drejtuesi i Sigurimit të Shtetit, Bujar Hoxha: Në dosjen
x
BREAKING NEWS

E trishtë/ Humbje e madhe! Shuhet nga jeta akademiku dhe shkrimar i njohur shqiptar, autor i 135 veprave dhe albanolog me zë (EMRI+FOTO)

E trishtë/ Humbje e madhe! Shuhet nga jeta akademiku dhe shkrimar i njohur
x
BREAKING NEWS

Fillimi i vjeshtës me surpriza në qeverisjen Rama, ja kush përflitet se do të ikë nga kabineti

Fillimi i vjeshtës me surpriza në qeverisjen Rama, ja kush
x
BREAKING NEWS

Zbardhet vendimi i qeverisë: Rritet pagesa për ndihmën ekonomike, aftësinë e kufizuar dhe kujdestarin e personit, ja kategoritë që përfitojnë

Zbardhet vendimi i qeverisë: Rritet pagesa për ndihmën ekonomike,
x
BREAKING NEWS

Shërbimet sekrete të botës “zbarkojnë” në Itali, zgjedhjet në shtator alarmojnë inteligjencën e fshehtë, ndërhyrje emergjente për të parandaluar të papriturat, ja prapaskenat

Shërbimet sekrete të botës “zbarkojnë” në
x

Opinion / Editorial

Partia e rinuar me liderin e vjetër, si perdet e reja në kinemanë me po ato filmat e vjetër dikur!

Partia e rinuar me liderin e vjetër, si perdet e reja në kinemanë

Foltorja ishte rinovimi, ristrukturimi, ringritja ose akoma më shprehje groteske – rithemelimi! Vetëm në vende ku shumica elektoratit është nën mesataren normale të arsimimit dhe kultivimit demokratik mund të besojnë se një parti që asnjëherë nuk është zhdukur apo përjashtuar apo mbyllur me dhunë - mund të rithemelohet! Por një shprehje të tillë e shpik një delirant politik dhe folklorik si Berisha për të justifikuar se ai është njeriu që e bën sërish PD-në fituese! Po pra mbasi i vendosi me forcën e sundimit të tij Bashën! Tani mbasi u rrah paq dhe ka humbur qindra beteja, ka rithemeluar atë në të cilën ky aty ka qenë dhe aty po prap është me gjithë 79-të vjeçarin Berisha brenda! Vjen dhe folklopriku tjetër Meta dhe mbasi ja lë gruas partinë dhe mbasi zvogëlohet dhe mbasi bëhet president nga miku i tij Rama ( sepse një që të bën President sigurisht është mik) dhe mbasi ka shkuar për lajthia, qartësia e tij politike në saj të delirit që ka tashmë kundër Ramës, shpall se ka formuar një parti të re! Po pra nga LSI në Parti e Lirisë! Mirëpo dje Rama thoshte do të rikonstruktorojmë strukturat, ti bëjmë ato të...?! Të tillë elementë orientalë deri në skaj të perandorisë Otomane me sundimtarë të tillë pa skrupuj shumë më keq se sa sundimtarë normalë dhe po ashtu stalinistët deri në zhgënjim, kanë gjetur poshtë një popull që i ( dashuron) voton, sa herë këta ja heqin lëkurën politikisht dhe ekonomikisht! Mirë injorant, por dhe interesaxhi ( kjo pjesë e shoqërisë folkdelirante) që të tre këta tipat të jetojnë të qetë në saj të pasurimit me gjakun e atyre poshtë, që ju bëjnë fresk dhe ju japin votat në demokracinë e qelbur shqiptare. Praktikimi i tyre dhe interpretimi i Berishës dhe Metës si dy folklorikë, por dhe Ramës për fat të keq, si jo folklorik “viçidolçepan” por si arrogant sidomos kundër pjesës më qytetare dhe më normale të shoqërisë shqiptare –i demokracisë si një lëtyrë filozofike, është suksesi i groteskut anormal në afërsi të Europës. Rithemelimet (Berisha) dhe Themelimi (Meta) e tyre por dhe rikonstrukturimit (Rama) e tyre janë si puna e perdeve të reja në kinemanë me filma të vjetër, dikur në Shqipëri. Sa herë bënin investime në kinematë, dikur në diktaturë, ndryshoheshin perdet, lyhej kinemaja, ndërroheshin nganjëherë copat e karrikeve, por - filmat mbeteshin po ato, që lejonte partia. Po të njëjtet filma luheshin, po të njëjtët dokumentarë dhe po të njëjtat tema që donte partia! Çfarë kishte ndryshuar praktikisht, çfarë ishte themeluar apo rithemeluar apo rikonstrukturuar!? Asgjë përveç pamjes! Filmat ideologjikë dhe artistikë por që kalonin filtrin e partisë sërish luheshin në Kinema! Edhe te partia e Berishës lejohet të ndryshohet pothuaj gjithshka, deri logo dhe emri, apo gjithshka si njerëz vetëm Berisha jo! Gjithshka mund të ndryshojë në LSI dhe emri apo dhe formacioni politik me njerëz, por vetëm shefi i tyre Ilir Meta nuk mund të ndryshojë! Apo jo! Rama e justifikon me fitore, por dhe aty lejohet rikonstrukturimi, por kurrë largimi i kryetarit Rama1 Ai do të largohet apo hapi rrugën kur të jetë i lodhur ose kur ti thonë “boll se na çave”...ata jashtë! Këto tipat e dalë nga Salinizmi dhe Ali Pashaizmi shqiptar ( po pra një mesatare e ngjashme) janë më keq se sa delirantë në lindje të Europës. Më të këqinj dhe me arrogantë. Prej kohësh jemi mësuar të emigrojmë dhe sigurisht edhe kësaj rradhe do të ikim, por kemi sot një arsye më shumë për ta bërë! Të tillë tipa nuk kufizojnë mandate të lidershipit partiak politik! Këto tipat mbasi kanë bërë zullume dhe të këqia të mëdha duke shfrytëzuar një popull që harron apo neglizhon vazhdojnë të mbjellin dhe korrin prap dhe përditë të shkatërrojnë jetën dhe shëndetin tonë. Këta tipa nuk duan të ndalen njëherë të vetme. Po të dalin përpara pasqyrës dhe të thonë: Kaq shumë jam plakur!? Por dhe: Kaq shumë që kam vjedhur dhe prap dukem i “bukur”! Këta tipa nuk duan kurrfarë demokracie të brendëshme në parti, sepse pastaj detyrohen ta kenë dhe në shtet! Askush nuk do ti shkullë udhëheqësit tanë të dalë nga fundi i diktaturës! Njerëz të edukuar në diktaturë, të lindur në diktaturë, të ideologjizuar në diktaturë, të zellshëm në diktaturë dhe të dalë në jetë në diktaturë, duke qenë më mirë se të gjithë të tjerët ose më mirë se shumica e shqiptarëve në atë kohë. Këta janë njerzit e diktaturës, të cilëve nga ajo ju është caktuar roli i degjenerimit të demokracisë në Shqipëri, e sigurisht këtë gjë e kanë arritur.