BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Partia ku të gjithë bëjnë sikur nuk ishin, nuk dinin, nuk dëgjonin e nuk kërcënonin!

Partia ku të gjithë bëjnë sikur nuk ishin, nuk dinin, nuk

-“Bolshemafiozë” të një Shqipërie që akoma i duron dhe dikush dhe i beson!-

Sot është një fatkeqësi të shikosh si ka përfunduar partia e shpresës së shqiptarëve për të ndryshuar. Ishte shpresa për lirinë dhe demokracinë. E ndryshimi u bë, por jo për mirë. Sot PD është në ditët më të vështira. Duke lënë përfaqe të zezë Shqipërinë në duart e një partie dhe një individi që është Rama dhe Rilindja, por që faji (shumica) është i PD dhe sidomos i Berishës ose babait të saj akoma dhe sot e kësaj dite si në pushtete folklorike mesjetare ballkanike. Sot PD është në hall dhe fibrilitet të pakuptimtë dhe akoma askush aty, nuk bën normalin dhe atë që mendohet dy herë përpara se të flasë apo veprojë realisht në të mirën e partisë. Sot me largimin e Berishës dhe sulmet e tija për të ruajtur veten dhe familjen e tij, njerëzit e partisë nuk kanë asgjë më shumë në dorë se sa të vazhdojnë të provojnë tashmë një lidership që në fund të fundit ka dalë nga Berishizmi për të vazhduar në Bashizëm. Sot lufta e Berishës është krejtësisht për veten e tij. Por unë dua të them dy fjalë për atë parti, e cila luajti keq fatet e demokracisë në Shqipërisë dhe që është fajtorja më e madhe për tranzicionin idiot post komunist në Shqipëri. Do të doja të ishte PS, por më vjen jashtëzakonisht keq për këtë realitet kaq të shëmtuar ku partia e shpresës kthehet në parti trashëgimtare me vese e PPSH-së. Në PD tani bëjnë sikur nuk ishin, nuk dinin, nuk dëgjonin dhe nuk kërcënonin. E kjo është arsyeja dhe pse po ndëshkohen kaq shumë. Kur shumicës së kësaj partie iu thuhej mos përjashtoni grupin e Cekës, mos i largoni nga sallat dhe mos bëni si PPSH të thonin: komunist, tradhëtar, armik. Kur iu thuhej mos fusni Nanon në burg, sepse po bëni diçka si dikur në kohë të Enverit të thonin: Komunist, i shitur te PS, tradhëtar. Kur iu thuhej ku rrihnin gazetarët dhe i fusnin në burg Frangajn dhe Lekën të thoshin: tradhëtar armik i PD-së. Kur digjesh gazeta e Lesit dhe një pjesë e njerëzve thoshin mos filloni me të tilla gjëra të ulërinin: armik, i shitur. Kur rriheshin komisionerët dhe votuesit, por dhe politikanët e votimeve të 26 majit 1996 dhe ti ju thoshe mos: sepse po shkatërroni demokracinë të shanin “komunist, armik, i shitur, në litar”. Kur plasnin piramidat dhe filloi rrëmuja e shumë kush thoshte “boll me pushtete të tilla” të ulërinin se “ishe një komunist, rebel dhe tradhëtar në shërbim të agjensive të huaja dhe agjent i shumëfishtë”. Kur Berisha bënte betimin si President në flakë të luftës dhe ti deklaroje kjo është një marrëzi, të kërkonin për të të rrahur e të shanin: komunist i ndyrë. Kur PD, përjashtonte Azem Hajdarin dhe i thoshte tradhëtar e spiun (sot qajnë si krokodilë te shtatoret e tij) e ti thoshe “mos kështu me njëri-tjetrin se po bëhemi më keq se PPSH” të thoshin: komunist, tradhëtar e kriminel. Kur ju thoshe se po i largoni të gjithë dhjetoristët të thoshin: ik tradhëtar dhe komunist. Kur me 14 shtator u pushtuan institucione dhe ti thoshe: ky është puç dhe marrëzi revolucionare bolshevike prandaj ikni nga aty të thoshin: komunist, tradhëtar dhe se do ta pësosh bashkë me komunistët. Pastaj iknin si lepuj, por ti mbeteshe – tradhëtar për ta. E kështu të sharë dhe kërcënuar kishte plot njerëz demokratë në PD. Po kështu, kur mbasi kishte sharë Ramën doktori bënte marrëveshjen anti demokraci për Kushtetutën në 2008-ën dhe ti thoshe “çfarë po bëhet kështu” ata të shanin: i shitur, komunist dhe tradhëtar. Kur pikërisht me “armikun” e quajtur Rama, doktor Berisha bënte një armiqësi kushtetuese. Po kështu kur ndodhte Gërdeci dhe kërkoje drejtësi të thoshin: armik i të bukurës PD. Po kështu kur ndodhte “21 Janari”. Por dhe kur zgjidhej kryetar i PD-së Basha dhe përjashtoheshin 15.000 anëtarë partie ti iu thoshe se çfarë është kjo marrësi ata të ulërinin: Tradhëtar, komunist i shitur te Rama. Ju thoshe se po përkrahnin haptas Bashën dhe jua thoshe këtë të gjithëve që sot ankohen për të (Bashën) ato të thoshin: armik, komunist i poshtër. Ju thoshe se Basha është i pa merituar dhe katapultuar, por pikërisht ato që sot e shajnë përfshi dhe Berishën të thoshin: Komunist armik i demokracisë dhe të bukurës së dheut PD. U thoje atyre që ikën më përpara dhe ata që po ikin sot, ata që përjashtoheshin nga Basha dhe sot i përjashtuari i madh Berisha e të gjithë të shanin si “komunist”. Po kështu kur Basha humbte zgjedhje dhe iu thoshe që nuk ka staturën për të fituar ato të ulërinin: komunist tradhëtar. Iu thoshe kur ishte në çadër se “Basha po tall trapin me ju” ata të thoshin: ti je armik i partisë. Bëri 17 majin dhe iu thoshe se “po vazhdon të tallet” ata të thoshin: ti je një armik dhe komunist i fëlliqur. Ju the se “Basha nuk bën kurrë zgjedhje të lira në parti” ata thoshin: ik armik dhe komunist. Sot Basha ka larguar Berishën nga grupi parlamentar. Tani Basha ka bërë diçka që duhet. Tani unë iu them atyre që kanë pothuaj tre dekada që na çajnë timpanët e veshëve dhe kokën se “mirë t’iu bëhet komunistë, bolshevikë dhe folklorikë” të PD-së. Ky është dhe modeli juaj dhe ky është fundi që meritoni. Basha të vazhdojë se mbase ka dhe ndonjë hap tjetër normal për të bërë. Kurse idiotët e sharjeve dhe kërcënimeve, atyre që lëpiheshin kryetarëve dhe nuk “ishin”, sigurisht të gjitha ato që kanë thënë dikur i kanë mbrapsht. Janë bolshevikë të vonuar dhe pse kanë përfituar korruptivisht kaq shumë, sa më tepër se bolshevikë janë “Bolshemafiozë” të një Shqipërie që akoma i duron dhe dikush dhe i beson.