BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Partia “non brava” dhe “non grata” me drejtësi plepash!

Partia “non brava” dhe “non grata” me drejtësi

Rithemelimi në PD në imitiacion të partisë “Rifondazione Comunista” në Itali

Kanë larguar “bravat dhe hekurat” nga selia e PD-së, njerzit e “Rithemelimit! Këta pra që sulmuan me vare, kazma, çekiçë, shkallë dhe gurë, një godinë që dikur hynin e dilnin vetë. Por kishin dëshirë të hynin me forcë se ai që deri dje ishte njeriu që kishte përcaktuar Berisha si kryetar partia, mirë se ju largoi nga grupi parlamentar Berishën, por ndryshoi bravat dhe ju vuri hekura! Kjo ishte e “padurueshme”!!! Duruan kur largoi disa dhjetra syresh dhe me “bekimin pa zë të Berishës”! “Duruan” ( në fakt nuk po merrnin vesh, sepse aq kanë)  kur i kthente mbrapsht kur digjnin vetëm derën e kryeministrisë, por nuk i linte të digjnin krejt ndërtesën! Duruan kur bisedonte me Ramën, sepse sigurisht mendonin se është Berisha pas tij! Duruan që të ikte dhe me urdhër të Berishës nga Kuvendi dhe duruan dhe kur nuk dolën në zgjedhje, por këto gjëra i duruan dhe i deshën shumë, se mendonin se ishte Berisha ...ai që mendonte dhe Basha vepronte! Sepse ata në fakt Berishën duan!  Njësoj si dikur kur duronin Mehmetin  në kohë të PPSH-së se mendonin se ishte në një zë me Enverin! Si duronin dikur Ramizin bënte diçka “ndryshe” se kujtonin se ishte e një mendimi bie fjala Nexhmija!  Janë të lidhur pra me atë që i trajton si “idhtarët” e tij. E nuk duruan më, kur Berisha nuk “duroi” më ta bënin “off” dhe nga grupi parlamentar sepse ishte “non grata” i Amerikanëve!  E kjo është sot ajo partia që ka larguar bravat dhe hekurat pra është “non brava” e që ka sërish njeriun e madh liderin maximus Sali Berisha që sigurisht është “non grata”  por që brënda tyre kanë një drejtësi të jashtëzakonshme ose atë të pleave si shpikja e Berishës në fillimet e delir demokracisë berishiane në Shqipëri. PD-ja sot, nuk është kaq shumë problem se është “non brava dhe non grata” por se ka drejtësi plepash! Kush nuk është i qartë se “demokraci e brendëshme” e PD-së, ka qenë një  tirani deri në marrëzi me Berishën dhe një padrejtësi me  Bashën do të thotë se ka problem dhe me konceptin demokraci!? Pse duhet të ishte  ndryshe xhanëm! Kur ka jetuar një ditë në demokraci kjo parti? Duket që në konception e “Rithemelimit” që ka shpikur demoni i demokracisë lideri maximus Berisha! Ai që tani që thotë “komisioni” dhe vetë është njeriu që merr vendime, pa pasur nevojë për atë farë komisioni “ishësh” të pushtetit të tij okult dhe të rrëzuar dikur!  Si ka mundësi një njeri, që nuk u largua asnjë ditë nga ajo parti, që nuk u largua asnjë ditë nga ajo seli dhe asnjë ditë nga vendimarrja në drejtim të thotë: rithemelim!? Rithemelim të kujt!?  Çfarë lloj sarkazme në rastin më të mirë është kjo! E çfarë lloj deliri politik foklorik në rastin konkret është ky!? Ku është parë në ngjashmëri dikur ky veprim i Berishës? E unë u qartësove se ku! Padyshim te ngjashmëria me “Rifondazione Comunista” në Itali!  Po pra, kur ish Partia Komuniste vendos ti kthehet demokracisë dhe perendimit dhe një pjesë e anëtarëve sovjetikë në mendje dhe ide filluan “rithemelimin”! Lëvizja per la Rifondazione Comunista (MRC), ose Rithemelimit Komunist  ose më mirë Kongresi i Movimento per la Rifondazione Comunista në Itali u krijua zyrtarisht më 3 shkurt 1991, në dhomën e  ndërtesës Rimini Fiera, ku u mbajt kongresi XX dhe i fundit i komunistëve italianë. Partia  e re demokratike  ose i pari i Partisë Demokratike të së Majtës. Berisha në stadium këta në Sallën e  Panaireve!  Në nëntor 1989, pas shembjes së Murit të Berlinit, Achille Occhetto, sekretar i përgjithshëm i Partisë Komuniste Italiane, nisi të ashtuquajturën pikë kthese të Bolonjës, që është propozimi për ta shndërruar partinë në një forcë politike socialdemokrate. Ocheto si hahaha Basha!   Në mosmarrëveshje me propozimin e Occhetto-s (mocioni për t'i dhënë jetë fazës përbërëse të një formacioni të ri politik), u formuan dy grupe militantësh dhe liderësh të cilët më 21 dhjetor paraqitën mocionet e tyre në kongres: mocioni 2 (Për një rinovim të vërtetë të PCI dhe e majta) e presidentit të partisë Alessandro Natta, e Pietro Ingrao, Aldo Tortorella dhe Lucio Magri për një rinovim kulturor pa mohim vlerash; mocioni 3 Për një demokraci socialiste në Evropë nga Armando Cossutta dhe Gian Mario Cazzaniga pro-sovjetik, për rinovimin dhe forcimin e partisë pa ndryshime ideologjike.  Në 1992 rifundacioni lindi me Garavinin dhe në 1993 Rifondazione Comunista nis jetën me Fausto Bertinotin! Sigurisht unë nuk heq asnjë vijë barazimi mes Bertinotit dhe Berishës, sepse i pari as ka vrarë me 21 janar, as në Gërdec dhe as ka marrë me dhunë e armë shtetin si Berisha në 1998-tën! Por kjo parti ka bërë “Rithemelim” në Europë! Askush që ka vazhduar të jetojë të transformohet nuk ka pasur -  askush e përsëris nevojë të rithemelohet, po nga vetja! Partia “non brava” dhe “non grata” sot i duhet Rithemelimi për të vendosur drejtësinë e plepave!  Po pra, drejtësinë që japin gjykatësit e plepave të Berishës mes tyre ky i fundit që i dha vulën dhe dyert e selisë Berishës!  E unë e kuptoj se dikush “më lart” ka menduar ta bëjë këtë gjë me një hile të vogël në dukje, por të madhe në të nesërmen e historisë së PD-së! Po të mos kishin lejuar një “gjykatës plepash” si Zhukrri, gjykata e Tiranës, sot Berisha do të ishte sigurisht akoma parti “me brava” dhe pse medemek fitoi Shkodrën dhe doli i dytë me ndihmën e LSI, sepse vetë nuk dilte kurrë! Po kur Zhukri tha se ai nuk do të jetë gjykastës së ka konflikt interesi “dikush si b..r ku..ve”  dha urdhër në Gjykatën e Tiranës ti thoshin: jo, ti do ti gjykosh! E Zhukri që ka bërë vetëm tre muaj kurs, sepse tre muaj ishte shofer në Itali i dha vulën “non gratës” sepse dihej se atje në seli nuk do ishte – “Lul Brava”!  Berisha e do selinë “Non brava dhe Non grata” sepse do të bëjë drejtësinë e tij që ato të plepave kanë tre dekada që bëjnë. Po, tja marrin pronarit pronën dhe tjua japin gangsterëve si në gjithë Shqipërinë! Si vetë selinë e Shqupit dikur, që nuk është pronë e tyre! Berisha është shpikësi i ”Drejtësisë së Plepave” që ka shkatëruar drejtësinë në mënyrë definitive në Shqipëri. Është shpikësi i perversitetit më kriminal në Shqipëri që është drejtësia e devijuar dhe munguar qytetarit shqiptar! Këtë gjë që ka bërë gjithmonë në parti dhe qeveri Sali Berisha! Ky është qëllimi për të mbrojtur veten dhe kthyer PD sërish si dikur PPSH-ja në antiamerikane dhe mundësisht folk mesjetare në veprim. Prandaj po e Rithemelon si komunistat italianë,  të cilët nuk donin të ktheheshin në social demokratë. Jo, donin të qëndronin besnik komunizmit dhe siantiamerikanë. Si Berisha në Shqipëri – Punizmit të partisë së tij ( të parë dhe të dashur)  në formë dhe përmbajtje!