BREAKING NEWS

“Meta si oktapodi”, shpërthen Frrok Çupi dhe lëshon paralajmërimin ‘bombë’ për Presidentin: Çështja e floririt do të...

“Meta si oktapodi”, shpërthen Frrok Çupi dhe lëshon
x

Opinion / Editorial

Partitë dashurojnë militantët dhe skuthat, por urrejnë njerëzit e drejtpërdrejtë!

Partitë dashurojnë militantët dhe skuthat, por urrejnë

Ka ndodhur dhe më përpara shpesh herë, por ndodhi dhe tani afër që në varrimin e një njeriu me biografi krimi dhe abuzimi të jenë në varrim 3000 njerëz dhe në varrimin e një shkrimtari dhe personi që i ka dhënë edukim brezave të jenë vetëm 30-të persona. Kovidi apo jo kovidi, kjo është dhe “quintesenza” e shoqërisë sonë. Kjo shoqëri tashmë me votën e saj, do të zgjedhë dhe qeverinë nesër. A është e gjithë shoqëria kështu? Jo sigurisht, por një pjesë e rëndësishme e saj kështu është. E gatshme t’i shkojë në respekt një të forti dhe personi me precedentë të shumtë penalë dhe mos t’i shkojë një edukatori dhe shkrimtari intelektual, që i ka dhënë çdo ditë shoqërisë për të mos marrë as në varrimin e tij respekt. Dakord dhe kjo gjë të qartëson mirë se çfarë dreq shoqërie folkloriko kriminale, në mos respekt ndaj vlerave humane jemi. Por kjo është një pjesë e shoqërisë që pastaj ndikon dhe te veset e partisë. Po pra, ato vese që ka shoqëria ka dhe partia. Të gjitha partitë sot, kanë trashëguar “dashurinë” për militantin idiot, atë që nuk ka në disa raste - asnjë gram tru. Një kryeministër që sillet si “gaztor” pa u paguar si i tillë, por si kryeministër, imiton dhe tallet me militantët që thërrasin “Rama ik” dhe mbase tregon dhe barsoleta gjysmë erotike, kur ishte i ri ai dhe Mimi, por kështu janë militantët një palë duartrokasin një gaztor që tregon përralla elektorale dhe bën për të qeshur me kllounada, kurse gjysma tjetër bërtasin “Rama ik”. Të dy palët biles të tre palët këta militantë dhe simpatizantë duan. Po, por duan dhe “skuthat” e partisë, ata që nuk bërtasin, por përfitojnë. Ata që janë pak gramë më të zgjuar se militantët me “tabula rasa” trurin dhe që nuk ulurasin dhe nuk bërtasin, nuk ekspozohen, por punojnë pikërisht si skutha nën zë, nën të, nën rrogoz dhe si të dikurshmit “anëtarë leverdie të PPSH-së” përfitojnë pjesët më të ëmbla dhe më të buta të partisë. Vendet e punës dhe bordet, përfitojnë tenderat dhe drejtimin. Skuthat politikë të partive, janë pjesa më pa moral e partisë që shet e ble gjithçka dhe vjen një ditë i bën dhe gropën partisë. Në fushatë elektorale ata sërish duke qenë “mbushabrekë” dhe të jargavitur partie, nuk duken shumë, por njerëzit e partisë, ata lart, lidershipi, i do dhe pse nuk janë kurrë në front dhe linjë të parë. I do sepse iu ka nevojën e “skuthllëkut” të tyre në qeverisje. Prandaj është dhe qeverisje “Skuthash dhe militantësh” që bëjnë pastaj dhe qeverisjet lëtyrë tonat si nga PD dhe PS e sigurisht LSI apo dhe aleatët e tyre që “vegjetojnë” në saj të marrëzisë politike që kemi. Kemi tre dekada që shteti është një drejtim elitokracie që mbështet me “kokëboshë-sistë të militantit të tillë dhe skuthllëkun e atyre që marrin benefitet e shumta që ka partia në pushtet”. Kështu funksionon për të tre partitë kryesore në Shqipëri. Ata dashurojnë “militantët kokëboshë dhe skuthat anëtarëleverdie”, por krahas kësaj, urrejnë për vdekje njerëzit e të drejtpërdrejtës dhe të sinqertët. Si PS dhe PD dhe LSI, armiqtë kryesorë nuk kanë njëra tjetrën se vjen dita e bëjnë pakte. Jo nuk është e besueshme “lufta mes tyre”. Ata kanë luftë me njerëzit e drejtë, që nuk pranojnë “pakt me djallin”, por as militantët as skuthat si model, për të qënë në partitë lëtyra për të cilat respekti ndaj të drejtës dhe të sinqertës, ka përfunduar që me nënën e tyre PPSH. Njerëzit drejtpërdrejt janë armiq të elitokracisë shqiptare që prej 3 dekadave dhe të tranzicionit pa mbarim post komunist. Janë shtresë e mesme ose e ulët dhe nuk bëjnë kurrë pjesë në shtresë e lartë të pasuruar nga militantët dhe skuthat, kur vijnë në pushtet, me partitë e tyre respektive. Njerëzit e kësaj shtrese të pakënaqur dhe që nuk duan më një vazhdim të atyre që duan pa mbarim tranzicionin post komunist, janë dhe me predispozitën për të mos votuar, për të mos dalë në votime. Nuk duan se e dinë se vota e tyre është e “panumërueshme” dhe e devijueshme si deri tani. E dinë se vota e tyre nuk vlen përpara votës së injorantëve dhe keqbërësve. Se vota e tyre, jo vetëm devijohet, por është e vogël përpara asaj vote që del nga ato që shkojnë me shumicë në varrim të një krimineli për të treguar respektin për të dhe urrejtjen për njerëzit e ndershëm. Nuk është mirë sigurisht të mos dalësh në votim, patjetër që nuk është mirë dhe ky veprim mban në pushtet atë që është sot dhe që nuk e meriton të jetë për abuzimin, arrogancën dhe asocialen që ka në kulm të koncepteve të shëmtuara të një pushteti korruptiv që kanë ndërtuar. Ky është pushteti i Rilindjes dhe nuk mund të bëhet më i shëmtuar dhe i keq, se sa sot. Por dhe t’u japësh votën atyre që e lanë Ramën për të bërë vetmitarin me taksat tona, të bëjë vetmitarin për ligjet dhe Kuvendin apo dhe qeverinë dhe pushtetin vendor, kjo është hall i madh. Nga vendimet e Berishës (largimin nga institucionet), të cilat i ka bërë Basha realitet – kryeministri i Shqipërisë ka vite që bën çfarë t’i dojë qejfi dhe askush ligjërisht, në Kuvend dhe normalisht nuk e kundërshton. E kjo shtresë e të drejtpërdrejtëve apo njerëzve të sinqertë me demokracinë, e ka të vështirë të vendosë, se a duhet të dalë për të votuar ata që kanë faje plot dhe sot janë në opozitë apo të mos dalin që me mungesën e votës të premiojnë një pushtet të korruptuar dhe të tepruar të Ramës. Kjo dilemë duhet zgjidhur, por në qoftë se ju ka ardhur në “majë të hundës” realisht vota është ajo që të çliron. Ka dhe demokracia me zakonet e saj të vonuara dikur kohë që do të reagojë.