BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Partitë në pushtet pa opozitë konstruktive, drejt totalitarizmit si në Rusinë e viteve ‘30-të

Partitë në pushtet pa opozitë konstruktive, drejt totalitarizmit

Është praktikë e njohur që çdo parti politike pavarësisht nga emri që mban si demokratike, popullore, social-demokrate, republikane etj. në propagandën që bën për të ardhur në pushtet, flet për të mirën dhe të ardhmen e popullit ose Kombit, por njëkohësisht ka edhe interesat e saj. Kur interesat e partisë dhe e drejtuesve të saj që marrin e drejtojnë pushtetin, përputhen me interesat e popullit ose kombit, punët ecin mirë dhe vendi ka zhvillim politik, ekonomik, ushtarak e social-kulturor në përputhje me programin afat shkurtër, afat mesëm dhe afat gjatë që ka partia që vjen në pushtet.

Mirëpo kjo dukuri vërehet deri sa merret pushteti dhe më andej nuk pyeten më as për partitë e tjera dhe as për masat e gjëra punonjëse. Këtë e sjell të argumentuar Jergenij Viktoroviç Anisimov, doktor i shkencave-historike, profesor, bashkëpunëtor shkencor i Institutit të Historisë në Akademinë e Shkencave të Rusisë në Peterburg në librin “Historia e Rusisë”, botim i vitit 2010. Duke shfletuar librin gjen argumente e fakte se fitorja në luftën civile në Rusi i bëri bolshevikët zotë gati në të gjitha territoret të ish-perandorisë ruse dhe në të gjitha organet e pushtetit qenë vendosur anëtarë të Partisë Komuniste ruse dhe kush mendonte e gjykonte në kundërshtim me vijën “majtiste” të partisë në pushtet u shpallën përkrahës të “deviacionit të djathtë” e si të tillë më vonë e paguan me reparacione e deri me jetën e tyre, individualisht apo edhe në mënyrë kolektive.

Një nga format e ndëshkimit të kundërshtarëve ishte edhe krijimi i burgjeve dhe kampeve të internimit e të punës, duke krijuar edhe Organet Qendrore të Administrimit dhe drejtimit të burgjeve dhe kampeve të internimit e të punës së detyruar. Bazë ideologjike e sistemit të kampeve u bë ideja e likuidimit të burgjeve-trashëgim i regjimit carist dhe e edukimit në kampe, e “riformimit” të kriminelëve dhe të dënuarve politikë si qytetarë të vlefshëm të vendit të sovjetëve nëpërmjet punës. Në të vërtetë, kampi në Sollovjeck ishte eksperimenti i parë i mbajtjes dhe asgjësimit të kundërshtarëve politikë të regjimit. Pikërisht këtu u formua dhe u provua në praktikë sistemi i drejtimit dhe organizimit të jetës dhe punëve, si dhe likuidimi i masave të mëdha të të burgosurve duke pushkatuar qindra persona brenda një nate. Kjo drejtori e themeluar që më 1930, u bë një lloj ministrie e veçantë e punës skllavërore të të burgosurve. Për këtë në janar të 1930, në gazetën “Pravda” shkruhej se: “Tani nuk praktikohet më heqja e lirisë për afate më të shkurtra se një vit, por parashikohet të zhvillohet në shkallë maksimale sistemi i punës së detyrueshme nga personat e dënuar më shumë se 3 vjet në kampe të posaçme e në rajone të largëta”.

Në këtë kuadër me nismën e Stalinit, Ministrisë së Punëve të Brendshme iu ngarkua ndërtimi i kanalit që lidhte detin e Bardhë me detin Baltik, ku u shfrytëzua puna e rreth 100 mijë të burgosurve. Kanali u ndërtua para afatit, ndërkohë që ndërtimi doli katër herë më i lirë nga sa ishte llogaritur. Eksperimenti i parë i efektshmërisë së punës skllavërore frymëzoi udhëheqësit e partisë dhe të shtetit prandaj vunë detyrë për ndërtimin e kanalit Moskë-Vollgë dhe shumë ndërmarrje, si miniera e stabilimente druri filluan të administroheshin e drejtoheshin nga këto institucione. Represionet kundër fshatarëve në periudhën e kolektivizimit në fillimin e viteve 1930 u përshtateshin posaçërisht kërkesave të Drejtorisë Qëndrore të Administrimit të Kampeve që kishte gjithnjë nevojë për të burgosur e të internuar të regjimit. Një prej veçantive të terrorit u bë përfshirja në të e “anëtarëve të familjeve të armiqve të atdheut”.

Zakonisht, menjëherë pas arrestimit të burrave, gratë dhe fëmijët humbnin gati gjithë sipërfaqen e banimit dhe sendet shtëpiake si dhe heqjen nga puna. Fill pas këtyre, vinte arrestimi për bashkëpunim apo moskallëzim krimi. Anëtarët e arrestuar të familjeve të “armiqve të popullit” i mbanin në kampe të posaçme ose në vendbanime në rajone të largëta të vendit. Bashkëshortet dhe fëmijët e figurave të rëndësishme ishin monedhë shkëmbimi e terrorit. Përndjekja e tyre u bë një formë plotësuese e torturës morale ndaj “opozitarëve” kokëfortë. Dihet që Kamenjevin e thyen me kërcënimin se do ta pësonte djali i tij i dashur. Përveç kësaj, gratë ishin të rëndësishme për hetimin e çështjes konkrete dhe gjithashtu ishin pengje për çështjet e ardhshme. Sikurse kujtonte Nikita Hrushovi, “Stalini e përdori gjerësisht këtë mënyrë arrestimi.

Përmes grave të funksionarëve me përgjegjësi, ai synonte të zbulonte “komplote”, të zbulonte “tradhtinë” e burrave të tyre... Sepse gratë duhej t’i dinin sekretet që ata fshinin dhe mund ta ndihmonin shtetin të demaskonte armiqtë e popullit. Kështu u arrestuan gratë e Mihail Ivanoviç Kalininit, Kulikut, Budjonit dhe më pas edhe gruaja e Molotovit, Zhemçuzhina e të tjera, të cilat me siguri kanë qenë një numër i madh grash të pafajshme, që vuanin për pafajësinë e burrave të tyre dhe më në fund të gjitha ato u pushkatuan ose u internuan”. Më 1 maj 1930 nëpër kampe gjendeshin rreth 171 mijë të burgosur. Pas vitit 1934 pati një rritje të menjëhershme të numrit të të burgosurve.

Sipas të dhënave jo të plota, më 1 janar 1934 numri i tyre shkonte në 510 mijë vetë, ndërsa në janar 1935 kishte arritur në 725 mijë. Më 1 janar 1940 numri i tyre ishte gati dy herë më i lartë – 1. 344000 vetë, më 1 janar 1941 arriti 1.5 milionë. Gjatë viteve të luftës ky numër të burgosurish ra deri në 664 mijë (1944), por më vonë nisi të rritej përsëri, duke kapërcyer më 1948 shifrën 1 milion. Ka të ngjarë që këto shifra të mos përfshijnë mijëra “vendbanime të posaçme”, ku ndodheshin “kulakët” e dëbuar, që punonin në hapjen e pyjeve, që në janar 1932 ishin jo më pak se 1. 2 milionë njerëz. Kështu, sipas disa të dhënave statistikore të rrumbullakosura, përmes kampeve, burgjeve, kolonive dhe vendeve të tjera të izolimit, më 1939 kanë kaluar 2. 1 milionë të burgosur, të internuar dhe me punë të detyruar. U vërtetuan vëzhgimet e Aleksandër Solzhenicinit që në fillim të vitit 1938, Drejtoria Qëndrore e Administrimit të Kampeve mori një urdhër të fshehtë për zvogëlimin e numrit të të burgosurve. Si rezultat i “masave” të marra vdiqën 25% e numrit të përgjithshëm të të burgosurve.

Metodat e “lehtësimit” – vrasjes së njerëzve, ishin përpunuar që më parë: kushtet jashtëzakonisht të vështira të punës dhe në temperatura të ulta deri në ngricë të tmerrshme, të shoqëruara me shkurtimin e racionit dhe ringritjen e normës së punës. Paralelisht bëhej “luftë energjitike për disiplinën e punës në kamp”, ajo qëndronte në likuidimin e “sabotatorëve” – të burgosur që nuk realizonin normën. Si rezultat, u asgjesuan jo më pak se 525 mijë njerëz. Pas kësaj, drejtuesit e kampeve njoftonin në mënyrë triumfale për kursimin e sasive të mëdha të parave “në lidhje me kryerjen e lehtësimit të kontigjentit të kampit”.

Por në përgjithësi jeta në kampet e internimit dhe të punës ishte një ferr i vërtetë mbi tokë. Që nga kjo kohë u fut në leksik shprehja “pluhur kampi” – ajo ç’ka kishte mbetur prej njerëzve të munduar nga puna e papërballueshme, e njerëzve të uritur, të grabitur, të poshtëruar nga kriminelët ordinerë dhe rojat, të shndërruar në skllevër të heshtur, në bagëti, pa asnjë shpresë për drejtësi, mëshirë dhe liri. I sollëm këto fakte rrëqethëse për të kthjelluar mendjen dhe zemrën e njerëzve, që kur shkojnë para kutive të votimit të shikojnë e gjykojnë për të mirën e vetë dhe të ardhurën e brezave që vijnë, në mënyrë që t’u pritet rruga ardhjes në pushtet e partive me shfaqje e pikëpamje totalitare, se ato i bëjnë gjëmën popullit dhe kombit vetë.