BREAKING NEWS

Dy ditë para Kuvendit të Berishës, Yuri Kim zbulon arsyen e vizitës së Escobar në Tiranë dhe jep mesazhin e fuqishëm

Dy ditë para Kuvendit të Berishës, Yuri Kim zbulon arsyen e
x
BREAKING NEWS

Ndizet situata, demokratët nxjerrin emrin e “përfaqësuesit” të Tom Doshit që mbështet Berishën, Bejko paralajmëron sulm të selisë pas 11 dhjetorit

Ndizet situata, demokratët nxjerrin emrin e
x
BREAKING NEWS

Zbardhet strategjia antikorrupsion e SHBA, dhjetra politikanë rrezikojnë sekuestrim pronash e bllokim llogarish, Kim e Blinken paralajmërojnë reprezalje

Zbardhet strategjia antikorrupsion e SHBA, dhjetra politikanë
x
BREAKING NEWS

Mimi Kodheli: Bullgaria të heqë veton dhe të hapë rrugën e integrimit, Tirana nuk do kërkojë ndarje nga Shkupi, kemi mësuar nga gabimet e njëri-tjetrit

Mimi Kodheli: Bullgaria të heqë veton dhe të hapë
x
BREAKING NEWS

SHBA bën lëvizjen e papritur para Kuvendit të Berishës

SHBA bën lëvizjen e papritur para Kuvendit të Berishës
x

Opinion / Editorial

“Partizani” im nuk është më partizan

“Partizani” im nuk është më partizan

Ekipi i “Partizanit” në futboll, duan apo nuk duan ta pranojnë tifozët e skuadrave të tjera, ka jo vetëm numrin më të madh të sportdashësve në gjithë vendin dhe më të zjarrtët. Më të devotshmit, më besnikët. Një miku im gazetar sportive që ka lindur me gazetë sportive tek koka e krevatit dhe që vetë nuk është tifoz me ekipin tim, më thotë shpesh se “Partizani” në gjithë Shqipërinë ka më shumë tifozë se sa të gjitha ekipet shqiptare të mbledhura së bashku. Pak e ekzagjeruar, por barazimin mund ta pranojë. E kam parë vetë nëpër stadiumet e qyteteve shqiptare që kur luan ekipi i kuq, pothuajse gjysma e qytetit bën tifo për të. Kjo dashamirësi thuajse është e lindur dhe jo vetëm përpara viteve ‘90 kur ekipi quhej i përkëdheluri i Ministrisë së Mbrojtjes dhe ndiqej nga afër edhe nga titullarët e tij, por edhe pas këtyre viteve që sollën edhe pluralizëm tifozësh. Qindra- mijëra të rinj nuk i zë gjumi për këtë ekip. Lëre pastaj brezin tim që dashurinë për Partizanin e ka të pashkëputur për respektin për Loro Boriçin, Lin Shllakun, Refik Resmen, dinastinë Janku dhe me të madhin e të mëdhenjve Panajot Pano, për të përmendur disa prej kolosëve të futbollit të vërtetë shqiptarë. Mua që shkruaj këto radhë, dashuria për ekipin më të madh shqiptar më është injektuar kur isha 11-12 vjeç, pa e ditur se dikur do të studioja në shkollat ushtarake dhe do më përputhej më së miri profesioni me ekipin që na përfaqësonte. Në atë moshë mua dhe plot moshatarëve të mi na dukej “një vrap pele” distanca prej 7 km deri në ish-Qytetin Stalin dhe prej 14 km deri në Berat kur shkonim të shikonim ndeshjet e tij dhe nuk kishte autobuzë që na nxinte. Padyshim që dashuria mu rrit kur u bëra bashkënxënës dhe koleg me të madhin Perlat Musta, kur më jepte mësim i madhi Sulejman Starova në kulmin e karrierës së tij, kur nisën grindjet që u bënë problem qeveritar se do të luante me ne apo me 17 Nëntorin, konkurrim që e fituam, ne siç kishim fituar dhe fitojmë ende derbin me kryeqytetasit. Partizani im është i vetmi ekip shqiptar në historinë e futbollit që bilancin fitore-humbje e ka pozitiv. Por Partizani i sotëm nuk është më partizan. Nuk dua të them se është ballist, me terminologjinë e gjuhës së para ‘90 se më zemërohet Ritvan Mersini, miku im i mirë kryeballisti i Vlorës dhe dhjetëra ballistë të tjerë që ende shprehen se “për trimëri edhe ballistët kanë qënë në të njëjtin nivel me partizanët”. Por që nuk është më partizan jam i bindur. Në pesë ndeshje ka një humbje dhe katër barazime. Të kishte një fitore që të balanconte humbjen edhe do të zbutesha, por me këto rezultate, nuk jam aspak dakord. Nuk po hyj në analiza teknike sepse për këtë sektor ka mjeshtra të vërtetë që të analizojnë dhëmbë e dhëmballë, por edhe të vërtetën nuk do rrimë pa e thënë. Të pohosh se faji është i Gaz Demit, presidentit të këtij ekipi, të vret Zoti. Kam përpara listëpagesat e futbollistëve të këtij ekipi në dy – tre vitet e fundit dhe nuk ka asnjë mangësi. Nga burime të brendshme të klubit mësoj se kushtet që kanë lojtarët janë më komodet në superiore. Gaz Demi e ka hapur “qesen” sa herë ka hapur gojën Olsi Rama apo Ilir Daja. Kështu që në mënyrë kategorike Gaz Demi është jashtë rrethit të përgjegjësive për gjendjen aktuale të ekipit. Të thuash se faji është i Ilir Dajës, trajnerit të ekipit, nuk e beson as vetë. Ai është aktualisht nga më të mirët për të mos thënë më i miri në tregun e trajnerëve aktualë. Rezultatet e arritura kur drejtonte Dinamon, Elbasanin, Flamurtarin apo Skëndërbeun janë dëshmia më e mirë për këtë. Por edhe puna që bëri vitin e fundit dhe këto kohë me këtë ekip të bind se nuk është ai e keqja e këtij ekipi. Të shikosh dhe analizosh nga afër organikën e këtij ekipi shikon se janë në këtë organik lojtarë nga më të mirët aktualisht në kampionatin shqiptar. Nuk ke ç’i thua Alban Hoxhës në portë, përveç asaj gafe pothuajse autogol që i hoqi ekipit tre pikë. Belica është nga më të mirët në sektorin e mbrojtjes siç mund të thuash edhe për Kaçen ardhur me shumë bujë nga Greqia. Edhe sulmi me majën e tij, Junior nuk ka të sharë. Po atëherë kush e pengon këtë ekip të jetë në krye të klasifikimit, një dëshirë e qindra – mijëra dashamirësve të tij? Unë mendoj se vetë Gaz Demi si president i ekipit po edhe Ilir Daja si trajner i tij duhet të jenë më pranë ekipit jo vetëm si “engjëll mbrojtës” të tyre por ndonjëherë edhe si “djall”. Ndëshkimi për ata që nuk arrijnë objektivat njihet në gjithë botën demokratike. Unë nuk sugjeroj masa drastike si atëherë kur futbollistët e këtij ekipi u lanë të vinin në këmbë nga Shkodra ku humbën një ndeshje kur u duhej patjetër fitorja, por një “dush” Tiranë – Dajt njëherë në javë nuk do t’u bënte keq. Më e keqja e këtij ekipi është se lojtarët e ingranuar në ekip nuk e ndjejnë siç duhet peshën e kuqe me yll të ekipit. Shumë prej tyre vijnë pasi shkëlqejnë në ekipit e tyre, por shkëlqimi tek Partizani nuk ka të njëjtën peshë si shkëlqimi tek Partizani. Nëse ke shkëlqyer me ekipin e Ballshit dhe aty të trajtonin si yll, por edhe në Shkodër Locën, që të shkëlqesh më Partizanin duhet ta fillosh shkëlqimin nga “A”. Futbolli është ndoshta konkretizimi më i mirë i shprehjes “një për të gjithë dhe të gjithë për një”. Nëse punojnë dhe luftojnë me këtë moto, atëherë ylli shkëlqen vetë. Përpara gati 40 vjetësh më ka dhënë jeta një fat të madh të takojë të madhin Lin Shllaku. Duke dashur të bëjë akrobacira si një djalë i ri në palestrën e shkollës ushtarake “Skënderbej” theva dorën dhe direkt në spitalin ushtarak, nën urdhrat e doktorin të madh Luan Greva. Në dhomë kisha edhe një tiranas të mirë që kishte shok të ngushtë Linin. Kur mori vesh se isha tifoz me Partizanin, më tha se do më njihte me futbollistin e madh se ai do t’i vinte patjetër për vizitë. Ashtu ndodhi. Me atë thjeshtësinë e tij, më la t’i bëja edhe një pyetje se “përse Partizani i kohës së tij ishte gjigant jo si ai i kohës sime (sepse çdo brez tifoz me këtë ekip të madh është i pakënaqur me ç’ka arrin ai). Qetësisht më shpjegoi se ekipi tij ishte “si fishek gjerdani” me njëri-tjetrin. Nëse një shokë humb padashje topin, jemi ne të tjerët që luftojmë më shumë për ta rimarrë atë. Ndërsa sot… Profesori kishte të drejtë. Një fenomen i tillë vërehet shumë qartë edhe sot. Janë edhe tek Partizani nja tre – katër futbollistë që e mbajnë vetën si më “ajka” nga paga që marrin, por që nuk e justifikojnë që kur humbin topin as që merakosen për ta rimarrë atë. Nuk doja të flisja me emra, por nuk mundem. Gaz Demi u dogj njëherë nga “qulli” kur mori Edgar Çanin nga Italia me gjithë ato euro dhe dështoi. Ç’dreqin vete merr një Ergys Kaçe që deri tani nuk po e justifikon shukun e eurove që Gazi i jep për hir të ekipit dhe të sukseseve që kërkon? Por nuk është vetëm kjo. Futbolli nuk është garë atletike që kush vrapon më shpejt është më i miri. Futbolli e do këtë karakteristikë, por kryesorja është të komandosh topin, t’ua japësh atë shokëve në pozicionin më të mirë dhe më kryesorja ta futësh në kuadratin e portës kundërshtare. Këtë nuk po e bëjnë dot futbollistët aktualë të këtij ekipi që ka bërë me zemër qindra-mijëra tifozë në gjithë Shqipërinë. Meqë është fillimi i kampionatit të shpresojmë se veç lojës së mirë, ekipit nuk do t’i mungojnë edhe pikët. Le të fillojë ky sukses në derbin e kësaj jave.