BREAKING NEWS

Gjykata Kushtetuese merr vendimin për zgjedhjet lokale të 30 qershorit

Gjykata Kushtetuese merr vendimin për zgjedhjet lokale të 30 qershorit
x
BREAKING NEWS

A do ketë heqje totale të masave? Brataj jep informacionin e rëndësishëm dhe tregon çfarë pritet: Kemi frikë nga…

A do ketë heqje totale të masave? Brataj jep informacionin e
x
BREAKING NEWS

Si asnjëherë më parë, publikohen shifrat e fundit të Covid-19

Si asnjëherë më parë, publikohen shifrat e fundit të
x
BREAKING NEWS

Vjen lajmi i mirë! Mund të shkoni vetëm me pasaportë, një tjetër shtet evropian heq të gjitha kufizimet me Shqipërinë duke filluar nga nesër

Vjen lajmi i mirë! Mund të shkoni vetëm me pasaportë,
x
BREAKING NEWS

KQZ jep lajmin e keq për Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin

KQZ jep lajmin e keq për Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet/ Gjykata Kushtetuese i jep goditjen e fortë Qeverisë

Zgjedhjet/ Gjykata Kushtetuese i jep goditjen e fortë Qeverisë
x
BREAKING NEWS

“Boll më me shtirje”/ Ambasadorja Yuri Kim flet me tone të ashpra dhe jep ultimatumin e prerë: Çoni përpara Reformën në Drejtësi! Nëse s’tregoni guxim...

“Boll më me shtirje”/ Ambasadorja Yuri Kim flet me tone të
x
BREAKING NEWS

Debat për temat e nxehta që po zhvillohen me dyer të mbyllura/ Pritet vendimi për zgjedhjet lokale të 2019, përfaqësuesja e qeverisë kërkon pezullimin e çështjes. Cili është verdikti i Gjykatës Kushtetuese?

Debat për temat e nxehta që po zhvillohen me dyer të mbyllura/
x

Opinion / Editorial

Partner në Ballkan për BE-në nuk mund të jenë individët politikë të korruptuar!

Partner në Ballkan për BE-në nuk mund të jenë

-Ai dallim mes Washingtonit dhe Brukselit që na bën me amerikanët!

Sigurisht në një farë mënyrë nga BE do të vinte një reagim mbi atë që administrata Biden dhe SHBA-të po veprojnë me forcë në Ballkanin Perëndimor dhe që ishte zhvillimi akoma më shumë me Shqipërinë, të atij urdhri të dikurshëm për në ish-Jugosllavi! Zëdhënësi i BE-së, Peter Stan deklaroi se BE ka detyrimet e saj ndaj partnerëve në rajon dhe se sanksionet nuk janë pjesë e politikave aktuale europiane në Ballkanin Perëndimor. “Angazhimi ynë në rajon është shumë i fortë. Bisedimet rreth sanksioneve të mundshme nuk janë në rendin e ditës. Çdo vendim mbi këtë duhet të merret unanimisht nga të gjitha vendet anëtare. Për momentin, kjo nuk po diskutohet kur bëhet fjalë për partnerët në Ballkanin Perëndimor”, tha Stano. I pyetur nga mediat në Bruksel për aktin ekzekutiv të presidentit Biden, Stano tha se BE nuk komenton mbi vendimet e administratës amerikane dhe ka politikën e vet kur bëhet fjalë për partnerët në Ballkanin Perëndimor. Ai u shpreh se angazhimi ndaj rajonit është një nga pikat themelore të agjendës së BE, si dhe se bisedimet e rregullta zhvillohen me udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor mbi problemet e rajonit. Dekreti fillestar u miratua në vitin 2001, si dhe kriteret për futjen e sanksioneve amerikane, në mënyrë që të zgjidhen sfida të tilla si korrupsioni dhe lëvizje të tjera që pengojnë institucionet kryesore dhe marrëveshjet ndërkombëtare, siç u njoftua nga Shtëpia e Bardhë. Biden nxori një dekret duke vendosur sanksione ndaj çdo personi për të cilin Departamenti i Thesarit, në konsultim me Departamentin e Shtetit, përcakton se është “përgjegjës ose një bashkëpunëtor, i përfshirë drejtpërdrejt ose indirekt në veprime ose politika që kërcënojnë paqen, sigurinë, stabilitetin ose territorin” integriteti i çdo zone, “ose vendet në Ballkanin Perëndimor dhe minojnë proceset demokratike dhe institucionet në rajon”. Po e gjitha kjo, sipas gazetës “SOT”. Në të vërtetë udhëtimi i parë i Presidentit Biden po bëhet pikërisht këto ditë në Europë dhe një nga “batutat e tij ishte” se do të tregojmë që – SHBA-të janë kthyer! Tashmë është e qartë se qëndrimet e Washingtonit dhe Brukselit nuk janë njësoj me vendet e Ballkanit Perëndimor! SHBA-të nuk duan të tolerojnë më shtetet dhe sidomos veçanërisht individë që në këto shtete në rrugë drejt demokracisë, por jo në demokraci, pasurohen dhe janë pjesë e korrupsionit të cilëve vendi më i madh demokratik i botës iu mbyll derën dhe fillon përndjekjen mbi paratë dhe pasuritë e krimit! Kur u vendosën për shtetet e ish-Jugosllavisë ato kushte, premisa për të përndjekur individë të korruptuar nga SHBA-të ato nuk kishin parasysh shoqëritë dhe pse janë shoqëritë e atyre vendeve që mbajnë të tillë individë! SHBA-të në këtë rast ndajnë popullin nga të korruptuarin sipër tij! SHBA-të nuk duan t’u japim më dorën të korruptuarve të tillë në shoqëritë e Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë dhe dikur dhe Kroacisë. Sot nuk duan ta bëjnë këtë as me individë politikisht të korruptuar dhe përfitues financiarë dhe ekonomikë nga korrupsioni galopant në këto vende! SHBA-të nuk mund t’i konsiderojnë partnerë apo ish-partnerë të tillë gangsterë të korruptuar! Sigurisht që Brukseli i di shumë prej këtyre gangsterëve të veshur me pushtet dhe të korruptuar, por akoma vazhdon me burokracinë, e cila “as të mban as të lëshon” dhe për më tepër kur thotë, jemi me, dhe, për bisedimet me udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor dhe se sanksionet nuk jenë pjesë e bisedimeve tona! Sigurisht që është një vijë demarkacioni mes politikave të SHBA-ve dhe BE-së në rajonin tonë! BE tregohet e butë me lidershipe të tilla korruptive dhe shpesh herë (e egër) e pëson shoqëria (populli) e këtyre liderëve të korruptuar, duke vonuar dhe stërzgjatur integrimin, kurse SHBA-të tashmë kanë të qartë se me lidershipe dhe politikanë të korruptuar nuk mund të ketë as integrim dhe duhet të paguajnë individët dhe jo shoqëria që fatkeqësisht i mban në shpinën e saj deri në kërrusje të përgjithshme.

SHBA-të mundohen të ndihmojnë haptas popullin dhe ndëshkuar plotësisht ekonomikisht të korruptuarin sipër shpinës së tij! Sanksionet dhe për liderët e korruptuar shqiptarë janë dhe prova e qartë se SHBA-të kanë kurs tjetër shumë të fortë dhe shumë mbrojtës ndaj shoqërive në Ballkan, por gjithashtu ndëshkues ndaj individëve politikë në korrupsion! E këtë kurs e kanë sepse pikërisht këta individë pastaj bëhen lidershipe antiperëndimore, antiamerikane dhe antieuropiane dhe deri në pro ruse dhe pro kineze në politikat ekonomike të dy fuqive të mëdha lindore si Kina dhe Rusia në rajonin ballkanik! Të gjithë (shtetet ballkanike) kanë lidershipet korruptive që në rajon kanë mbajtur pushtet, duke sunduar me korrupsion dhe pasurim! Duke prishur drejtësinë dhe duke bërë gara pasurimi mes tyre në mënyrë të paskrupullt! SHBA-të, shpesh kanë paralajmëruar dhe ka plot në Serbi dhe Mal të Zi apo Maqedoni të Veriut, por nuk vinë më poshtë Shqipëria dhe Kosova! U qëllua lart në Shqipëri (nga State Department) me Sali Berishën, por ka plot, të cilët do të dalin në ditët në vazhdim si te ne dhe më larg nesh! Modelit të tillë duhet t’iu largosh pasurinë dhe arrogancën politike vendosur dhe me forcën e pasurisë! Tipa të tillë sunduan me dhunën e pushtetit të korruptuar dhe kanë bërë zullume të mëdha! Po në rastin tonë deri në organizim puçesh shteti dhe kontrabandë nafte apo korrupsion të tipit Gërdec dhe vrasje në bulevard për të mbrojtur pushtet të korruptuar! Perëndimi nuk mund të mbrojë më individë pushteti politik që i janë përkëdhelur atij dikur sepse u ka dhënë dorën dhe i duhet t’ua japë përgjithmonë! Vjen një ditë që nuk mbrohen dot më dhe me to nuk mund të flitet si partner! BE nuk mund të jetë partnere me të korruptuarit në Ballkan dhe sidomos në Shqipëri! Nuk mund të mbash partner të korruptuarit dhe të ndëshkosh popullin e tyre me vonesa integruese sikundër tashmë është bërë lajtmotiv! Bëjnë sikur nuk i shikojnë në BE arrogancën e lidershipeve, të cilët janë partner në bisedime me to! Nuk iu shikojnë dot luksin ku jetojnë, i cili është sigurisht pjesa e qartë e qenies plotësisht në korrupsion! Po kështu dhe plotësisht e qartë në Shqipëri! Amerikanët nuk duan të pajtohen me këtë gjendje, që rrezikon demokracinë dhe marrëdhëniet e ndërtuara mbi bazën e saj me vendet e Ballkanit dhe me Shqipërinë! Sepse amerikanët kanë në bazë të koncepteve të tyre fjalët e njeriut që iu eksportoi mendimet e qarta në demokraci ose “fajtori” në revolucionin francez që thotë: Luksi është efekti i pasurisë, ose e bën atë të domosdoshme; ai korrupton të pasurit dhe të varfrit së bashku, njëri me zotërim, tjetri me lakmi. Po pra pikërisht kështu thotë, Jean-Jacques Rousseau! Kështu është sot e kësaj dite dhe në bazë të këtij luksi dhe kësaj arrogance dhe kësaj lakmie poshtë, mund të kapesh për të nxjerrë dhe të korruptuarit që nuk mund të kesh kurrë partner dhe pse mund të kenë mandat politik apo nga politika! Gangsterët e korrupsionit dhe të korruptuarit politik, janë për burg, për t’iu marrë pasurinë dhe kthyer atë në shërbim të atyre që iu është grabitur. Në këtë rast, si unë dhe shumë si unë, jemi me politikat që luftojnë korrupsionin me forcë dhe me ligj, për të mbrojtur demokracinë dhe lirinë, por dhe shtetin ligjor!