
"Në Tiranë ende nuk ka nis kontrolli...", eksperti Karamuço reagon për grupet kriminale

Pamjet e vrasjes së Artan Santos/ Gazetari Hoxha kritikon ish-shefin e policisë, ja cila është arsyeja

Gazetari Hoxha tregon 'prapaskenat' e kamerave nga grupet kriminale, zbulon arsyen përse i përdorin

E rëndë/ Humb jetën në aksident 23-vjeçarja shqiptare në New York, dalin detajet nga policia

Kapet shqiptari me aftësi të kufizuar, ja si bënte “kërdinë” me grabitje në Greqi

Zgjedhjet e 14 Majit/ Alibeaj dorëzon listën e anëtarëve të KZAZ

Përfshihet nga flakët mjeti në Tiranë, dalin detajet e para

Skandali "McGonigal"/ Berisha publikon mesazhin e qytetarit: Rama prej 3 ditësh në një ishull me hetues të FBI

Pas 30 vitesh kthehet në Shqipëri autori i novelës i “I arratisuri”, Stefan Nilson kujton vizitën në Tiranë gjatë diktaturës

Shkruar nga Nga Robert Papa 1 Dhjetor 2022

Stefan Nilson , gazetar suedez ka botuar një novelë: “I arratisuri”. Stefan ka qenë gazetar sportiv. Libri i tij është përkthyer në shqip. Në vitet 80-të, ai ka ardhur në Shqipëri me ekipin kombëtar të Suedisë. Unë mbaja mend takimin me nje gazetar suedez , madje kemi udhëtuar bashkë nga Berati në Tiranë, me Fiat-in polak të gazetës Sporti. Nilson më ka shkruajtur nga Suedia duke dashur të fliste për “Fokusin”. Për mua ishte kënaqësi sepse më ktheu pas në kohë. Ndeshja e Kombëtares, si gjithmonë te “Qemal Stafa”ndërsa jo e “Shpresave”, në Berat, sepse ishte ndërtuar stadiumi i ri.Jam lidhur me zoom nga Suedia. E kam pyetur se çfarë kujtonte nga Shqipëria ,kur pat ardhur me ekipin e Suedisë kundër nesh. Ai më tha se”. Kujtoj shumë. Ishte e pazakontë të vije në Shqipëri. Ishte shumë ndryshe me atë që unë isha mësuar dhe kjo nisi që në aeroport. Thuajse pa aeroplanë. Vetëm avioni ynë. Pastaj udhëtimi më autobuz, pastaj stadiumi. Ndeshja dhe qyteti. Çdo gjë ishte ndryshe nga bota ime.Doja të dija si u ndjenë kur arritën në Rinas. Ai thotë se njerëzit ishin miqësorë. “Një nga kujtimet kur shkuam me autobuz nga Rinas në Tiranë, erdhën të kalimi i shinave të trenit. Pamë se treni po vinte nga Tirana për kah Durrësit. Ai trau, shkopi, si i thoni, ishte poshtë. Treni po ulte shpejtësinë kur panë autobusin. Ndaloi. Dhe gruaja që po drejtonte atë traun, shkopin,e ngriti lart. Kësisoj na la ne të kalonim dhe gruaja na e bënte me dorë. Ne ndaluam, ajo thoshte kaloni. Kjo qe kujtesa e parë e madhe.”Asokohe,isha gaztat te “Sporti Popullor” dhe kisha akses me ekipet e huaja. Mbaj mend se shumë tifozë mblidheshin ndanë Hotel “Tiranës” për të parë nga afër lojtarët. Stefan kujton se si pëshpërisnin kalimtarët te sheshi “Skënderbej”. Ai më thotë se “ qe e habitshme sepse Shqipëria ishte nën diktaturë. E dinim se nuk mund te kontaktonim me njerëzit, por ata ishin miqësorë. Buzëqeshnin ndaj nesh. Kështu kur ecnin në sheshin “Skënderbej” me lojtarët tanë Hisen, Pedersen, ju dëgjonit shqiptarët që thoshnin emrat e tyre.” I them se një gazetar suedez erdhi të shikonte shpresat në Berat dhe ka ardhur në tiranë me Fiatin e gazetës sonë dhe unë kam folur anglisht gjatë gjithë rrugës. Çdo suedez fliste shkëlqyeshëm anglisht. Me thotë se ai është Xhin Honson.Do doja ta takoja , i them. Ai thotë se sa herë i përmend Shqipërinë, ai kujton udhëtimin në Berat, se pse qe i vetmi që u lejua të shkonte atje.”Nuk besoj se ata kanë pasur ndonjë ide rreth nesh asokohe. Pohon se “Dinim vetëm që ishit të mbyllur, diktaturë. Më të mbyllur se vendet e tjera në Europën Lindore. Për Shqipërinë në nuk dinim asgjë. Kam ardhur edhe më vonë. E pamundur të gjeje një hartë. ishte një aventurë. Më bëri kurioz. Diçka nga ndeshja. Isha ulur në tribunën e Qemal Stafës. Kisha një revistë suedeze.Asokohe ju nuk kishit shumë revista me ngjyra. Një koleg shqiptar pa të revista ime, pastaj ja dha një kolegu tjetër.Pastaj revista doli jashtë kabinës. E shikoja me sy revistën që shkoi dorë më dorë der te sahati i rezultatit. Pra se të fillonte pjesa e dytë, revista nisi të kthehej te ne. Erdhi dorë më dorë dhe e mora, Por foto me ngjyra në mes mungonte. Stefan Peterson i “Ajaksit”. E pyes: Keni botuar një libër me subjekt shqiptar? Më thotë se është një novelë. “Është botuar në Suedi para 9 vitesh. Do ishte botuar më parë në Shqipëri por ishte covid.”Unë jam kureshtar rreth subjektit. Ai nis e rrëfen: është një novelë rreth një djaloshi shqiptar që arratiset më 1975. Quhet Kreshnik. Ai ka lindur jashtë Vlorës. Një ditë ecën drejt Ksamilit. Ai del me not drejt Kretës. Për t’u arratisur. Kjo është pjesa e parë e librit. Pjesa e dytë është kur kthehet në Shqipëri më 1991, të takonte nënën, të cilën nuk e kishte kontaktuar dot për shumë vite. Ndërkohë ai është një oficer policie i arsimuar në Suedi. Ai fillon të punojë si oficer police në Shqipëri. Ngjet diçka dhe është përfshirë me ngjarjen. Pjesa e tretë, janë ngjarjet e piramidave 97 kur po ndiqnin të këqinjtë. Është një novelë, por gjithçka ka ndodhur në një fare rruge por jo saktësisht.” Dua të di se ku i ka gjetur burimet. Si erdhi te ideja? Nis e tregon se idenë e kam nga një mik i tij, Ndue Gjergji, që jeton në Goteberg. “Ai u arratis më 1959, 1960. Ai është nga veriu nga ana e Shkodrës. Doli përmes Jugosllavisë. Kështu, jam kthyer më atë më 1992-1993 dhe pashë si ishte gjendja. Pashë shtëpinë, çfarë kishte lënë kur u arratis. Kur takoi nënën, babai kishte vdekur. Aty lindi ideja e librit. Unë , thotë, ai, kam qenë në Shqipëri 38 ose 39 herë.”Valle a u prit më kërshëri libri në Suedi apo një realitet ndryshe? Me modesti më thotë se nuk ishte bestsellër. “Shqipëria nuk është vend i njohur dhe unë nuk jam shkrimtar i njohur, jam gazetar sportiv. Disa më njohin por jo shumë, por shumë nga ata që e kanë lexuar, më kanë thënë faleminderit për librin. Më pyesin kur do jetë libri tjetër dhe do kem një libër tjetër. Shqiptarët që e kanë lexuar, më kanë thënë duket sikur e ka shkruajtur një shqiptar, dhe donin të dinin se si kisha aq shumë njohuri. A mban mend Ilia Shuke? I them po, ai më thotë se vëllai im i vogël është martuar me vajzën e tij. Ajo jeton prej 30 vitesh në Suedi.” Për mua-thotë, është lidhje familjare. Kam pasur mik, Arben Fagun , Agimin, Olsi Rama ka qene mik i Arbenit, e njoh Olsin, ka qenë në Suedi, gjithashtu. Unë kam dëgjuar nga ata dhe historitë e tyre. Që nga 1991 kam drejtuar një projekt me afro 15 maune të mëdha me veshmbathje. Pastaj dërguam banka shkollash, katedra, dërrasa të zeza. Në shkolla të ndryshme në Tiranë. Ishin gjera të përdorura, por në cilësi të mire. 200 mijë pajisje. Kam bërë shumë transportime, ndërkohë krijuam lidhjet mes 6 shkollave qeveritare ne Tiranë për këmbime me mësues, drejtorë, njerëz. Krijuam biblioteka në 12 shkolla në Tiranë. Ishte nje proces i gjatë. Këto të gjitha së bashku, bënë këtë libër”.
Më të lexuarat


Lulzim Basha dhe Garry Kasparov, sëbashku për demokracinë kundër stabilokracisë!

Ja dy skenarët që e presin PS nëse konfirmohet përfshirja e Ramës në afera me ish-agjentin e FBI

A mund ta quajmë maturën shtetërore një reformë të dështuar?

Bashkimi Evropian drejt shpërbërjes apo “New Start”?

“Tullumbacet”e shpuara që u fryn opozita...

Heteronomia e një morali shkatërrues

Të vonuarit dhe të dëmtuarit e elektoratit !

David Kostelancik ose fundi i alışveriş, alleshverisheve dhe “kukullave” ruse në Shqipëri!

Kryeministri Rama, alibia e gjithë dështimeve të Sali Berishës

Albin Kurti, midis akrobacisë europiane dhe diplomacisë amerikane!
