BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Pas botës një jetë? Ta shpikim një mbartës me koronavirus sa më shpejt!

Pas botës një jetë? Ta shpikim një mbartës me

E gjithë bota është në alarm për përhapjen e koronavirusit, i cili u evidentua së pari në Kinë. Bota është aq e vogël, sa edhe përhapja e mikrobit nuk njeh largësi as kufi. Shumë shpejt, epidemia vdekjeprurëse do udhëtonte drejt kontinenteve të tjera, duke mos kursyer, SHBA, Europën, deri shtetin më pranë, Italinë. Shqetësimi i organizatave shëndetësore mbarëbotërore dhe institucionet që mbulojnë shërbimin shëndetësor në çdo vend, janë vënë në alarm. Nuk janë të pakta shtetet që kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, duke ngritur indeksin e rrezikut në maksimum. Me shpejtësi rrufe, shumë shtete të botës kanë vënë në gadishmëri laboratorët dhe, kanë ngritur karantinat për të gjithë ata që dyshohen si mbartës të mikrobit shqetësues për jetën e shëndetin e qytetarëve. Përditë, mediat vizive e ato të shkruara, japin njoftime për shfaqjen e rasteve në vende të ndryshme të botës, ku ka njerëz të infektuar. Janë të shumta njoftimet me humbje jete në ditë të caktuara, numri i atyre që vdesin nga ky virus është dyshifror. Kështu, Italia, jep njoftime se në provincën “x” ka një rast, në zonën “y” një pacient u konstatua pozitiv. Kështu Franca, Gjermania, Turqia e shtete të tjera me radhë. Frika nga virusi, ka bërë që në stacionet e metrotë, aeroportet, trenat, avionët e anijet, kroçerat në radhë të parë e kudo ku ka grumbullime njerëzish, autoritetet, kanë marrë masa të jashtëzakonshme për evidentimin e izolimin e mbartësve të koronavirusit, duke i mbajtur në karantina të krijuara posaçërisht me qëllim pengimin e përhapjes së infeksionit dhe ekzaminimin laboratorik të individëve të dyshuar. Në jo pak raste, gjendja zmadhohet artificialisht. Paraqitet edhe më alarmante sa ç’është rreziku real, gjë që ka ndezur debate të shumta mes shteteve. Frika për përhapjen e virusit të rrezikshëm, ka bërë që edhe vetë ekonomitë, investimet e vendeve më të prekura, ta ndjejnë tek ritmet e zhvillimit. Dihet lëvizja e mallrave dhe teknologjive, tregtia dhe import- eksportet, janë baza e zhvillimit të çdo shteti dhe kur bien treguesit e tyre, detyrimisht reflektohen thellë edhe në treguesit ekonomikë të çdo vendi. Është kjo arsyeja që shtete me ekonomi të zhvilluara, kanë marrë masa shtesë për të përballuar efektet që vijnë nga këto tkurrje, nga frika e eksportimit, bashkë me mallrat edhe të virusit vdekjeprurës. Shqipëria nuk mund të qëndronte jashtë këtij shqetësimi. Institucionet nuk mund të qëndronin indiferente dhe të prisnin që zoti ta mbrojë popullin tonë. Për të përballuar këtë rrezik potencial, sipas komunikimeve të Ministrisë së Shëndetësisë përmes ministres, zëdhënësve, jemi njohur me vënien në eficencë të laboratorëve dhe ngritjen e karantinave, si dhe pajisjen e pikave të kalimit në doganat tokësore e aeroportin e Rinasit dhe Portin e Durrësit për të verifikuar çdo individ që hyn në Shqipëri. Po kështu janë përgatitur mijëra infermiere dhe mjekë për të përballuar një situatë nëse shfaqet sëmundja e rrezikshme. Nga institucionet shtetërore, jepen përditë njoftime për masat e marra dhe qytetarët njihen në kohë reale me situatën në shkallë globale. Informimi është detyrë e shtetit dhe në këtë aspekt nuk ka boshllëk dhe indiferentizëm. Shqiptarët janë të qartësuar për rrezikun e virusit dhe me gjendjen në vendet e tjera, ku mund të lëvizin për turizëm apo shërbime të ndryshme në kuadër të lëvizjes së lirë. Kjo është ana zyrtare, qëndrimi shtetëror. Po ka edhe një anë tjetër. Është një grup i stërmadh, politik, mediatik, analisto-opinionistë, individë të gjithëditur që nguten për të shpërndarë informacione të pavërteta, është grupi horror. Janë jo të paktë ata që kanë nisur të flasin pa asnjë bazë për pamundësinë e Shqipërisë për të përballur rrezikun që kanoset. Aq të etur janë kasnecët, llafazanët, haberaxhinjtë, tellallët e lajmeve sensacionale sa që opinioni shqiptar bombardohet në çdo minutë, njëzetë e katër orë se jemi të pamundur të mbrohemi. Kur qeveria dhe organet kompetente njoftojnë për laboratorët funksionalë që janë vënë në gatishmëri, menjëherë kasnecët e gënjeshtrës, ngjallësit e panikut, deklarojnë se nuk është e vërtetë. Nëse do kryeministri karantinën ta instalojë në Surrelin e vet. Kryeministri mashtron, ministrja ia fut kot, qendrat spitalore nuk e njohin gjendjen. Janë të prekur aq e kaq. Janë pozitivë shumë qytetarë. Njoftohet për ngritjen e karantinës së izolimit të individëve në rast të shfaqjes së virusit, menjëherë në të njëjtën minutë politikanë trazovaçë, keqdashës, ndjellës të fatkeqësive, ata që duan të ngjallin e mbjellin tmerr e terror psikologjik, deklarojnë se nuk janë të vërteta. Është propagandë, janë gënjeshtra. U referohen mjekëve për të bërë nul ato që deklaron qeveria. Për të deklaruar se nuk janë të vërteta masat e marra ndaj duhet të japim alarmin dhe të ngrihemi kundër indiferencës së organeve kompetente, duke krijuar mjegullnajë e terr informativ. Kori i përhapjes së panikut nuk ka kufi. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, akuzon për mungesë të masave efikase dhe dënon qeverinë se nuk po bën detyrën. Analistë të shtypit, gazetarë, zëdhënës të Presidentit e të opozitës, deklarojnë se qeveria, jo vetëm nuk ka marrë masat e nevojshme, po Rama, lutet që virusi të përhapet me shpejtësi në Shqipëri pasi në këtë mënyrë do i shpëtojnë cunam- mitingut të dy marsit. Ky është xhevahiri më i rrallë, hiperbola kozmiko-politike më e padëgjuar më parë. Fantazia që kapërcen çdo mendje njerëzore, është gjetje shekullore. Kombinim i virusit me mitingun, suksesi i Metës dhe lutja e vdekjes. Logjikë më funksionale nuk ka! Shpikja më e madhe e mendjeve të çartura opozitare. Këta analisto-politikanë-liderë- zëdhënës të Presidentit, lajmëtarë të qametit, e paraqesin qeverinë, si të ishte armikja më e betuar e shqiptarëve dhe kërkojnë ta tregojnë me gisht se keqdashja më e madhe e këtij populli, e cila sipas tyre kërkon shfarosjen e popullit të vet. Hajde analizë politike, hajde! Analistë thashethemexhinj, vazhdojnë t`i këndojnë këngës së trishtimit dhe janë në kërkim të rasteve të infektimit. Nëse nuk kemi duhet t`i shpikin. Meqenëse deri sot ende nuk është evidentuar një rast i vetëm edhe pasi janë verifikuar më shumë se tremijë e pesëqind persona, shtatë prej të cilëve edhe me analiza, janë dyfishuar kontrollet në porte e aeroporte, janë këmbëngulës deri në pakufi dhe ecin me të njëjtën strategji, si tërë këto vite në opozitë që derdhin rrebeshe e shpërndajnë stuhi për të bërë gogol këtë qeveri. Duket se janë në hall të madh, të paparë, dëshpërim të thellë, shumë liderë. Të hidhëruar e të paduruar. Është gati si një kauzë e re për të bërë opozitarizëm edhe me koronavirusin. Pikërisht për t`i dhënë përmasa dramatike në frontin e betejës me qeverinë për koronavirusin, janë mobilizuar: akademikë, profesorë, shkrimtarë, gazetarë, intelektualë, liderë partish. Të gjithë nuk kanë shqetësim virusin dhe masat e shtetit për përballim të sëmundjes së rrezikshme, po si ta bëjnë betejën sa më të frikshme dhe epike. Një opozitarizëm i ri me nefrologji. Duket se shumë prej anti-qeverisë, janë pro koronavirusit. Mezi presin të kemi një rast në Shqipëri që ta bëjnë qeverinë dhe ministrinë lesh e li si të paaftë, për të mbrojtur shqiptarët. Dhe të vërtetohet profecia se virusin e ka në mushkri qeveria. Fronti i kërkimit me çdo kusht të shqiptarit të parë me virusin e rrallë, janë gati t`u bien borive të fitores, vetëm që t`u vijë në dorë një rast i vetëm në botën shqiptare për ta përdorur si komardare në betejat antiqeveritare. Dhe duket sikur janë reshtuar në lutje për rastin e munguar. Shqipëria tek e fundit nuk është e minimizuar. Thua se virusi i koronavirusit është rast për ta festuar. Duket sikur të gjithë janë alarmuar se mbetëm pas botës si gjithnjë dhe luten gati si në jermë: Pas botës mbetëm një jetë. Nëse nuk kemi një mbartës të koronavirusit, le ta shpikim sa më shpejt!