BREAKING NEWS

Shokuese/ Përdhunoi vajzën që shkoi të denonconte përdhunimin nga disa persona, kush është shefi i lartë i Policisë: I kërkoi favore seksuale dhe mbesës së shkrimtarit të madh Martin Camaj

Shokuese/ Përdhunoi vajzën që shkoi të denonconte
x

Opinion / Editorial

Pas pandemisë po vjen pandekonomia ogurzezë me 500 mijë të papunë

Pas pandemisë po vjen pandekonomia ogurzezë me 500 mijë të

Pandemia e koronavirusit në Shqipëri, përveç infektimit të 333 personave dhe 19 të vdekurve, po krijon premisë për të shkaktuar një nga gropat më të zeza të ekonomisë shqiptare, më të zeza se  ajo vitit  1990, ku pjesa më e madhe e shqiptarëve kaluan në statusin e 80 përqindëshit, po edhe më keq se viti 1997. Masat e qeverisë shqiptare për përballimin e situatës nëpërmjet arrestimit të popullsisë, kanë krijuar precedentin e keq, të bllokimit të aktivitetit shtetëror dhe privat.  Aktualisht në Shqipëri janë mbyllur një pjesë e mirë e shërbimeve, restorante, bare, lokale dhe shumë aktivitete që i përkasin listës së zezë së qeverisë shqiptare.  Nëse llogarisim përqindjen e këtij biznesi të ndaluar sipas statistikave të INSTAT zë 37.8 përqind të të punësuarve dhe e konvertuar në numër punonjësish llogaritet në rreth  479 mijë të punësuar. Sot ky sektor është totalisht në listë të zezë dhe kemi të bëjmë me një gropë të thellë dhe një armatë të papunësh, që shumë shpejt do të kthehen gojë për tu ushqyer nga shteti shqiptar, ose pjesë e rrezikshme e njerëzve të revoltuar në momentin ku nuk do të kenë mundësinë më të sigurojnë bukën e gojës.

Duke vazhduar më tej në argumentin e shifrave. Ndërmarjet me 10 deri në 49 punëtorë zënë 20 përqind të numrit të punësuarve dhe me një numër total rreth 250 mijë punëtorësh, 50 përqind e të cilëve ndodhen aktualisht të mbyllura, për arsyet e bllokimeve të ndërmarra nga kryeministri Rama. Shkaqet e mbylljeve të këtyre ndërmarrjeve janë oshilacionet e kryeministrit me oraret, duke i bllokuar nga ora 13 e tutje. Një pjesë e mirë e tyre janë detyruar të mbyllin ndërmarrjet për arsyen e vetme se rendimenti është nul me këtë orar të kufizuar, Një pjesë, se ndodhen në listën e zezë dhe një pjesë tjetër pasi është bllokuar zinxhir i furnizimit dhe ka rënë konsumi. Janë rreth 100 mijë të punësuar që tashmë kanë marrë statusin e të papunit nga arrestimi kombëtar i ndërmarë nga Edi Rama. Për të vazhduar më tej me nërmarrjet e mëdha që zënë 1.2 përqind të numrit të ndërmarjeve në Shqipëri, por që zënë pjesën e luanit në numrin e të punësuarve me 42.3 përqind të punonjësve. Janë rreth 520 mijë punonjës të punësuar në këtë sektor, i cili po vuan masat represive të ndërmara nga qeveria si masa mbrojtëse ndaj koronavirusit. Në këtë rrjet hyjnë fabrikat prodhuese, ndërmarjet e mëdha, minierat, rrjetet e supermarketeve dhe shumë e shumë biznese që kanë në brendësi të tyre nga 50 deri në 5 mijë të punësuar. Me një llogari të thjeshtë po të llogarisim 20 përqind të numrit të këtyre punonjësve që kanë marrë ose janë kandidat për statusin e të papunit do shohim se kjo pandemi ka lënë rreth 100-150 mijë të papunë.  Nëse marrim biznesin e vogël në shifra të moderuar me 250 mijë punonjës të hedhur në rrugë, rreth 100-150 mijë të papunë në biznesin e mesëm dhe 100-150 mijë të papunë në biznesin vip i afrohemi në shifrat e 450-500 mijë një armate të papunësh. Nuk janë futur në këtë llogari administrata publike, e cila është në njëfarë mënyrë e mbrojtur, pasi e ka të garantuar pagesën. Dukuria e këtyre ditëve, ndryshe nga ritmi i shteteve të tjera, qëndron në faktin se oshilacionet e humorit të qeveritarëve po vrasin shpirtin e punës dhe po nxjerrin jashtë loje ekonominë shqiptare. Deklaratat e dëmshme kanë çoroditur biznesin, i cili ndihet i goditur nga këto masa represive. Shkatërrimi i biznesit dhe bllokimi i punës në këtë mënyrë, po e shndërron ekonominë shqiptare në një gropë të zezë. Qeveria shqiptare shumë shpejt do përballet me një armatë 500 mijë të papunësh që do jetë shumë herë më e vështirë nga koronavirusi për tu përballur. Asgjë nuk duhet marrë me shaka, as nga qeveria shqiptare dhe as nga vetë kryeministri Edi Rama. Epidemia ka punën e vet dhe do të vazhdojë gjatë. Kjo armatë nuk ushqehet as me qese me ushqime, as me rrogë asistence, që nuk del për të blerë pampersa për fëmijët. SOS po bën pip...... pip, por qeveria nuk e dëgjon, ose nga paniku që e ka kapur, o nga ndonjë strategji ogurzezë.

Të shpresojmë të jetë kjo e para...

Të dhënat e bizneseve dhe të punësimit në vend, sipas INSTAT

Regjistri i ndërmarrjeve në fund të vitit 2018 numëron 162.835 ndërmarrje aktive nga të cilat:

-        Prodhuesit e të mirave (Bujqësia,Pyjet, Peshkimi, Insdustria dhe Ndërtimi) janë 56.916 ndërmarrje me një peshë specifike prej 35% .

-        Prodhuesit e shërbimeve (Tregtia, Transporti dhe magazinimi, Akomodimi dhe shërbimi ushqimor, Informacioni dhe telekomunikacioni, Shërbime të tjera) janë 105.919 ndërmarrje me një peshë specifike prej 65%

Ekonomia shqiptare është e përqendruar kryesisht në aktivitetin tregtar, dukuri e cila vihet re edhe në ndërmarrjet e regjistruara gjatë vitit 2018. Pesha që zë ky sektor është 28.6%, i cili shoqërohet nga sektori i bujqësise me  25.9% .

Industria dhe ndërtimi zënë një peshë prej 9.1% nga ku vlen të theksohet se janë dy prej sektorëve është përqendruar fuqia punetore.

Ndërmarrjet e mëdha me 50 e më shumë të punësuar zënë 1,2 % të totalit të ndërmarrjeve aktive dhe kontributi i tyre në punësim llogaritet në 42.3 % në vitin 2018 sipas të dhënave nga INSTAT.

Ndërmarrjet e vogla me 10-49 të punësuar zënë 4,2 % të totalit të ndërmarrjeve aktive dhe kontributi i tyre në punësim llogaritet në 20 % në vitin 2018 sipas të dhënave nga INSTAT.

Ndërmarrjet mikro me 1-9 të punësuar zene 94.6 % te totalit të ndërmarrjeve aktive dhe kontributi i tyre në punësim llogaritet në 37.8 % në vitin 2018 sipas të dhënave nga INSTAT.

Sipas INSTAT, ndonëse aktualisht korporatat e mëdha zënë vetëm 1.2% në numrin total të bizneseve, ato japin pjesën më të madhe të investimeve dhe sigurojnë gati gjysmën e punësimit total.

Ndërkohë që bizneset e vogla përbëjnë më shumë se 90% të ndërmarrjeve zënë vetëm 37.8% të të punësuarve, që edhe ky është kryesisht vetëpunësim pa pagë.

Në tabelën më poshtëme paraqitet niveli i shtjeve neto dhe investimeve për ndërmarrjet të ndara sipas numrit të të punësuarve:

Pra ajo cka arrijmë te vlerësojme nga këto të dhëna është se bizneset e mesme dhe të mëdha kanë peshën më të lartë të shitjeve neto dhe investimeve në Shqipëri.

Dëmtimi i veprimtarisë së tyre do të ketë efekt të menjehershëm në ekonominë e vendit, në këto komponentë

-        Rritjen e papunesise ne shkalle vendi

-        Renie te investimeve

-        Renie te shitjeve

 

E gjithë kjo peëkthehet në:

-        Mbyllje të shumë ndërmarrjeve

-        Tatimpagues më pak

-        Rritje e NPL-se

-        Mungesë likuiditeti

 

Bazuar në vlerësimet e Anketës së Forcave të Punës, gjatë vitit 2018,

-     Të punësuar janë 1.236.624 persona,

-     Numri i të papunëve vlerësohet të jetë 172.792 persona,