BREAKING NEWS

E qëlloi me pistoletë në sy të fëmijës, dalin pamjet nga sherri që solli dy viktima në Kavajë

E qëlloi me pistoletë në sy të fëmijës, dalin
x
BREAKING NEWS

A po e dëmton Alibeaj Partinë Demokratike? Analisti komenton situatën para zgjedhjeve: Berisha ka supërmacinë, por del i humbur se…

A po e dëmton Alibeaj Partinë Demokratike? Analisti komenton
x
BREAKING NEWS

Analisti i njohur tregon "puçin" me të cilin mund t’ja marrë Alibeajt vulën dhe logon e PD-së: Ja kush është shpëtimi i Berishës

Analisti i njohur tregon "puçin" me të cilin mund
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë: Ja pse Berisha do braktisi partinë

Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë: Ja pse Berisha do braktisi
x
BREAKING NEWS

Gazetari Hoxha parashikon çfarë do të ndodh me kandidatin e PD, Roland Bejko

Gazetari Hoxha parashikon çfarë do të ndodh me kandidatin e
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu tregon arsyen e fortë: Ja pse largohen kandidatët nga Alibeaj

Kreshnik Spahiu tregon arsyen e fortë: Ja pse largohen kandidatët nga
x
BREAKING NEWS

Gara për Tiranën në 14 maj, analisti zbulon sekretet në fushatën e Këlliçit

Gara për Tiranën në 14 maj, analisti zbulon sekretet në
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu flet me emra: Këta dy politikanë të fuqishëm do bashkohen në një parti pas 14 majit

Kreshnik Spahiu flet me emra: Këta dy politikanë të fuqishëm
x

Opinion / Editorial

Pas zgjedhjeve vendore të 14 Majit 2023, do të vijë zgjidhja politike ndarja me tranzicionin

Pas zgjedhjeve vendore të 14 Majit 2023, do të vijë zgjidhja

Shqiptarët tashmë duhet të ndahen duke e ndëshkuar dhe dëbuar politikën e vjetër të krimit, tradhtisë, hajnisë e të korrupsionit; duhet që të orientohen drejt asaj politike të cilën e mbështesin edhe SHBA-të, sepse pa ndihmën e SHBA-ve Shqipëria e ka shumë të vështirë që të dalë nga ky udhëkryq. Nuk kuptohet se si ka mundësi dhe ku e gjejnë justifikimin që ndonjë politikan dhe foltorja e quajnë ambasadoren amerikane në Shqipëri Guvernatore, gjë e cila për nga shkalla e antiamerikanizmit ia kalon edhe diktatorit Enver Hoxha, pasi guvernator do të thotë zyrtari me i lartë që përfaqëson shtetin sundues e që qeveris në një koloni. Ambasadorja amerikane është përfaqësuese e SHBA-ve në Shqipëri, dhe SHBA-të janë aleat strategjik për Shqipërinë, dhe Shqipëria nuk është koloni, apo mos vallë antiamerikanët e quajnë ambasadoren amerikane guvernatore pse ajo mbështet VETTING-un, pse ajo kërkon zbatimin e ligjit, pse mbështet ndërtimin e demokracisë dhe të shtetit ligjor në Shqipëri, pse ajo ndihmon shtetin shqiptar në rrugën për anëtarësimin në BE, në luftën kundër krimit dhe korrupsionit apo pse SHBA-të shpallin “non grata” Berishën dhe u vënë sanksione VIP-ave politik për korrupsion. Lulzim Basha nuk mund të largohet kur dhe pse kështu deshën vjetërsirat politike, “Trekëndëshi i Bermudës”, “non grata” dhe korrupsioni. Basha dhe Elita e Re Politike e PD-së ka tjetër mision, atë kryesorin: çmontimin e “Trekëndëshit të Bermudës”, ndëshkimin e politikës së vjetër të korrupsionit, për të cilin ka mbështetjen e SHBA-ve, ai dhe politika e re e PD-së. Dhe nuk ka shumë rëndësi se kush i fiton zgjedhjet vendore me 14 Maj 2023, sepse problem kryesor sot në Shqipëri është largimi i regjimit të qeverisë së Edi Ramës, dhe largimi i regjimit të Edi Ramës do t’i japë fund të gjithë politikës së vjetër në Shqipëri e cila ka marrë peng dhe ka kapur gjithçka si: politikën, ekonominë, drejtësinë, pushtetin vendor, shoqërinë dhe i ka paralizuar ato me krimin, hajninë, korrupsionin, tradhtinë dhe me papërgjegjshmërinë që vijnë nga arroganca dhe bashkëpunimi i “Trekëndëshit të Bermudës”. ”Trekëndëshi i Bermudës” edhe për zgjedhjet vendore te 14 Majit 2023 ka si projekt e qellim atë që bëri me zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit 2022, përpjekjen për ta faktorizuar e “njohur”si Parti Demokratike Foltoren e Berisha-Metajt, përpjekje që e mbështeti edhe KQZ-ja e drejtuar nga ish-ministri i Edi Ramës, Celibashi i cili vërtetoi se ai është një zgjatim kryepolitik në KQZ. Edhe nëse i fiton zgjedhjet vendore Partia Demokratike institucionale, kjo nuk i legjitimon zgjedhjet e 25 Prillit 2021 sepse PD institucionale nuk e njeh fitoren e vjedhur të pushtetit nga Edi Rama me 25 Prill 2021, ashtu sikurse as nuk do ta legjitimonte regjimin e pushtetit të grabitur nga Edi Rama me 25 Prill 2021 edhe po qe se fiton Partia Socialiste vendoret e 14 Majit 2023.  Pra, zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023 nuk kanë shumë rëndësi, sepse ato nuk sjellin zgjidhje politike, por zgjidhja politike do të vijë pas atyre zgjedhjeve, do të vijë me zgjedhje të parlamentare të lira, të ndershme, të pamanipuluara dhe jo të blera. Ato zgjedhje, pra ato parlamentare e politike do të duhet të zhvillohen edhe parakohe, por këtë gjë e sabotoi dalja në skenë e Foltores së Berishës e cila dëmtoi rëndë kauzën e vërtetë të Bashës dhe të PD-së institucionale: atë të mosnjohjes së zgjedhjeve të masakrës zgjedhore së 25 prillit 2021. Kjo është aq e vërtetë sepse menjëherë pas zgjedhjeve të 25 Prillit 2021 SHBA-të shpallën “non grata” ish-kryeministrin dhe ish-kryetarin e PD-së Sali Berisha, i cili pasi u përjashtua nga PD ndërmori një lëvizje anti-SHBA, anti-Basha dhe anti-PD. Ky veprim i politikës së vjetër të PD-së vërtetoi bashkëpunimin e saj me politikën e vjetër të Partisë së Edi Ramës dhe të Ilir Metës kundër politikës së re të PD-së dhe të Bashës, sepse “Trekëndëshi i Bermudës” e shikonte si kërcënim Bashën dhe të rinjtë e PD-së. Këtë e vërtetoi koha e cila po demaskon tërë hipokrizinë, djallëzinë, mashtrimet e deri edhe shpifjet e politikës së vjetër kundër PD-së institucionale dhe sidomos kundër Bashës. Këtë tashmë e kanë mësuar edhe opinioni i brendshëm, por edhe ndërkombëtarët, prandaj zgjidhja politike në Shqipëri do të vijë pas 14 Majit 2023. Dhe askush mos të mendojë se Basha është larguar pse kështu deshi “Trekëndëshi i Bermudës”. Basha është reformatori që nisi, projektoi dhe që kërkon ndryshimin, dhe se atë e mbështesin SHBA dhe Perëndimi.