BREAKING NEWS

Nga Azem Hajdari, Shinasi Rama, Sali Berisha, Aleksandër Meksi, Gramoz Pashko, te Sabri Godo dhe Remzi Lani, Ilir Demalia nxjerr listën “bombë” të personazheve “VIP” që ishin pjesë e ish-Sigurimit të Shtetit dhe Partisë së Punës, ja pseudonimet...

Nga Azem Hajdari, Shinasi Rama, Sali Berisha, Aleksandër Meksi, Gramoz
x
BREAKING NEWS

Olsi Rama i përfshirë në trafiqe, Gazment Bardhi kërcënon Edi Ramën dhe pritet të bëjë publike më 14 dhjetor 2023 dosjen e vëllait të kryeministrit

Olsi Rama i përfshirë në trafiqe, Gazment Bardhi
x
BREAKING NEWS

Gjysma e qeverisë në burg dhe gjysma nën hetim, Edi Rama mbledh Kongresin e PS dhe nis sulm frontal kundër SHBA dhe SPAK, në panik nga republika e prokurorëve

Gjysma e qeverisë në burg dhe gjysma nën hetim, Edi Rama mbledh
x
BREAKING NEWS

SPAK lëshon 15 masa sigurie për aferën e inceneratorit të Tiranës, ja lista e plotë

SPAK lëshon 15 masa sigurie për aferën e inceneratorit të
x
BREAKING NEWS

Për kë do "kërcasin prangat"? Afera e inceneratorit të Tiranës, SPAK firmos 15 urdhër arreste, zbulohen emrat

Për kë do "kërcasin prangat"? Afera e inceneratorit
x
BREAKING NEWS

Ja pse u thirr me urgjencë Lulzim Basha në SHBA, kush është sponsori i fuqishëm që fshihet pas aksionit të tij që pritet të tronditë themelet e “Trekëndëshit të Bermudës”

Ja pse u thirr me urgjencë Lulzim Basha në SHBA, kush është
x
BREAKING NEWS

Ja si Berisha u përgatit të arratiset nga Shqipëria në ’97, roli i Pandeli Majkos, Rexhep Mejdanit, Bashkim Finos e Namik Dokles dhe telefonata “përtej Adriatikut” që ndryshoi rrjedhën e ngjarjeve, Gjon Bruçi zbardh anën e errët të Saliut

Ja si Berisha u përgatit të arratiset nga Shqipëria në
x
BREAKING NEWS

SPAK trondit çiftin Meta-Kryemadhi, prokurorët nisin sekuestrimet për dosjen e tyre të “zezë” të pastrimit të parave, ja çfarë po ndodh në GJKKO

SPAK trondit çiftin Meta-Kryemadhi, prokurorët nisin sekuestrimet
x

Opinion / Editorial

Pasioni për “Primare” i Doktorit, si pasioni për artin i Neronit!

Pasioni për “Primare” i Doktorit, si pasioni për artin i

Butaforia dhe sfaqa greteske e “primareve” sigurisht që do të ishte një kllounadë politike, por në fund të fundit,  nuk është se ky lloj grotesku i bën pështypje doktorit! Ai e di, se në çfarëdo rrethane dhe çfarëdo marrëzie politike të tij,  ata që janë mbas tij,  bluajnë mirë, flenë rehat dhe buzeqeshin “ëmbël”! Përveç groteskut në Tiranë, me kandidatë të shumtë,  në rrethe dhe pikërisht jashtë Tiranës, nuk kanë primare. Kanë thjesht njerëz që do Berisha dhe që kanë qenë dhe janë pa konkurentë! Edhe disa syresh janë tërhequr, sepse e dinë humbjen ose dinë se për kë është fitoria! Futen ti bëjnë qejfin Doktorit dhe ikin, duke i bërë sërish qejfin Sali B! Praktikisht në më shumë se 60% të Bashkive nuk ka primare. Butaforitë me demokracinë e Primareve të Doktorit,  janë si pasioni për artin i Neronit! Neros pra,  që shumë kush gabimisht ose me dashje i la djegien e Romës, por që në fakt, sot thonë thjesht rrënimin e Romës së djegur e shfrytëzoi për të dënuar dhe persekutuar kristanët! Perversiteti i tij nuk ishte thjesht si një tentues vrasës i së jëmës Agripina dhe që bëri të vetvritet Otavia!? Jooo?!  Ai ishte njeriu i artit dhe arti i tij ishte i pa konkurueshëm dhe i detyrueshëm për kujt i drejtohej. Adhuronte artin grek, recitimin dhe këngën në versete. Një mbasdite shpalli konkursin e më të mirit dhe detyronte të konkuronin senatorë, gjykatës dhe prokurorë.  Po po, të këndonin dhe futej në garë dhe vetë. Por në fillim detyronte garën e “barabartë” mes tyre, duke thënë se po dëgjojmë senatorin filan dhe gjykatësin filan dhe shtonte -  të cilin e admiroj për zërin e tij të bukur! Po pra dhe kaq mjaftonte që të përcaktohej fituesi ( që e shpallte Neroni sigurisht) deri në fund ku përballeshin me Neronin i cili i jepte egzibicionit të tij 4 orë.  kur të tjerët vetëm 5 minuta! E në fund kush fitonte? Neroni...?!  Po mirë çfarë kanë ndryshe “Primaret” e Sali B nga ato të “perandorit maximus” të Romës Neroniane!?  Në kohën e Neros, të gjithë e dinin se ai do fitonte dhe kush e kishte më mirë me të. Por Nero shpallte lojën konkurimin, sepse kishte dëshirë dhe vetë të luante!  Edhe Doktori ka qejf të luajë- demokraci-shë në PD dhe Shqipëri. Ai ka luajtur deri tani, por duke ditur se është tashmë i përhershëm në opozitë e bën këtë faqeza, duke mos çarë fare kokën se njerzit pjesa më e madhe e kuptojnë se ai vetëm Primare nuk do të bëjë se nuk është “primaria” në karakterin e tij dhe formin e tij politik dhe filozofik.  Megjithatë po vazhdoj te Neroni për tu kuptuar Doktori .  Dashuria e Neronit për artin dhe lojërat greke ishte e thellë, aq sa ai mori pjesë edhe në prova gjimnastike, në prova të shumta kënge e teatrale dhe hyri në cirk si karrocier. E gjithë kjo nuk u pëlqeu veçanërisht nga romakët, shumë më tepër të mësuar me luftën. Neroni për artin dhe lojrat greke por Berisha për demokracinë dhe lojrat me të.  Kur një njeri, gjatë një bisede, citonte vargun: Kur të kem vdekur, le të digjet gjithë bota në zjarr! Neroni bërtiti: "Përkundrazi, sa jam gjallë!" Dhe kështu bëri. Ose kështu ja lanë se bëri. Ai mbajti shumë shfaqje të llojeve të ndryshme: lojëra rinore, cirk, teatrale, luftime gladiatorësh. Gjatë lojërave që mbaheshin për të përshëndetur përjetësinë e Perandorisë, dhe për këtë arsye, me vullnetin e tij, "Maximus", rolet e aktorëve i luanin njerëz të të dy rangjeve dhe të të dy gjinive. Të pasur dhe të varfër. Rolet me Doktorin i luajnë si burrat dhe gratë dhe të pasur dhe të varfër pa dallim.  Për të pasur triumfin e tij Nero kishte gjithashtu katërqind senatorë dhe gjashtëqind kalorës romakë të marrë pjesë në luftime me armë, disa prej tyre gëzonin një reputacion të drejtë dhe një pozitë të mirë dhe midis tyre ai zgjodhi edhe zbutësit e bishave të egra dhe punonjësit e ndryshëm të arenës. Po pse çfarë bëjnë me lojrat e demokarcisë në PD!? PD e Foltores them dhe atë të deritanishmen PD të tij! Ai (Nero) ishte gjithashtu i pari që ngriti lojëra pesëvjeçare në Romë, të përbërë nga tre lloje garash, si në Greqi: të muzikës, gjimnastikës dhe kalërimit dhe i quajti  Neronianet dhe pasi inauguroi banjat termale dhe palestrën, vajin ua shpërndante falas 8 edhe senatorëve dhe kreshnikëve të tij. Ai ia besoi detyrën e kryesimit të këtyre lojërave ish-konsujve, të hedhur me short, dhe jo pretorëve. Pastaj zbriti në orkestër, në mesin e senatorëve dhe mori kurorën e elokuencës dhe të poezisë latine, për të cilën kishin luftuar qytetarët më të shquar dhe që i ishte caktuar me pëlqimin e tyre. Ai pra i pari dhe në elekuencë, e askush përpara tij dhe të vetve.  Një herë, ndërsa po recitonte një skenë në një tragjedi, megjithëse kishte kapur menjëherë skeptrin që i kishte rrëshqitur nga dora, nga frika se do të eliminohej nga gara e aktrimit për këtë gabim, (duhet të eleminonte veten në fakt)  ai u qetësua vetëm kur pantomima (shërbente dhe si sufler kur harronte fjalët Nero)  iu betua se. askush nuk e kishte vënë re në mes të brohoritjeve të zhurmshme të publikut. Ai e shpalli veten fitues dhe për këtë aspironte kudo pozicionin e drejtuesit të ankandit. Ai urdhëroi që të tërhiqeshin poshtë të gjitha statujat që kujtonin fitimtarët e tjerë dhe të tërhiqeshin zvarrë me fuzhnjë në tualete, që të mos mbetej asnjë gjurmë apo kujtim. Duhej vetëm ai! Në shumë gara ai ngiste edhe karrocën dhe në Lojërat Olimpike ngiste edhe një me dhjetë kuaj, pavarësisht se ai vetë në një nga kompozimet e tij kishte fajësuar për këtë Mithridates. Ai u hodh nga karroca, megjithëse kishte arritur të rikthehej në të, në pamundësi për të rezistuar, ai nuk e përfundoi garën. Megjithatë, ai sërish mori kurorën. Më pas, në momentin e nisjes, ai i dha lirinë gjithë provincës dhe gjyqtarëve të saj u dhuroi shtetësinë romake dhe shumë para. Nuk e kundërshtuan pra....! Në Romë, mbas konkurseve  ai hyri në qerren triumfale të Augustit, i veshur në vjollcë, me një klamidë me tegela me yje të artë, me kurorën olimpike në kokë dhe me kurorën pythiane në dorë, ndërsa kurorat e tjera parakaluan në procesion para tij, të shënuara me simbole që tregonin se në cilat vende i kishte fituar, kundër cilit konkurrent dhe për cilat këngë apo drama. Ndërsa karroca e tij ndiqej nga ata që e duartrokitnin, siç është zakon gjatë ovacioneve, duke shpallur me zë të lartë se "ata janë augustët, ushtarët e tij. nga triumfi i tij”. Pastaj, pasi u shkatërrua një hark i Circus Maximus, ai kaloi Velabro dhe Forumin dhe arriti në Kodrën Palatine dhe tempullin e Apollonit. Ndërsa ai ecte, viktimat u flakën kudo dhe përgjatë rrugëve turma shpërndau krokoza dhe ofronte zogj, shirita dhe ëmbëlsira. Neroni vari kurorat e shenjta në dhomat e tij, rreth shtretërve dhe gjithashtu vendosi statuja që e përshkruanin atë me rroba citaredo dhe madje preu një monedhë me këtë figurë. Çdo “primare” apo trofe konkursi e kishte shpallur vetë ai. Më vonë, larg nga ndërprerja apo moderimi i këtij pasion, për të shpëtuar zërin e tij, ai nuk i bëri më shpallje ushtrisë, përveçse duke qëndruar larg dhe duke i bërë të tjerët t'i shqiptojnë ato dhe nuk u mor më me asnjë kauzë, seriozisht apo për qejf, nëse jo në prani të mësuesit të tij të këngës që i kujtoi "të kursejë mushkëritë dhe të vendosë një shami para gojës". Shumëkujt i ofroi miqësinë e tij ose deklaroi armiqësinë e tij në varësi të faktit nëse ata e lavdëronin atë shumë ose shumë pak.Po çfarë dreqin ndodh ndryshe me Doktorin në krahësim distance historike dhe dramtike me Neronin?!