BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Pasojat e Revolucionit, Realizmit Socialist dhe të Katovicës në Shqipëri

Pasojat e Revolucionit, Realizmit Socialist dhe të Katovicës në

Pas çlirimit të Shqipërisë, Shqipëria nuk mori drejtimin politik e demokratik të duhur, as orientimin e duhur perendimor, por atë lindor komunist, orientim e drejtim i cili ishte kundër vizionit properëndimor të shqiptarëve. Lufta çlirimtare kishte karakter çlirimtar nacional dhe objektiv demokracinë, por ajo u shfrytëzua dhe u manipulua dhe si pasojë erdhi dhe u instalua regjimi komunist.

Lufta nuk ishte revolucion socialist, por pas çlirimit të Shqipërisë filloi revolucioni socialist, filluan, u ndërmorën dhe u zbatuan reformat revolucionare socialiste të tipit ruso-bolshevik, duke i dhënë orientimin e gabuar Shqipërisë, instalimin e diktaturës së egër komuniste, pasojat e rënda të së cilës shqiptarët po i vuajnë edhe sot, pas 30 vitesh, gjatë këtij tranzicioni traumatik pseudodemokratik ashtu sikurse që ishte edhe vetë diktatura, ky tranzicion neokumunist i Platformës Katovica të ish-udhëheqësit të Bashkimit Sovjetik, M. Gorbacov. Letërsia, akademia, shkenca, filozofia, historia, pluralizmi politik e shoqëror ashtu edhe pseudodemokracia, pushteti e politika shqiptare sot, ato dhe ata të cilët i drejtojnë e sundojnë ato, ata i kanë akoma “rrënjët te partia” mëmë dhe te revolucioni komunist që i lindi, i rriti, i ushqeu dhe i edukoi; i kanë te rrënjët e komunizmit të cilat infektuan gjakun dhe plasaritën rëndë tabanin kombëtar dhe pasojat e Revolucionit Socialist dhe të Realizmit Socialist vazhdojnë të ndihen akoma edhe sot.

Në Shqipëri që prej 30 vitesh paskomunizëm e tranzicion nuk ndodhi dekomunistifikimi i komunizmit, as lustracioni, as ndëshkimi i krimeve të komunizmit, as kompensimi real i atyre që kishin vuajtur nga persekutimi, shpronësimi dhe shkatërrimi psiqik, moral e material, por ndodhi një transformim i socializmit, nga një socializim shtetëror ekstrem në një kapitalizim privat i sistemit komunist, ku komunistët, shtresa e lartë dhe e privilegjuar e regjimit komunist u bënë kapitalistët dhe oligarkët e sistemit të moderuar neokomunist. Revolucioni francez roberspjerian, Komuna e Parisit, komunizmi dhe marksizëm -leninizmi rus pollën revolucionin kriminal të dhunës proletare për të marrë pushtetin dhe revolucioni socialist polli bijën besnike e fanatike të tij: letërsinë e realizmit socialist stalinist. Realizmi socialist ashtu si në Rusi edhe në Shqipëri ishte fryma dhe oksigjeni jetik i revolucionit proletar kundër të gjithë trashëgimisë së vyer letrare e kulturore botërore dhe kombëtare.

Realizmi Socialist dhe diktatura revolucionare ishin komponentët simbiotik me pasoja të një katastrofe te madhe kundër vlerave civilizuese njerëzore, të dekombëtarizimit, të depersonalizimit e të degradimit të individit e të shoqërisë shqiptare. Realizmi socialist justifikonte dhe mbronte intelektualisht “bëmat” dhe krimet e revolucionit të pandërprerë socialist, justifikonte dhe ligjësonte intelektualisht e paturpësisht luftën kriminale të klasave, burgimet, vrasjet, internimet, izolimet dhe dëbimet e kundërshtarëve të regjimit. Pra lufta e klasave në diktaturën komuniste të revolucionit socialist konsiderohej si forcë lëvizëse progresive e shoqërisë socialiste. Letrarët e letraxhinjtë e realizmit socialist, këta partizanë besnikë, apologët dhe mitizuesit e diktaturës e diktatorit të partisë e të popullit dhe po këta servilë në rastin më të parë pasi i ranë patkonjtë regjimit filluan të maskohen e të konvertohen në intrigantë e kritikë të regjimit të cilin ata e mitizuan dhe madje me paturpësi filluan të na dalin si kundërshtarë e të persekutuar të diktaturës, nga persekutorë na dolën të persekutuar, nga ateistë e anti-perëndimorë u konvertuan sa për dukje e mashtrim në besimtarë, në pro-perëndimorë e demokratë, por që në zemër e shpirt janë po ata ishët e diktaturës, nostalgjikë të saj, të letërsisë socialiste dhe të komunizmit.

Nëse diktatura komuniste në Shqipëria vetëra, pasi ajo si diktaturë dhe revolucion konsumoi gjithçka, ajo konsumoi dhe hëngri madje edhe kokat e revolucionarëve të vet, por fantazmat dhe njeriun e ri me botëkuptimin komunist që e polli revolucioni socialist proletar, si dhe fantazma, veprat dhe fantazmat intelektuale të realizmit socialist janë dhe vegjetojnë në errësirë, pasi rrënjët e tyre nuk u shkulën, por mbi tokë dhe sidomos nën tokë dhe nën rrogoz ato edhe sot kanë në dorë kohën, privilegjin, respektin, akademinë, letërsinë, drejtësinë, shoqërinë civile, pushtetin, demokracinë, mediat dhe ekonominë. Pothuajse vetëm ishët e diktaturës, sigurimsat e regjimit, pinjollët dhe trashëgimtarët biologjikë dhe ideologjikë të diktaturës dhe të revolucionit e realizmit socialist, ish-servilët e shërbëtorët e regjimit, ata dhe dekorohen edhe sot nga pushteti, vetëm ata reklamohen e promovohen nëpër gazeta, televizione, panaire dhe nëpër koncertet kulturore e artistike.

Në emisione speciale televizive ata ftohen që të përmallohen e të çmallen duke kujtuar nostalgjinë e epokës së komunizmit dhe duke e dominuar kështu akoma edhe të sotmen me çoroditjen dhe qorrollepsjen helmuese e paralizuese që ata i bëjnë opinionit me qëllim për ta harruar dhe rehabilituar të kaluarën revolucionaro-kriminale të diktaturës dhe të frymëmarrjes jetike të saj: veprorët dhe veprat e tyre të realizmit socialist stalinist. Dhe për pasojë edhe aktualisht që prej 30 vitesh tranzicion, sot në Shqipëri kemi një sistem bastard, një sistem hibrid gjysmë-diktaturë e gjysmëdemokraci, pra një neokomunizëm të moderuar në kapitalizëm, pra një pseudemokraci, një regjim autokracie të kriminalizuar e të korruptuar dhe si e tillë nuk është vetëm politika, por janë dhe funksionojnë edhe ekonomia, partitë politike, drejtësia, shoqëria civile, mediat, propaganda, televizionet, arsimi, shëndetësia, akademia etj. Pra, paskomunizmi dhe politika e pas tij në Shqipëri ka zbatuar në perfeksion platformën “KATOVICA” të ish-presidentit të Bashkimit Sovjetik, M. Gorbacov, sipas së cilës sistemin politik, ekonomiko-kapitalist, institucional, akademiko-intelektual, mediatik, shoqëror e juridik u kapën, u privatizuan dhe sundohen nga ishët e diktaturës dhe të regjimit të tij komunist, pasuesit dhe nga trashëgimtarët e tyre. Dhe prandaj Shqipëria nuk ka dhe nuk bën progres në rrugën e zhvillimit civil, ligjor, demokratik, ekonomik por mbeti e fundit në Europë dhe më problematikja për varfërinë, papunësinë, integrimin dhe e para në korrupsion, në krim të organizuar, në trafikim të qenieve njerëzore dhe të drogës dhe e para edhe për eksodin.