BREAKING NEWS

Artan Hoxha publikon për herë të parë video përgjimin që arrestoi policin e RENEA-s

Artan Hoxha publikon për herë të parë video përgjimin
x
BREAKING NEWS

Plakat e prillit pas dere! / “Ka shkulur ullinjtë me rrënjë, pyje e çatia”, Stuhia e fuqishme shkakton dëme 'kolosale' në Mallakastër, banorët rrëfejnë përjetimet e tmerrit (FOTO)

Plakat e prillit pas dere! / “Ka shkulur ullinjtë me
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha shet “Foltoren” tek Ilir Meta, këshillat bashkiakë mbushen me anëtarë të ish-Lëvizjes Socialiste për Integrim, ja emrat

Sali Berisha shet “Foltoren” tek Ilir Meta, këshillat
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet e 14 Majit/ Dashamir Shehi e zbulon për herë të parë pse dështuan negociatat me Berishën

Zgjedhjet e 14 Majit/ Dashamir Shehi e zbulon për herë të
x
BREAKING NEWS

Berisha vë në lëvizje njerëzit e botës së krimit dhe kërcënon kandidatët demokratë që garojnë në zgjedhjet e 14 majit, ja si po i mban peng dhe shantazhon

Berisha vë në lëvizje njerëzit e botës së krimit
x
BREAKING NEWS

Nuk përmbahet Dash Shehi, sulmon ashpër Metën dhe Berishën, zbulon arsyen pse nuk iu bashkua koalicionit “Bashkë Fitojmë”

Nuk përmbahet Dash Shehi, sulmon ashpër Metën dhe Berishën,
x
BREAKING NEWS

Kriminelët në fushatën e 14 majit, kryetari i PS Mirditë jep dorëheqjen pas përfshirjes së njerëzve me precedentë penalë

Kriminelët në fushatën e 14 majit, kryetari i PS Mirditë jep
x
BREAKING NEWS

“Korrupsioni në FBI dhe Ukrainë”/ Media amerikane jehonë SKANDALIT ‘McGonigal’: Kina ndikoi në mënyrë korruptive te Rama

“Korrupsioni në FBI dhe Ukrainë”/ Media amerikane
x

Opinion / Editorial

“Paswordi” i Shqipërisë, 28 dhe 29 Nëntori

“Paswordi” i Shqipërisë, 28 dhe 29 Nëntori

Shpallja e pavarësisë në 110 vjetorin e saj, e gjeti Shqipërinë me problemet e çdo vendi që mendon se si do e kaloj këtë periudhë të vështirë dimri nga pasojat e luftës në Ukrainë. Mes të tjerash vendit tonë i janë hakeruar edhe të dhënat e qytetarëve edhe të disa institucioneve shtetërore nga hakerat iranian. Por hakerimi më të madh, super deformues( dizinformues) të historisë ia ka bërë kreu i “Foltores” Sali Berisha, së bashku me hahengxhiun e mitingut të 6 dhjetorit Ilir Metaj, i cili përvëlohet për partizanët e partizanet që luftuan për çlirimin e atdheut nga bisha nazifashiste. Nuk e di pse kjo histori e ndyrë përçarëse që nga ardhja në pushtet të PD-së në vitin 1992, filloi me glorifikimin e luftës nacional-çlirimtare. Ky bir i devotshëm i PPSh-së ia paska patur me hile atyre ish kuadrove partizanë dhe u frymëzua për t’u bërë komunist vetëm pasi PPSH denoncoi pushtimin e Çekosllovakisë nga forcat e armatës ruse të ish Bashkimit Sovjetik. Dhe ky njeri nuk e njeh pushtimin e viti 1939-1944 nga boshti i të keqes nazifashiste, e shpik lloj-lloj datash në funksion të uljes së vlerave të asaj lufte legjendare të popullit shqiptar. Po edhe sikur të deshe të dilje në sy të botës perëndimore i djathtë( më katolik se papa), mendon ti se bota të besoj ty dhe shpurën tënde? Je aq i poshtër në udhën tënde sa edhe pse shumica e të rinjve që kërkuan një “Shqipëri si gjithë Evropa” ishin nipat, e mbesat, bijtë e bijat e partizanëve o qyqar, sepse kurrë nuk do ta kuptosh ti dhe soji yt, edhe partizanët ishin po aq përparimtar dhe ëndërronin një Evropë të bashkuar. Në partinë tënde shumica e atyre ishin me origjinë nga familjet që i kishin dhënë luftës për çlirimin e vendit dhe mirë që ishin, se ta lije vendin në dorën e Tomorr Dostit, e Uran Butkës kushedi sa pak shqiptar do kishim akoma. Ti nuk ke asnjë bazë politike sociale për të pasur një parti konservatore ore njeri i “diktaturës së proletariatit”, të dridhet buza tu përmendësh emrat oligarkëve shofer, magazinier, refugjat, kapter e pa asnjë kriter të gjakut blu. Ndaj të duhen ca të ashtuquajtur të djathtë të dënuar nga diktatura. Po edhe tek ata ke një shumicë që për fatin e tyre vijnë nga radhët e partizanëve dhe kurrë nuk e kanë mohuar luftën partizane për çlirimin e atdheut. U përpoqe t’i manipuloje me fonde e poste zyrtare po nuk ia arrite. Merr me vete në mitingjet e tua ca hallexhinj se gjoja “nderi shpërblehet me nder”. Po more njeri i prure të ardhurit nga veriu e jugu si bagëti për t’i pasur hambar për vota në çdo kohë, pa asnjë infrastrukturë, të stigmatizuar dhe boshatisën tokat e tyre e zaptuan ato të pronarëve, dhe i le Shqipërisë një plagë që nuk mbyllet me shekuj, e përçave këtë popull si askush, e cili i djathtë do të përkrahë zotërote? Nuk e di si ndihen njerëzit, që kur vjen dita e 29 Nëntorit në “Foltoren” tënde tash mbas 32 vjetësh, por jam i siguritë që ndihen shumë keq. Ikin bijtë e bijat e tyre se nuk kanë besim tek politika? Po ikin se nuk ka më me se t’i mashtrojë plaku “Berisha”. Ai vetëm të këqija u ka bërë shqiptarëve. Piramida e 1997, vjedhje zgjedhjesh, grushtin e shtetit 1998, Gërdec e 21 Janarin, Universitet kioska , dalja nga parlamenti dhe ikja nga zgjedhjet lokale. Nuk harrohen ato djem nënash e vajzash që dhanë jetën për atdheun. Vetëm të lexosh librin e Fatos Arrapit për të vëllanë Vllas Arrapin, me titull “Kush ishte Vllas Arrapi” kupton që ajo luftë nuk ka qenë aq e thjeshtë. Sa sakrifica të panumërta kishte bërë familja patriote e këtij njeriu? Në fund të fundit Fatos Arrapi gjen kurajo e thotë se sa e drejtë ishte lufta nacional-çlirimtare. Po të kujtojmë vajzat e “Institutit Femëror Nana Mbretëreshë” shumica prej tyre vinin nga familje të kamura e me paragjykimet e kohës, nuk ishte e kollajtë të lije studimet e të luftoje për lirinë e atdheut. Histori pa fund di nga lufta, siç di edhe historinë që për njërën nga vajzat i ati pagoi njerëz për ta vrarë, sepse kishte tradhtuar klasën shoqërore. Po shkoj më tutje në përballjen e të birit me të atin në Shëngjergj të Tiranës. Komandanti i batalionit i thotë partizanit 15 vjeçar qëllo se të vrau dhe djali meket pa thënë asnjë fjalë, se përballë kishte babanë që ishte me ballin i cili i kishte dhënë fjalën Abaz Kupit. Po polici i Korçës që kaloi në depresion se nuk e mbante vendi duke e pyetur të ëmën “më thuaj nënë pse shokët e mi i pushkatoi gjermani dhe mua jo”. Polici i ngratë dhe për 5 muaj dilte në pension, nuk e përballoi dot e qëlloi mbi nënën me pistoletën e shërbimit, për të vetmen arsye të gjente të vërtetën. Mjeshtri i aktrimit Sulejman Pitarka kur e takova njëherë në vitin 1994 i shpreha mirënjohje për rolet e luajtura, por mbi të gjitha i thashë si kështu more mik jemi bërë si tek “Familja e Peshkatarit” nuk ka familje pa një Selim. Duhet ta dini filmi “Oshëtim në bregdet” është shfaqur në Kinë me mijra herë, dhe ishte filmi më i pëlqyer dhe i vetmi që shfaqej në kinema në Kinën e Maos dhe Tensiaopinit. Një kujtim nuk më shlyet nga kujtesa është , ndërsa i deleguari i byrosë politike po u thoshte të pranishmëve se beu ju ka bërë këtë edhe atë, im kushëri i cili kishte katër dëshmorë në familje i tha pa e zgjatur-Po more m…t m..t, ai beu jam unë e la byroistin mehit të hutuar. Se shumë nga ata që iu bashkuan luftës ishin edhe nga shtresa e të pasurve të Shqipërisë. Kujtim tjetër që kurrë nuk do e harroj ishte një djalë i bukur tek zoti Kol Laku 23 vjeç i vrarë gjatë luftës nga gjermanët nuk e bënin dëshmorë. Im atë Kadri Kotoni e njihte dhe kish dëgjuar për të nga Nako Spiru. U bënë gjyqe për një djalë jetim atentatorin më të famshëm të Durrësit e më së fundi e shpallën dëshmorë në vitin1989. Po ashtu edhe Qemal Deliallisin trimin e Shijakut, u deshën vite që për një arsye fare banale të dikujt që kishte folur për dëshmorin si origjinë bejlerësh ta shpallnin dëshmorë. Kur të flasin brezat se kush ishte lufta, ajo natyrisht nuk ishte siç thotë kryeministri Edi Rama për Mihtat Frashërin të cilit iu lut edhe socialdemokratja Musine Kokalari që të bashkohemi me “Frontin Nacional Çlirimtar”, por ai gaboi e historia e njeh si “Selim tradhtarin” e Sul Pitarkës. Mos shkoni larg me kujtesën se i vjen turp një aktori që ka luajtur “Mato Grudën” tek filmi “Njeriu me Top” me skenar të të madhit Dritëro Agolli , a e kuptoni se ku mbërrin njeriu i cili për arsyen më reale të kohës mburrej me historinë e vjehrrit kuadër partizan, për të kapur ndonjë rol apo pozicion në artin shqiptar. Po shikojeni atë film me syrin e sotshëm se vetëm fraza-Ti Millona je i ardhur në fshatin tonë”, flet sa mijra romane e filma e dokumenta për luftën partizane. Ajo luftë bashkonte popullin shqiptar pa dallim feje krahine ideje, kur sot nuk po merret vesh çfarë feje ka hyrë e po del nga Shqipëria. Vetëm duke pasur trashëgimi paswordin e Shqipërisë datat e shënuara 28-29 Nëntor do të ndihemi shqiptarë kudo që jemi dhe hakerimit e Saliut nuk e deformojnë veprën e madhe të atyre që luftuan për atdhe.