BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Opinion / Editorial

Patetizmat me “integrim europian, supa më e dreqosur” për shqiptarët!

Patetizmat me “integrim europian, supa më e dreqosur” për

Nuk ka më shëmtim dhe pështirosje mediatike, por dhe patetizëm politik mbushur me retorikë idiote mbi integrimin europian të Shqipërisë. Kjo retorikë bëhet si nga klasa politike, qeveria dhe të emëruarit e saj, për të bërë dhe kllounadat e rastit mbi “detyrat” dhe “plotësimet e kushteve”. Pastaj nga ana tjetër fillon butaforia politike e shëmtuar e opozitës, e cila saboton përditë, llafazonon përditë, akuzon përditë mbi “jo plotësim kushtesh dhe mafien apo dhe jo meritën që Shqipëria të nisë raundin e rastit për integrim”. E në fund, përsëritjet deri në mërzitje të komisionerëve europianë, kancelarive dhe përfaqësuesve të BE-së në Shqipëri, mbi “jeni gati” por nuk do të nisim negociata, do shtyjmë bisedime ose Komisioni Europian thotë “po”, por Holanda e Franca jo, e të tjera “varfëri” politike si këto. Pastaj retorika mbi kushtet e plotësuar dhe jo të plotësuara drejtuar qeverisë dhe politikës dhe në fund pasojat te shoqëria shqiptare ose ajo më e “dashuruara” me Europën e Bashkuar në kontinent. Po pra, kur pjesa më e madhe e vet shteteve europiane janë me përqindje dashurie (për veten) dhe urrejtje, shumë herë më të qartë se sa ne që jemi mbi 90% për t’u bashkuar me Europën. Realisht shqiptarët ose “njësia shoqërore më e apasionuar me BE dhe NATO-n në Europë” po trajtohen me retorikën më banale dhe sigurisht jo se e meritojnë të futen me standarde në BE, por se vetë BE, tashmë nuk do më as të zgjerohet dhe as ka fuqi më të mbajë të vetët (me dashurinë për BE) dhe jo më të ketë iniciativa për zgjerim kur shtysat janë në krah të kundërt. Po ti shtosh dhe pandeminë, rregullat që praktikisht kanë ndalur lëvizjen dhe rregulla të reja që do të vendosen duke shfrytëzuar pikërisht pandeminë apo dhe pandemi të tjera që do të vijnë, atë ëndrrën për Europën e bukur dhe të lirë, atë ëndrrën e shqiptarëve të mbetur nëpër klone dhe ujëra për të takuar Europën e kanë kthyer në një “supë të dreqosur” që shqiptarët nuk e meritojnë. Sigurisht ne nuk jemi kaq të “krehur dhe pudrosur” për në BE, as nuk jemi me standarde për BE dhe kjo është e qartë, por sa më tepër po shkon koha dhe vijnë fjalët e premtimet e pambajtura – aq më shumë dyshimi dhe mëdyshja po shtohen dhe te shqiptarët budallenj që vazhdojnë akoma 90% për Europën. Shqiptarët po e shikojnë se nga Europa vijnë shumë pak investitorë, (kur vijnë shumë nga vende të interesuar në lindje) sepse bashkëbiseduesit e Europës në Shqipëri, janë të korruptuar si në pushtet dhe opozitë, por në fund të fundit vetë BE me to po bashkëbisedon. E sigurisht ata nuk ndëshkohen, por këtë fat e ka shoqëria poshtë që sigurisht vazhdon t’i mbajnë në shpinë si pushtetin si opozitën dhe përfaqësuesit e tashmë mësuar të Europës të premiojnë politikën (bashkëbiseduesit) dhe ndalojnë shqiptarët për në Europë. U pa qartë dhe reagimi për vaksinën dhe padyshim doli si element i qartë i “përkujdesjes” të shpejtë për shqiptarët. Por natyrisht nuk është faji i burokratëve të Brukselit apo përfaqësuesve të Europës në Strasburg. Faji është i folklorikëve shqiptarë, shoqërisë shqiptare që duhet patjetër të zhgënjehet dhe ta pësojë nga politikat si brenda vendit dhe ato jashtë dhe kurrë për të mësuar dhe vënë mend, për të mos e pësuar kurrë nga të tilla metoda që tashmë dihen se kanë “supën e shëmtuar të dreqosur dhe të vjetërsuar” që ka mbi 25 vite që po na japin si këta brenda dhe ata jashtë të rrufisim. Absolutisht dhe duke na bërë armiq me njëri-tjetrin. Politikisht armiq shqiptar me shqiptar duke ndarë sa herë bëhet luftë politikë mes maskarenjve të krahëve politikë se “ju jeni kundër Europës dhe ne po punojmë shumë për të”. Si sot bën Balla i PS-së së Rilindjes në të famshmin kotësi politike që është “Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian”. Njerëzve që si në pushtet dhe opozitë nuk ju duhet integrimi në Europë. Ata për vete janë në Europë dhe nuk ju duhet që shqiptari të jetë si shoqëri në BE. Nuk ju duhet, sepse tashmë dihet se nuk mbijetojnë dot ata vetë. Prandaj është patetike, retorikë dhe një marrëzi politike të dëgjosh një estradë të tillë tallëse dhe mitomane njerëzish delirantë që nuk duan as integrimin dhe sa Europën. Ata janë të parët kundër saj. A ka më patetizëm me retorikë politike tallëse dhe fyese sa këto “vargje” të Ballës së PS-së: Siç mund të evidentohet qartazi edhe nga informacioni që do të prezantojë vetë Kryenegociatori është bërë një punë e rëndësishme për të plotësuar çdo përparësi të lënë nga Këshilli, pavarësisht shtyrjes për mbajtjen e Konferencës së Parë ndërqeveritare, e cila për fat të keq ndodhi për arsye që shkojnë përtej nesh. Megjithatë dua të theksoj se pavarësisht shtyrjes që po i bëhet në vazhdimësi këtij procesi, ne jemi plotësisht të përkushtuar ndaj reformave, jo sepse BE po i kërkon ato, por sepse ua kemi borxh qytetarëve tanë të cilët në totalitetin e tyre, rreth 98%, mbështesin proceset integruese të vendit. Madje pjesa dërrmuese e qytetarëve shqiptarë janë të bindur që reformat e ndërmarra në kuadër të procesit të integrimit janë të duhura dhe për të mirën e vendit. Po mirë a ka më mungesë diplomacie, etike dhe ndershmërie se sa këto fjalë? Paskemi bërë gjithçka po na shtyjnë bisedimet për arsye përtej nesh? Atëherë BE-ja nuk na dashka, nuk do pra, nuk ka ndërmend. Nuk ka asnjë tjetër kuptim kjo retorikë sa idiote dhe keqane e Ballës së Rilindjes. Pse nuk dalin hapur në shoqëri dhe të thonë se “nuk na duan” në BE? Ose sëpaku “nuk na duan tani për tani”. Por me atë perversitetin idiot folklorik të tyre tipikisht “Ball-ist” (jo Ballist nacionalist por filozifikisht teori nga Balla, ose Ballashizëm) që nuk thotë atë akuzë për BE, por sillet me folklorizma si demek plotësim detyrash nga ana e tyre. Por ka më. Tani është dhe folklorizmi i Kryenegociatorit të Rilindjes që thotë: Edhe presidenca portugeze e ka në prioritet brenda këtij simetri, kjo kohë kërkon angazhim të plotë. Ne jemi të vetëdijshëm se negociata do të zhvillohen me metodologjinë e re, do jetë më rigoroze. Sipas metodologjisë së re, nëse nuk do të ketë progres do të ketë regres. Pra Mazi i thotë Ballës se “po nuk patëm progres do të kemi regres” e kjo do të thotë se do të kthehemi pas në integrim. Po pra është i qartë për metodikën e re Mazi, atë metodikë që propozoi Macron dhe tashmë do të vazhdojnë europianët për të justifikuar kalendat e tyre greke. E kryenegociatori sqaron pastaj se: Në BE nuk integrohen partitë politike, unë besoj që duhet të flasim në një zë, me vepra pro integrimit në BE. Rezultatet dhe rritjet tona, janë domethënëse, topi mbetet në portën tonë për sa kohë nuk është më në fushën e BE. Po po e qartë. Duhet që edhe opozita të thotë se “kemi plotësuar detyrat si Balla i Rilindjes” dhe - u bë. Dikur kemi thënë “dorë me një ilaç për pleshta”. Më e bukura është “topi në portën” tonë kur nuk është në fushën e tyre. “Fantastike” kjo, diplomatike, sportive, poetike. Kemi kryenegociator padyshim të zot në gjetjen e topit në cilën pikë të fushës është. Besoj se puna e tij e negociatave duhet të jetë “nxjerrja topit nga porta” (kur topi është në portë do të thotë gol) dhe kalimi i tij në fushë të europianëve. E bukur kjo: Ne që luajmë “top” me BE-në. E detyra na qenka që të kalojmë sëpaku topin në fushën e tyre. Super, por kjo është retorikë, përsëritje banale, një patetizëm i padurueshëm tashmë. Pikërisht një “supë e pështirë, e qelbur, e dreqosur” që ne duhet për hatër të atyre në pushtet dhe opozitë të hamë çdo ditë. Megjithatë shqiptarët nuk janë kaq budallenj sa kujtojnë këta farë “artistësh” të integrimit si në pushtet dhe opozitë dhe ndonjë burokrat në Europë apo me shërbim diplomatik europian në Shqipëri. Shqiptarët po sqarohen përditë dhe shumë shpejt do të kompletojnë dhe “telenovelën e tyre me dashuri për BE-në”.