Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Patetizmi formular biografik në PD, "karshillëk" ndaj Reformës në Drejtësi!

Postuar: 23/07/2019 - 07:15

Isha i sigurt që Lulzim Basha do të shpikte një marrëzi tjetër që të bënte ballë si reputacionit mizerabël që ka si në shoqëri dhe në parti! Humbjeve të një pas njëshme! Por nuk më shkoi fantazia se do të krijonte "formularin biografik të PD-së antikomuniste" dhe e "pa përlyer politikisht" me ato të vitit 1944-1990-të!! Janë të fortë hëëë! Lulzim Basha tashmë ka një krijesë të shëmtuar dhe aspak të besueshme për të administruar dhe është ai që e ka shpërfytyruar kështu Partinë Demokratike! E gjithë "esenca" e formularit të Lulzimit të PD-së ishte - hahaha faqja 13 në se ju kujtohet skeçi në Estradën e Shkodrës, luajtur nga të mëdhenjtë e humorit Besnik Çinari, Zyli Miloti, Drande Xhaj e Edmond Halilin, por që avokatin e interpretonte i madhi Sandër Ruçi! Po pra te faqja 13-të ku futeshin edhe paret! I gjithë formulari i PD-së të Lulit, ishte marrëzia më e madhe që i drejtohet një grupi vullnetar njerëzish të organizuar në parti dhe që nuk kishte një pikë të vetme, ku të dilte sëmundja e madhe e këtyre 30-të viteve apo pasurimi i paligjshëm, i pa ndershëm i shumë e shumë individëve të kësaj force politike në pushtetet e ndryshme! Nuk kërkohej kjo gjë! Nuk duhet të dilte se sa kanë vjedhur ish ministrat dhe ish kryeministrat e PD-së, as deputetët e saj dhe sa pasuri kanë! Në një "formular vetdeklarimi pra"! Jo jo, nuk duheshin të shkruheshin pasuritë sepse "hahaha" - thyhen të drejtat e njeriut?! Në formular nuk pyetet për pasurinë, sepse në këtë formë i pari që duhet të largohet është Lulzim Basha në të vërtetë, por dhe shumë e shumë pas tij, nga ajo parti dhe nga shumë elementë të tjerë demokracie! Formulari i Bashës nuk do të luftojë perversitetin e vjedhjes në PD, por kërkon të bëjë biografi dhe show politik idiot si zakonisht vetëm ai di të bëjë! Lulit sot nuk i duhen krimet që kanë bërë njerëzit e elitës së PD-së për 30-të vite korrupsion dhe perversitete politike, por dhe krim politik! Atëherë çfarë ka krijuar Lulzim Basha në këtë formular? Marrëzinë biografike si dikur bënte PPSH-ja me anëtarët e partisë së saj! Ja çfarë ka formulari në faqen e 13-të kur duhet të ishin paratë dhe është në fakt biografia politike! Ja çfarë nuk duhet të kishte qenë anëtari i PD-së në faqen 13-të të formularit biografik Lulzim Basha: Nuk duhet të keni qenë anëtar dhe kandidat i Byrosë Politike, anëtar i Komitetit Qendror, anëtar i presidiumit të Kuvendit Popullor, kryetar i Gjykatës së Lartë, prokuror i përgjithshëm, kryetar i Hetuesisë së Përgjithshme, kryetar i degëve të punëve të brendshme, punonjës i sigurimit të shtetit, bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit, apo i favorizuar i tij, anëtar i Komisionit të Dëbim Internimeve, prokuror, gjyqtar në proceset politike, denoncues apo dëshmitar i akuzës në proceset gjyqësore të posaçme!

Kaq - asgjë për pasurimin dhe krimet gjatë 30-të viteve dhe për shumë e shumë elementë të diktaturës së zbatuar deri tani te njerëzit e politikës në PD! Po çfarë duhet të mos kishte në "biografi" një anëtar i Partisë së Punës së Shqipërisë!? Anëtari i PPSH-së nuk duhet të kishte qenë anëtar i Ballit dhe Legalitetit, as i Partisë Fashiste ( megjithëse Nexhmija dhe Ramizi thuhet se kanë qenë) nuk duhet të kishte qenë deputet dhe ministër i Monarkisë dhe Fashizmit, as anëtarë i thjeshtë i tyre! As prokuror dhe gjykatës i monarkisë dhe fashizmit?! Po po, as agjent i SIM-it dhe shërbimeve të huaja! As i paguar me bordero i shërbimeve të huaja dhe kohës së Monarkisë! As oficer në shërbim të Monarkisë dhe Fashizmit?! Me të tilla marrëzi merret faqja 13-të e libretistit Lulzim Basha (and company ose kupto SB e rreth rrotullakët e tij) në vend që kjo faqe të merrej me pasurinë e njerëzve në PD! Në qoftë se kërkon që të mos jetë biografik formulari them! Përndryshe ai është një marrëzi tipike e Lulit që kërkon një spastrim tjetër dhe ti bëjë karshillëk reformës në drejtësi! Kanë vdekur të gjithë ata që mund të kenë qenë anëtarë të byrosë dhe kush është gjallë, nuk i ka luajtur fiqiri të futen në partinë e Sali Berishës e cila është më keq se sa partia e tyre e vjetër ose PPSH! Sepse Lulzim Basha ( SB-ja) e konsideron një ish sigurims më të rrezikshëm se sa një ish sekretar partie si Sali Berisha!? Më të rrezikshëm disa qindra apo ndoshta mijëra ish të rekrutuar të sigurimit që ka pasur PD-ja në "gjirin e saj" se sa krye demonin e PPSH- së dhe përfaqësuesin më të denjë të PPSH-së ideologjikisht ose Sali Berisha! Formulari i Lulzimit nuk ka mundësi të evidentojë njerëzit që urdhëruan të hapen depot në vitin 1997-të! As ata që urdhëruan të vriten njerëzit në 21 janar!? Nuk do të evidentojë se kush ka bërë grusht shteti dhe urdhëroi atë në 1998-të?! Po pra me që merret me biografitë e para 90-ës, pse nuk kujtohet me biografitë mbas 90-ës?! Apo jemi në demokraci dhe kjo nuk merret me biografi?! Po po merret me biografi edhe demokracia! Merret me biografitë e kriminelëve të korruptuar të këtij vendi! Të njerëzve që kanë shkaktuar mijëra të vdekur vetëm në vitet 1997-1999-të! Për grabitësit e parave të shqiptarëve! Për hedhësit në erë të Gërdecit dhe vrasjen e 26-të njerëzve dhe plagosjen e 150 të tjerëve në një sekondë! Demokracia merret me biografitë kriminale të hajdutëve dhe kriminelëve politikë, të pasuruarve me abuzim dhe me mashtrim! Demokracia merret me aferat e mëdha ku Shqipëria ka humbur miliona e miliona sikundër janë Cez apo dhe KESH apo dhe koncesione nafte, kromi e bakri me kompani fantazma që nuk kanë paguar asnjëherë dhe që kanë fituar miliona! E njerëzit që i kanë bërë këto janë aty në partinë demokratike dhe lidershipin e saj të korruptuar! Me krimet dhe vjedhjet e tyre ia kanë kaluar dhe anëtarëve të byrosë politike të partisë së parë të Sali Berishës! Por të tilla gjëra dhe akoma më shumë me fajet në drejtësinë e formuar nga Berisha dhe Basha deri dje - do të merret Reforma në Drejtësi e amerikanëve dhe evropianëve që po fillon! Ajo nuk ndalet dot! Kurse formularët idiot dhe mashtrues të Lulzimit, janë vetëm për karshillëk dhe marrëzi filozofike e politike në ajrin e ndytë të momentit politik sot! Këto soj formularësh biografikë i shërbejnë vetëm neo-stalinistëve patetikë sot në PD, për të zgjidhur punët e tyre brenda partisë, por jo për të pastruar partinë nga njerëz të rrezikshëm si hajna dhe mashtrues! Ky formular në mënyrë donkishoteske tenton ti bëjë karshillëk Reformës në Drejtësi, në ngjashmëri me formularët antiligjorë që klasa politike bëri para disa vjetëve ( frymëzuar po idiotikisht nga PD e Lulit) për të larguar me demek të korruptuarit?! Po pra, duke bërë organizmat politike vullnetare partiake - mbi drejtësinë?! Ligje që merren me biografinë politike se sa atë financiare dhe ekonomike që ka sot shumë rëndësi! Kur këtë gjë duhet ta bëjë drejtësia! Kur pastërtinë e biografisë ekonomike e bën drejtësia! Jo partia?! E PD-ja nuk vendos në formular pikërisht "biografinë ekonomike" sepse justifikohet me lirinë në parti dhe krijon marrëzitë biografike me komunizëm, të cilat janë delire që duan ose kanë qëllim karshillëkun me Reformën në Drejtësi! Cila parti? Ajo që ka pasur ish kryeministrin e fundit komunist në Evropë dhe biles ish sekretar partie dhe ish komunistin e fundit në Evropë si kryeministër? Kjo parti tani bën rregullimin e biografisë së faqes 13 dhe kërkon të largojë ata që "kanë qenë anëtarë të byrosë politike të PPSH-së"?! Tashmë pothuaj të gjithë e kuptojnë se në çfarë deliri politik, janë aty lart në PD! 

Nga Besi Bekteshi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 08/12/2019 - 07:54

Pas leximit të librit “Blloku” njerëz të fushës së letrave, mes të tjerave vunë në dukje sidomos faktin që libri lexohej me interes ngaqë ishte i shkruar mjaft bukur, pra të jepte një shije të mirë leximi.

Postuar: 08/12/2019 - 07:50

Në këto tri dekada që pas përmbysjes së sistemit komunist, për herë të parë ndodh një rokadë norm

Postuar: 08/12/2019 - 07:48

Tërmeti i 26 nëntorit krijoi jo pak viktima, trauma që zor se kanë për t’u harruar, por gji

Postuar: 07/12/2019 - 07:15

Është praktika më normale që një kryeministër dhe çdo qeveritar të takohet me qytetarët nga më i

Postuar: 07/12/2019 - 07:14

Kaluam një tragjedi të madhe, me humbje jetësh e materialesh, që nuk përshkruhen dhe as nuk harro

Postuar: 07/12/2019 - 07:12

Sipas vlerësimit nga shkencëtarët, në botë për çdo ditë ndodhin mijëra tërmete të intensiteteve t

Postuar: 07/12/2019 - 07:08

Vazhdon të rezultojë si një pyetje e rëndësishme ajo që tundon të gjithë: A mund të riparojnë dëm