BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Opinion / Editorial

Patetizmi i politikës para fillimit të konceptit "jashtë politikanë nga interesat e mia"!

Patetizmi i politikës para fillimit të konceptit "jashtë

 Në ditën e shpallur nga Sali Berisha si "dita e Rinisë" dhe sigurisht e përdorur nga sponsorizimet e nomenklaturës komuniste, të gjithë ato që devijuan dhjetorin e 1990-tës, dukeshin patetikë, tragjikisht patetikë! Rinia Universitare e 1990-tës u ngrit kundër baballarëve të tyre komunistë! E bëri shumë mirë me një guxim të spikatur! Kanë harruar të përmendin faktin se ajo rini e asaj kohe kishte plotësisht të drejtë të rebelohesh kundra prindërve të tyre, por nuk përfaqësonte dot të gjithë rininë e Shqipërisë! Ajo rini universitare përfaqësonte rininë e biografisë së mirë dhe të besimit të partisë për të shkolluar bijtë e vet, por jo gjithë rininë shqiptare! Gjithsesi ideali demokratik ishte në të drejtën e tyre. Rinia e universiteteve, pedagogët e tyre, ishin pjesë e superstrukturës puniste në atë kohë ramiziste në Shqipëri! Jashtë atyre auditoreve që ishin për pakicën, kishte mijra e mijra me biografi të keqe, që nuk ju dilte shkolla se nuk plotësonin kritere politike! Ishin fëmijë të klasave të përmbysura dhe fëmijë të komunistëve të dënuar nga partia e Enverit! Shkurt përfaqësonin qartë dhe mirë baballarët e tyre në pushtet, por që dinin tashmë fajet e mëdha të tyre! Prandaj dhe nuk u bë masakër e vërtetë, nuk i vranë dhe nuk i rrafshuan sepse kishin qëllim ti përdornin dhe mbivendosnin pedagogët e tyre ish komunistë, spiunë të sigurimit, maskarenj të regjimit, të cilët deformuan lëvizjen, e përdorën dhe e larguan nga demokracia që në fillimet e saj! Kishin parasysh dhe Rumaninë e Çauçeskut! Sigurisht qindra dhjetoristë u zhgënjyen, u larguan, u luftuan nga sekretarët e partisë, spiunët e sigurimit si ndër studentë dhe pedagogë! Ato mbajtën partinë e formuar, kurse dhjetoristët shkuan në periferinë që njeriu numër një i shkatërrimit të demokracisë ju kishte rezervuar! Anëtarët e leverdisë, ramizistët dhe pas tyre nomenklatura staliniste deri atëhere, siguruan me bijtë e tyre studentë padyshim të pafajshëm momentin e vazhdueshmërisë politike në demokraci! Për mua ky është 8 dhjetori 1990-të! Përballë tyre ishte një PPSH akoma e indokrinuar, buzëplasur nga bisht përdredhjet e Ramizit dhe Nexhmijes, me delirantë që akoma ju shkonte mëndja se do të pushkatonin njerëz si kundër bënte Enveri tyre, për tre dekada sa kishte akoma tru në kokë dhe pastaj disa vite edhe se nuk kishte, por që ishte akoma më keq si kriminel! Po ju dilte shpirti se "anëtarët e leverdisë" dhe komunistë intrigantë e maskarenj, vetë lidershipi i tyre, po ju lëshonte pushtetin! Kjo ishte koha në vitin 1990-të!

Protesta e studentëve sot, nuk ka asnjë lidhje (përveç një parulle) me atë të viteve ’90-të! Ajo nuk do të largojë emrin "Enver Hoxha" nga universiteti, as të shpallë pluralizmin sepse studentët sot kanë të qartë mjaft mirë diçka shumë të thjeshtë: Po u përdorën politikisht do të shkojnë për faqe të zezë drejt diskreditimit dhe do të vijë dita të grinden me njëri tjetrin! E dinë mirë këtë gjë! Morën dhe leksione të gatshme nga francezët! Politika është munduar ti përçajë, të përdorë, por në fakt kanë qëndruar mirë deri sot! Falangat e PD-së, maskarenjtë të pushtetit të saj shërbëtor të lidershipit korruptiv në parti dhe grevëthyes në favor të qeverisë u futën mes studentëve! Grupimi dhjetorist edhe pse jo me qëllim të keq, gjithashtu u fut mes tyre. LSI-ja me falangat korruptive dhe njerëzit super të degraduar po ashtu. Rilindja dhe njerëzit e saj të përfitimit ekonomik dhe aferave madhështore korruptive sigurisht që tentuan dhe vazhdojnë, por me sa duket ka një frymë e cila vetëmbrohet me aq sa mundet! Kjo frymë ka ardhur nga dijenia shumë e përforcuar se e gjithë politika shqiptare është kundër tyre, është për përdorimin e tyre dhe pse thonë "jemi me ju"?! Kjo vetëdije vjen nga dëshmia në shtim të humbjes së shpresës se politikisht ky vend mund të ketë qëllim demokracinë dhe prosperitetin ekonomik! Studentët edhe pse të rinj e dinë se është utopi të besosh sot politikës deri kriminale shqiptare, për mbështetje të vërtetë dhe reale! Në 8 dhjetorin sot, kjo politikë ishte "tragjikisht patetike"!

Krye patetizmi me Sali Berishën si uzurpatori i dhjetorit 1990-të, njeriu që gemtoi demokracinë dhe prishi idealin e atij muaji! Njeriu që shkaktoi mijra të vdekur dhe të vrarë si për përgjegjësinë e pambajtur për ’96-tën si grabitësi i votës, ’97-tën si grabitësi i lekëve në piramida, ‘98-tën si grusht shtetisti famëkeq, krijuesi i Gërdecit dhe 21 janarit, por dhe përmbajtësi ideal i ligjit 7501! Patetizmi i lotëve krokodil të SB-së, është më tragjiku mbi të gjithë! Patetizëm i Lulzim Bashës si njeriu i mbajtjes së "golfit si triko" me 8 dhjetor sot, nga që kravata i është dashur si ministër i Jashtëm për firmën Bakojanis, si ministër i Brendshëm në 21 janar dhe si ministër Transporti si grabitës i rrugës së Kukësit! Por dhe si themeluesi i "Republikës së Re" me Edi Ramën në 18 maj të vitit 2015! Patetizëm i Monikës deri ku nuk mund të shkojë me grotesku politik në Shqipëri! Patetizmi i Lindita Nikollës jo për dëftesën, as për mermerin e pamjes, as për xhubotin portokall, por në pamundësinë për të kuptuar se "sistemi arsimor" nga idiot arrogant në kohë të PD-së, është kthyer në arrogant idiot, në kohë të Rilindjes! Patetizëm i KM-së i cili "fton në takim për bisedë" studentët, duke bërë po të njëjtin patetizëm anakronik të Makron-it me "jelekët e verdhë"?!

Janë patetikë, sepse nuk kuptojnë se është një shoqëri e gjitha e mërzitur nga surretërit e tyre të shëmtuar! Përditë, orë e minutë me përfundimin e parë -largimin masiv të rinisë nga Shqipëria! Nga pasiguria e të gjithëve se me këtë klasë politike, mund të jetojnë me shpresë dhe në demokraci! Janë përveç se fajtorë dhe patetikë, sepse ato në pushtet kanë arritur majën e arrogancës së shërbimit të dhjetë monopolistëve që dikur ju shërbente dhe PD! Janë patetikë, sepse njerëzit e pushtetit dhe të opozitës, kanë plotësuar si ditët dhe fajet, për të, jo vetëm mos i besuar, por as për ti konsideruar për biseda dhe marrëveshje!

Janë patetikë, sepse nuk kuptojnë se tashmë njerëzit, dhe e para rinia, duhet të mbrojnë interesin e tyre! E ky interes zgjidhet sigurisht me politikë, por jo me njerëzit patetikë dhe fajtorë, që janë në Shqipëri! Studentët si të mirë, si mesatarë, si ngelës, kanë një interes - jetën e tyre universitare më të mirë, sistemin arsimor dhe universitar më të ndershëm dhe më të drejtë! Këtë interes nuk e mbron dot as PD, as "Rilindja", as LSI dhe as të gjithë partiçkat e degraduara të këtij vendi! Ky është fillimi i asaj që edhe në botën e qytetëruar, sapo ka filluar! Këtë interes nuk e zgjidhin ata që janë shkaktarët e humbjes së shpresës! Zëri i tyre (studentëve) është i ri, por nuk do të kalojë shumë dhe do të trashet akoma më shumë dhe filozofia që e përshkruan do të ngjizet akoma më shumë dhe në shoqërinë tonë, dje të ideologjizuar nga PPSH dhe sot të politizuar nga bijat e saj të devotshme në pushtete dhe opozitë! Ata kanë një të përbashkët me 1990-tën - E duam Shqipërinë si gjithë Europa, por padyshim jo me tradhtarët dhe mashtruesit e sotëm kudo në politikë!

Nga Besi BEKTESHI