BREAKING NEWS

Përballet për herë të parë me zërat kritikë ndaj tij, zbulohen 2 lëvizjet e rëndësishme të Lulzim Bashës ditën e sotme

Përballet për herë të parë me zërat kritikë
x

Opinion / Editorial

“Patronati roman” ose “patronazhi” shqiptar elektoral!

“Patronati roman” ose “patronazhi” shqiptar elektoral!

Në fjalorin shqip, fjala “patronazh” shpjegohet kështu: mbrojtja, përkrahja dhe kujdesi për dikë; kujdestari: e ka nën patronazh. Biles në të dikurshmen tonë, një “nxënës i dobët” merrej në patronazh nga një i mirë në mësime. Në atë që opozita e sotme e quan skandal të të dhënave të e-Albania që ka PS-ja dhe që i shfrytëzon para dhe gjatë elektoralisht për sondazhe apo dijeni mbi drejtimin e votës vetë socialistët i thonë – patronazh. Po po këto marrin në patronazh në fushatë elektorale një sasi impresionante të regjistruarish të cilëve iu dinë të dhënat që në fakt nuk është kaq shumë e vështirë të dihen. Po ky “patronazh” bëhet tashmë haptas dhe qartë për fushatë dhe kjo në të vërtetë është e ajo që shëmton në përgjithësi fushatat me telefona, biseda, të dhëna dhe ndërhyrje në “privacy” të qytetarëve bie fjala kur bëjnë gjumin e drekës. Po ku nuk jemi ne të “spiunuar” apo me të dhëna të “aprovuara të ditura” si bie fjala në Google, Fb apo kudo në rrjete që nganjëherë i japim me vullnet, duke ditur që do të na “spiunojmë” ku jemi, ku ndodhemi, çfarë themi dhe çfarë shkruajmë. Kur na detyrojmë të themi “PO” si gjeolokalizacion në telefon, imagjinoni se çfarë dinë për ne dhe fotot apo dhe gjendjen tonë në përgjithësi. E kush? Jashtë nesh, jashtë shtetit tonë, jashtë kontinentit dhe brenda shoqërive të mëdha private që dinë më mirë se ne, se ku ndodhemi pikërisht ne. Po pra çfarë flasim (kompanitë celulare) dhe çfarë bëjmë në kohë reale, aty për aty. Mua nuk më bën përshtypje se pse socialistët dinë të dhëna. Sepse sigurisht që do ti dinë, ato dhe PD apo të tjerë që kanë njerëz me akses të madh dhe që sa herë janë në pushtet qendror dhe vendor i dinë këto të dhëna. Më bën përshtypje se i thonë – patronazh. Kjo patronazh tani është një marrëzi keqane e plotë politike dhe sigurisht filozofike. Kë “patronizojnë” këta, kë marrin në patronazh? Çfarë patronizojnë në të vërtetë? Si e shpjegojnë atë të famshmin patronazh si term elektoral dhe politik në rrënjë të tij? Pse duhet këta të na marrin në zgjedhësit në – patronazh? Pse duhet të jemi të patronizuarit e tyre ne? Në të vërtet termi dhe fjala vjen nga Roma e lashtë e më vonë mesjeta religjionare. Në “të drejtën romake” raporti që vinte e krijohej nga padroni dhe skllavi me reciprocitetin e të drejtave dhe detyrimeve quhet – patronat apo patronazh. Vjen nga padroni dhe kaq mjafton të kuptohet. Në të drejtën romake, e drejta e mbrojtësit (padronit) që liroi një skllav për të marrë shërbime të caktuara (vepra) dhe certifikata publike të mirënjohjes (obsequium) është patronati - patronazhi. Të paktën gjysma e boshtit trashëgues të të liruarit (skllavit që i është dhënë liria) të vdekur pa pasardhës i përkiste mbrojtësit (skllavopronarit), i cili kishte, për reciprocitet edhe të drejtën për ushqim. Në çështjet procedurale, kishte rregulla të veçanta për të rregulluar sjelljen e të dyve. Në periudhën arkaike, mbrojtës ishin edhe ata që mirëpritën një klient nën mbrojtjen e tij, me lidhjet e ditura tashmë. Akuzat në Tiranë sot për “patronazhin” që thonë socialistët, është pse janë marrë të dhënat nga e-Albania, por kjo është sigurisht një akuzë pothuaj kot, sepse nuk është kjo kryesorja. Kryesorja është “padronati” që shesin si diçka të mirë sot partitë përfshi dhe PS-në, mbi “kujdestarinë” e tyre ndaj nesh si dikur në kohë të “padronatit romak”. Sillen sikur po kujdesen për t’i dhënë liri atyre që “nuk e kanë” dhe përkujdesja e tyre i bën si padronë të mirë që japin lirë dhe duan të dinë pastaj dhe detyrimin që mbasi ky “njeriu i lirë për kë voton” për atë që dha lirinë apo atë tjetrin aty përballë politikisht. Ky është problemi dhe jo pse kanë “plaçkitur” e-Albania të themi PS-ja, sepse pothuaj të gjithë e bëjnë po të duan. Sepse me patronazhin socialistët duan të lartësojnë pikërisht modelin pothuaj arkaik, por modern në përdorim që është “patronati” si funksion administrativ dhe shtetëror. Në të drejtën romake “patronazhi” (patronus) është, një marrëdhënie personale e vendosur, pas ndërhyrjes, midis personit të mbrojtës padron dhe personit skllav i liruar. Kjo është marrëdhënia e zyrtarizuar midis një komuniteti, tipikisht një qyteti, dhe mbrojtësit të tij (patronus). E ky është dhe modeli që vijon në kohë. Marrin përsipër marrëzi të tilla, të cilat në fakt mund të bëhen më të “dashura” kur ka institucione legale të subjekteve politike mbi sondazhin dhe formës së dijenisë mbi përqindjet e partisë si fuqi para dhe gjatë fushatës elektorale. Telefonatat dhe bisedat mbas dijenive të të dhënave, janë pastaj modelet e PS-së për të ditur (merr në telefon duke ditur numrin dhe emrin e mbiemrin tënd) se ku është elektoralisht në kohë reale tani për tani. E bëjnë këtë, por e bëjnë me anën e një “patronati apo patronazhi” kaq arkaik dhe kaq budalla se që duket sikur janë duke bërë pastaj dhe ndërhyrje reale në fuqinë e votës apo manipulimin e saj, që te ne është shumë banale nuk është kaq e rafinuar. Te ne po nuk ia vodhe votën me dy mënyra shqiptarit, nuk ia vjedh dot me të dhënat që ka e-Albania. Shqiptarit ose ia blen votën (e shet) ose ia devijon me komisionerë e KQZ për ndryshe nuk ka: Patronazhi i PS-së është forma që imiton atë marrëdhënie mes atyre që e dinë veten padronë sot dhe që kujtojnë se po ju japin liri votimi të kontrolluar se ku – skllevërve modernë që jemi ne. Thjesht marrëzira rilindiste që vijnë si pasojë dhe e “padronatit” të madh të PPSH-së (nënës së tyre) që kontrollonte pa pasur nevojën e e-Albania të gjithë njerëzit, sepse iu dinte – dhëmbë e dhëmballë të gjithëve. Kaq, jo ndonjë gjë më shumë se kaq. Të tjerat janë luftë politike dhe marrëzi elektorale të zakonshme te ne. Socialistët e kanë zakon të dinë gjithçka dhe demokratëve iu mbetet hatri, pse ata nuk i dinë të gjitha çfarë dinë socialistët. Ky është problemi i tyre, kurse problemi jonë është – “padronati – patronazh” i këtyre të dyjave (PD-PS dhe ndonjë bisht tjetër) bashkë.