BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Paturpësia e të ashtuquajturve “outsider” nga korrupsioni i sistemit shëndetësor!

Paturpësia e të ashtuquajturve “outsider” nga korrupsioni

Askush nuk mund të fusë “në një thes” të gjithë mjekët apo infermierët në lidhje me ngjarjen e spitalit “Shefqet Ndroqi”, i cili për më tepër është dhe “Universitar”. Po pra, ku dhe edukohen dhe mësojnë studentët e mjekësisë. Kur pacientët e Covidit hidheshin nga katet e këtij spitali, më agresiv mediatik ishin ata në mbrojtje të akuzës, se sa akuzatorët. Është një nga “cilësitë” e sulmit në mbrojtje që Kryekomandanti i Rilindjes së Surrelit ose KM-ja i Shqipërisë, iu ka mësuar dhe “konkubinat-it” (konkubinati si elitë drejtuese) të tij në shëndetësi. Hidhu dhe vdis në Shefqet Ndroqi dhe në vend që të bëheshin hetime, konkluzione dhe në fund të fundit të rrethohej në kushte pandemie me hekura apo mos lejohen as fizikisht të kacavirreshin pacientët, e fillonte sulmi mbi akuzatorët për të treguar devotshmërinë e një spitali që drejtohej në mënyrë “heroike, me humanizëm dhe sakrifica” nga burri i zv-ministres së qeverisë së Rilindjes. E ky ishte dhe momenti për të kuptuar pastaj se pse te “Spitali Universitar heroik”, për përballjen me Covid-19, merren dhe 8 milionë lekë të vjetra për të të vdekur nëna. Nga kush? Nga një sanitare. E pse plasi skandali? Sepse qëlloi, që nëna e gjorë e vajzës që kishte dhënë paratë vdiq, sepse mos të kishte vdekur, as që do të kishte dalë ky skandal që tregon në fakt, sistemin në Shqipëri. Tregon atë që njerëzit nuk shkojnë në spital, sepse e para kanë frikë dhe fobi “spitalore” e dyta nuk kanë lekë dhe e treta tashmë e kanë të qartë pasigurinë në përballje me jashtë shtëpisë së tyre, me një sistem të tillë të korruptuar. Në fakt, kush nuk e di se si funksionon sistemi korruptiv në spitalet tona dhe jo vetëm aty ku burri i zv.ministres është dhe drejtor spitali. Vallë nuk dihet se duhen paguar netët dhe shërbimi ekstra, sepse përndryshe të “merr lumi”? Se në reanimacion duhet paguar, sepse shpesh herë nuk del gjallë nga mungesa e shërbimit. Po pra jo gjithkund, por kush nuk e di se është kështu situata në përgjithësi dhe veçanti. Kjo gjë është bërë tani institucion në sistemin korruptiv shëndetësor, por ka filluar që nga fundi i diktaturës dhe tashmë ka kulmin. Edhe atëherë do të merrje bukën, ngrohësin dhe darovitje ndonjë infermier apo mjek, kurse sot kjo “mrekulli” është sistem. Tani vërtet nuk janë të gjithë njësoj, por unë e kam fjalën te një paturpësi e madhe në mesin e mjekëve, infermierëve dhe pothuaj të gjithë të punësuarve në shëndetësi, që kanë të bëjnë me një drejtim elitar në sistem. Të tillë individë kur bëjnë “outsider-in” nga korrupsioni (megjithëse i vendos partia) nuk bëjnë asgjë tjetër, por në sy të publikut “qelinë e burgut” të korrupsionit e bëjnë si domen të sanitareve të mjera. Nuk ka më poshtërsi se sa kjo. E nuk është vetëm çështje e pushtetit korruptiv prej 30-të vitesh në sistemin shëndetësor dhe nuk është vetëm çështje Manastirliu dhe shefit të saj Rama. Jo është çështje e një elite mjekësh dhe njerëzish të intelektualitetit në shëndetësi, që janë pajtuar me një sistem të tillë korrupsioni. Që u ka pëlqyer të daroviten padrejtësisht. Që u pëlqen të kenë pagë të vogël dhe fitim darovitje pagese nën dorë të madh. Që duan informalitet në institucion dhe partishmëri organizative profesionale me të cilën duan të bëjnë karrierën e tyre të korruptuar. Jo nuk është vetëm politika që e bën këtë sistem të fuqishëm dhe mafioz, por dhe njerëzit që jetojnë mirë në këtë lloj sistemi shpesh herë kriminal. Akoma më keq se sa në sistemin e drejtësisë. Rama mburret me investimet materiale në shëndetësi dhe këtë ka bërë dhe paraardhësi i tij, por asnjëri prej tyre nuk deshi dhe nuk tenton të shpërbëjë sistemin e korrupsionit dhe mafies së barnave, spitaleve të shtetit që veprojnë si objekte private të individëve të korruptuar në to. Këtë nuk ka pasur zotësi dhe dëshirë të rregullojë as Berisha dhe nuk do, biles çfarë të ketë bërë më keq dhe Rama. Po po, sëpaku me interesa të qelbura PPP-sh dhe marrëzish anti-shoqërore me raportin idiot korruptiv të privatit që merr nga shteti paret e shoqërisë. Imagjinoni privatin korruptiv në një anë dhe paret tona te ai me një shërbim shpesh herë delirant, por dhe mjekët e infermierët që sillen si në pronën e tyre te spitali që jeton në saj të taksave tona. E po ti pyesësh Ramën dhe Rakacollin, apo të shoqin dhe shefen e tyre biokimisten Manastirliun të thonë se “ne jemi ku e ku me Berishën”. Po po është e vërtetë – ia kanë kaluar dhe atij për nga sofistikimi në rrjedhën korruptive në të cilën kanë përparuar. Të tilla monstra politike, bëjnë në sistemin shëndetësor si – outsider-a, sikur janë jashtë këtij sistemi korrupsioni kur janë zaptuesit e tij për keq. Kur janë pjesa më “elitare” e korrupsionit në shëndetësi. E paturpësia e tyre është një “mrekulli” e cila të neveritet kur mendon se mund të jesh sëmurë dhe mund të vijë dita të kërkosh ndihmë te ky sistem. E pastaj duhet të lodhesh për të kuptuar pse shqiptarët ikin. Një nga arsyet që ikin është se ky sistem shëndetësor, po i vdes psikologjikisht, moralisht dhe financiarisht. Janë të paturp dhe agresivë në paturpësinë e tyre. Ky vend nuk ka drejtësi dhe nuk ka pasur kurrë dhe është e vështirë të ketë, por një nga sistemet më të kalbur dhe më arrogantë për keq në dëm të shoqërisë është pikërisht sistemi korruptiv i shëndetësisë përballë shqiptarit. Është një nga kryeveprat e korrupsionit dhe është shumë i vështirë të rregullohet. Është më i pamëshirshmi i sistemeve në të ashtuquajturën demokraci shqiptare. Më i zymti, kërcënuesi dhe pothuaj më i inkriminuari nga të gjithë.