BREAKING NEWS

Klodiana Lala jep detaje nga shpërthimi me tritol në banesën e Armand Dukës: Një luftë e hapur me Veliajn

Klodiana Lala jep detaje nga shpërthimi me tritol në banesën e
x
BREAKING NEWS

Shpërthimi në banesën e Armand Dukës, vjen reagimi i parë nga Basha

Shpërthimi në banesën e Armand Dukës, vjen reagimi i
x
BREAKING NEWS

Shtëpisë së Armando Dukës i vihet tritoli, Erion Veliaj: Lëri këto filma tani

Shtëpisë së Armando Dukës i vihet tritoli, Erion Veliaj:
x
BREAKING NEWS

Shpërthim me tritol në shtëpinë e Armando Dukës

Shpërthim me tritol në shtëpinë e Armando Dukës
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta plas deklaratën e fortë, zbulon problemin e madh që ka me ligjin Lulzim Basha: Kjo është arsyeja që ai sot i mban ison “Gruas se Bilalit”

Ilir Meta plas deklaratën e fortë, zbulon problemin e madh që ka
x
BREAKING NEWS

U bë president nga socialistët, a është penduar Ilir Meta? Ja si përgjigjet Presidenti

U bë president nga socialistët, a është penduar Ilir Meta?
x
BREAKING NEWS

Përplasja me politikën, sulmohet faqja zyrtare e Federatës Shqiptare të Futbollit

Përplasja me politikën, sulmohet faqja zyrtare e Federatës
x
BREAKING NEWS

Veliaj kërcënon Dukën me SPAK? Reagon për herë të parë Arben Kraja

Veliaj kërcënon Dukën me SPAK? Reagon për herë të
x

Opinion / Editorial

Pazarxhinjtë tanë, këta sharlatanë!

Pazarxhinjtë tanë, këta sharlatanë!

Në fjalorin tonë pazari nuk ka kuptimin thjeshtë morfologjik, përmbajtjesor apo sintaksor të fjalës. Kjo fjalë në të folurën e përditshme është thjeshtë blerë-shitje, dhënie-marrje. Pazar është huazim nga fjalori turqisht. Pra dikush shet dhe të tjerët blejnë. Në këtë kuptim dëgjon kudo: Sa e keni pazarin zotëri? A ke pazar më të ulët? Jeni shumë shtrenjtë. Dhe me radhë: Po shkoj të bëj pazar! Është pazar i lirë. Ditë pazari. Më jep pazarin e fundit! Je i shtrenjtë në pazar. Nuk do blej asgjë në dyqanin tuaj! Në kuptimin e drejtpërdrejtë të fjalës pazar ka lidhje me blerje, shitje, transaksione mes individëve, këtyre të fundit dhe ndërmarrjeve lokale apo kombëtare. Pazare bëjnë edhe shtetet mes njëri-tjetrit, bile super pazare që përkthehen në miliona e miliarda dollar.

Në kuptimin e drejtpërdrejtë, marrje-dhëniet, pazar, bëjnë të gjithë qytetarët nga veriu në jug të globit.

E huazuar nga turqishtja, fjala pazar është ndërkombëtarizuar. Ka hedhur rrënjë ndër shekuj. Pazari në kuptimin konkret të shitje-blerjeve, nis nga cikërrimat deri te blerjet e resorteve dhe gjithçka që i nevojitet shoqërisë njerëzore përmes transaksioneve të mëdha apo marrëveshjeve globale. Tek e fundit për gjithçka ka një pazar. Pra një vlerë të konvertueshme në pagesa. Të gjithë kemi dëgjuar për pazarin e madh të Tiranës, Korçës, Kavajës, Shkodrës, Durrësit. Bile edhe atë të Roskovecit, ku shiteshin kafshë të veçanta. Baldushkut për shitjen e gjelave të detit. Fierit për luleshtrydhet. Pothuaj në çdo qytet në pazare, shitet e blihet, këmbehet, me para në dorë apo këmbim që nga gjëja e gjallë deri tek frutat-perimet. Prej këtej janë të njohura ditë-pazaret ku mbledhin me mijëra shitës e blerës për të siguruar sendet e përdorimit të përditshëm. Jo vetëm kaq, po edhe arti e humori kanë huazuar këtë fjalë gati magjike, ku shitet dhe transmetohet humor siç është emisioni i njohur “Al Pazar”.

Ajo që e bën vërtetë pikante dhe i jep vlera universal, jo thjeshtë fjalës, po konceptit pazar, janë ato lloj pazaresh, ku nuk shitet e blihet me lek apo valutë , euro, dollar, paund, lireta, po për pazare nga ato që kanë brenda vetes simbolika shumë më të thella. Janë pazare, ku blihet, jo shalqi apo domate, keca apo gjela deti, po trafikohen interesa madhore që i sjellin dëme të jashtëzakonshme atdheut tonë Shqipërisë.

Për të tilla pazare është folur historikisht në vendin tonë. Dhe pazarbërësve iu është vënë etiketa tradhtar apo shitës të interesave të kombit tonë. Në kurriz të shqiptarëve, janë bërë pazare, janë luajtur lojëra të ndyra të pokerit, është vënë në funksion ruleta, është bërë bingo, jo vetëm nga të këtushmit, të vetëquajturit pronar të Shqipërisë, prijës të vetëshpallur, të ashtuquajturit udhëheqës që rronin dhe rezistonin vetëm duke bërë pazare me interesat kombëtare. Historia jonë ka të memorizuar në arshivën e vet, jo pak prej tyre. Të gjithë të damkosur me vulën e turpit dhe historisë, etiketuar tradhtarë e bukëshkalë. Pazaret me interesat e vendin tonë, janë bërë edhe nga të huajt të cilët kanë tjetërsuar troje, kanë copëtuar krahina, ua kanë dhënë shteteve si peshqeshe influence, duke e cunguar territorin e vendit tonë për të kënaqur interesat meskine, përfitimet e lakmitë, pangopësitë e pushtet për pasuri e emër apo për interesa dhe influenca ndërkombëtare.

Pra janë bërë pazare me integritetin territorial të Shqipërisë. Nuk po futemi thellë në histori pasi gjithçka njihet nga të gjithë shqiptarët. Po ndalemi tek pazaret më të fundit që u plasën ujërat në foltoret që drejton ish presidenti Berisha dhe deklaratat që ka hedhur në opinionin shoqëror presidenti aktual, zoti Ilir Meta nga foltorja më e re. Berisha zbulon marrëveshjet dhe marifetet, shkurt pazaret pse Basha nuk u detyrua të largohej pas humbjeve seriale të zgjedhjeve. Pazare u bënë edhe me lënien e mandateve dhe protestat pafund kundër qeverisë përmes dhunës. Pazare u bënë për bashkinë e Tiranës, ku Basha nga humbës u shpall fitues si me magji. Deri para se të binte gongu dhe të nisnin betejat mes demokratëve dhe Lsi-stëve për të gjetur fajtorin e katastrofës në zgjedhjet e 25 prillit të trumbetuara si fitore e sigurta që përfundoi në fiasko, sapo Lulzim Basha i dha betejës së tij për përballimin e sulmeve të ish liderit të PD-së Sali Berisha, duke e përfshirë edhe presidentin në trekëndëshin e Bermudës, pra si betejë kundër tre muskëtierëve njëherësh dhe pas etiketimeve dhe akuzave se i njohin Metës, gjëmat dhe bëmat, presidenti Ilir Meta plasi në mes të sheshit, pazaret që ka bërë me Lulzimin në kurriz të demokracisë dhe sistemit zgjedhor në Shqipëri që në fund të fundit është themeli i demokracisë dhe pushtetit që buron nga vota e popullit. Këtë herë pazari u bë në Gjermani. Basha i kërkoi, Metës të shtynte zgjedhjet dhe kështu u veprua pa pyetur për dëmet që i shkaktoheshin interesave tona kombëtare dhe shtetit të së drejtës, vet kushtetutës dhe shoqërisë. Për pazare është folur pothuaj përditë tek ne. Jo pak deklarata janë bërë në këto tri dekada për shitje dhe pazare me detin. Për trafikim të zgjedhjeve. Për privatizime jo ligjore deri tek privatizimi dhe dhënia e KESH një shteti të huaj vetëm për të përfituar influenca në ecurinë e vendit tonë drejt BE-së, gjë që rezultoi pa asnjë vlerë reale. Pazare janë bërë mes forcave politike dhe individëve të cilët dialogojnë me konceptin, më jep, të të jap. Pazarxhinj jo pak herë janë deputetët kur bëhet fjalë për mbështetje të një nisme apo thjesht të një lobimi të caktuar për interesa të ngushta. Pazarxhinjtë kanë kohë që janë në skenë dhe dridhen e përdridhen me të gjitha marifetet e format si të bëjnë pazare me interes personale, mjafton të arrijnë qëllimin apo të përfitojnë atë që kërkojnë dhe duan të arrijnë. Deri kohë para zgjedhjeve kur Kuvendi i Shqipërisë dhe forcat politike që kundërshtuan dekretin e dytë të zgjedhjeve nga presidenti Ilir Meta, propaganda arriti kulmin. Pro-të dhe kundra-t bënë namin për të mbrojtur “kushtetutshmërinë” e dekretit numër dy që ndryshonte datën e zgjedhjeve nga qershori në tetor. Çfarë nuk ndodhi në atë periudhë. përplasjesh, jo vetëm me deklarata, po edhe me beteja deri në përdorimin e forcës. Në aparencë u justifikua ç`dekretimi me masat për të ruajtur Kuvendin e Shqipërisë nga djegia dhe frika se protestat do ishin të dhunshme dhe do rrezikohej integritetit i vendit. Dhe kjo deklaratë u mbrojt me të gjitha energjitë dhe format. Nga tavolinat e opinionistëve deri tek analizat në ekranet e TV dhe shtypin e shkruar. Ç`dekretimi u vesh me pelerinën e mbrojtjes së institucioneve dhe parandalimin e dhunës ekstreme. Po vet Presidenti na tregoi se asgjë nga ato që ishin thënë nuk ishte e vërteta. Dekreti nuk ishte principal. Nuk ishte për të ruajtur integritetin dhe shmangur dhunën, po thjeshtë pazar mes presidentit dhe Lulzim Bashës në atë kohë aleat të ngushtë me partinë presidenciale. Vetë Meta na tha me gojë se Basha kishte udhëtuar deri në Gjermani dhe me lot në sy ishte përgjëruar presidentit të anulonte 30 qershorin dhe të vendoste një datë tjetër. Po kështu të mos lejonte protestat e dhunshme pasi ngarkonin Bashën me përgjegjësi para popullit dhe ndërkombëtarëve. Pra doli në shesh të mejdanit pazari i përmasave gjigante i cili është bërë mes presidentit dhe kryetarit të opozitës Basha. Nuk është i vetmi pazar mes tyre. Sipas Bashës nuk u bashkua me LSI-në në 25 prill sepse Monika Kryemadhi kërkoi të bëhet një pazar i papranueshëm për të marrë 35 vende të sigurta për deputetë të Kuvendit të Shqipërisë. Pra një tjetër pazar nga të tjerë pazarxhinj, lajkaxhinj, sharlatanë të cilët nuk kanë parë interesat e elektoratit shqiptar, po ato të partisë, duke lënë mënjanë demagogjinë dhe betimet se tërë jetën e shkrinë për popullin dhe janë gati të japin jetën për Shqipërinë. Pazare nga pazarxhinj klasik bëhen edhe sot e gjithë ditën mes foltoristëvë dhe kryfoltoristit. I pari kërkon mbështetje dhe mbështetësit duan ofiqe nesër, nëse Berisha del në krye të partisë dhe qeverisë, siç trumbeton me të madhe dhe garanton me mendim absolut se do të fitoj mbi mazhorancën dhe Edi Ramën i cili sipas tij i ka ditët të numëruara. Bile, Berisha bën pazar edhe me vetë jetën, duke na garantuar se do jetë në politikë deri në 95 vjeç! Pazare bëhen, jo vetëm brenda opozitës, po edhe mes mazhorancës dhe opozitës. Flasim për pazare të tipit Meta-Basha për ndryshimin e ligjeve deri në shkelje të kushtetutës, po edhe për pazare të tjera siç kanë qenë ato të ndryshimeve të shpeshta të kushtetutës dhe ligjit të zgjedhjeve. Pazare janë bërë nga pazarxhinjtë tanë sharlatanë dhe me strukturat e armatosura të PD-së në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit, ku atyre që ishin rekrutuar, u ishin premtuar poste e privilegje dhe ka qenë kjo arsyeja e agresivitetit të mbrojtësve të armatosur të votës së qytetarëve që u mbyll me vrasje në mes të qytetit në Elbasan. Po pazarxhinjtë më ekstrem janë ata gjyqtarë që të gjallin e shpallin të vdekur dhe të vdekurin të gjallë dhe për pak euro e dollar, nxjerrin nga burgu, vrasës dhe kusarë.

 

Pazarxhijntë tanë kanë dalë sheshit. Ata nuk kanë asnjë moral apo marrëdhënie të ndershme. Në pazaret e tyre e trajtojnë njëri-tjetrin si shitës e blerës. Po nuk janë shitës të çikërrimave, po të interesave të mëdha. Të shitjes së demokracisë deri edhe të integritetit territorial të Shqipërisë. Pazarxhinjtë tanë ca sharlatanë, janë një e keqe e madhe e këtij vendi që duhen demaskuar dhe flakur. Se ata që bëjnë pazare me kushtetutën dhe ligjet e këtij shteti, me jetën dhe ndernin, me pavarësinë e Shqipërinë nuk e kanë për gjë të bëjnë pazare edhe shumë më të mëdha që cenojnë interesat e shqiptarëve, siç jo rrallë ka ndodhur. Është detyrim i shoqërisë të evidentojë pazarxhinjtë dhe t’i demaskojë e largoi nga mes ynë. Ata janë thjeshtë ca shitblerës të cilët për paranë shesin, jo vetëm interesat madhore të Shqipërisë, po në se u vjen rasti edhe babanë me gjithë mamanë. Janë pazarxhinjtë sharlatanë dhe interesaxhinjtë tanë!