BREAKING NEWS

Si asnjëherë më parë, publikohen shifrat e fundit të Covid-19

Si asnjëherë më parë, publikohen shifrat e fundit të
x
BREAKING NEWS

Vjen lajmi i mirë! Mund të shkoni vetëm me pasaportë, një tjetër shtet evropian heq të gjitha kufizimet me Shqipërinë duke filluar nga nesër

Vjen lajmi i mirë! Mund të shkoni vetëm me pasaportë,
x
BREAKING NEWS

KQZ jep lajmin e keq për Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin

KQZ jep lajmin e keq për Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet/ Gjykata Kushtetuese i jep goditjen e fortë Qeverisë

Zgjedhjet/ Gjykata Kushtetuese i jep goditjen e fortë Qeverisë
x
BREAKING NEWS

“Boll më me shtirje”/ Ambasadorja Yuri Kim flet me tone të ashpra dhe jep ultimatumin e prerë: Çoni përpara Reformën në Drejtësi! Nëse s’tregoni guxim...

“Boll më me shtirje”/ Ambasadorja Yuri Kim flet me tone të
x
BREAKING NEWS

Debat për temat e nxehta që po zhvillohen me dyer të mbyllura/ Pritet vendimi për zgjedhjet lokale të 2019, përfaqësuesja e qeverisë kërkon pezullimin e çështjes. Cili është verdikti i Gjykatës Kushtetuese?

Debat për temat e nxehta që po zhvillohen me dyer të mbyllura/
x
BREAKING NEWS

Çfarë pritet të shqyrtohet/ Mblidhet me urgjencë Gjykata Kushtetuese, a do të rrëzohen zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019 dhe a do të ketë zgjedhje të parakohshme?

Çfarë pritet të shqyrtohet/ Mblidhet me urgjencë Gjykata
x
BREAKING NEWS

Kur do arrestohen 'peshqit e mëdhenj'? SHBA paralajmëron ndryshimin e MADH në Shqipëri

Kur do arrestohen 'peshqit e mëdhenj'? SHBA paralajmëron
x

Opinion / Editorial

PD e shekullit të ri...

PD e shekullit të ri...

Nga Av. Kastriot Frashëri

30 vjet PD e prapë leja duhet marrë tek Jemini!? Ky është shefi i ri i organizimit që ka nxjerrë tek dera Luli. Edhe formulari i kryetarllëkut është gati. Kurrë kjo nuk ka qenë në këtë derexhe...

Lidershipi i sotëm ka falimentuar me kohë, por askush prej tyre nuk thunder prej kolltukut çudibërës. Ringjallja e saj duhet te kishte ndodhur që me listat për deputetë disa muaj më parë, por Luli ishte i vetëkënaqur se do ishte Kryeministër. Si një derr i kënaqur kaq mjaftonte për të, për të mundur Sokratin e vuajtur!

Shumë të njohur, meqë është fushatë zgjedhore në Partinë Demokratike, këto ditë më kanë vënë në dukje se duhet të bëhem patjetër pjesë e drejtimit të ri të saj me pretekstin se isha i vetmi intelektual, i afërt e i njohur që kundërshtova me argumente nismën e saj: 1- Për të djegur mandatet parlamentare. 2- Për të mos marrë pjesë në zgjedhjet lokale. Çdo kush mund ta imagjinojë ato çaste veten në përballjen me militantizmin e sëmurë kur del kundër rrymës së një partie që ka qenë në pushtet e pretendon të rikthehet, por unë e përballova lehtësisht këtë situatë, ashtu si dhe shume të tjera, sepse demokratët dhe jo vetëm siç e kam thënë edhe më parë kanë besuar e besojnë në integritetin tim.

Tani që PD e ka vlerësuar si gabim historik të saj, i takon të vlerësojë atë figurë që i tregoi rrugën e ndritur për ta shpëtuar nga vetëvrasja kolektive, ky pak a shumë është arsyetimi i tyre milkues.

Personalisht nuk ushqej asnjë ambicje karriere në atë parti pasi këtë mund ta bëja lehtësisht 30 vjet më parë, por dëshiroj me shpirt që demokratët dhe Shqipëria të ketë një alternativë më të mirë qeverisëse në rrjedhat europiane.

Unë e di se kryetari Basha po mësohet çdo ditë me servilët përreth dhe kjo kurajo dhe vlerë intelektuale nuk mund t'i bënte aspak përshtypje që në tenderimin e kandidatëve për deputetë, pasi minimalisht mund të kishte drejtuar një ofertë bashkëpunimi me shoqërinë civile, por ai vijoi të njëjtin gabim me hartimin e listave të deputetëve siç ka bërë edhe në dy zgjedhjet e kaluara duke kultivuar një grup parlamentar mjeran e të pa aftë për përballimin e sfidave të së ardhmes.

Kjo sjellje feudale, a thua se jemi në një Club bashibozukësh dhe jo në një bashkim vullnetarësh që përbën thelbin e një partie politike na mban përjetësisht larg saj.

Në këto rrethana dhe me këtë mendësi puniste nuk ka aspak kuptim që kreu i PD dhe forumet e kësaj partie të shpenzojnë ato pak fonde që ka arka e saj për të legalizuar kryetarin e saj profan përmes dirigjimit të një një fushate zgjedhore farse të anëtarëve të vjetë e të rinj demokratë, i cili duket se ka gjetur formulën magjike atë të mos njohjes së zgjedhjeve kombëtare, si një mjet i besuar për të mbijetuar pafundësisht e mbajtur nën kontroll partinë dhe shpëtuar përgjegjësinë e tij.

Koha dëshmoi se kjo parti, nuk i do vlerat dhe qëndrestarët e saj për të cilin krenohej përpara daljes në skenë të KOP, që ashtu si mijra demokratë të ndershëm e rjedhimisht konsolidimin e një shteti modern shqiptar.

Kjo është Partia e shekullit të ri në vitet '30 që rrudhet çdo prag zgjedhjesh ashtu si gjallesat e një pranvere të hidhur për anëtarësinë e saj.

Pse mund të them pa filluar ende komedia e radhës: Bye, bye Jemin dhe Luli, ti çifti i sotëm i Tomy & Jerry në kètë serial të dekompozimit të përjetshëm të PD, që pa qenë apartçikë të saj e ngritëm drej majave pa pretenduar dhe përfituar kurrëfarë shpërblimi shekullin e kaluar.