BREAKING NEWS

“Meta si oktapodi”, shpërthen Frrok Çupi dhe lëshon paralajmërimin ‘bombë’ për Presidentin: Çështja e floririt do të...

“Meta si oktapodi”, shpërthen Frrok Çupi dhe lëshon
x

Opinion / Editorial

PD-ja edhe e arnuar ka dështuar

PD-ja edhe e arnuar ka dështuar

Partia Demokratike këto zgjedhje elektorale pas tetë vitesh në opozitë i kishte një lojë testimi për identitetin e saj politik. Në konceptin parazgjedhor ajo bëri projeksione dhe eksperimente që në bilancin e saj optik dhe matematik, dilte fitimtare. Me këtë filozofi politike ajo krijoi grupin opozitar “Aleanca për Ndryshim”, duke rreshtuar nën pushtetin e saj partitë aleate pa ngjyra ideologjike apo kombëtare. Nisur nga parimi, qëllimi justifikon mjetin drejt fitores në garën elektorale radhiti pas vetes partitë tradicionale si Partinë Republikane me kryetar Fatmir Mediun dhe LZHK-në me kryetar Dashamir Shehun dhe solli prurje të reja si Partinë Demokristiane, me kryetar Nard Nokën, Partinë Agrare të Agron Dukës, dhe dy sfidantë përballë njëra tjetrës, PDIU e çamëve të Shpëtim Idrizit dhe PBDNJ e Vangjel Dules, si për të shuar gjakrat mes tyre. Këto parti të vyshkura, me kryetar pa anëtar u ndihen mirë edhe pse u humbet identiteti i tyre politik, kryetarët sigurojnë nga një karrige në parlament, për të vegjetuar edhe katër vjet. I mblodhi Partia Demokratike të larë e të palarë, katolikë, myslimanë, agrarë, çamë e minoritarë, duke krijuar dhe grup militar, për të vjedhur e për të vrarë, por përsëri s’dolën dot fitimtarë. Nga paniku e humbja, prej frikës, bënë aleancë me majtistët e Monikës, por s’u doli mirë llogaria, se kishte perënduar LSI-ja. Të gjitha partitë të futura në lëvozhgën e Partisë Demokratike me prijësin Berisha në prapaskenë dhe në skenë Basha, e ndezën sulmin elektoral ndaj Partia Socialiste me kryetar Ramën, nën moton: “Të gjithë kundër Ramës dhe Rama kundër të gjithëve”. Koalicioni i djathtë i zgjeruar me parti fantazmagorike, i humbi zgjedhjet për arsye objektive dhe subjektive. Arsyet objektive konsistojnë në mirëorganizimin dhe mirëfunksionimin e strukturave të Partisë Socialiste, që ka një regjim të konsoliduar të organizmave të saj në bazë. Partia Socialiste ka krijuar një eksperiencë të pasur dhe një harmonizim brezash që është kthyer në një shkollë ku ka vazhdimësi në fushatat elektorale. Humbja e opozitës së bashkuar është disa faktoriale. Arsyet subjektive që kanë të bëjnë me sjelljen politike të opozitës, janë të shumta: duke filluar nga braktisja e Parlamentit, mos marrja pjesë në zgjedhjet për pushtetin vendor, përjashtimi i figurave karizmatike me background dhe kontribut të shquar te Partia Demokratike, tutela dhe bindja e verbër e Bashës ndaj sundimtarit të Partisë Demokratike Berishës, euforia propagandistike në mitingjet e rrugëve, gjuha e urrejtjes ndaj kundërshtarit dhe nxirja e situatës brenda dhe jashtë vendit, mohimi i çdo arritje pozitive si dhe injorimi i kundërshtarit politik. Kësaj pakete universale denigruese të opozitës, po t’i shtosh dhe gjuhën e terrorit dhe krijimin e grupeve paramilitare që u shfaqën në Elbasan me një akt tragjik ku pati një viktimë dhe që u konfirmuan në gjithë qarqet e vendit si një risi demokratike, me forca nga zonat veriore, që ngjasojnë me ato të Berishës dhe Bukoshit, në vitet e terrorit dhe grushtit të shtetit 1997-1998, krijuan një kuadër të frikshëm dhe tronditës psikik për opinionin shoqëror, që qytetarët shqiptarë nuk e suportojnë dot pas 30 vjetëve të ashtuquajtura demokraci. Fryma dhe prurjet e partive aleate me kryetar të vyshkur e konsumuar, të korruptuar e kriminalizuar, që iu paraqitën elektoratit të djathtë, ishte një zhgënjim e bojkotim për t’u marrë votën në emër të Partisë Demokratike. Bashkimi i zërit të opozitës, të prirur nga “Aleanca për Ndryshim” dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, duke paralajmëruar se po nuk fituam do përdorim pushkë, sfurqe, lopata e sëpata. Me këtë gjuhë të përdorur, të kujtojnë përcaktimin e të madhit Dritëro Agolli, se Partia Demokratike është një bandë që rrezikon demokracinë. Populli është i lodhur, i rraskapitur dhe i tronditur nga fushata ekstremiste, që nuk ngjallin asnjë shpresë dhe nuk ndezin një llambë që të ndriçojnë të ardhmen e tyre. Ata kanë vërejtje dhe për të majtën, por e shohin si më shpresëdhënëse krahasimisht me të djathtën. Diferenca e opinionit elektoral, është të pranojmë të keqen më të vogël. Kjo situatë deziluzionuese, duhet që të bëjë të mendojnë seriozisht të majtët se kanë shumë gjëra për të korrigjuar në këtë mandat të tretë, e veçanërisht me administratën e drejtorët e korruptuar që duhet larguar nga drejtimi dhe zyrat e shtetit. Basha duke prurë në Parlament liderë të konsumuar e inkriminuar të partive aleate si dhe patriarkun komunist, antikomunistin Berisha, (që Presidenti çek, disidenti Vaclav Havel, antikomunistët i përcakton si njerëzit më të rrezikshëm në drejtim), që i rri si çekan mbi kokë, dhe vetë shërben si kamerier për të përcjellë menunë e Berishës te elektorati, e ka kompromentuar figurën e kryetarit dhe në rolin e spikerit ka dështuar. Humbja tre herë rresht në zgjedhjet elektorale nuk e përligj fjalën e tij për humbjen e 25 prillit, me akuza bajate, steriotipe të dala nga moda për mazhorancën, kur zgjedhjet ishin të rregullta dhe të qeta. Rituali i njohur i humbësve se votat u vodhën, u manipuluan, u blenë e të tjera sofizma të kaluara mode, ka perënduar. “Të korruptosh popullin është e pamundur; shumë-shumë vetëm mund ta mashtrosh për një kohë”, shkruan Zhan Zhak Ruso. Fjala e kryetarit Basha ngjante me një grindavec rrugësh kur zihen dy vetë për motive banale, por jo si një lider që analizon, zbulon dhe merr përgjegjësitë e tija për tre humbje rresht. Ajo që e komprometon dhe e banalizon personalitetin e tij si lider i së djathtës, ishte thirrja që transmetoi në fjalën e tij se tani fillon beteja. Për çfarë beteje e ka fjalën, për kryengritje popullore, revolucion të armatosur apo dhunën e rrugëve sipas filozofisë së atit të tij politik? Kjo gjuhë ka perënduar me kohë. Një tjetër qëndrim dhe vizion pamë te fjala e kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama, që e vlerësonte opozitën me nota pozitive dhe i bëri thirrje për bashkëpunim për ta bërë Shqipërinë, se nuk është pronë e asnjë partie, por është pronë e popullit që kërkon transformim dhe ndryshim me pjesëmarrjen e të dy krahëve si të majtës ashtu dhe të djathtës. Këtë filozofi përcolli dhe ambasadorja e SHBA, znj. Yuri Kim, që përshëndeti zgjedhjet, uroi fituesin dhe bëri thirrje për bashkëpunim midis mazhorancës dhe opozitës.

Sa të jetë Sali Berisha në fuqi, ky vend nuk ka qetësi, ai kërkon ta ngjyrosë zi e më zi.