BREAKING NEWS

Dy ditë para Kuvendit të Berishës, Yuri Kim zbulon arsyen e vizitës së Escobar në Tiranë dhe jep mesazhin e fuqishëm

Dy ditë para Kuvendit të Berishës, Yuri Kim zbulon arsyen e
x
BREAKING NEWS

Ndizet situata, demokratët nxjerrin emrin e “përfaqësuesit” të Tom Doshit që mbështet Berishën, Bejko paralajmëron sulm të selisë pas 11 dhjetorit

Ndizet situata, demokratët nxjerrin emrin e
x
BREAKING NEWS

Zbardhet strategjia antikorrupsion e SHBA, dhjetra politikanë rrezikojnë sekuestrim pronash e bllokim llogarish, Kim e Blinken paralajmërojnë reprezalje

Zbardhet strategjia antikorrupsion e SHBA, dhjetra politikanë
x
BREAKING NEWS

Mimi Kodheli: Bullgaria të heqë veton dhe të hapë rrugën e integrimit, Tirana nuk do kërkojë ndarje nga Shkupi, kemi mësuar nga gabimet e njëri-tjetrit

Mimi Kodheli: Bullgaria të heqë veton dhe të hapë
x
BREAKING NEWS

SHBA bën lëvizjen e papritur para Kuvendit të Berishës

SHBA bën lëvizjen e papritur para Kuvendit të Berishës
x

Opinion / Editorial

PD-ja me dy Kuvende, dy liderë japin mendje

PD-ja me dy Kuvende, dy liderë japin mendje

Te Partia Demokratike, luftojnë dy liderë për një karrige. Janë Berisha “babë e bir”, populli po u bën sehir. Flasin për demokraci, por populli ka mend, vesh dhe sy.

Janë futur në garë, PD-në kush do ta marrë. Janë futur në konkurrencë, për kë kanë preferencë. Dy gjela në një kafaz, këndojnë të njëjtin avaz, s’dimë çfarë do bëhet më pas, por thonë se sherri do pëlcasë, Berisha do të rrëshqasë.

Demokracia i eci, 21 Janari e Gërdeci, dy kurban i ka” festuar” dhe ende nuk është ndëshkuar. S’po flasim për ’97, kur Shqipërisë i vuri flakën, as për ‘98, që përgatiti grushtin e shtetit, e plotë të tjera krime, që i ka kaluar pa ndëshkime. Sa herë që ka bërë terror, me kanun si malësor, ka dalë triumfator, ky “demokrat liberator”. Ka qenë i pa mëshirë, kundërshtarët i ka fshirë, me fshesën e demokracisë, ja ka nxirë faqen Shqipërisë. Ka vjedhur e përvetësuar, miq e shok i ka ndihmuar, klanin e ka pasuruar, pasuria është përqendruar te oligarkët në pak duar, 30 vjet i ka maskuar, e tani që është zbuluar, është bërë si ujk i tërbuar.

Që kur u shpall “non grata”, nuk i merr më ujë lopata dhe pse kërcënon me sfurqe e sëpata. Si komunist i betuar, Amerikën ka sulmuar, kërkon t’i kalli frikën, ka paditur Amerikën, e kupton dhe vetë këtë lojë, por nuk di si të shpëtojë dhe kërkon shtigje të kalojë, që korrupsionin ta mbulojë dhe betejën ta fitojë.

Është mjeshtër për mashtrime, është “gjeni” për trillime, është pehlivan për kërcime, është fallxhor për mbulime, 30 vjet që po bën krime dhe s’i ka lëvizur një qime.

Ju krijua kjo situatë, ka menduar ditë e natë, si të dalë pa lagur prapë. Nisi turne nëpër Shqipëri, Nastradin në filozofi, takon pleq dhe rini, tregon nostalgji, duke akuzuar të vetën parti dhe Bashën për pa aftësi. Berisha, me këmbë në tokë, si “Anteu”, rekord takimesh kreu, poshtë e lartë popullin gënjeu, sikur qederi e preu, për Partinë Demokratike, ai lufton për karrige, që të kaloj këto rreziqe, ndaj dhe kërkon ofiqe.

Por, po i themi doktorit, i kanë dalë petkat lakrorit, jo për faj të piktorit, as të Sorosit e Amerikës, e fantazira që do të shpikësh. Filozofi populli thotë: S’mbulohet dielli me shoshë! “ O laro të hëngërt tenja, e ke të keqen brenda”. Ta dha shansin partia, të hapi rrugën demokracia, shpresoj shumë tek ti Shqipëria, nuk ta ka fajin anëtarësia, shikoje te Zeni, Argita e Liria, aty gatuhet tragjedia.

Bashën, që t’i sot po akuzon, deri dje e kishe etalon, dje e mbroje, sot e kritikon, këtë kurrkush nuk ta beson dhe pse je kameleon dhe opinionin e manipulon.

Je bërë qenie komike, kërkon të marrësh karrige, të kthehesh te Partia Demokratike, por kjo do sjellë rreziqe. Kjo do sjellë përçarje, do ketë rrjedhjë, do ketë ndarje, që është fatkeqësi për demokracinë shqiptare.

Dhjetori ka shënuar, dy ditë për të konkurruar, te 11-ta dhe 18-ta, është prerë bileta, kushdo që do të fitojë, Partinë Demokratike do ta shkatërrojë! Dy matrapazë ulërijnë për parime, kur dihet që kërkojnë përfitime, duke e bërë PD-në copë e thërrime.

Po silleni si dy bajlozë, jeni bërë karagjozë. Të dyve populli ju njeh mirë, të dy jeni të pa lyrë, lexoheni në fytyrë, t’u dallosh s’është vështirë, tregoni njëri-tjetrit brirë, cili është më i mirë

Berisha ky “liberator”, i beson “diamantit” të tij mendor dhe prodhon krim e terror. Ai lëvizjen nëpër Shqipëri, e quan demokraci dhe përgatit një eksploziv mendor të ri, për të shpëtuar lëkurën e tij.

Realitetit nuk do t’i besojë, elektoratin do të manipulojë, po e trajton këtë aventurë si lojë dhe se kupton se do dështojë.Në këtë situatë Partia Demokratike, është në ditët e saja më kritike, kur dy liderë luftojnë për karrige.

Ilaçi i vetëm që mund ta shërojë, nga kjo krizë e thellë ta shpëtojë, duhet një demokrat i vërtetë ta rinovojë, jo t’i përçajë, por t’i bashkojë, për një lider të tillë ka nevojë, për të mirën e Shqipërisë, një shans të tillë ja urojmë.