BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

PD-LSI, parti apo ushtri pushtuesish!?

PD-LSI, parti apo ushtri pushtuesish!?

PD-ja dhe LSI-ja, kanë dalë nga rreshti i partive dhe po konturohen si formacione ushtarake që do pushtojnë institucionet qendrore, duke filluar me Kryeministrinë për të “shpëtuar” Shqipërinë. Liderët primarë, duke i konceptuar partitë që përfaqësojnë si reparte ushtarake të pajisura me mjetet e dhunës dhe qenien e tyre në krye si komandant repartesh që mobilizojnë militantët paramilitarë për t’i hedhur në aksione shkatërruese të institucioneve shtetërore. Ata synojnë për të ardhur në pushtet me çdo çmim antidemokratik. Shembujt e shëmtuar të protestave që në dinamikën e tyre kanë terrorin, shkatërrimin, dhunën psikologjike dhe fizike, kanë avancuar dhe janë agravuar brenda filozofisë së tyre, se pushteti i Ramës nuk rrëzohet me votë, por me bojkot dhe me revoltë agresive, apokaliptike. Shteti si tutor suprem i së mirës së përbashkët me autoritetin e tij unitar dhe sovran ka për detyrë që të mbrojë interesat e gjëra të popullit dhe jo të një grushti militantësh.

Në filozofinë e Partisë Demokratike, që nga krijimi i saj dhe në vazhdimësi ka përdorur filozofinë e dhunës, shkatërrimit dhe pushtimit të institucioneve duke filluar nga shkatërrimi i pronës 50 vjeçare të komunizmit dhe duke vijuar me ’97, ’98, 2001 e deri më sot. Kjo është një strategji e gatuar në kuzhinën serbo-ruse dhe e zbatuar me mjeshtëri nga arkitekti, regjisori dhe aktori “gjeniu” i së keqes permanente, Sali Berisha. Në Shqipëri ka humbur roli dhe misioni i partive politike. Partitë nuk janë për të mbjellë terror, dhunë dhe për të prishur qetësinë e imazhin e popullit. Në pluralizmin politik ato janë krijuar për t’i shërbyer shëndoshjes së demokracisë me ide, programe, vizione si të përmirësojmë metodën e drejtimit të vendit duke hedhur alternativa që janë konkurruese, më përparimtare se opozitari politik, që në rastin konkret nuk është armik. Sjellja, pozicionimi, botëkuptimi, konceptimi dhe veprimi i opozitës duke e shndërruar partinë nga një subjekt politik në një formacion ushtarak, armik, që e kalon dhe luftën e klasave në sistemin komunist. Është paradoksale të mendosh, që veprimet opozitare të krijojnë imazhin se më paqësorë duken serbët dhe grekët me shqiptarët, se sa opozitarët. Propaganda e shfrenuar e opozitës, në aleancë me shumë media të paguara nga ndërkombëtarët, e kanë tejkaluar çdo parashikim inteligjent për të gjetur mjete e forma klandestine për të marrë pushtetin. Ata nuk e fshehin strategjinë e tyre, por e kanë deklaruar solemnisht se pushteti mund të fitohet me mjetet e dhunës dhe këtë e përligjin me përvojën që kanë në fitoret që kanë arritur e triumfuar në vitet ’97, ’98, në 21 Janar 2011 dhe në tragjedinë e Gërdecit dhe s’kanë pasur asnjë pasojë ndëshkuese nga pushteti. Ky qëndrim qaraman i pushtetit i inkurajon dhe motivon për të kryer akte dhune e shkatërrime të pasurisë së popullit. Kryeministria, ministritë apo institucionet e tjera s’janë pronë e kryeministrit, ministrave apo nëpunësve të shtetit, që në karriget e tyre janë ulur të majtë e të djathtë me emra fantazmë nokër, palokër e plot mediokër, por është djersa dhe mundi i popullit që luajnë politikanët për interesat e tyre personale.

Partia Demokratike, që përfaqëson universin e antagonistikës në lëmin e politikës, kur del në opozitë, mazhorancën e trajton si armik patologjik dhe jo si një oponencë konkurruese. Ndërsa e majta sa herë ka dalë në opozitë ka bërë oponencë, vërejtje, kritika gjithmonë subjektive, por s’ka bërë thirrje për revolucion me dhunë, thyerje kafkash, heqje zvarrë, përmbysje të pushtetit me çdo mjet violence. Ndryshimi është esencial, në ide, në filozofi, në qëndrim e në veprim. Sa groteske tingëllon slogani: “Edi ik, Basha eja”, e kështu nuk fitohet kurrë beteja. Protestat, kur janë demokratike dhe paqësore për probleme sociale dhe ekonomike, janë mushkëritë e demokracisë. Por kur ato kthehen qëllim në vetvete, për interesa meskine, degjenerojnë në shashka politike. Po t’i monitorosh në proces se si organizohen dhe menaxhohen, do konstatosh se ato kanë një kosto financiare për partitë dhe për popullin. Krahas shpenzimeve që bëjnë partitë duke paguar dhe transportuar militantë nga mbarë vendi për tu radhitur në formacione luftarake paramilitare, ata demonstrojnë të ndërzyer nga liderët politik duke shkatërruar pasurinë publike dhe private. Këto veprime vandaleske duhet të penalizohen e ndëshkohen nga drejtësia, ndryshe ato fitojnë qytetari antishtet. Opozita proteston, djeg e shkatërron dhe ankohet që s’ka demokraci. E kështu vazhdon kjo histori. Ligji nuk duhet të hesht. “ Nuk ka ligj që t’u shkojë të gjithëve pas midesë”, thotë Katon, Plaku. Po t’i referohemi protestës së fundit që organizoi opozita duke djegur, shkatërruar e sulmuar përfaqësuesit e rendit, tregon se demokracia është zëvendësuar me anarshi. Nga ky histerizëm për të pushtuar pushtetin, u plagosën pesë policë dhe u dëmtuan 14 protestues, thuajse jemi në situatë lufte. Janë bërë arrestime e ndalime të qytetarëve që kanë ushtruar dhunë dhe mirë është bërë, por në qeli së bashku me këtë lukuni agresive duhet të jenë ideatorët dhe organizatorët e këtij spektakli të shëmtuar. Këto janë pasojat e një proteste të dhunshme siç di t’i bëjë mirë PD-LSI, të ideuara dhe drejtuara nga shoku Sali. Shqipëria edhe kur u pushtua nga Italia Fashiste në 7 Prill të 1939, humbi një qëndrestar Mujo Ulqinakun, se mbreti Zog, ja mbathi këmbëve bashkë me shpurën e tij shpirtërore e politike duke zhvatur dhe pasurinë kombëtare, dhe e la vendin në mëshirë të fatit. Ndërsa në 21 Janarin e 2011, u vranë katër vetë në sheshin para Kryeministrisë, në vitet e “demokracisë” dhe reagimi i opozitës së atëhershme ishte për drejtësi, por jo për ta djegur Shqipërinë. Çezari, kur zbriti në Palasë dhe u ngjit në Llogora dhe kaloi nëpër Dukat për të shkuar në Orikum ku bëri betejën me Pompein, bëri marrëveshje me parinë e fshatit që nuk do të dëmtojë të mbjellat dhe bagëtitë. Musolini kur zbriti në Llogora i porositi ushtarët që asnjë degë pylli të mos dëmtohet. Një ekspeditë europiane që ka kaluar në shekullin e XVIII në Llogora, ka lëshuar mesazhin: “mbroheni Llogoranë, se po u dëmtua këtë krim nuk do jua falin brezat”. Hitleri, kur u bombardua Firencja, e porositi ushtrinë që Ura e Floririt të mos preket. Ndërsa “Ushtarët” e Lulit e Monikës, prishin, djegin, e shkatërrojnë dhe ankohen se po na penalizojnë e cenojnë lirinë demokratike.

Përderisa demokracia te PD-ja dhe LSI-ja, është zëvendësuar me furtunën e forcës dhe të dhunës, Shqipëria s’ka të ardhme. “Forca pa arsyen shkatërrohet nga pesha e vet”, thotë Horaci. Duhet që të sundoi dhe veproj ligji që të shëndoshet demokracia, e të shpëtojë Shqipëria, nga ujqëria. 

Nga Prof. Dr. Ago NEZHA