BREAKING NEWS

Finalizohet një tjetër OPERACION antidrogë në Portin e Durrësit, kapet sërish lëndë narkotike në të njëjtin konteiner, e treta herë brenda korrikut

Finalizohet një tjetër OPERACION antidrogë në Portin e
x
BREAKING NEWS

Do ketë goditje në nivele të larta shtetërore? Spartak Ngjela paralajmëron zhvillime të bujshme: Shqiptarët po presin!

Do ketë goditje në nivele të larta shtetërore? Spartak
x
BREAKING NEWS

Bilanci i koronavirusit/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat e 24 orëve të fundit: Asnjë humbje jete, ja sa raste të reja u shënuan

Bilanci i koronavirusit/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

Rama, Vuçiç dhe Zaev vënë firmat, nënshkruhet marrëveshja e rëndësishme mes Shqipërisë, Maqedonisë dhe Serbisë

Rama, Vuçiç dhe Zaev vënë firmat, nënshkruhet
x
BREAKING NEWS

GJKKO merr vendimin për zyrtarët e arrestuar të Hipotekës në Tiranë. Zbardhet çfarë u vendos

GJKKO merr vendimin për zyrtarët e arrestuar të Hipotekës
x
BREAKING NEWS

“Përkthyesi ma shkatërroi mesazhin!”/ Kryeministri Rama i surprizon të gjithë në Samitin e Shkupit, ‘thumbon’ Zaevin dhe ‘shigjeton’ ashpër Albin Kurtin: Të ndarë jemi të vegjël!

“Përkthyesi ma shkatërroi mesazhin!”/ Kryeministri Rama i
x
BREAKING NEWS

Lulzim Basha paraqitet në Gjykatën e Posaçme, zbardhet arsyeja

Lulzim Basha paraqitet në Gjykatën e Posaçme, zbardhet arsyeja
x
BREAKING NEWS

Tronditet Lushnja që në orët e para të mëngjesit/ Rëndohet bilanci, humb jetën 30-vjeçari dhe plagosen rëndë tre persona të tjerë. Zbardhet shkaku i konfliktit mes kushërinjve

Tronditet Lushnja që në orët e para të mëngjesit/
x

Opinion / Editorial

PD mbetet sot parti e pareformuar dhe për momentin- parti anarkiste

PD mbetet sot parti e pareformuar dhe për momentin- parti anarkiste

Në Kuvendin e PD të organizuar ditën e shtunë u pa se Partia Demokratike do të vazhdojë rrugën e saj të ngjashme me rrugën që ka bërë në të kaluarën nën drejtimin e Berishës, rrugë e cila i shkaktoi Shqipërisë shumë pasoja negative midis të cilave edhe shkatërrimin e shtetit shqiptar në ‘97. Partia Demokratike e krijuar me ngut nga Ramiz Alia ashtu sikundër edhe tre partitë e tjera (pra dy të majta e dy të djathta), me qëllim që ti tregonin botës dhe Europës se në Shqipëri po vendosej demokracia perëndimore, u drejtua nga një ish-sekretar Partie i spitalit, njëlloj si dhe tre partitë e tjera drejtues të të cilave u vendosën besnikë të PPSH. Qëllimi i drejtuesve të PPSH në ato momente kur sistemi komunist u shkatërrua, muri i Berlinit ra (dhe më e frikshmja për ta ishte pushkatimi i Çausheskut), qëndronte në kalimin në një sistem tjetër, atë të demokracisë perëndimore në aparencë, por në fakt kërkonte një ndalim të hakmarrjes nga klasat e persekutuara dhe një zbatim të propozimeve të Katovicës që kërkonin mbajtjen në pushtetin e ri, të ish-komunistëve dhe të drejtuesve të tjerë, duke shpërndarë pasurinë e popullit të grumbulluar tek ky kontigjent njerëzish të besuar. Dhe kështu ndodhi më pas, e gjatë gjithë këtyre viteve. Pavarësisht se PD dhe drejtuesi i saj u përkrah në fillim fuqimisht nga SHBA, pavarësisht se u bënë ligje të reja, pavarësisht se PD përkrahu kërkesën e rinisë dhe të shumicës së popullatës për t’u integruar në Europë me parullën sinjifikative –“E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, një nga ligjet, ai i pronës 7501 (i miratuar nga të dy partitë më të mëdha të asaj kohe PS dhe PD), shkaktoi e po shkakton probleme dhe pakënaqësi të thella te pronarët e vërtetë të tokave. Madje Camdesy, Drejtuesi i BB në 1993, insistoi në një takim me presidentin Berisha të asaj kohe që “të mos krijohen probleme të reja me pronat, por të zgjidhen problemet e vjetra”. Ndodhi e kundërta, ndoshta nga paaftësia qeverisëse ose ndoshta edhe qëllimisht. E parë në retrospektivë, drejtimi i shtetit nga PD në të gjitha periudhat, pati një ngjashmëri të thellë me shtetin utopik të Bakunin-it, pra të një shteti anarkik, ku ligjet nuk zbatoheshin, ku turma njerëzish të ardhur nga veriu e jugu zaptuan tokat në bregdet dhe në qytetet e mëdha, ku u bënë ndërtime pa leje, ku zonat që përfituan nga lehtësirat që u krijoi PD për të marrë toka dhe për të mos paguar taksa e tatime të votonin politikisht PD, ku korrupsioni dhe mitmarrja gëluan në të gjitha sektorët drejtues qendrorë dhe lokale, ku për shkak të mungesës së kontrollit dhe zbatimit të ligjit ndodhën firmat piramidale dhe filloi të kultivohej droga, ku u vendosën në drejtimin e pushtetit lokal e qendror drejtues militantë e të paaftë; pra e gjithë kjo anarki konstitucionale dhe ligjore shkaktoi kolapsin e tmerrshëm të shtetit, kolapsi pa dëgjuar dhe i ngjashëm me një revolucion anarkist, i cili nuk është dënuar ligjërisht dhe është harruar qëllimisht edhe në ditët e sotme. Me faj të madh janë dhe qeveritë socialiste të cilat nuk arritën të stabilizojnë vendin dhe vetëm në ditët e sotme sigurisht me ndihmën e SHBA dhe më pak të BE, qeveria shqiptare po përpiqet të vendosë në binarë shtetin shqiptar të dëmtuar rëndë nga shteti anarkik i iniciuar nga Berisha dhe i pa rregulluar nga PS. Sot në Kuvendin e PD, kjo parti përsëri nuk analizoi fajet dhe gabimet e bëra, nuk paraqiti asnjë projekt apo program real më të mirë se maxhoranca me të cilin do të mund të fitojë qoftë në zgjedhjet lokale qoftë në zgjedhjet e ardhshme, pra nuk u reformua. PD nuk reagoi ndaj shpalljes “non grata” nga SHBA të “Usta të Paudhit”. E gjithë struktura politike e PD u mbështet tek filozofia politike e Berishës e tipit nazist, filozofi e vazhduar me këmbëngulje gjatë gjithë kohës në drejtim të PD, por edhe në aparencë, gjatë gjithë kohës edhe jashtë funksioneve drejtuese të PD. Kjo filozofi bazohet tek Main Kampfi Hitlerit: "Kurrë mos e lejo popullin të qetësohet; kurrë mos e prano një humbje apo gabim; kurrë mos prano se mund të ketë diçka të mirë te armiku yt; kurrë mos e lërë dhomën për një alternativë; kurrë mos e prano fajësinë; koncentrohu në një armik, në një kohë, dhe fajësoje atë për çdo gjë që shkon keq; njerëzit besojnë një gënjeshtër të madhe më shpejt se sa një gënjeshtër të vogël”. James Murphy, përkthyesi i librit të Hitlerit, Mein Kampf në anglisht-komenton se esenca e filozofisë politike të Hitlerit ishte “Gënjeshtra e madhe” apo “Big Lie” që u përdor gjatë Luftës së 2 Botërore nga media naziste, por dhe më vonë nga politikanë e shtete të tjera. E bazuar në këtë filozofi edhe pinjolli i Berishës, Basha, përdor “Big Lie” dhe vazhdon të fajësojë kundërshtarin për gabimet dhe paaftësitë e veta duke u munduar tu mbushë mendjen popullit opozitar dhe përkrahësve në Kuvendin Kombëtar se …zgjedhjet ishin të manipuluara, se u bë masakër zgjedhore, se…qeveria e maxhorancës është bandë… se vetingu është i manipuluar, etj, etj. Pra filozofi politike tipike naziste e vitit 2021 e cila mohon çdo gabim të sajin dhe mohon çdo sukses të kundërshtarit. Por a mund të fitohet me këtë filozofi sot, kur SHBA dhe BE po përkrahin fuqimisht maxhorancën, po shkruajnë se zgjedhjet ishin normale, se populli e pranoi rezultatin, se veting po jep rezultate, se vendi është i stabilizuar dhe i qetë megjithë dy katastrofat e mëdha natyrore- tërmeti dhe pandemia, se po punohet në të gjithë sektorët? Atëherë Usta i Paudhi (ose Avokati i Djallit), thanë në Kuvendin Kombëtar të Opozitës se ka korrupsion masiv dhe vjedhje, se ka narkoshtet apo parti-shtet. Sigurisht problemet po ekzistojnë, por kryesorja është se Ligji po funksionon, se çdo person drejtues i kapur apo i dyshuar do dalë para ligjit. Vetingu e ka filluar dhe po e vazhdon me gjykatës e prokurorë, kurse SPAK po e fillon dhe vazhdon me procedimet penale të drejtuesve lokalë dhe qendrorë të maxhorancës. Përse e filloi SPAK me goditjen ndaj disa drejtuesve të korruptuar të maxhorancës? A nuk ka patur Opozita në të kaluarën korrupsion dhe hajdutllëk e shkelje ligjesh nga ish-drejtuesit? Sigurisht madje ka qenë masive dhe alarmante. Është normale që duhet filluar nga e majta, sepse po filloi nga e djathta do të dukej SPAK-u si Sigurimi i Shtetit. SHBA po e mbështet fort luftën antikorruspion dhe vetingun. Sidoqoftë në Kuvendin Kombëtar të PD u përdor gjithashtu “Big Lie” nazist në një formë më të sofistikuar: me duar trokitje frenetike për udhëheqësin e dështuar, për fitoret e mëdha, për projektin e madh “Rama ik” – në vend të një projekti dhe programi real për të fituar zgjedhjet. Aq sfaçiato ishte Kuvendi sa që nuk u lejua një nga kandidatët për kryetar partie, aq sa dhe “radikalist” Mark Marku, hodhi dyshime për vlerat e Kuvendit, aq sa dhe M.Rexhvelaj u largua nga Partia Demokratike sepse nuk mund të rrijë me njerëz jo normalë në atë Parti (Shpërthenkeqzyrtarja, njoftonlargiminngaPartiaDemokratike: Nukeci me njerëz pa moral, rrugëttonandahenkëtu - Politike (sot.com.al)). Në përfundim mund të shohim se PD mbetet e padeformuar dhe me veprimet apo me idetë anarkiste-berishiane që ka ndërmend vazhdon për momentin të mbetet një Parti e së keqes në Shqipëri, e cila po pengon Shqipërinë të integrohet.