BREAKING NEWS

Gazeta italiane zbulon prapaskenat e sherrit të tifozëve të Romës: Vodhën thikat nga një restorant që të godisnin...

Gazeta italiane zbulon prapaskenat e sherrit të tifozëve të
x
BREAKING NEWS

Vetëm pak ora para finales së Conderence League, Garda merr nën mbrojtje institucionet e rëndësisë së veçantë

Vetëm pak ora para finales së Conderence League, Garda merr nën
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orë

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

Marrëdhëniet me NATO-n, Gjenerali amerikan: Shqipëria, vëllai i madh në rajon! Zbulon dhuratën që i ka bërë Rama

Marrëdhëniet me NATO-n, Gjenerali amerikan: Shqipëria,
x
BREAKING NEWS

“E kam të vështirë të shpreh mirënjohjen...” Rama: Do shkel protokollin, të flas në anglisht që të shmang përkthimin e keq, ndonjëherë krijon probleme mes meje dhe SHBA-së…

“E kam të vështirë të shpreh
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama zbulon projektin e rëndësishëm: Bazë detare të NATO-s në Shqipëri

Kryeministri Rama zbulon projektin e rëndësishëm: Bazë
x
BREAKING NEWS

“Shqipëria dhe shqiptarët janë shumë pro-amerikanë”, Rama i jep medaljen “Ylli i Madh i Mirënjohjes Publike” komandantit të NATO-s

“Shqipëria dhe shqiptarët janë shumë
x
BREAKING NEWS

Vrau 82-vjeçaren dhe e hodhi në një kazan mbeturinash, Gjykata e Fierit dënon Skënder Krasniqin, ja sa vite burg do të vuajë

Vrau 82-vjeçaren dhe e hodhi në një kazan mbeturinash, Gjykata
x

Opinion / Editorial

PD midis dy garave, njëra brenda në shtëpi, tjetra nëpër Shqipëri

PD midis dy garave, njëra brenda në shtëpi, tjetra

Partia Demokratike po bën më shumë se gjashtë muaj që është përfshirë në betejën më të egër brenda vetes. Që nga dita e themelimit, atëherë kur lindi si shpresa që do sillte pluralizmin dhe do i jepte jetë lirive themelore dhe demokracisë reale në Shqipërinë e pas gjysmë shekulli nën diktaturë nuk e ka ndjerë më keq veten kurrë. Ishin arsye themelore që nxitën besimin në masat e gjera popullore që shqiptarët mbështetën pa rezerva partinë e parë opozitare, PD dhe përkrahën lëvizjet antiqeveri. Ishin këto arsyet që kërkuan përmbysjen e sistemit komunist. Ishte populli pa përjashtim që u përfshi në këtë lëvizje të fuqishme e cila çoi në zgjedhjet e para pluraliste dhe fitoren e forcave opozitare. Po drejtimi difektoz,i ngjashëm me metodat e sistemit të sapo përmbysur, zgjoi tek qytetarët energji të pashtershme, po edhe formësoi sensin e së vërtetës dhe vlerësimit të proceseve politike me sy objektiv dhe kritikë. Ishte këto arsye dhe drejtimi autoriatrist i Berishës që fill pas pesë muajsh, zgjedhjet e pushtetit lokal përmbysën rezultatet e atyre të përgjithësime. Votuesit e mençur dhe realist shqiptarë, i hoqën mbështetjen Berishës, duke votuar opozita e cila fitoi në pjesën dërrmuese të qyteteve, bashki të mëdha e komuna në çdo cep të atdheut. Ky ishte ndëshkimi më i rëndë që iu bë partisë e cila erdhi si shpresa e shqiptarëve për të ndëshkuar sjelljen brutale dhe strategjitë e skenarët që përpiqte të impononte, jo zbatimin e parimeve të lirisë e drejtësisë, apo ligjet e shtetit, po diktatin dhe arrogancën, luftën e re të klasave dhe falsitetin e shumë prej deklaratave të bëra me entuziazmin e pamasë për të drejtuar me parimësi sipas përvojave më të mira të vendeve me demokraci funksionale të provuar ndër vite. Partia që erdhi me parullat e famshme ,”E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, jo vetëm që nuk eci në këtë rrugë, po përkundrazi drejtoi edhe më keq se sa Partia e Punës gjatë sistemit komunist. Zemërimi i qytetarëve shqiptarë u derdh në kutitë e votimit të zgjedhjeve për qeverisjen vendore, ku u dërrmua autoriteti i PD dhe drejtuesve të saj që u sollën në pak muaj më keq se diktatorët e pas vitit 1944. Prej këtej nis rënia e mitit të gjithë atyre që erdhën me parulla e propagandë se do sillnin barazinë dhe lirinë, do mbronin dhe konsolidonin të drejtat e shqiptarëve, duke u distancuar fuqimisht nga e kaluara pesëdhjetëvjeçare, po që rezultoi e kundërta. Strategjia dhe metodat e përdoruara nga qeveria e PD-së, ishin edhe më të egra nga ato që kishte vuajtur mbi shpinë populli shqiptar në një sistem tanimë të përmbysur përfundimisht në vitin 1990. Po në garat e zhvilluara pas vitit nëntëdhjetë kishte një ndarje reale. Ballë përballë, ishin forcat në pushtet, mazhoranca me koalicionin e saj dhe në anën tjetër të barrikadës, opozita e cila synonte të vinte në pushtet. Ndarja ishte e qartë, e vendosur e justifikuar. Askush nuk kishte asnjë iluzion se ndeshja kishte më shumë dy palë. Në fushë betejë, kishin zbritur dy palë politike, gladiatorët blu dhe ata rozë me mbështetësit e tyre që i ndiqnin pas. Njëra pale, ajo e pushtetit që luftonte me të gjitha format për të ruajtur statuskon dhe tjetra, opozita e cila me mbështetjen që kishte në popull ecte e sigurt drejtë fitores. Mbështetjen e opozitës kryesuar nga PS e kuptonte më së miri lidershipi i PD. Ndaj edhe në zgjedhjet famëkeqe të majit të 1996 përdori forcën dhe vuri në lëvizje detashmentet e rrënimit të votës, vjedhjes dhe rrahjes, deri edhe vrasjeve politike. Në vend të votës së lire, në ballë të metodave PD, u vendosi forcën dhe kamxhikun, dhunën,vjedhjen dhe manipulimin në shkallë të gjerë. Rezultati ishte fatal, jo për opozitën e cila ishte e fituara morale, po për shqiptarët të cilët humbën shpresën se jetonin në demokraci dhe do kishte zgjedhje të lira e të ndershme. Vjedhja e votës në vitin 1996, solli rrënimin e shtetit dhe vrasjet, humbjet në masë të jetëve të shumë qytetarëve të cilët sakrifikuan lirinë, fitimet, jetët, shtëpitë, pasuritë e tyre. Edhe pse pasuan ngjarje dramatike, përsëri pluralizmi qëndronte në shtyllat e veta, i paprekur në esencën e vet. Palët ishin të ndara qartazi. Njëra në mazhorancë e tjetra në opozitë. Ndeshja kishte kuptim. Ishin të gjithë në të njëjtën fushë, beteja ishte mes palëve kundërshtare edhe pse në jo pak raste merrte tiparet e luftës dhe beteja nuk ishte parimore. Fituesin nuk e përcaktonte vota, po dhuna dhe mashtrimi i gjerë i atyre që ishin me pushtet të pakufizuar. Pas tri dekadave demokraci, beteja nga dy palë është shndërruar në tri e më shumë palë që luftojnë mes njëra-tjetrës me një specifikë të pagjetur më parë në rrugëtimin drejt marrjes së pushtetit lokal apo qendror. Në këtë mënyrë, beteja është shndërruar nga dy dimensionale, në tri e më shumë dimensionale. Dhe jo se kemi një pol tjetër që do ishte një zhvillim esencial i demokracisë, po një ndarje më dysh të partisë më të madhe opozitare, PD e cila në garën e gjashtë marsit, ditën e zhvillimit të zgjedhjeve të pjesshme në gjashtë bashki, vjen e përçarë dhe ndarë keqas. Nga një PD në dukje me unitet dhe e bashkuar që arriti të marrë në zgjedhjet e 25 prillit për pushtetin qendror mbi gjashtëqind mijë vota, edhe pse nuk bëri sa deshi, bëri sa mundi dhe ia mbërriti të fitoi më shumë se gjashtëqind mijë vota, një peshë e rëndësishme e elektoratit shqiptar, mbështeti partitë e opozitës, duke i dhënë më shumë vota se katër vite më parë. Edhe pse humbëse, kjo arritje duhet parë si një kapërcim i madh në rrugëtimin drejt fitores në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme. Po këto arritje dhe tregues nuk ishte e thënë të shërbenin betejave të ardhshme të PD. Përkundrazi, partia më e madhe e opozitës nisi një rrugëtim me zikzake dhe me pengesa. U nda dhe aktualisht betejën më të egër e zhvillon, jo me pushtetin dhe mazhorancës, po me vetveten. Shtëpisë së PD i ka hyrë uji nga të katër anët aq më shumë pas çarjeve dhe vrimave të hapura nëpër mure dhe thyerjet e dritareve nga foltoristët që kërkonin me çdo kusht të nxirrnin me forcë Lulzim Bashën nga selia e PD dhe të merrnin për vete selinë, logon, simbolet , llogaritë dhe të vijonin sipas vendimeve të tetë janarit në kongresin që zhvilluan në “Air Albania”. Kështu, PD sot është në luftë të ashpër me vetveten dhe ende nuk i dihet ku do të arrijë. Do ngjitet apo do zbresë zjarrmia. Do fitojë tregues më të lartë se vite më parë apo do përçahet e ndahet, do copëtojë votat dhe do përpjesëtojë fuqinë e vet elektorale. PD ka brenda vetes virusin e përçarjes i cili po e gërryen më shumë se kovidi trupin e drobitur nga ky virus. Në këto kushte, beteja e partisë më të madhe opozitare nuk është në kahun e vet. Nuk është në rrugën e duhur. Energjitë nuk i shfrytëzon për të mundur kundërshtarin. Nuk i ka hesapet me Edi Ramën. PD betejën e ka minimizuar mes Bashës e Berishës. Kjo betejë tredimensionale është, jo për fitore, po humbje. Lufta për të fituar spektrin e partisë për t`u bërë pesha më e madhe për të provuar forcat dhe ndarë numrat se kush është pjesa më e madhe, partia që drejton Berisha i rithemelimit apo ajo që udhëheq Basha. Kjo betejë pa sens e ka shndërruar Partinë Demokratike në një makinë me dy e më shumë shoferë. Kur njëri e drejton timon djathtas, tjetri e kthen majtas. Kur njëri do shpejtësi, tjetri kërkon të ndalet në vend. Në këtë prag zgjedhjesh, i cili po afron me shpejtësi dhe kur duhet të jenë një fuqi, një forcë, një parti e bashkuar dhe me strategji të përbashkët, po vijnë në betejë të ndarë e përçarë. Në këtë mënyrë si sillen pjesët e ndara të PD, duke se kjo parti është vendosur sanduiç midis dy palëve e dy garave, tri palëve, njëra është ajo brenda në shtëpi që ka një vulë, një seli, një logo, një llogari, tjetra që përfshin votuesit në gjashtë bashki dhe beteja për të fituar me kundërshtarët politik socialistët dhe aleatët nëpër Shqipëri. Duket sheshit se kjo betejë nuk është më një apo dy polare apo dimensionale mes palëve. Nuk ka një betejë klasike parimore. Të ndarë qartësisht mes opozitës dhe mazhorancës. Në garën për pushtetin lokal në gjashtë bashki pa kryetarë, duket si risi për t`u pasur zili. Është luftë brenda llojit që konsumon shumë energji në njëjtën parti, individëve dhe liderëve që jetojnë nën të njëjtën çati dhe kundërshtarëve politik në gjashtë bashki, nga jugu në veri!