BREAKING NEWS

Finalizohet një tjetër OPERACION antidrogë në Portin e Durrësit, kapet sërish lëndë narkotike në të njëjtin konteiner, e treta herë brenda korrikut

Finalizohet një tjetër OPERACION antidrogë në Portin e
x
BREAKING NEWS

Do ketë goditje në nivele të larta shtetërore? Spartak Ngjela paralajmëron zhvillime të bujshme: Shqiptarët po presin!

Do ketë goditje në nivele të larta shtetërore? Spartak
x
BREAKING NEWS

Bilanci i koronavirusit/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat e 24 orëve të fundit: Asnjë humbje jete, ja sa raste të reja u shënuan

Bilanci i koronavirusit/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

Rama, Vuçiç dhe Zaev vënë firmat, nënshkruhet marrëveshja e rëndësishme mes Shqipërisë, Maqedonisë dhe Serbisë

Rama, Vuçiç dhe Zaev vënë firmat, nënshkruhet
x
BREAKING NEWS

GJKKO merr vendimin për zyrtarët e arrestuar të Hipotekës në Tiranë. Zbardhet çfarë u vendos

GJKKO merr vendimin për zyrtarët e arrestuar të Hipotekës
x
BREAKING NEWS

“Përkthyesi ma shkatërroi mesazhin!”/ Kryeministri Rama i surprizon të gjithë në Samitin e Shkupit, ‘thumbon’ Zaevin dhe ‘shigjeton’ ashpër Albin Kurtin: Të ndarë jemi të vegjël!

“Përkthyesi ma shkatërroi mesazhin!”/ Kryeministri Rama i
x
BREAKING NEWS

Lulzim Basha paraqitet në Gjykatën e Posaçme, zbardhet arsyeja

Lulzim Basha paraqitet në Gjykatën e Posaçme, zbardhet arsyeja
x
BREAKING NEWS

Tronditet Lushnja që në orët e para të mëngjesit/ Rëndohet bilanci, humb jetën 30-vjeçari dhe plagosen rëndë tre persona të tjerë. Zbardhet shkaku i konfliktit mes kushërinjve

Tronditet Lushnja që në orët e para të mëngjesit/
x

Opinion / Editorial

PD sot zgjedh sërish Lulzim Bashën dhe fillon betejën për katharsis

PD sot zgjedh sërish Lulzim Bashën dhe fillon betejën për

 

Ditën e sotme PD pritet të drejtohet drejt kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e saj, që pa asnjë diskutim do të ketë një rinkorfirmim të Lulzim Bashës. Si gjithmonë në Shqipëri kur vjen momenti i humbjeve të zgjdhjeve lindin menjëherë grupimet puçiste që duan të përzënë kryetarin në detyrë për të vënë dikë tjetër, i cili mund të garantojë fitoren e zgjedhjeve. I pari doli Kadilli, pasuan Harxhi dhe Agron Shehaj, duke e shndërruar betejën në një histori dështimi për të gjithë prosperuesit për postin e kryetarit të ri. Të gjitha kandidaturat për kreun e PD, përvec me nivel të ulët të staturës së tyre politike nuk paraqitën asnjë program bindës për një alternativë fituese. E vetmja alternativë e Kadillit dhe Shehajt ishte shpallja e Lulzim Bashës si fajtor për humbjen e zgjedhjeve, pa treguar sesi do të vinin në pushtet në rast të drejtimit të PD nga kandidatët respektivë. Ndërkohë kandidatura tjetër, Edit Harxhi, një personazh pa vlerë në PD, e katapultuar si mikeshë e Argita Berishës, përdori teknologjinë e përbaltjes. Broçkullat e saj me imagjinatë të tejskajshme për Lulzim Bashën, për marrëdhënie problematike me SHBA, nuk ishin gjë tjetër veçse gjella e gatuar në kuzhinën e njerëzve që e katapultuan në politikë. Kjo kandidate tregoi që është një nga personazhet më pa personalitet në treshen e musketierëve që po masin forcat me Lulzim Bashën. Momenti më kulminant i nivelit mediokër të kësaj kandidate ishte mesazhi i dërguar Sali Berishës për të marrë kreun e PD. Një kandidate për kryetare që thërret një fantazëm nga e kaluara për tu kthyer në krye të PD. Gjithsesi gara për kreun e PD ishte fund e krye rikonfirmimi i Lulzim Bashës në krye të kësaj partie, i cili ka për detyrë të bëjë katharsisin përfundimtar nga e trashëgimia problematike që la pas paraardhësi Sali.

Shumëkush është munduar ta paraqesë si të dështuar drejtimin e partisë nga Lulzim Basha, duke u munduar ta stigmatizojë me vlerat negative që i kanë ngelur mbi supe nga bëmat e paraardhësit të tij. Një pjesë e mirë e qarqeve politike janë munduar ta paraqesin si personazh që amerikanët e kanë shpallur “non grata”, duke u munduar që nëpërmjet fantazive të kësaj natyre ta pluskojnë sa më thellë në ujë imazhin e tij.  Në fakt, Lulzim Basha ka qenë që në ditët e para të katapultimit të tij i mbështëtur më së miri nga politika amerikane si një figurë e re që do të bënte ndryshimin në PD. Që nga fitorja e bashkisë së Tiranës dhe deri më sot, sjellja e Lulzim Bashës ka qenë shembullore në raport me faktorin ndërkombëtar dhe faktorin e brendshëm duke konturuar një imazh tjetër të PD. Drejtimi Lulzim Bashës në krye të opozitës shqiptare si asnjëherë tjetër ka bërë që zgjedhjet në Shqipëri të futen në konturin e një vendi normal pa eksese dhe protesta. Marrëveshja e 17 majit ishte pikënisja e një politike të re opozitare ku padyshim Lulzim Basha luajti një rol të veçantë në qetësinë e krijuar në raportet pozitë-opozitë. Nga ky moment opozita e Bashës ishte pjesë e lojërave të orientuara edhe nga ndërkombëtarët. Megjithëse trashëgoi nja parti të ashpër me karakter luftarak, anarkik dhe regresiv, Lulzim Basha dite ta kthejë në shinat e paqes duke i dhënë fytyrë qytetare.

Lulzim Basha diti të manovrojë dhe kur i imponoheshin protestat nga dyshja Berisha-Meta, diti të tërheqë turmat e ekzaltuara në selinë e PD, duke prishur skenarët e dhunës dhe duke fashitur vrullin anarkik të PD dhe duke u distancuar nga aleatët e LSI që fshiheshin pas gunës së partisë më të madhe opozitare. Gjithë kjo sjellje arriti kulmin gjatë zgjedhjeve të 25 prillit, ku fushata qytetare e Lulzim Bashës arriti ti jepte PD 185 mijë vota më shmë se në 2017 dhe 85 mijë vota më shumë se në 2013. PD e Lulzim Bashës është padyshim bashkëthemeluesja dhe kontribuesja kryesore në realizimin e reformës në drejtësi, e cila sot ka filluar të japë frytet e veta.

Sot mbyllet një kapitull në Partinë Demokratike. Lulzim Basha do të rizgjidhet si kryetar i PD dhe përgatitet për zgjedhjet e ardhshme lokale të cilat janë në prag të derës. Gjithashtu sfidat e tij do të jenë shumë më të vështira, pasi do të bëjë një spastrim rrënjësor në parti për tu përgatitur për të ardhur në pushtet, mbi të gjitha duhet të spastrojë dhe diferencojë gupimin politik nga hija e Sali Berishës, e cila së bashku me Ilir Metën i dhanë kosto kolosale politike në zgjedhjet e 25 prillit. Duke pasur parasysh shpalljen non grata nga SHBA të Sali Berishës dhe familjes së tij, e ardhmja e PD duhet të jetë sa më larg figurës problematike të ish liderit të saj, për të cilin po trokasin kohë të këqija.

PD e Bashës është shumë larg PD së Berishës, më përfaqësuese, më qytetare dhe padyshim sfidat e kryesimit nga tani e tutje për kryetarin aktual është luftë për të ardhur në pushtet. Ftesa e fituesve  për bashkëqeverisje ndodhet në tavolinën e Lulzim Bashës dhe padyshim që do të jetë një risi për vendin, por dhe një ndryshim drastik për politikën shqiptare, e cila ka detyra të jashtëzakonshme për integrimin europian dhe reformat e fuqishme që duhen kryer. Deri tani Lulzim Basha ka treguar që është personazh inteligjent dhe me vetëpërmbajtje shembullore. Sot do kemi tjetër PD dhe së shpejti tjetër mentalitet politik do drejtojë vendin, ku padyshim vetë Lulzim Basha do të ketë peshën e vet.